All-llahu i Gjithëpushtetshëm (Zoti) ështe i Gjithëdijshëm. Njohuhuria e pafund dhe bekimet e pafund janë të Tiat.Dhe Zoti ynë është pambarisht i bukur dhe pambarisht i dashur.Ai e krijoi njeriun dhe i dha atij formë si nje manifestim të asaj bukurie të pambarim.
Qenia njerëzore zotëron shpirtin që i është dhënë nga ALL- llahu. Kjo do të thotë se ato mund të zotërojne sasi të mëdha të të gjitha gjërave përmes vullnetit të Tij dhe mëshirës së Tij.
Njerëzit përgjithësisht jetojnë pa e realizuar këtë në jetën e kësaj bote.Kështu ato kurrë nuk mendojnë se do të jenë në gjendje të posedojnë nje fuqi të pakufijshme të pafund të dashurisë dhe të zgjuarsisë.Si rezultat, ato dështojnë nuk kanë sukses t’i duan njerëzit e tjerë dhe pse ato mbartin shpirtin që i ka dhënë ALL- llahu,dhe ai kurrë nuk i përshkon mendjet e tyre.Ato janë të pavetëdijshem ,të pandërgjegjshëm se njerëzit zotërojnë një shpirt të thellë e të madh që buron dhe ia ka dhënë All-llahu,dhe kështu që,ato mund të kënaqen me një dashuri të fuqishme dhe të ngushtë ,të mbrendshme mes tyre.Dhe kjo ështe padyshim një mungesë e madhe .
Per këto arsye këta njerëz tentojnë të kenë një koncept shumë sipërfaqësor ,të cekët për dashurinë. Dashuria që ato japin dhe ndjejnë është e kufizuar në sigurinë e tyre fizike ,të shtëpive të tyre makinave dhe sigurimit të mëvonshëm……Si rezultat kjo dashuri përfundon sapo atyre i ndodh ndonjë dëmtim fizik ,kur ato humbasin makinat e tyre ,ose kur e ardhmja e tyre kërcënohet.Kjo ështe aq larg sa dhe koncepti i tyre mund të shkojë.Nuk ka asnjë sistem që mund ta riparojë apo ta rindërtoje atë.
Derisa ato të jenë të lidhur me vlera të përkohshme,jetëshkurtër, dhe derisa këta gjëra të zhduken eventualisht,ështe e paevitueshme qe dashuria e tyre gjithashtu të marre fund ,të pushojë së eksiztuari.Dhe kjo me të vërtetë ndodh.
Por kur dikush i do njerëzit e tjerë sepse ato mbartin shpirtin që i ka dhënë All-llahu dhe se e dinë se ekziston një mundësi e një dashurie të pambarim dhe të dashurisë së All-llahut,është e pamundur që kjo ndjenjë të përfundojë ndonjëherë derisa All-llahu të dojë kështu.
Njeriu e kupton se njeriu mund të gëzohet me një dashuri që mund të forcohet(piqet),thellohet dhe të rritet me kalimin e kohës,sesa një dashuri(që mund të tkurret ,ngushtohet në përballimin e kohës që kaloi ,sëmundjeve,dëshirës dhe shqetësimeve.Nuk ka limit për këtë.
Gjendja e vërtetë është ajo në botën e përtejme ,ku nuk ka asnjë papërsosuri ose vështirësi. All-llahu do t’i shfaqë qeniet njerëzore atje në formën e përkryer që Ai do të dëshirojë që ato të kenë.Do të jetë vetem e mundur për dikë që mbart shpirtin që i ka dhënë All-llahu që të njohë dashurinë duke ndjerë kënaqësinë me endje të
shpirtit,të zbulojë një personalitet te fortë dhe ekzistence në sytë ë njerëzve të tjerë dhe të ndërtojë një lidhje me to me mendjet ë tyre duke udhëhequr ato drejt të kuptuarit të All-llahut .Duke ditur që njeriu bart shpitin që i ka dhuruar ALL-LLAHU është një bekim i madh.Me vullnetin ë ALL-LLAHUT,njeriu mund të zotërojë të gjitha gjërat në një numër të pafund herësh.Dhe kjo përfshin dhe dashurinë. Në një ajet Zoti ynë i Plotfuqishëm shpall se dashuria e vërtetë mundet vetëm të dhurohet nga presenca e Tij:
Nuk ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, atyre i Gjithëmëshirshmi do t’u krijojë (në zemrat e tyre) dashuri. (Sura Merjem, 96)
Njeriu mund të gëzohet me një dashuri që mund të maturohet, piqet ,thellohet dhe rritet me kalimin ë kohës,sesa një dashuri që mund të tkurret ,zmbrapset,sëmuret dhe sjell shqetësime me kalimin ë kohës.Nuk ka asnjë limit për atë.