logo
HARUN YAHYA
DASHURIA E BESIMTARIT NDAJ TJERËVE
ucgen

DASHURIA E BESIMTARIT NDAJ TJERËVE

1872
Dashuria është njëra ndër bekimet më të mëdha që Allahu ia ka dhuruar njerëzimit. Allahu ka krijuar natyrën njerëzore në atë mënyrë që njeriu do të kënaqej duke dashur dhe duke qenë i dashur, në miqësi dhe familjaritet. Duke qenë me njerëz që jetojnë sipas vlerave morale të Kuranit, duke shijuar dashuri dhe miqësi me ta, i sjell besimtarit një kënaqësi më të madhe se shumë të mira tjera. Prandaj, Parajsa që Allahu iu ka premtuar shërbyesve të Tij të cilët Ai i do dhe me të cilët Ai është shumë i kënaqur është një vend me bukuri të jashtëzakonshme në të cilin dashuria, miqësia dhe familjariteti i vërtetë do të sprovohen me kënaqësi të pamasë për gjithmonë. Informatat që Allahu jep në Kuran për jetën në Parajsë, gjithmonë i referohet kënaqësisë, miqësisë, dashurisë, bisedimeve, fjalëve të kënaqshme dhe paqes. Çdo gjë që mund të del pengesë për dashuri dhe miqësi është larguar dhe mbajtur larg nga njerëzit e Parajsës. Në një ajet, për shembull, Allahu zbulon që Ai do të heq çdo ligësi nga zemrat e shoqëruesve në Parajsë (Sureja al-A’raf, 43). Të gjitha veset që mund të paraqesin ndonjë pengesë për dashuri dhe miqësi, si xhelozia, urrejtja, rivaliteti, inati, grindja dhe lëndimet, do të përjashtohet nga Parajsa.
 
Një karakteristikat themelore të Myslimanëve, të cilëve iu është dhënë lajmet e gëzuara të Parajsës, është që ata i duan të gjithë Myslimanët që kanë vepruar në përputhje me lajmëtarët e Allahut, profetët dhe i kanë miratuar, edhe në këtë botë. Kjo lidhje e dashurisë dhe miqësisë në mes të besimtarëve është zbuluar në këto terme në Kuran:
Mik juaji është vetëm Allahu, është i dërguari i Tij dhe ata që besuan e që falin namazin dhe japin zeqatin duke bërë rukuë. (Suretu el-Maide, 55)
Besimtarët ndjejnë afërsi me të gjithë besimtarët e devotshëm të cilët përpiqen të fitojnë aprovimin e Allahut, dhe i pranojnë ata si miq dhe mbrojtës të tyre. Ata ndjejnë kënaqësi të madhe që të jenë me ta nën të gjitha gjendjet. Ata janë të lidhur me të gjithë myslimanët me besnikëri dhe devotshmëri të madhe. Kjo dashuri nuk bazohet në asnjë interes, prejardhje apo racë. Paratë, postet, kultura apo vlerat materiale nuk kanë rëndësi për ta. Ata pranojnë njerëzit prej të cilëve ata presin që Allahu ti pranoj; besimtarët e devotshëm në rrugën e
Allahut janë disa prej shërbëtorëve të Tij më të dashur. Për atë arsye, besimtarët gjithashtu kanë dashuri të madhe dhe vëmendje për njëri tjetrin. Shumë versete në Kuran i referohen dashurisë, mëshirës dhe vëmendjes që besimtarët kanë për njëri tjetrin. Disa prej këtyre verseteve interpretojnë:
Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin e Allahut, e mos u përçani! Përkujtojenie nimetin e Allahut ndaj jush, kur ju ishit të armiqësuar, e Ai bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntinë e Tij aguat të jeni vallezër. Madje ishit në buzë të greminës së xhehenemit, e Ai ju shpëtoi prej tij. Po kështu Allahu ua sqaron juve argumentet e veta që ju të gjeni të vërtetën e lumtur. (Surja Ali Imran, 103)
 
S’ka dyshim se besimtarët kanë vëllezër, pra bëni pajtim ndërmjet vëllëzërve tuaj dhe kinie frikë Allahun, që të jeni të mëshiruar. (Suretu El Huxhuratë, 10)
 
Allahu i do ata që luftojnë në rrugën e Tij të rreshtuar si të jetë ndërtesë e fortifikuar. (Suretu Es Saff, 4)
Në verset tjetër Allahu zbulon këtë dashuri ndërmjet besimtarëve kështu:
Edhe ata që përgatitën vendin dhe besimin para tyre, i duan ata që shpërnguleshin tek ata dhe nuk ndiejnë në gjoksat e tyre ndonjë nevojë nga ajo që u jepej atyre, madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për të, ata u jepnin përparësi atyre para vetvetes. Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar. (Suretu El Hashr, 9)
Besimtarët kujdesen për besimtarët si vëllezër të tyre. Ata nuk ngurrojnë të bëjnë ndonjë sakrificë për të mirën e besimtarit tjetër apo të sigurojnë rehatin e saj ose tij. Ky kuptim i dashurisë i poseduar vetëm nga besimtarët mund të fitohet vetëm nëpërmjet besimit dhe jetimit nga vlera morale të Kuranit. Allahu zbulon në një verset që Ai do të dhuroj dashuri në ata që besojnë dhe bëjnë punë të devotshme:      
Nuk ka dyshim së ata që besuan dhe bënë vepra të mira, atyre i Gjithëmëshirshmi do t’u krijojë dashuri. (Surja Merjem, 96)
Profeti ynë (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) në njërin prej haditheve të tij ka treguar për rëndësinë e dashurisë dhe natyrën më të mirë të besimtarëve të cilët jetojnë nga dashuria e vërtetë:
 
“Allahu (subhanahu wa ta’ala) thotë: ‘Ata të cilët e duan njëri tjetrin për kënaqësinë Time, do të kenë minbare të dritës, dhe Profetët dhe shehidët do të dëshironin të kishin të njëjtat.” (Transmetohet nga Tirmidhi, 4/24, Bab ma ja’a fi al-hubb fi-Allah)
 
Burimi i vërtetë i kësaj dashurie të besimtarëve ndaj njëri tjetrit është dashuria e thellë e tyre ndaj Allahut. Besimtarët synimi i të cilëve në jetën e kësaj bote është që të arrijnë pranimin, mëshirën dhe Parajsën e Allahut kalojnë tërë jetën e tyre për Të. Ashtu siç është shfaqur në versetin “Thuaj:“Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për Allahun, Zotin e botëve!” (Suretu El En’amë, 162) ata synojnë të
arrijnë pëlqimin e Tij në çdo veprim të tyre, në të gjitha sjelljet e tyre. Dashuria e besimtarëve, të cilët japin gjithë çka kanë të realizojnë kënaqësinë e mirë të Allahut, është përsëri vetëm për Allahun. Dashuria e Allahut e besimtarit i cili njeh Allahun me të gjithë emrat e Tij, i cili dëshmon forcën e Tij dhe madhështinë në çdo moment, i cili ndjen bekimin, dashurinë dhe mëshirën e Tij gjatë gjithë jetës, është aq edhe e madhe sa nuk mund të krahasohet me çfarëdo dashurie tjetër. Dashuria e besimtarit ndaj besimtarit në mënyrë të ngjashme është e fuqishme dhe e thellë sepse është e bazuar në dashurinë e Allahut, dhe ata dashurojnë në mënyrë që të arrijnë pëlqimin e Allahut. Një tjetër arsye pse kjo dashuri është e fortë dhe e përhershme është sepse ata e dinë që miqësia me besnikëri do të zgjasë përgjithmonë në jetën e përtejme.
 
