logo
HARUN YAHYA
MUSLIMANËT JANË TË OBLIGUAR ME SABËR DERI NË PËRCAKTIMIN E ALLAHUT PËR FITORE
ucgen

MUSLIMANËT JANË TË OBLIGUAR ME SABËR DERI NË PËRCAKTIMIN E ALLAHUT PËR FITORE

803

Vërtetë All-llahu xh.sh.përmes ajeteve kur’anore ka sqaruar fshehtësitë që çdo besimtar islam detyrohet tu dorëzohet atyre duke e pritur me durim momentin e përshtatshëm që për çdo send është i caktuar.

Kur ne e lexojmë librin tonë qiellor “Kur’anin” menjëherë besojmë se Kur’ani është udhërrëfyes për të Dërguarit, poashtu edhe për besimtarët e vërtetë që për një kohë janë duke fitoren e premtuar dhe realisht ne mund të besojmë në ngjarjet për jetën e pejgamberëve. 

Shpallja e parë të dashurit tonë Muhamedit a.s. i erdhi kur i mbushi  dyzet vite. Allahu i kishte përcaktuar një kohë të pritjes të Dërguarit të Tij Musas a.s., andaj Allahu kështu i kishte shpallur në ajet duke i thënë: “Dhe Ne i caktuam Musait tridhjetë net (afatin për shpallje), e ato i plotësuam edhe me dhjetë dhe kështu u mbush afati për takim me Zotin e tij në katërdhjetë net. Ndërsa Musai vëllait të vet Harunit, i tha: “Më zëvendëso mua te populli im dhe rregullo, e mos shko rrugës së të këqinjve”. (El Eraf :142) Allahu xh.sh. gjithshtu kishte përcaktuar dyzet vjetëshin si kohë të pjekurisë së qenies njerëzore. Allahu xh.sh. thotë : « Ne e urdhëruam njeriun t’u bëjë mirë prindërve të vet, ngase nëna e vet me mundim e barti dhe me vështirësi e lindi, e bartja e tij dhe gjidhënia e tij zgjat tridhjetë muaj (e ai vazhdon të jetojë) derisa ta arrijë pjekurinë e vet dhe kur t’i mbush dyzet vjet ai thotë: “Zoti im, më inspiro mua që të falënderoj për të mirën Tënde që ma dhurove mua dhe prindërve të mij, që të bëj vepra të mira që i pëlqen Ti dhe m’i bën të mirë pasardhësit e mij, unë pendohem te Ti dhe unë jam me muslimanët. » (El Ahkaf:15)


Allahu xh.sh. në Kur’an na sqaron se koha e pritjes për muslimanët bëhet me qëllim të arritjes së kënaqësisë së Allahut xh.sh. dhe të ngadhënjimit. Përmes kësaj ne mund të kuptojmë se të dërguarit e Allahut dhe besimtarët e devotshëm, kanë ndjekur fenë dhe udhëzimet hyjnore dhe i kanë përgëzuar popujt e tyre për fenë me anë të argumenteve fetare, dhe atë duke ua përkujtuar atyre tekstet kur’anore që falsin për pritjen e tyre. Në Kur’an ekzistojnë shumë ajete që që sinjalizojnë muslimanëve se ata janë të detyruar që pritjen e tyre ta bëjnë përmes durimit që konsiderohet adhurim, e nga ajetet e tilla janë:

“A mos janë duke pritur tjetër ata (pas këtyre fakteve) vetëm t’ju vijnë engjëjt (t’ua marrin shpirtin), të vijë Zoti yt (urdhri për shkatërrim) ose të vijnë disa nga shenjat e Zotit tënd, (në) ditën kur vijnë disa shenja të Zotit tënd, asnjë njeriu nuk i vlen besimi i Tij nëse nuk ka besuar më parë ose nuk ka bërë në besimin e tij kurrfarë të mire. Thuaj: “Pritni, edhe ne jemi duke pritur!” El En’am :158)

 (Hudi) Tha: “Juve ju gjeti dënimi dhe përbuzja nga Zoti juaj. A më polemizoni mua për emra (të idhujve) që i emëruat ju dhe prindërit tuaj, e që për te All-llahu nuk shpalli kurrfarë argumenti? Pritni pra (dënimin), edhe unë së bashku me ju jam duke pritur”.El Earaf :71

« Thuaj (o i dërguar): “Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregtia që frikoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se All-llahu, se i dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëherë, pritni derisa All-llahu nuk vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur. » Et-Tevbe :24

« Thuaj: “C’pritni për ne tjetër, pos njërës nga dy të mirat (o fitues, o dëshmorë)? Ndërsa ne presim për ju që nga ana e All-llahut, ose nëpërmjet duarve tona, t’ju godasë me dënim. Pra, ju pritni, e bashkë me ju presim edhe ne. (Et-Tevbe :52).

« Dhe thonin: “Përse nuk i vjen atij (Muhammedit) ndonjë mrekulli nga Zoti i tij?”. Po ti thuaj: “E fshehta është (çështje) vetëm e All-llahut (Ai sjell mrekulli). Prandaj, ju pritni se edhe unë së bashku me ju po pres!” (Junus :20).

« A janë duke pritur tjetër (fat) pos ditët (e zeza) si të atyre që ekzistonin para tyre? Thuaj: “Pritni, pra, se edhe unë bashkë me ju po pres!” (Junusf :102).

« Ai (Sulejmani) tha: “Do të shohim se a e thua të vërtetën apo je nga gënjeshtarët!” (En-Neml :102).

« Andaj, ti largohu prej tyre dhe prit, edhe ata janë duke pritur. » (Es-Sexhde : 30).

« Që All-llahu t’i shpërblejë të vërtetit për sinqeritetin e tyre e hipokritët t’i ndëshkojë, nëse do, ose t’ua falë atyre; All-llahu është që falë shumë, është mëshirues. » El Ahzab :23).

« Ne ua bëmë të lehtë atë (Kur’anin) në gjuhën tënde, ashtu që ata të marrin mësim. (Meqë nuk po marrin mësim) Ti pra prit, se edhe ata janë duke pritur. Ed-Duhan. 58-59).

« Ne atyre do t’ua dërgojmë deven si sprovë e ti vetëm vështro dhe bën durim. » (El Kamer : 27).

Nga ajetet e lartë shënuara deri më tani kuptojmë se edhe jomuslimanët janë të detyruar për pritje, përderisa besimtarët  pritin premtimin e Allahut xh.sh. që u është premtuar, me lejen e Allahut do të arrijnë deri në fitore, kurse pabesimtarët janë në pritje të dënimit. Kjo kohë e përcaktuar për pritje për besimtarët islamë shpien drejt shtimit dhe përforcimit të durimit (sabrit) të tyre, drejt afrimit te Allahu xh.sh. dhe drejt firores në botën tjetër, për dallim nga pabesimtarët që në këtë kohë të pritjes atyre vetëmse sa u shtohet kufri i tyre. Ky është përcaktimi i Allahut xh.sh. ku në ajetin vijues thotë :

« Të mosmendojnë ata që nuk besuan se afatin që u dhamë Ne atyre të jetojnë, është në dobi të tyre. Ne i lamë të jetojnë vetëm që shtojnë edhe më shumë mëkate, se ata i pret dënim nënçmues. » (Ali Imran :178)

Allahu i plotëfuqishëm këtë dukuri ia kishte sinjalizuar edhe të dërguarve të Tij të cilët kërkonin ndihmën kundër mohuesve që këtë ta bëjnë me durim (sabër) sepse padyshim do të plotësohet premtimi i Allahut xh.sh. dhe do të ndëshkohen pabesimtarët me humbje dhe do të shkatërrohen fetë dhe ideologjitë e tyre të gabuara. Në një venad tjetër Allahu xh.sh. përcaktoi një kohë tjetër të shkurtë dhe i këshilloi besimtarët për durim, sepse Ai do të pranojë dhe do tu përgjigjet të dërguarve të Tij për lutjet e tyre dhe me këtë të përgëzojnë edhe popujt e tyre, sepse Allahu xh.sh. kishte premtuar se pabesimtarët do të jenë të humbur, porse të dërguarit dhe besimtarët duhet të përballojnë me durim (sabër). Allahu xh.sh. ka thënë : « Ai (Hudi) tha “Zoti im, më ndihmo se ata po më përgënjeshtrojnë!” E Ai (Zoti) tha: “Së shpejti do të dëshpërohen ata”. (El Mu’minun : 39-40).

Besimtari islam është gjithnjë në adhurim të Allahut xh.sh, kështu vazhdon tërë jetën e tij. Ai ka për obligim të predikoj vlerat e larga etike dhe kur’anore, dhe gjithnjë të veprojë në harmoni me preferimin që i është dhënë me qëllim që të arrijë kënaqësinë e tij. Atmosfera sprovuese në të cilën gjendet besimtari islam, është i vetdijshëm se ai është i krijuar që përmes tyre të përforcojë besimin e tij, të afrohet te Allahu xh.sh., andaj ai gjithnjë kërkonë mënyra që për mes lutjeve të tij dhe adhurimeve të fitojë kënaqësinë e Allahut xh.sh. dhe shkuarjen në Xhennet. Në fakt besimtari islam kërkonë që të realizojë çdo gjë për të cilën edhe është krijuar ai, andaj edhe shpejton në këtë obligim, e këtë e ka realizuar pas pritjes që e ka bërë për Allah.

Zoti i jonë pa dyshim se na ka lajmëruar për një përfundim të mirë, andaj mundi, veprimi sakrificat nuk humbinsepse Allahu xh.sh. padyshm do të realizoj premtimin e dhënë, andaj njerëzit nuk duhet të ndërpresin dhe harrojnë mundin e tyre që të japin për të arritur në rezultatet e mira. Poashtu ngjashëm është edhe veprimtaria që ka të bëjë me këshillimin në fe dhe durimin, sepse përmes këtyre dy vetive sqarohet vlera e jetës në këtë botë dhe bota e ardhshme para Allahut xh.sh.

Andaj besimtari islam duhet ti dorëzohet Allahut xh.sh. me zemër të kënaqur në gjendje të rëndomtë, sepse Allahu është Përcaktuesi dhe i plotëfuqishëm, Ai është që krijoi çdo gjë në mënyrë të përsosur dhe kompletuar.



 


SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo