Stërmundimi dhe depresioni, «sëmundja e epokës», nuk është e kufizuar me dëmin psikologjik. Ajo gjithashtu e shfaq veten edhe psikologjikisht nëpërmjet efekteve të ndryshme në trup. Çrregullimet kryesore të shoqëruara me stresin dhe depresionin janë sëmundje të ndryshme, abuzimi dhe vartësia nga substancat, pagjumësia, sëmundje të lëkurës, stomakut, dhe sëmundje të trysnisë së gjakut, migrenës, sëmundje të ndryshme të shoqëruara me kockat, çekuilibrim veshkash, çrregullim frymëmarrje, alergji, sulme zemre dhe probleme në tru. Afërmendsh, këto sëmundje nuk është e thënë të shkaktohen doemosdo prej stërmundimit dhe depresionit. Megjithatë, tani kjo është provuar shkencërisht se pikënisja e këtyre është më së shpeshti me zanafillë psikologjike.
Stresi është një gjendje tensioni të përgjithshëm shkaktuar prej ndjenjave si frika, pasiguria, pashpresa, mbilakmia, ankthi dhe trysnia duke ndikuar në prishjen e ekuilibreve të ndryshme brenda trupit. Kur njerëzit përjetojnë stres, trupi i tyre reagon ndaj tij dhe japin alarmin. Stresi kronik në veçanti mund të shkaktojë dëme të rënda duke prishur përgjithmonë funksionet trupore. Një shembull i këtij ndikimi të paftuar stresi është të thinjurit papritmas të flokëve. Zoti ynë i mbifuqishëm e përshkruan këtë si më poshtë në një ajet në Kur’an:
«Si do ta mbronit ju vehten, nëse nuk besoni, përballë një Dite (të Kiametit) e cila do t’i shndërronte fëmijët tuaj në thinjoshë? (Sure Myzemil, 17)
Në këtë ajet, Zoti ynë i Plotfuqishëm na tërheq vëmendjen mbi ndikimin e stresit në flokë duke e përshkruar ndikimin e frikës dhe trysnisë në çastin e Ditës së Kiametit e cila edhe flokët e fëmijëve do t’i thijnë. Ky fakt i përshkruar nga Perëndia jonë është provuar shkencërisht në ditët e epokës sonë. Së pari le ë shikojmë se si na thinjen neve flokët.
Si thinjen flokët tanë?
Janë dy lloje pigmentesh melanini që i ngjyros flokët tanë. Njëri është «eumelanin», që jep ngjyrën e zezë, dhe tjetri «feomelanin», i cili përcakton shkallën e bjondtë apo të kuqërremtë. Sikurse njerëzit mplaken, qelizat në gjëndrrat e flokëve humbin aftësinë t’i prodhojnë më këto pigmente dhe kështu flokët humbin ngjyrën e tyre, dhe thinjen. Meqenëse disa flokë mbajnë ngjyrën e tyre të mëparëshme, teksa të tjerë zbardhen, sidonmos tek njerëzit me flokë të zinj, floku i tyre duket në forma të ndryshme thinjash. Ndonëse shkenca nuk e ka zbuluar krejtësisht mekanizmin prej të cilit flokët thinjen, ajo ka treguar se peroksidi i hidrogjenit që përdoret prej stilistëve të flokëve ka të bëjë me zbardhjen natyrale të flokëve. Qelizat që prodhojnë melanin prodhojnë edhe peroksid hidrogjenin, i cili normalisht shpërbëhet prej një enzime të njohur si katalase. Duke u moshuar, sidoqoftë, niveli i kësaj enzime zbret, dhe grumbullimi i peroksid hidrogjenit pengon prodhimin e melaninit. Si rezultat kemi zbardhjen natyrale dhe graduale të flokëve. Por, si mundet, atëherë, që procesi psikologjik që shkakton ndryshimin e ngjyrës së flokëve të punojë kaq shpejt?
Është provuar shkencërisht se stresi i thinj njerëzit.
Flokët e njerëzve nganjëherë mund të thinjen si rezultat i një frike të madhe ose tronditjeje të menjëherëshme, ose nganjëherë si rezultat i një stresi kronik. Humbja papritmas e ngjyrës së flokëve, e njohur nga mjekësia si «canities subita» i referohet pjesës me ngjyrë të flokëve si rënie e saj, ndërsa floku që ndryshon ngjyrë dhe zbardhet, mbetett në vend. Ja sesi ndodh kjo.
Sëmundja e njohur si «alopecia areata» çon në humbje flokësh dhe njolla tullace. Një reaksion që e bën sistemin e imunitetit të trupit të reagojë e shkakton këtë sëmundje; trupi zë ta luftojë veten Stresi është një faktor që e përshpejton këtë gjendje të punëve.
Shkencëtarët që e hulumtojnë këtë mendojnë se shkaku që sistemi imunitetit të veprojë kundër rrënjëve të flokëve shoqërohet me sistemin e prodhimit të pigmentit. Gjëndrrat e flokëve të bardhë të paafta për të prodhuar pigment nuk ndikohen nga ky sulm prej sistemit të imunitetit, ndërsa flokët me ngjyrë bien nën efektin e sëmundjes. Fokët e bardhë mbesin, dhe kështu flokët mund të zbardhen brenda një viti – ose madje brenda një kohe edhe më të shkurtër.
Sidoqoftë, flokët e njerëzve që përjetojnë frikë dhe tronditje të beftë, nganjëherë mund të zbardhen brenda disa ditësh. Arësyeja e zbardhjes së flokëve në këtë mënyrë u zbulua vitin që shkoi prej një ekipi shkencëtarësh kryesuar nga Nobelisti në kimi, Robert Leskovitz. Studimi i kryer me minj tregoi se stresi kronik prodhon një mekanizëm që e dëmton ADN-në, dhe kjo çon në zbardhjen e flokëve. Sa më shumë stres, aq më i madh dëmi në ADN, dhe aq më e shpejtë zbardhja e flokëve.
Stresi, i cili mund të shkaktojë çrregullime të shumta psikologjike dhe mendore si edhe zbardhjen e flokëve, është në fakt dikça që Zoti e zbulon si diçka të shoqëruar me njerëz që jetojnë të ndarë nga feja. Në një ajet, «Por nëse kushdo që i largohet shenjës Sime kujtuese, jeta e tij do të jetë e errët dhe e ngushtë....(Sure Ta-Ha, 124). Perëndia jonë zbulon se ata që refuzojnë t’i dorëzohen Atij, do të çojnë një jetë të vështirë e të trazuar.
Në një tjetër ajet, Perëndia thotë; «...saqë kur toka u ngushua për ta, megjithë gjerësinë e saj, saqë edhe shpirti i vetë tyre iu ngushtua. Dhe e ndjenë se nuk ke nga ikën për strehë prej Allahut përveçse tek Ai, Dhe Ai u kthye tek ata dhe i fali, që ata të pendoheni. Zoti është ai që pranon pendesën, i Gjithëmëshirshëm. (Sure Tevbe, 118).
Kjo jetë e trazuar, apo e stresuar, siç i themi kësokohe, është rezultat i atyre që mohojnë fenë, e në vend të saj jetojnë të ndarë nga vlerat morale që feja sjell me vete. Mjekët sot thonë se një natyrë e qetë dhe paqësore dhe një mendje e shlodhur, e sigurt dhe e shtendosur, janë thelbësore në mbrojtjen kundër efekteve të stresit , një mendje e shlodhur dhe e qetë është e mundur vetëm duke i bërë vlerat morale të Kur’anit pjesë e jetës sonë të përditëshme, duke iu dorëzuar të pashmangshmes (fatit) dhe duke ia lëshuar besimin tonë Zotit tëi Gjithëpushtetshëm. Zoti e zbulon në disa ajete të Kur’anit se ai do të zbresë ndjesi të paqes dhe qetësisë tek besimtarët (Sure Bekare, 248, Sure Tevbe, 26, 40; Sure Fet’h, 4, 18) Premtimi i Zotit tonë besimtarëve zbulohet si vijon: «Cilitdo që vepron drejt, mashkull a femër qoftë, duke qenë besimtarë, Ne do t’i japim atyre një jetë të mirë dhe do t’i shpërblejmë ata sipas më së mirës që ata kanë bërë» (Sure Nahl, 97)
News Rescue: