Datuar nga viti 2500 p.e.s, pllakat e Eblës ofrojnë informata shumë të rëndësishme sa i përket historisë së religjioneve. Karakteristika më e rendësishme e pllakave të Eblës të zbuluar nga arkeologët në vitin 1975 dhe e cila ka qenë temë e shumë hulumtimeve dhe debateve që prej kohësh, është se përmbajnë emrat e tre profetëve të referuar në Librat e Shenjtë.
Zbulimi i pllakave të Eblës pas mijëra viteve dhe informata që ata e përmbajnë është tejet e rëndësishme nga qasja e të qartësuarit të positës gjeografike të shoqërive të zbuluara në Kur'an.
Reth vitit 2500 p.e.s, Ebla ishte mbretëri që shtrihej në regjionin që përfshinë kryeqytetin e Sirisë, Damaskun dhe Turqinë jug-lindore. Kjo mbretëri ka arritur kulmin e kulturës dhe ekonomisë, mirëpo më vonë, sikurse ndodhi me shumë civilizime tjera të mëdha, u zhduk nga faqja e historisë. Sipas disa dëshmive të ruajtura, mbretëria e Ebles ka qenë qendër kryesore kulturore dhe komerciale e asaj kohe. (1) Populli i Ebles ka poseduar civilizimin që ka ndërtuar arkivet shtetërore, ka ndërtuar bibloteka dhe ka regjistruar kontrata komerciale në formë të shkruar. Ata poashtu kanë patur edhe gjuhën e tyre, të njohur si gjuha eblaite.
Historia e Religjioneve Të Varrosura
Rëndësia e vërtetë e mbretërisë së Eblës, e konsideruar si një sukses i madh për arkeologjinë klasike në kohën kur u zbulua për herë të parë në vitin 1975, u ndriçua me gjetjen e ca 20,000 pllakave dhe fragmenteve të vjetra (kuniforme). Ky arkiv ka qenë katër herë më i madh se të gjitha tekstet e vjetra (kuniforme) të njohura nga arkeologët mbi 3000 vjet e fundit.
Kur gjuha e përdorur në pllaka u deshifrua nga italiani Giovanni Pettinato, epigraf në Universitetin e Romës, shkalla e rëndësisë së tyre u kuptua edhe më mire. Si rezultat i kësaj, gjetja e mbretërisë së Eblës dhe kësaj arkive të shkëlqyeshme shtetërore nuk u bë vetëm çështje arkeologjike, por ishte edhe në interes të qarqeve religjioze, sepse së bashku me emrat Michael (Mi-ka-il) dhe Talut (Sa-u-lum), të cilët luftuan krah për krah me Profetin Davud, pllakat përmbajnë emrat e tre profetëve të përmendur në tre Librat e Shenjtë: Profeti Ibrahim (Ab-ra-mu), Profeti Davud (Da-u-dum) dhe Profeti Ismail (Ish-ma-il). (2)
Rëndësia e Emrave në Pllakat e Eblës
Emrat e profetëve të identifikuar në pllakat e Eblës janë të një rendësie të madhe sikur kjo papritmas të ishte e hasur në dokumentet historke të asaj kohe. Kjo informatë e datuar 1500 vjet para Teuratit ishte tejet goditëse. Paraqitja e emrit të Profetit Ibrahim në këto pllaka prezenton faktin se Profeti Ibrahim dhe religjioni i sjellur nga ai kanë ekzistuar para Teuratit.
Historianët analizuan pllakat e Eblës nga kjo perspective, dhe ky zbulim madhështorë lidhur me Profetin Ibrahim dhe misionin e tij u bë çështje hulumtimi në lidhje me historinë e religjioneve. David Noel Freedman, arkeolog dhe hulumtues amerikan i historiesë së religjioneve, bazuar në studimet e tij, raportoi për emrat e profetëve siç janë Ibrahimi dhe Ismaili në pllakat. (3)
Emrat e tjerë në pllaka
Siç ishte e shpallur më lart, emrat e paraqitur në pllakat ishin të atyre profetëve të referuar në tre librat e shenjtë, dhe pllakat ishin shumë më të vjetra se Teurati. Përveç këtyre emrave, në pllakat janë hasur edhe tema tjera dhe emra të vendeve, nga i cili fakt mund të konstatohet se Eblaitët ishin tregëtarë shumë të suksesshëm. Poashtu edhe emrat Sinai, Gaza dhe Jerusalemi, jo shumë larg Ebles, janë paraqitur në tekstet, duke treguar se Eblaitët kanë pasur lidhje ekonomike dhe kulturore me këto qytete. (4)
Një detal i rëndësishëm i parë në këto pllaka ishin emrat e regjioneve të Sodomës dhe Gomorës, ku jetoi populli i Lutit. Është e njohur se Sodoma dhe Gomora ishin regjione në bregun e Detit të Vdekur, ku populli i Lutit jetoi dhe ku Profeti Lut kumtoi shpalljen e tij dhe ftoi popullin të jetojë sipas vlerave fetare morale. Përveç këtyre dy emrave edhe emir i qytetit Ira mi cili paraqitet në ajetet e Kur'anit, është në mesin e tyre në pllakat e Eblës.
Aspekti më i rëndësishëm i këtyre emrave është ai se pavarësisht nga tekstet të kumtuara nga profetët, ata asnjëherë nuk janë paraqitur në ndonjë tekst tjetër. Kjo është një dëshmi e rëndësishme e dokumentuar që tregon se profetët që e kanë kumtuar shpalljen e një religjioni të vërtetë në atë kohë kanë arritur në ato vende. Në një artikull në revistën Reader's Digest ishte shënuar se religjioni i Eblaitëve pësoi ndryshime gjatë sundimit të mbretit Ebrum, dhe njerëzit kishin filluar të shtojnë prefikse emrave të tyre për të lartësuar emrin e Zotit të Gjithfuqishëm.
Premtimi i Zotit është i vërtetë...
Historia e Eblës dhe pllakave të saj të cilat erdhën në dritë pas ca 4,500 faktikisht theksojnë një të vërtetë të madhe: Zoti dërgoi të dërguar në Ebla, sikurse dërgoi tek çdo popull, dhe ata i ftuan popujt e vet në fe të vërtetë.
Disa popuj pranuan fenë që u erdhi dhe kështu arritën rrugës së drejtë, ndërsa të tjerët e kundërshtuan porosinë e profetëve dhe preferuan jetë të ligë. Allahu, Zoti i të gjithë qiejve dhe tokës, dhe e gjithë asaj që është mes tyre, shpallë këtë fakt në Kur'an:
Dhe me të vërtetë që Ne kemi çuar te çdo Ummet (bashkësi njerëzish, popull, komb) të Dërguar (duke shpallur): Adhuroni vetëm Allahun dhe shmanguni dhe i rrini larg Tagutit (gjithçka që adhurohet përveç apo përkrah Allahut)." Pastaj pati prej atyre popujve të cilët Allahu i drejtoi, pati edhe të tjerë të cilët e merituan dhe iu bë e pashmangshme rruga e gabuar. Udhëtoni pra nëpër tokë dhe shihni se si ishte fundi i atyre të cilët përgënjështruan të vërtetën.
(Kur'an, 16:36)
Referencat:
1) "Ebla", Funk & Wagnalls New Encyclopaedia, © 1995 Funk & Wagnalls Corporation, Infopedia 2.0, SoftKey Multimedia Inc.
2) Howard La Fay, "Ebla: Splendour of an Unknown Empire," National Geographic Magazine, December 1978, p. 736; C. Bermant and M. Weitzman, Ebla: A Revelation in Archaeology, Times Books, 1979, Wiedenfeld and Nicolson, Great Britain, pp. 184.
3) Bilim ve Teknik magazine (Science and Technology), No. 118, September 1977 and No. 131 October 1978
4) For detailed information, please see Harun Yahya's Miracles of the Qur'an.