Në Kuran Allahu ka dhënë vlerat morale të profetit Jahja (paqja qoftë mbi të) si një shembull të kësaj ndjeshmërie të besimtarëve në lidhje me dashurinë:
[Ne thamë:] “O Jahja, merre librin me shumë kujdes, dhe ashtu Ne i dhamë atij urtësi kur ishte fëmijë. Dhe nga ana jonë i mundësuam të jetë i butë, i pastër dhe respektues” (Surja Merjem, 12-13)
Në hadithe, profeti ynë (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) na ka rikujtuar se dashuria që ndjejnë besimtarët për njëri tjetrin është për pranimin e Allahut:
 
Kush donë për hir të Allahut, urren për hir të Allahut, jep për hir të Allahut dhe refuzon për hir të Zotit ka besim të përkryer. (Abu Dawud)
Janë tri cilësi që kushdoqoftë do ti shijoj me ëmbëlsi të Imanit: të duash Allahun dhe të Dërguarin e Tij mbi të gjitha, të duash dikë vetëm për hir të Allahut, dhe të urresh të kthehesh në jobesim  pasi Allahu të ketë çliruar prej saj, aq sa ai do të urrente të hidhej në zjarrin e xhehenemit.” (Sahih Bukhari).
 
Besimtarët që kanë dashuri të madhe ndaj Allahut, i frikësohen Allahut, dhe bëjnë përpjekje të sinqerta ashtu që të munden të pranohen te Ai, janë individ të mbarë që i sjellin bukuri botës. Për shkak të këtyre vlerave morale më të larta, ata gjithashtu duan gjërat që i ka krijuar Allahu, ndjejnë dashuri dhe mëshirë për to, dhe dëshirojnë të i mbrojnë ato dhe të u sjellin mirësi dhe bukuri atyre. Allahu ka dhënë lajme të mira që janë rezultate për këtë dashuri të kënaqshme që buron prej besimit të zemrave të besimtarëve dhe frikës së tyre nga Allahu, dhe për besnikërinë e sinqertë të tyre ndaj Atij, Ai do të shpërblejë ata me Parajsën, sferën më të bukur të dashurisë dhe besnikërisë.
 
Është një respektim i rëndësishëm religjioz për besimin të kujtojmë njëri tjetrin për rëndësinë e dashurisë ndaj Allahut dhe besimtarëve. Çdo besimtarë duhet të përpiqet të jetoj me dashurinë që të sprovohet në Parajsë derisa qëndron në këtë botë, dhe ata duhet të lidhin vetën e tyre me Allahun, miku dhe mbrojtësin tonë t vetëm, dhe të të gjithë besimtarëve, me dashuri dhe devotshmëri.
 
Forca shpirtërore që vjen nga dashuria dhe solidariteti i besimtarit
 
Çfarë qëndron pas dashurisë së njerëzve të cilët nuk besojnë në Allah dhe në botën e përtejme në përgjithësi është rëndësia e ngjitur në vlerat e kësaj bote dhe shpresave të drejtuara drejt interesave të kësaj bote. Duke u bashkuar, këta njerëz në një kuptim bëjnë një marrëveshje të përbashkët të interesave; pjesëmarrësit përkrahin njëri tjetrin dhe kështu mundohen të arrijnë përparësitë e ndërsjella.
Njerëzit në atë aleancë e dinë që bashkimi i tyre nuk është i bazuar në besim dhe miqësi, dhe që, edhe pse kjo nuk shpallur haptas, aleanca varet në numrin e kushteve. Kur një element apo edhe ekip që pajis të tjerët me këto avantazhe mënjanohet, gjithashtu bie edhe aleanca. A e lë kjo personin tjetër në vështirësi apo në nevojë për ndihmë askujt nuk i intereson. Kjo ndodh pasi që aleancë e formuar ka trungun vetëm prej bashkimit për të forcave dhe pritjeve për përfitime. Për këtë arsye, kur këto pritje largohen, është shumë e natyrshme të bie edhe aleanca mënjanë. Siç është thënë nga Allahu në këtë verset “     Armiqësia ndërmjet tyre është e ashpër. Mund të mendohet për ta se janë të bashkuar, e në realitet zemrat e tyre janë të përçara, sepse janë njerëz që nuk logjikojnë.” (Suretu El-Hashr, 14) pa marrë parasysh sa shumë ata që nuk besojnë mund të shfaqen se kënaqen me bashkim dhe solidaritet, thellësisht ata në të vërtetë nuk mund të jenë të bashkuar.
 
Forca e vetme në Tokë që mund të krijoj miqësi të vërtetë dhe aleancë në mes të qenieve njerëzore është “feja”. Me miqësinë e tyre, besimtarët që i frikësohen Ditës së Gjykimit kanë vënë themelet e një zëri të aleancë që fillojnë në këtë botë dhe do të vazhdojnë përgjithmonë në jetën e përtejme. Ata e duan njëri tjetrin pa pritje të përfitimeve apo avantazheve, jashtë synimeve të pastra dhe vetëm për aprovimin e Allahut, dhe ata janë miq të njëri tjetrit për atë aprovim. Është e pamundur për këtë lidhje, që është e bazuar në dashurinë e Allahut dhe frikës ndaj Allahut, të humbet përveç nëse Allahu nuk e dëshiron.
 
FJALËT E PROFETIT TONË (PAQJA DHE MËSHIRA E ALLAHUT QOFTË MBI TË) KËSHILLA PËR DASHURI
 
Kur njeriu e do njeriun për hir të Allahut, ai duhet ti tregoj atij se e do. (Abu Dawud)
 
Jepni dhurata njëri tjetrit, pasi që kjo do të bëj që të doni njëri tjetrin edhe më shumë. (Sahin Muslim)
 
Jepni dhurata njëri tjetrit dhe dashuroni njëri tjetrin. Jepni bukë njëri tjetrit. Kjo do të prodhoj gjerësi në bukën tuaj të përditshme. (Al Hafiz in al-Dayba al-Shaybani, Taysir al-‘usul ilaJami al-‘usul, vol.16, f.239)
 
Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Njëri që është më i miri prej jush në të gjitha drejtimet është më i afërmi me mua. Besimtari do dhe e duan. Nuk ka të mira në një që nuk do dhe nuk e duan.” (Imam Ghazzali, vol.2, f.95)
 
Dy vëllezër janë si dy duar njëra fshin pluhurin nga tjetra. (Imam Ghazzali, vol.2, f.95)
 
Mos u zemëroni me njëri tjetrin dhe mos kini zili ndaj njëri tjetrit dhe mos u largoni nga njëri tjetri, dhe jini rob të Allahut, vëllezër. (Muwatta, rrëfehet nga Anas ibn Malik)
 
Doni Allahun për ato me të cilat Ai u furnizoi juve. Dhe më doni mua ashtu siç më do Allahu. (Imam Ghazzali, vol.4, f.288)
 
I dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Një mysliman është vëlla i myslimanit tjetër, kështu që ai nuk duhet ta shtyp atë, as nuk duhet të ia dorëzoj një shtypësi. Kushdo që plotëson nevojat e vëllait të tij, Allahu i plotëson nevojat e tij; kushdo që e largon vëllain e tij (mysliman) nga sikleti, Allahu do ta largoj atë nga sikletet në Ditën e Ringjalljes, dhe kushdo që ka mbuluar një mysliman, Allahu do ta mbulojë atë në Ditën e Ringjallje.” (E transmetuar nga Abdullah bin Umar, Vol 3:#622)
 
Besimi formon një forcë të madhe shpirtërore me forcën e së cilës ata duan njëri tjetrin për hir të Allahut. Ashtu siç është shfaqur në fjalët e një verseti, “Po ata që ishin të bindur se do ta takonin Allahun thanë: “Sa e sa grupe të vogla me dëshirën e Allahut kanë triumfuar ndaj grupeve të mëdha!” Allahu është me durimtarët.” (Suretu el-Bekare, 249), edhe nëse janë të pakët në numër, me besimin në zemrat e tyre ata sigurojnë entuziazëm të madh dhe vullnet me të cilët kapërcejnë vështirësitë e tmerrshme dhe telashet. Ata fitojnë ndihmën dhe mbështetjen e Allahut për shkak të vlerave të moralit që shfaqin ata. Ashtu siç zbulon Allahu në këtë verset, “Derisa ju jeni më të lartit, po që se jeni besimtarë të sinqert,” (Suretu Ali Imran, 139), ata formojnë një forcë shpirtërore të tillë që askush nuk mund ti kthej ata kundër njëri tjetrit, dhe ti thyej ata në mes veti.
 
