logo
HARUN YAHYA
JETA E PAKËNAQUR E BANORËVE TË XHEHNEMIT NË KËTË BOTË
ucgen

JETA E PAKËNAQUR E BANORËVE TË XHEHNEMIT NË KËTË BOTË

1299

Intervistë e drejtpërdrejt e Adnan Oktar në TV Tempo (Mars, 2009)

Adnan Oktar: Tiparet (pamjet) e xhenetit dhe xhehenemit janë paraqitur në mënyrë të barabartë në tokë. Prandaj, ata njerëz që nuk mendoj për botën tjetër apo pëlqimin e Allahut, do ti vështrojnë vetëm tiparet e xhehenemit. Kjo botë, për të tillët shndërrohet plotësisht në xhehenem. Por nëse një besimtar jeton vazhdimisht me frikën dhe dashurinë ndaj Allahut dhe që gjithnjë mendon për vdekjen, karakteristikat e tilla të xhehenemit i largohen nga pasqyrimet e tij dhe ai i sheh vetëm pamjet qiellore të botës. Në të vërtetë zemra dhe shpirti i tij jetojnë në xhenet dhe ai jeton në rehati të plotë. Prandaj, myslimanët, besimtarët, kanë begati, bollëk dhe bukuri.

Intervistë e drejtpërdrejt e Adnan Oktar në TV Tempo (28 Janar 2009)

Adnan Oktar: Ekziston një lloj i zjarrit në xhehenem, i cili i djegë njerëzit nga brenda. Na është treguar se jashtë nuk duket flakë, mirëpo njerëzit do të digjen në brendësi. Njerëzit të cilët në këtë botë bien në mosbesim, ata të cilët nuk e duan dhe nuk i frikohen Allahut, jetojnë në një gjendje të mjerë morali, xhelozie, jo të lumtur dhe në mëdyshje dhe të dyshimtë në të gjitha gjërat, në një gjendje të trazuar të padurueshme. Kjo është njëra ndër mënyrat se si zjarri i xhehenemit djegë nga brenda.

Ai i djegë këta njerëz përbrenda. E njëjta mënyrë do të përdoret edhe në jetën e përtejme. Në xhehenem, njerëzit do të digjen brenda si dhe do të jenë të shqetësuar tej mase dhe në mundime, duke përjetuar dhimbje të padurueshme, ani pse ky zjarr do të jetë përbrenda. Gjithashtu, aty do të ketë edhe zjarr të jashtëm, siç e dini, flakë të zakonshme.  

Intervistë e drejtpërdrejtë e Adnan Oktar në Channel 35, (1 Shkurt, 2009)

Adnan Oktar: Unë ndonjëherë bisedojë me të rinjtë, me djem e vajza, dhe u bëjë pyetje atyre. I pyes ata, bie fjala, nëse ekziston ndonjë person të cilit i besojnë me të vërtet. “Të them të vërtetën,” ata më përgjigjen, “jo edhe një të vetëm.” “Nuk kam asnjëri të cilit i besoj,” më thonë ata. “Unë kam një të dashur të sinqertë, ama nuk i besoj fare asaj.” Mirëpo kjo është shumë me rëndësi. Një person ka nevojë për miq të cilëve duhet tu besoj siç i beson vetës. Pastaj mund të jetë i lumtur. Në të kundërtën, ju e kaloni gjithë kohën me njerëz të cilët gënjejnë dhe të cilëve ju nuk u zëni besë. Është sikurse të jetoni në një nga dhomat e xhehenemit. Kështu që, ne mund ti shohim fytyrat e njerëzve që jetojnë në dhoma të Xhehenemit; ata nuk mund të jenë të lumtur. Kjo është arsyeja pse është e domosdoshme që të jetojmë të lidhur ngushtë me vlerat morale të Kur’anit. Është thelbësore që të jetojmë me dashuri dhe frikë ndaj Allahut. Me këtë rast, lumturia e vërtetë mund të përhapet në tërë rruzullin tokësor, dhe njerëzit në të vërtetë kanë nevojë për një gjë të tillë.

Intervistë e drejtpërdrejtë e Adnan Oktar në TV Ekin (26 Janar 2009)

Adnan Oktar: ...ata thonë se në botën tjetër, trishtimi dhe keqardhja janë më të mira për ta. Kur pyetën se përse janë në xhehenem, dhe pse janë në gjendje të vështirë, ata përgjigjen se trishtimi dhe keqardhja janë më mirë për ta. Ky është një tipar satanik, i ngulitur në shpirtin e njeriut. Ata vazhdimisht kërkojnë trishtim, po asnjëherë nuk kërkojnë gëzim e lumturi. Ata kërkojnë mundime, lodhje dhe dhimbje. Ata kërkojnë arsye për të qenë të pikëlluar për çdo gjë. Mirëpo një myslimanë kërkon mirësi, bukuri dhe mëshirë për çdo gjë. Dhe pasi që myslimanët kërkojnë mirësi dhe bukuri në çdo gjë, bota e tyre shndërrohet në parajsë. Por pasi që njerëzit nuk besojnë në Allah janë gjithmonë në trishtim dhe mundime, si dhe bota e tyre është xhehenem.

Intervistë e drejtpërdrejtë e Adnan Oktar në TV Cay (25 shkurt 2009)

Adnan Oktar: Për njerëzit jo fetarë, vdekja është fillim i një fatkeqësie. Edhe para vdekjes ata digjen në këtë botë nga dhimbjet e mungesës së dashurisë dhe pasionit, duke dyshuar gjithnjë në të tjerët, si dhe me dhimbjen e vetmisë, pasigurisë dhe egoizmit. Ata janë subjekt i shumë vuajtjeve, edhe pse ata mendojnë se kjo është vetëm pjesë e rrjedhës normale të jetës.

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo