Çdo person ka ‘probleme, mund të bëjë hapa mbrapa, gjërat nuk mund të shkojnë siç duhet’ në jetët e tyre herë pas here. Ndonjeherë këto probleme janë aq të mëdha, sa ato kanë një ndikim mbi tërë jetën e një personi, dhe ndonjeherë janë thjeshtë hallet e vogla të përditshme. Njerëzit të cilët nuk ndjekin moralin e Kuranit, nuk mund të bëjnë përndryshe se të ndjehen të depresuar, të palumtur, të shqetësuar ose nervoz sa herë që ndonjë gjë që nuk u pëlqen atyre ndodh, qoftë e madhe apo e vogël. Kjo gjë, në fakt, nënkupton se ata dëmtojnë vetvetene dhe nuk do të ndodhte sikur ata të ishin të ndërgjeshëm për një të vërtetë. Zoti e shpjegon në një varg: ” Zoti nuk u bëri atyre padrejtësi, por ata i bënë padrejtësi vetes..” (Sure At-Tawba, 70) Ata që nuk besojnë në Zot, ose që injorojnë këto fakte që Zoti na i ka treguar, duhet të kenë të bëjnë me këto shqetësime, preukopime, frikra dhe dobësi si një dënim në këtë botë.
Megjithatë, për të gjithë ata që e njohin këtë vërtetë, nuk ka shqetësime, frikra, ose hidhërim në këtë botë sepse besimtarët janë plotësisht të ndërgjeshëm se Zoti krijon gjithçka në përputhje me fatin dhe se çdo gjë është tashmë e përcaktuar në një libër të quajtur Leuhi Mahfudhë (Pllakat e Ruajtura) nën shikimin e Zotit, dhe ata thjesht po shohin çfarë po shfalos fati.
Ata kurrë nuk harrojnë që çdo gjë që Zoti krijon për ta do të përfundojë në një mënyrë shumë të mirë dhe se ka një urtësi të madhe te fati i krijuar nga Allahu i Plotfuqishëm dhe se fati i robërve të Tij të drejtë do të jetë gjithmonë më i miri për to.
Keqkuptime rreth fatit të çojnë në hidhërim dhe shqetësime të panevojshme
Shumë njerëz kanë njohuri rreth fatit, por kanë ide të gabuara rreth tij. Për shembull, disa besojnë se vetëm karakteristikat e tyre fizike si ngjyra e flokëve të tyre, ose gjatësia e tyre, ose se cilët janë prindërit e tyre janë të përcaktuara në fatin e një personi dhe në mënyrë të gabuar mendojnë se detajet e tjera në jetët e tyre varen nga ata. Ata mendojnë se po të punojnë mjaftueshëm do të ndryshojnë fatin e tyre. E vërteta është ndryshe: çdo moment në jetën e dikujt, çdo gjë që do të kalojë, gjithë jeta e tij, çdo kujtim, çdo bisedë, çdo shikim, çdo zë është pjesë e fatit të tyre. Për shembull, është në fatin tënd që pikërisht në këtë moment, ti do të lexoje këtë artikull, Zoti e ka ditur për këtë moment miliona vite më pare, përpara se ti të krijoheshe. Ndoshta shumë gjëra të tjera kanë ndodhur pëpara këtij momenti; ndoshta zilja e derës ka rënë dhe një shok ka ardhur tek ti, duke shtyrë planet e tua për të lexuar këtë artikull për tri orë. Të gjithë këto momente, ti që nisesh për të lexuar artikullin, zilja e derës duke rënë, fytyra e qeshur e shokët tënd, shtyrja për të lexuar me tri orë, janë të gjitha në kujtesën e Zotit dhe janë në fatin tënd, të shokut tënd dhe të këtij artikulli. Zoti e shpjegon këtë në një varg si më poshtë:
“Ti nuk angazhohesh me asnjë çështje, nuk lexon pjesë nga Kurani dhe nuk bën ndonjë vepër, vetëm se ne jemi prezantuesit tuaj kur ju e ndërrmerrni atë. Zotit tënd nuk mund t’i fshihet as në tokë e as në në qiell as sa grimca më e vogël e as më e madhe, por vetë, sa është evidentuar në librin e sigurt. (Sure Yunus, 61)
Zoti është i pavarur nga koha dhe hapësira
Ne jemi të varur nga koha dhe nga hapësira. Megjitatë çfarë është e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja për ne, është vetëm një moment nën shikimin e Zotit. Për shembull, ditëlindja jonë e ardhshme është në të ardhmen për ne. Në të vërtetë ai moment ka ndodhur tashmë nën shikimin e Zotit. Me fjalë të tjera, Zoti e di që tani se çfarë do të jemi duke veshur gjatë ditëlindjes tonë tjetër, me kë do ta kalojmë kohën dhe se çfarë do të bëjmë atë ditë. Në të njëjën mënyrë, Zoti e di se çfarë do të bëjmë në në dy, tre, dhjetë apo dyzet vitet e ardhshme në detajet më të vogla. Zoti i di të gjitha ditët, të gjitha minutat, të gjitha sekondat në jetën e një individi. Dhe jo vetëm, por Zoti ka dituri dhe i sheh si një moment të vetëm, të gjitha momentet që nga krijimi i universit, duke përfshirë çdo sekond të jetës së çdo personi që ka jetuar ndonjëherë dhe që do të jetojë në të ardhmen. Zoti ka krijuar një sasi pafundësisht të gjatë kohë në një sasi pafundësisht të shkurtër kohe; me fjalë të tjera, në një moment të vetëm.
Është një rehati dhe një luks i madh për dikë, që të jetë i ndërgjeshëm për këtë dituri infinite të Zotit dhe se njerëzit janë thjesht observues të fatit të tyre. Një besimtar i vërtetë, një që me të vërtetë e dorëzon veten te Zoti, e vëzhgon fatin e tij me kënaqësi, me parapritje, me vlerësim dhe dorëzim te Zoti, duke mësuar nga çdo moment i tij dhe gjithashtu me rehatinë e një personi të ulur në një kolltuk që po shikon një film.
Besimtarët janë të kënaqur me çdo gjë që Zoti krijon për ta
Një person që e ka Zotin, si mikun dhe mbrojtësin e tij, do të jetë i lumtur me çdo gjë, më çdo incident, çdo bisedë, më fjalë te tjera me çdo gjë të krijuar në fatin e tij nga Zoti. Zoti, për t’i provuar njerëzit, mund të krijojë gjëra të papritura në fatin e tyre; ndonjëherë ata mund të jenë frikësuese, ndonjëherë të vështira dhe sfiduese. Gjithsesi asnjëherë nuk duhet harruar që secili prej këtyre incidentëve ka qenë planifikuar dhe përcaktuar nga Zoti në detajin më të vogël. Për shembull, Profeti Jusuf u detyrua të qëndronte në burg për shumë vite, megjithëse ai nuk kishtë bërë asgjë të gabuar. Ishte në fatin e tij; por meqë ai ishte i gëzuar dhe i lumtur me fatin që Zoti kishte krijuar për të, burgu nuk ishte një burim brenge dhe hidhërimi për të, përkundrazi ai ishtë një mundësi që i solli shumë bekime dhe mirësi. Një besimtar, për shembull, do t’i krahasonte këto dite vështirësie me ditët e rehatisë dhe lumturisë dhe do t’i vlerësonte ato bekime akoma më shumë. Qartësisht, një person që nuk ka parë gjë tjetër veçse një mur të ngurtë për vite më radhë, do ta vlerësonte një kopësht me trëndafila më shumë se një person që ka qenë në një kopësht me trëndafila çdo ditë. Kështu që, një person që ka kaluar sfida dhe vështirësi, do të dijë të shijojë më shumë rehatinë dhe bukuritë. Ose le të mendojmë për një person që ka të përcaktuar në fatin e tij, që të marrë një trajtim të padtejtë si Profeti Jusuf (a.s), do të ndjejë kënaqësi duke menduar se durimi i tij përballë vështirëve do të fitojë kënaqësinë e Zotit në botën tjetër. Në fund të fundit, ai e di se ai po kalon vetëm atë që është në fatin e tij, dhe asnjë duke përfshirë edhe veten e tij, nuk mund ta ndryshojnë fatin ose ta parandalojnë atë, qoftë asnjë moment të vogël të tij, dhe kështu që shijon rehatinë e të dorëzuarit te fati.
Një besimtar që i është dorëzuar fatit, me siguri që do të bëjë gjithçka që është në dorën e tij për të ndrequr situatën. Për shembull, nëse ai është i sëmurë, sigurisht që ai do të marrë kujdes shëndetsor dhe do të bëjë gjithçka që duhet bërë për tu shëruar. Megjithatë, ndërkohë që ai i bën të gjitha këta, ai gjithmonë duhet të ketë parasysh që shkuarja te doktori, marja e ilaceve të përshkurara në recetë, dhe rezultati i trajtimit janë të gjitha pjesë e fatit të krijuar nga Zoti. Kështu që, ai asnjëherë nuk do të bie në vetëkeqardhje, hidhërim, pesimizëm ose shqetësime. Ai do të shijojë paqen që vjen nga të diturit se Zoti gjithonë dëshiron më të mirën për të.
Besimtarët e dinë madje, se edhe ata incidente që mund të duken negative, janë gjithmonë për më të mirën dhe kanë besim te Zoti. Kjo është unike vetëm për besimtarët. Profeti Muhammed (a.s) flet për këtë në një hadith:
“Besimtarët me të vërtetë janë njetëz befasues, sepse çdo gjë që i ndodh atyrë është mirë pë ata. Kjo është unike vetëm pë ata dhe për askënd tjëtër. Nëse diçka që i pëlqen besimtarit ndodh, ai do të falenderojë dhe nëse diçka negative ndodh, ai do të jetë i durueshëm dhe ajo gjë do të dalë të jetë e mirë për të.” (Muslim, Zuhd 64, 2999)
Zoti është i Vetmi që ka fuqi dhe fuqia e Tij është e pafundme
Për një person që e sheh të vërtëtën dhe që e di që vetëm Zoti zotëron fuqi, dorëzimi te Zoti do të vinte natyrshëm, sepse ai e di që çdo gjë ndodh, çdo gjë që ai dëgjon, çdo person që ai takon, janë të gjitha nën kontrollin e Zotit. Siç shpjegon Profeti Muhammed, çdo gjë në këtë jetë është një bekim për besimtarin, pasi ajo krijohet nga Zoti. Zoti shpjegon në një varg sesi besimtarët jetojnë një jetë me këtë ndërgjegjësim dhe e vendosin plotësisht besimin e tyre te Zoti:
“Unë iu kam mbështetur Allahut, Zotit tim dhe Zotit tuaj, se nuk ka asnjë nga gjallesat, që Ai të mos e ketë nën sundim, vërtet Zoti im është i Drejtë.” (Sure Hud, 56)
Ata që nuk besojnë te Zoti dhe mendojnë se çdo gjë është nën kontrollin e tyre, nuk munden të bëjnë ndryshe veçse se të kenë frikra konstante, shqetësime dhe ndjenja negative. Kjo është e ngjashme me një person që po shikon një film më ndenjë paniku, duke menduar se ai mund të ndryshojë fundin. Në të njëjtën mënyrë, se si kjo ndjenjë është plotësisht e pakuptimtë, po ashtu është e panevojshme dhe pakuptimtë për një person të ketë këto lloj ndjenjash, duke qenë se ai është thjesht një observues i fatit të tij. Për shembull, edhe ata që akuzojnë njerëzit e pafajshëm, janë nën kontrollin e Zotit. Zoti i krijon këto gjëra për t’i testuar njerëzit. Nëse personi tregon durim përballë këtyre vështirësive, ai do të zbulojë që nuk ka arsye për tu mërzitur, dhe se ai shpreson për kënaqësinë, bekimet, parajsën e Zotit. Për më shumë, Zoti e dërgon ndihmën e Tij te besimtarët dhe i bën gjërat e lehta për ta. Ky është premtimi i Zotit. Zoti e shpjegon situatën e këtyre njerëzve që u është bërë keq në vargun e mëposhtëm:
“Kjo është kështu! E kush ndëshkon tjetrin me të njëjtën masë me të cilën ka qenë i ndëshkuar vetë, e pastaj atij përsëri i bëhet e padrejtë, Allahu do ta ndihmojë atë patjetër. All-llahu shlyen shumë të këqijat dhe falë mëkatet.” (Hac Suresi, 60)
Besimi dhe Dorëzimi te Zoti është zgjedhja e natyrshme për të Drejtët
Për besimtarët që janë të ndërgjeshëm për fuqinë e pafundme, ndihmën dhe miqësine e Zotit, besimi dhe dorëzimi te Zoti është zgjedhja natyrale dhe është rruga më e lehtë dhe më e bukur për tu ndjekur. Përndryshe, një njeri do të provonte të mbante një ngarkesë që nuk është i aftë të mbajë. Bediuzamai, ka shpjeguar sesi një person që nuk i beson Zotit, do ta vendoste veten në një pozicion shumë të vështirë:
“Njerëzit janë shumë dobët, dhe kanë shumë për të mbajtur. Ata janë të varfër dhe kanë nevojë për shumë. Ata janë të dobët, por jeta është e rëndë për tu mbajtur. Nëse ata nuk besojnë dhe nuk mbështeten te Zoti, që ka fuqi të pafundme dhe mund të bëjë çdo gjë që dëshiron, ndërgjegjia do të vuajë vazhdimisht. Ai do të mbytet nga problemet, shqetësimet, hidhërimet; gati do të kthehet në një të dehur apo bishë nga pesha e tyre. (Fjalët, f. 29)
Megjithatë duhet të theksuar që çfarë është shpjeguar deri tani, nuk ka për qëllim që të ngushëllojë apo të sigurojë njerëzit kur ata përballen me vështirësi. Kjo është mënyra sesi është krijuar kjo botë; dhe kjo është mënyra sesi është krijuar jeta. Nëse dikush mendon ndryshe, dhe sillet ndryshe, ai do të jetë vetëm duke tallur dhe gënjyer veten. Kështu që, një person që udhëheq një jetë me mungesë besimi, duhet të përballet me pakënaqësinë dhe parehatinë e të mos qenit të aftë për tu dorëzuar, madje edhe në ditët e tij më të mira dhe rehatshme; ndërsa njerëzit që jetojnë sipas fesë do të shijojnë rehatinë dhe paqen e mendjes të sjellë nga morali i fesë, pa pasur rëndësi se si shkojnë ngjarjet. Zoti shpjegon në Kuran sesi ndjehen besimtarët:
“Ta keni të ditur se të dashurit e All-llahut nuk kanë frikë e as kurrfarë brengosje. Të cilët besuan dhe ishin të ruajtur. Atyre u jepet myzhde në jetën e Dunjasë dhe në jetën tjetër. Premtimet e All-llahut nuk mund të pësojnë ndryshim. E, ai është sukses i madh.” ( Sure Yunus, 62-64)
Një person që nuk beson do të zbulojë që shqetësimet, preukopimet dhe frikrat e tij nuk kanë fund; për të është sikur të ishte nën një kërcënim të vazhdueshëm. Ai beson se në çdo moment, dikush ose dicka mund ta dëmtojë atë. Ai do të jetojë me një shpirt skeptik, që nuk gjen paqe dhe do të endet në errësirën preukopimeve të tij, sepse ai nuk mund të shijojë rehatinë e të nënshtruarit te Zoti. Një besimtar, në anën tjetër, pak rëndësi ka se sa të vështira mund të duken gjërat, mbështetet dhe i beson Zotit, e ka Zotin mik dhe kështu që ai jeton një jetë të lumtur, të gëzuar dhe të shëndetshme me paqe të mendjes. Nuk ka absolutisht asgjë në këtë botë që mund të mërzisë apo shqetësojë këtë person. Ai jeton duke e ditur se ai është gjithmonë nën mbrojtjen e Zotit dhe se fuqia e Tij e pafundme është duke e mbështetur atë gjatë gjithë kohës. Ai e di se askush nuk t’i bëjë atij dëmin më të vogël, në rast se nuk e dëshiron Zoti, dhe jeton rehatinë e të dorëzuarit te fati në çdo moment të jetës së tij.