.jpg)
Nuk është pendim (i pranueshëm) i atyre që vazhdimisht bëjnë punë të këqia dhe vetëm atëherë kur t’i vjen vdekja ndonjërit prej tyre, të thotë: “Unë tash u pendova!” e as i atyre që vdesin duke qenë jobesimtarë. Ndaj tyre kemi përgatitur dënim të ashpër. (Sura EN NİSE, 18)
Gjithashtu kujtohu që asnjë nuk e di kur ai ose ajo do te vdesë.Kështu që është një gabim i madh ta shtysh adhurimin ndaj Zotit sepse pas vdekjes nuk ka asnjë mundësi pavarësisht keqardhjes dhe dëshirës per ty kthyer dhe një herë në jetë.
Nuk është e pranueshme të mos kryesh aktet e adhurimit ndaj Zotit tënd ,duke thënë:”Unë kam nje zemër te pastër”
Bota është një vend provimi ,një sprovë për gjithkënd.All-llahu e informon njerëzimin për këtë fakt në Ku’ran: ” 67:2. Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t’ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë. Ai është ngadhënjyesi, mëkatfalësi ." (Sura el-Mulk) Si një kerkesë e kësaj prove, njerëzve i llogaritet çdo veprim dhe cdo akt adhurimi që aktualisht kryejnë apo shtyjnë.Nëte tilla raste, vetem deliresia ,pastërtia e zemrës nuk mund të jetë një mjet matës.Padyshim se kjo deliresi apo pastërti,vullneti i mirë dhe një personalitet i ndershëm janë të vlefshme në fushëpamjen e All-llahut, por shenja me sinjifikative e dëliresise dhe e sinqeritetit është plotësimi i përpiktë i urdhrave të Tij.Kështu që, ska rëndësi shumë sa mirëbërës ato deklarojnë se janë, njerëzit që nuk përformojnë aktet e përshkruara të adhurimit,duhet t’i frikësohen All-llahut dhe se ato qe nuk veprojnë sipas kënaqësisë së Tij të mirë dhe Kur’anit nuk do të takohen me atë që ato presin në botën e përtejme.Përveç kësaj vetem Kur’ani mund te masë “pastërtine e zemrës. " Me fjalë te tjera,njerëzit mund të thonë që ato janë te pastër vetëm në qoftëe se ato janë te sinqertë në pajtim ose pëlqim me vlerat morale të Kur’anit.Pra është e pakuptimtë për to, të deklarojnë të kenë një zemër të pastër e bazuar vetëm ne kodin e tyre të vlerave.