Derisa ata sinqerisht kërkojnë pranimin tek Allahu, ata kurrë nuk merren me ndonjë konfuzion, mospajtim apo grindje në mes tyre. Kjo është sepse fjala e Allahut është një; versetet në Kuran janë të qarta. Meqenëse të gjithë besimtarët pajtohen pa kushtëzime me Kuranin dhe gjithmonë veprojnë me një me synim që të arrijnë sa më shumë pranim që është e mundur nga Allahu, rezulton një harmoni dhe rend i madh. Të gjitha gjërat mund lehtë të zgjidhen përbrenda rendit harmonik. Një solidaritet i fortë është formuar sepse ata veprojnë në dritën e vlerave të moralit të Kuranit dhe interesave të besimtarëve, edhe kur ata ndeshen me interesat e tyre personale, dhe mbajnë dëshirat e vëllezërve të tyre mbi dëshirat e veta.
 
Meqenëse besimtarët caktohen të jenë miq të përjetshëm të njëri tjetrit në amshim ata janë të lidhur me njëri tjetrin me dashuri të thellë, respekt dhe besnikëri. Prandaj, ata nuk njohin rivalitet, mospajtim apo grindje. Për shkak të frikës së tyre dhe besimit të sinqertë në Allahun, pa marrë parasysh çfarë vështirësi apo telashe mund të hasin ata kurrë nuk bien në disfatizëm, relativizëm moral apo mungesë vullneti. Nëse ka krisje në njërën prej këtyre, të tjerët do të mbështesin atë me vlera morale të përshtatshme dhe do ta inkurajonin ndaj mirësisë. Derisa ata në mënyrë konstante porosisin njëri tjetrin të bëjnë atë që është e mirë dhe tu shmangen mëkateve, besimi dhe forca e tyre në mënyrë konstante rriten. Forca shpirtërore e poseduar nga besimtarët, objektivet e të cilëve, përpjekjet dhe lutjet e të cilëve janë gjithnjë të njëjta, të cilat burojnë nga besimi dhe dashuria, janë përshkruar nga Bediuzzaman Said Nursi me shembullin në vijim:
 
Ashtu si njëra dorë e njeriut nuk mund të konkurroj me tjetrën, as njëri prej syve të tij nuk mund të kritikoj tjetrin, e as objekti i gjuhës veshin, as zemra e tij nuk i sheh gabimet shpirtërore. Çdonjëri prej anëtarëve të tyre plotëson mungesat e tjerëve, fsheh mëkatet e tyre, ndihmon nevojat e tyre, dhe i ndihmon ata në detyrat e tyre. Përndryshe jeta e njeriut do të shuhej, shpirti i tij do të zhduket, dhe trupi i tij do të shpërndahej. Ngjashëm, pjesët e makinerive në fabrikë nuk mund të konkurrojnë me njëra tjetrën në rivalitet, të kenë përparësi ndaj njëra tjetrës, apo të dominojnë njëra tjetrën. Ato nuk mund të spiunojnë gabimet e njëra tjetrës dhe të kritikojnë njëra tjetrën, të shkatërrojnë etjen për punë të tjerave, dhe ti bëjnë ato përtace. Ato me më dëshirë to të ndihmonin lëvizjet e njëra tjetrës me gjithë kapacitetin e tyre në mënyrë që të arrijnë synimet e përbashkëta; ato marshojnë drejt qëllimit të krijimit të tyre në solidaritetin dhe unitetin e vërtetë. Po të ndërhynte edhe agresioni më i lehtë apo dëshira për të dominuar, ajo do të shpinte fabrikën në konfuzion, duke shkaktuar atë të mos ketë prodhime apo rezultate. Pastaj pronari i fabrikës do ta shkatërronte tërë fabrikën.” (Bediuzzaman Said Nursi, Risale-i Nur Collection, TheTwenty-FirstFlash)
 
Ky shembull i thënën nga Bediuzzaman është i një rëndësie të madhe me vështrim të jetë në gjendje të kuptoj unionin dhe bashkimin që buron nga dashuria ndërmjet besimtarëve. Në llogari të kësaj dashurie dhe devotshmërie të vërtetë që buron nga besimi i tyre, në të njëjtën mënyrë që makineria në fabrikë do të bashkohej të krijoj forcë të madhe, kështu që ata kanë nevojë për forcë shpirtërore të palëkundshme me dashurinë dhe devotshmërinë e tyre të ndërsjellë.
SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo