logo
HARUN YAHYA
DITA PAS TE NESERMES: HITI ALARMUES FILMIK I KOHES SE FUNDIT OFRON MATERIAL TE BOLLSHEM PER TE MENDUAR
ucgen

DITA PAS TE NESERMES: HITI ALARMUES FILMIK I KOHES SE FUNDIT OFRON MATERIAL TE BOLLSHEM PER TE MENDUAR

2482

Kinematë po e shfaqin momentalisht një film që ka tërhequr interesimin e mbarë botës "Dita pas të nesërmes."
 
Dita pas të Nesërmes bazohet në një "katastrofë globale," një çështje për të cilën diskutohet shpesh dhe është temë e shumë skenareve.
 
Ja një përmbledhje e shkurtër e temës së këtij filmi
 
Hulumtimi i ngrohjes globale nga ana e klimatologut Xhek Holl (Denis Kueid) tregon se Toka së shpejti do të përjetojë një klimë të re. Holli është dëshmitar i ndarjes së një akullnaje me madhësi të Rod Ajlendit prej masës së akullit të Antarktikut. Pas kësaj, fillojnë të arrijnë raporte të çuditshme në lidhje me klimën nga mbarë bota. Kokrra breshëri me madhësi të grejpfrutit bien mbi Tokio, një stuhi me shpejtësi të paparë fillon të fryej në Havaje, bie borë në Nju Delhi dhe tornadot shpërthejnë në Los Anxhelos. Prof. Repsoni, kolegu i Hollit, telefonon nga Skotlanda për t'u vërtetuar nëse ajo nga e cila më së shumti druhej është bërë realitet. Ai thot se ndryshimi i fundit i klimës është bërë në të vërtetë një ndryshim në shkallë botërore. Akulli që po shkrihet po e shton sasinë e ujit në oqeane më shumë se që duhet dhe klima botërore po ndryshon. Ngrohja globale po e shpie planetin drejt një Epoke të re të Akullt. Ky ndryshim do të ndodhë si rezultat i një stuhie masive të vetme. Çdokush përveç Xhek Hollit, i cili përpiqet të arrijë tek djali i tij në Nju Jork, fillon të largohet në drejtim të jugut prej të ftohtit vdekjeprurës që sjellë me vete klima e re ...
 
Më shumë se vetëm një skenar, ky film, i cili merret me parashikimet e një klimatologu që befas bëhen realitet, në të vërtetë përshkruan një katastrofë të mundshme të mjedisit. Shkrirja e masave të akullit; kokrrat e breshërit më të mëdha se ato normale; ndryshime më të mëdha se "normale" në barazpeshën e klimës; thatësia ekstreme; të rreshurat e mëdha apo të ftohtët e papritur; ndodhi të ndryshme natyrore të vëzhguara në botë ... Dita pas të Nesërmes përshkruan një çrregullim të tmerrshëm të barazpeshës së natyrës dhe efektet e tij të tmerrshme në jetën njerëzore, të përcjellura me efekte speciale madhështore.
 
Njeriu do të priste që çdo njeri i arsyeshëm dhe i ndërgjegjshëm të mendonte deri diku për "barazpeshën ekzistuese të përkryer të natyrës."
 
Zoti e krijoi Tokën në të cilën jetojmë dhe tërë gjithësinë që të jenë të përshtatshme në mënyrë ideale për jetën. Kur kjo barazpeshë, e mbajtur me një përpikëri të mrekullueshme, të çrregullohet atëherë jeta në Tokë do të shkojë drejt katastrofës, pikërisht siç përshkruhet në këtë film. Le t'i përkujtojmë tani disa shembuj të këtij ekuilibri madhështor.
 
Toka: Planeti Madhështor
 
Për dallim nga të gjithë fqinjët e saj në Sistemin Diellor, Toka është një planet që është përplot jetë. Ekziston një barazpeshë jashtëzakonisht e harmonishme e jetës në qiell, në tokë dhe në det. Me miliona lloje të kafshëve, bimëve, insekteve apo formave të jetës në det, të gjitha me strukturat, ngjyrërat dhe veçoritë e tyre të ndryshme, jetojnë bashk në këtë planet shumë të veçantë. Mbijetesa e jetës së krijuar në Tokë është një mrekulli e madhe. Kjo vazhdimësi sigurohet me anë të kushteve shumë të posaçme që i janë përshtatur jetës. Ndryshimi më i vogël i këtyre kushteve do të mund të shpiente drejt katastrofave të tmerrshme në Tokë. Megjithatë, asnjë katastrofë e tillë nuk ndodhë në mungesë të ndonjë ndërhyrje të jashtme. Planeti i kaltër është krijuar në mënyrë të mrekullueshme, me një përpikëri që është në gjendje të përkrahë të gjitha gjallesat në të, me një numër të pafund të veçorive të posaçme.

Largësia e Tokës nga Dielli
 
Po të ishte Toka poaq larg nga Dielli sa Venera apo Saturni, atëherë nuk do të mund të ekzistonte një barazpeshë e temperaturës për ta bërë jetën të mundshme. Sfera e temperaturës që mundëson jetën është shumë e ngushtë në kuadër të sferës gjigante të temperaturës në tërë gjithësinë. Toka jonë ndodhet pikërisht brenda këtij spektri të ngushtë.
 
Shpërndarja e posaçme e nxehtësisë në Tokë
 
Temperatura ideale e Tokës, shpërndarja e balancuar e nxehtësisë në mbarë planetin, është e një rëndësie jetike. Janë ndërmarrur masa paraprake speciale të ndryshme për të mbajtur këtë barazpeshë. Këndi prej 23º 27' i animit të Tokës ndalon ndryshimet e tepërta të temperaturës në mes të Poleve dhe Ekuatorit. Po të mos ishte ky anim, ndryshimi i temperaturës në mes të Poleve dhe Ekuatorit do të ngritej në masë të konsiderueshme dhe ekzistenca e një atmosfere të aftë për të mbështetur jetën do të bëhej e pamundshme. Format e tokës poashtu e ndihmojnë shpërndarjen e balancuar të temperaturës. Ekziston një ndryshim i temperaturës prej rreth 100º C në mes të Ekuatorit dhe Poleve. Po t'i shkaktohej një Toke një ndryshim i tillë i temperaturës pa parregullsi të konsiderueshme të sipërfaqes, atëherë stuhitë që do të fryenin me shpejtësi deri në 1,000 km në orë do të sillnin shkatërrim në Tokë. Megjithatë, e vërteta është se sipërfaqja jo e rrafshët e Tokës ndalon rrymat e fuqishme të ajrit që do të mund të shkaktoheshin nga një ndryshim i tillë i temperaturës.
 
Toka është e mbrojtur në mënyrë të veçantë
 
Atmosfera e cila e rrethon Tokën kryen një funksion jetik për mbijetesën e jetës. Ajo shkrin dhe asgjëson meteorët, të mëdhenjë dhe të vegjël, që i afrohen planetit dhe i ndalon ata të bien në tokë dhe t'u shkaktojnë dëm gjallesave.

Veç kësaj, atmosfera i filtron rrezet e dëmshme që vijnë nga hapësira. Aspekti më mahnitës i kësaj veçorie të atmosferës është mënyra se si ajo i lejon të depërtojnë vetëm rrezet e padëmshme, me fjalë të tjera dritën e dukshme, rrezet infra të kuqe dhe radio valët,. Të gjitha këto rreze janë të domosdoshme për jetën. Për shembull, rrezet ultravjollcë të cilave u lejohet të depërtojnë në nivele të veçanta kanë një rëndësie të madhe për bimët për zhvillimin e fotosintezës dhe në këtë mënyrë për mbijetesën e të gjitha gjallesave. Mirëpo veçoritë mbrojtëse të atmosferës nuk kufizohen me këto. Duke iu falënderuar atmosferës Toka është e mbrojtur nga acari me një mesatare prej -270º C i hapësirës.

Nuk është vetëm atmosfera ajo që e mbronë Tokën nga dëmi. "Brezat e Van Allenit," një shtresë që buron nga fusha magnetike e Tokës, veprojnë si një mburojë për të mbrojtur planetin tonë nga rrezet e dëmshme. Këto rreze, vazhdimisht të emetuara nga Dielli dhe planetet tjera, janë vdekjeprurëse për qeniet njerëzore. Në veçanti, shpërthimet e energjisë në Diell, të njohura si "shpërthimet diellore," do të ishin aq të fuqishme sa për të asgjësuar gjithë jetën në Tokë po të mos ishin Brezat e Van Allenit. Në Kur'an Zoti tërheq vëmendjen ndaj kësaj veçorie mbrojtëse të qiellit:
 
Ne e bëmë qiellin çati të mbrojtur dhe të sigurt, e prapseprap ata zbrapsen prej Argumenteve Tona. (Kur'an, 21:32)
 
Masa në shi
 
Një tjetër shembull i ekuilibrit të përkryer në tokë është "masa në shi." Matjet tregojnë se 16 milion ton ujë avullon nga Toka çdo sekond. Domethënë 505 trilion ton në vit. Kjo është poashtu sasia e shiut qe bie në Tokë. Me fjalë të tjera, uji është në një cikël të vazhdueshëm "në një masë të veçantë," dhe në ekuilibër konstant. Jeta në Tokë ia ka borxh vazhdimësinë e saj këtij cikli të ujit. Madje edhe nëse njerëzimi do të përdorte të gjitha burimet e tij teknike që i ka në dispozicion kurrë s'do të mund ta përsëriste këtë cikël në mënyrë artificiale.
 
Madje edhe ndryshimi më i vogël i kësaj sasie shpejtë do të shpiente drejt një mungese të ekuilibrit ekologjik dhe drejt fundit të jetës. Mirëpo, asgjë e këtill nuk ndodhë kurrë; shiu vazhdon të bie në sasi të njëjta çdo vit, siç shpallet në Kur'an:
 
Ai lëshon nga qielli ujë me masë. Ne i japim me të jetë një vendi të vdekur. Kështu edhe ju do të ringjalleni. (Kur'an, 43:11)
 
Astronomi i mirënjohur Amerikan Hju Ros bën këtë përmbledhje të disa prej barazpeshave tjera në Tokë:
 
Gravitacioni i sipërfaqes së tokës;
- Po të ishte më i fuqishëm: atmosfera do të përmbante tepër shumë amoniak dhe metan
- Po të ishte më i dobët: atmosfera e planetit do të humbiste tepër shumë ujë
 
Trashësia e korës së tokës:
- Po të ishte më e trashë: sasi shumë e madhe e oksigjen do të bartej nga atmosfera në kore
- Po të ishte më e hollë: aktiviteti vullkanik dhe tektonik do të ishte shumë i madh
 
Koha e rrotullimit;
 
-Po të ishte më e gjatë: ndryshimet ditore të temperaturës do të ishin shumë të mëdha
-Po të ishte më e shkurtër: shpejtësitë atmosferike të erës do të ishin shumë të mëdha
 
Niveli i ozonit në atmosferë;
 
- Po të ishte më i lartë: temperatura e sipërfaqes së tokës do të ishte shumë e ulët
- Po të ishte më i vogël: temperaturat e sipërfaqes së tokës do të ishin shumë të larta; do të kishte rrezatim të tepërt ultravjollcë në sipërfaqe
 
Aktiviteti sizmik;
 
- Po të ishte më i madh: shumë forma të jetës do të asgjësoheshin
- Po të ishte më i vogël: lëndët ushqyese në fund të oqeaneve (nga derdhja e lumenjëve) nuk do t'u ricikloheshin kontinenteve përmes ngritjes tektonike. (1)
 
Kjo barazpeshë madhështore dhe të gjitha gjallesat në Tokë janë dëshmi e ekzistencës së Zotit dhe e artit të Tij të krijimit. Çrregullimi më i vogël i kësaj barazpeshe nënkupton një reaksion zingjiror të katastrofave, siç përshkruhet në filma. Çdo person i arsyeshëm i shqetësuar për "Ditën pas të Nesërmes" duhet të ndalet dhe të mendoj për këtë ekuilibër të mrekullueshëm.
 
Prej njerëzve kërkohet të mendojnë për këtë në një ajet Kur'anor:
 
Ai i krijoi qiejt pa shtylla, sikurse po i shihni e në tokë vendosi kodra që të mos lëviz ajo poshtë juve dhe shpërndau në të gjallesa të çdo lloji. Dhe nga qielli Ne e zbresim shiun dhe bëjmë që të mbijnë në të nga të gjitha llojet më të dobishme. Kjo është vepër e krijimit të Allahut. (Kur'an, 31: 10-11)
 
Referencat:
 
1. Hju Ros, Gjurma e Zotit: Zbulimet e vonshme shkencore zbulojnë Identitetin e pagabueshëm të Krijuesit, Oranga, California, Promise Publishing, 1991, f 129-132
SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet