logo
HARUN YAHYA
SHIKIMI I NGJARJEVE NGA E ARDHMJA
ucgen

SHIKIMI I NGJARJEVE NGA E ARDHMJA

1351

Duke qenë i vetëdijshëm se është duke u vënë në sprovë, besimtari tenton të i shikojë gjërat dhe ngjarjet nga një këndvështrim i ardhmërisë. Por çfarë do të thotë në të vërtetë “duke i shikuar ngjarjet nga e ardhmja”?
 
Sado që problemet dhe vështirësitë të jenë të mëdha, që dikush mund të përballet, gjendja e tij apo saj, pa dyshim është e përkohshme. Dikush mund të akuzohet gabimisht për ndonjë krim apo të ndeshet me padrejtësinë, për shembull. Sido që të jetë, sigurisht që do të vjen koha kur e vërteta del në shesh. Edhe nëse vuajtja e dikujt nuk përfundon në këtë botë, përgjegjësit për padrejtësinë do të dënohen në Ditën e Gjykimit. Në të njëjtën mënyrë, dikush që iu ka bërë e padrejtë mund të shpresojë për shpërblim për durimin e bërë. Koha kalon shpejt dhe si çdo gjë tjetër, gjendja e çështjeve përfundon gati sa qel e mbyll sytë. Përveç kësaj, edhe në Kur’an thuhet se me vështirësi vjen edhe lehtësimi për muslimanë: 
E, pa dyshim se pas vështirësisë është lehtësimi. Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi. (Inshirah, 5-6)
Besimtari beson në drejtësinë e pafund të Zotit, dhe pret lehtësimin pas vështirësisë, dhe asnjëherë nuk bie në dëshpërim kur përballet me situata të ndryshme. Ai e di se vështirësitë që i përjeton do të rishfaqen para tij si kënaqësi në këtë dhe botën tjetër.
 
Muslimani e di se është duke e shikuar fatin e tij.  Aspekt i këndshëm i kësaj fshehtësie është se ai shikon çdo gjë në frymën e të besuarit, nënshtrimin dhe bindjen në Allahun.
 
Ne nuk duhet të harrojmë se kjo është një gjendje shpirtërore e veçantë tek besimtarët e vërtetë të Allahut, ata të cilët janë tërësisht të nënshtruar fatit dhe mund ta përjetojnë në tërësi. Ata njerëz që janë të shkujdesur ndaj mësimeve të fesë, nga ana tjetër, bien pre e dëshpërimit, frikohen dhe stresohen pasi nuk mund të i nënshtrohen fatit, dhe mendojnë se nuk kanë kurrfarë rrugëdalje. Pasi që nuk mbështeten me shpresë për botën e përtejme, ata çdo herë janë të shqetësuar dhe trazuar. Gjendja shpirtërore e njerëzve të tillë është përshkruar kështu në ajetin në vazhdim: 
Atë që Allahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron zemrën për (të pranuar) Islamin. Atë që dëshiron ta lërë të humbur, zemrën e tij ia bën shumë të ngushtë sikur të ngjitej në qiell. Kështu Allahu lëshon dënimin mbi ata që nuk besojnë. (En-nam, 125)
Shpirti i trazuar i përshkruar në këtë ajet është një plagë vetë-shkaktuar dhe buron nga dështimi i këtyre njerëzve që të i nënshtrohen fatit të krijuar nga Allahu. Fakti se Zoti, i Gjithëdijshëm dhe i Plotfuqishëm, dirigjon fatin e njeriut dhe sundon me të gjitha gjërat është bekim i madh për besimtarin. Sido qoftë, për njerëzit që e kanë besimin e dobët apo nuk e kanë fare nuk kanë mundësi që të marrin me mend vlerën e këtij bekimi. Prandaj ata e kanë të pamundur që të i binden fatit të tyre dhe janë të shqetësuar çdo çast të jetës së tyre. Kjo gjendje në të vërtetë është një shpërblim shpirtëror për shkak të mungesës së besimit në Allahun e cila imponohet në jetën e kësaj bote. Këta njerëz vetëm i bëjnë padrejtësi vetes. 
Allahu nuk u bën asgjë të padrejtë njerëzve, por ata i bëjnë të padrejtë vetes së tyre. (Junus, 44)
SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo