(Nga intervista e drejtpërdrejtë e z.Adnan Oktar në TV Kral Karadeniz dhe TV Ufra Kanal, 21 Nëntor, 2009)
Adnan Oktar: Të mos qenit miq ndër vetë është ajo që fshihet prapa njerëzve. Për shembull, pyetni njerëzit sa veta i donë, dhe ata do të thonë një apo dy; dhe ata këtë do ta shprehin si një formalitet të thjeshtë; 40%-50% besojnë apo nuk besojnë fare. Ta ruash dashurin është formë arti. Arsyeja se përse njerëzit nuk mund ta ruajnë dashurinë është se ata nuk kanë durim. Është e natyrshme se njerëzit bëjnë gabime, apo se dikush mund të supozojë se ata kanë bërë gabime. Bie fjala, ju mund t’ia ndërroni dikujt tavolinën qëllimisht, për të sjell dikë tjetër në vend të tij. Por nëse ai person nuk e vlerëson një gjë të tillë, mund të mendoj se ju po e xhelozonit dhe se dëshironit ta ruani atë tavolinë për veten tuaj... Ata mund të supozojnë se ju keni vepruar asisoj me qëllim të keq, dhe përnjëherë do të ndjejnë urrejtje dhe zemërim ndaj jush, kështu që të gjitha lidhjet do të përkeqësohen. Mirëpo një gjë e tillë është vërtet e pamatur. Ne duhet të kemi durim në mënyrë që të mund ta ruajmë dashurinë. Neve na nevojitet mençuria dhe durimi. Ai që nuk është durimtar nuk ka mundësi ta ruaj dashurinë.
Vini re se si lidhjet ndër njerëzore janë aq jetë-shkurtra. Ekziston një thënie në gjuhën turke, “Dashuria e tepruar sjellë ndarje të shpejt.” Dhe pikërisht kjo është thënë edhe në një këngë. Mirëpo formaliteti, apo dashuria, është një gjë shumë e mrekullueshme. Arsyeja se përse formaliteti mund të shpie deri tek ndarja e njerëzve është se ata nuk kanë durim dhe nuk i interpretojnë veprimet e tjetrit ashtu siç janë paraparë për të mirë dhe se nuk janë falës. Mirëpo, vetëm toleranca e çastit apo falja ia mundësojnë ndonjërit që ta kapërcej atë pengesë. Për arsye se, në dashuri ekzistojnë shumë pengesa dhe ngatërresa. Njerëzit mendojnë se dashuria është e lehtë. Ata habitën për një çast dhe thonë, “Oh, të dua shumë.” Po, por dashuria është gjë e mrekullueshme vetëm nëse mund ta ruani atë.
Nëse ndonjëri ju dashuron vërtet, ai duhet gjithashtu të dijë se si ti kapërcej ato pengesa. Për arsye se, ai në mënyrë të pa evitueshme do tu vihet përball barrierave në rrugëtimin e dashurisë. Dikush mund ta dije se si tu vije rrotull mureve të tillë. Mirëpo njerëzit i bien drejtë në to dhe i rrëzojnë deri në tokë. Po që se të parit i vjen rrotull, përsëri do të ndeshën me murin e dytë dhe kësisoj do të përballën me të. Sidoqoftë, në dashuri në mënyrë të vazhdueshme ka barrierat, dhe se ato duhet të kapërcehen me zgjuarsi, një nga një. Me zgjuarsi, përkushtim dhe qëndrueshmëri. Prandaj Allahu thotë se ata të cilët janë të durueshëm e arrijnë këtë bekim. Me fjalë tjera, Allahu ia dhuron jetën e përtejme atyre që janë të palëkundur. Në Kur’an ekzistojnë shumë ajete lidhur me qëndrueshmëri, në Kaptinën al-Asr, për shembull. Si dhe në ajetin 31 të Kaptinës Muhamed thuhet, “Ne do t’u sprovojmë juve, derisa t’i njohim (të dihen konkretisht) luftëtarët dhe ata që ishin të qëndrueshëm nga mesi juaj, po edhe do të sprovojmë veprat tuaja.” Vini re, Allahu i Plotfuqishëm nxjerrë në pah gjithë sekretin. Çfarë nënkupton luftëtarët? Do të thotë se dikush nuk mund ta ruan dashurinë me përtaci. Dashuria absolutisht kërkon zell. Duhet të përgatiteni mirë për personin që e doni, apo jo? Një person duhet të kujdeset për vetën e tij/saj, ti kushtoj kujdes atij që e donë, ta dëgjojë çfarë ai thotë si dhe të ti zgjedhë me kujdes fjalët e veta. Por nuk duhet ti thotë ato gjëra të cilat i vijnë ndër mend së pari. Kur fletë me dikë që e donë, duhet ti zgjedhësh fjalët me kujdes, dhe kjo është ajo kur dikush i thërret zgjuarsisë. Një gjë e tillë mund të bëhet me përkushtim.
Për shembull kjo është luftë, një lloj i të orvaturit. Nuk duhet të bëhemi në çast nervozë nga një fjalë e pakujdesshme, mirëpo duhet ta hedhim atë, dhe personit tjetër t’ia japim një mundësi më tepër... Për shkak se dikujt mund ti rrëshqas gjuha kur është duke folur. Njerëzit mund të flasin fjalë ju të duhura. Është plotësisht e paarsyeshme që ta lëmë dikë për shkak të asaj çfarë ka thënë. Duhet të mësohemi me të, dhe një gjë e tillë nuk mund të bëhet pa dashurin e Allahut. Me fjalë tjera, nuk ka fuqi njerëzore që mund ta bëjë atë dhe se ajo është e pamundur pa dashurin e Allahut, nëse nuk e duam dikë si manifestim i Allahut dhe nuk shohim shenjat e takvas në ata. Në të kundërtën, fuqia e dashurisë nuk mjafton dhe i vije fundi shpejtë. Prandaj, shumë njerëz nuk kanë mundësi ta ruajnë dashurinë. Ata janë gjithmonë vetëm, mirëpo Allahu na thotë neve “ata të cilët janë të qëndrueshëm.” Njerëzit mund të jenë të shkujdesur, mirëpo ju duhet të jeni të durueshëm përballë sjelljeve të tyre të çuditshme. Ata mund të sillen me ftohtësi apo në atë mënyrë e cila nuk reflekton dashuri të vërtet, mirëpo duhet të jemi të durueshëm. Apo se gjërat mund të ndodhin për arsye që ne nuk mund ti kuptojmë.
Për shembull, unë doja të vija këtu më herët mirëpo jam vonuar. Ekziston urtësi prapa kësaj. Çfarë po që se njerëzit do të më pyetnin se përse isha vonuar, i kujt ishte gabimi? Kush e shtynë dikë që të vonohet: Ai është Allahu i Cili më ka vonuar. Përse? Për arsyet e Tija. Kur dikush vonohet, do të thotë se ekziston një urtësi prapa saj dhe se krejt ajo është në dobi. Apo dikush nuk arrin të shkojë në një vend për ku ishte nisur. Automobili nuk starton. Kështu që njerëzit bëhen shumë nervozë dhe kjo është edhe një pengesë në dashuri. Qëndresa ndaj Allahut përballë ndodhive gjendet tek rrënjët e dashurisë së Allahut. Duhet të jemi tepër durimtar përballë gjërave të krijuara nga Allahu, për shkak se Ai është që krijon gjithçka për të mirë. njerëzit i shikojnë gjërat gabimisht dhe në mënyrë jo racionale, nëse e vëreni. Ata fryhen e shfryhen, nëse e keni vënë re. Për çfarë arsye ata bëhen nervoz? Ai mendon se gjërat po shkojnë keq, ku e vërteta është se ajo çfarë po ndodhë është në të mirë të tij, prandaj ajo fryrje e shfryrje është kotë së koti. Për këtë arsye ata të cilët nuk janë durimtar, ata të cilët janë të painformuar për fshehtësitë e Allahut, nuk mund ta ruajnë dashurinë.
Dashuria është formë arti i vërtet. Ajo kërkon zgjuarsi të madhe dhe detaje të përsosura. Vini re, Allahu thotë “Ne do t’iu sprovojmë juve derisa Ne ti vërtetojmë ata që luftuan (u përpoqën) nga mesi juaj...” Çfarë nënkupton sprovimi? Ajo nënkupton se Ai do të vazhdojë të bëjë gjërat e tilla të ndodhin, që do të thotë se ato nuk ndodhin nga jashtë. Kush është përgjegjës që ju jeni vonuar të mbërrini diku apo të bëni diçka. Allahu i Plotfuqishëm. Allahu thotë se Ai e bënë një gjë të tillë. Njerëzit mendojnë se ai është gabim i ndonjë personi tjetër, ndonëse ai është Allahu i Cili i bënë gjërat të ndodhin. Ajo çfarë ne duhet të bëjmë është që vetëm të bëjmë durim. Ju pyesin se përse keni thënë atë çfarë keni thënë. Është Allahu Ai që u ka shtyrë të flasë. E tëra është në dobi dhe se ai person duhet të jetë durimtar. Allahu thotë “Do t’iu sprovojë për veprat tuaja.” Allahu thotë se Ai do ti testoj ata. Ai thotë “Do të ishte më mirë për ta të ishin të palëkundur derisa ata t’iu ishin afruar juve.” Kjo ka të bëjë gjithashtu edhe me ardhjen dhe vajtjen. Dhe se “Allahu është shumë falësi. Prandaj ju duhet të jeni të palëkundur përball asaj çfarë ata thonë.”
Për shembull, unë jam i nënshtruar ndaj të gjitha formave të përgojimit. Dhe çfarë bëj unë? Unë qëndroj me durim. Unë nuk ankohem se si e krejt kjo është e padrejtë... Në fakt kjo është një mrekulli. Njerëzit qeshin me padrejtësinë e cila më është bërë mua, për shkak se unë jam i nënshtruar ndaj gjërave të cila asnjëherë më përpara nuk janë parë në historinë e Republikës [Turke]. Asnjëherë më përpara nuk janë parë në historinë e Republikës. Sikurse komploti i kokainës, gjë që asnjëherë më përpara nuk është parë në historinë e Republikës Turke. Asnjë intelektual, apo person i marrë nuk është dërguar në azil për shkak të ideve dhe mendimeve të tij. Një gjë e tillë është imponuar vetëm Bediuzzamanit, insha’Allah. Kjo është e tëra.
Për shembull, në rastin tonë ndodhin gjëra të çuditshme. Ne jemi ballafaquar me ndodhi që askush nuk është ballafaquar ndonjëherë. Gjykata Supreme e ka marrë mbi vete të gjykojë dhe ta anuloj rasti tim ani pse askush nuk kishte bërë një kërkesë të tillë. Askush nuk ua kishte kërkuar atyre një gjë të tillë. Dhe se askush nuk e kundërshtoi. Një gjë e ngjashme me të asnjëherë nuk kishte ndodhur më parë në Republikë. Gjërat interesante gjithmonë ndodhim me mua, masha’Allah (çfarë do Allahu bënë), dhe sigurisht se kjo është në dobi, Allahu qoftë i lartësuar. Për shembull, zakonisht kur një rast anulohet, le të themi sipas Ligjit 4422, i pandehuri duhet të gjykohet sipas neneve që janë më pakë serioze. Për shembull, neni 220 është serioz se neni 313. Mirëpo ne jemi gjykuar sipas nenit më serioz, sipas Nenit 220. Kjo ishte shumë interesante. Janë më shumë se 60 incidente, 66. Apo ndoshta 69? Masha’Allah, 69. Janë 69 incidente. Jo vetëm 1, ose 2, ose 3.
Përveç kësaj, unë jam shfajësuar edhe në rastin Ebru Şimşek. Jam shfajësuar me anë të vendimit të Gjykatës. Tani ekziston dëshmia vetëm si vepër prone. Tavanet e të dyja pronave janë krahasuar, trarët e tavaneve. Të mijtë janë të rrafsh, siç e dini edhe ju, ndërsa të saj janë me trarë, dhe se aty ka shumë mospërputhje tjera të ngjashme. Edhe pse unë isha shfajësuar për këtë shkak dhe nga deklarimet e dëshmitarëve okular, Gjykata e Lartë Kriminale e Stambollit, po e njëjta gjykatë ku jam gjykuar, thotë se deklaratat e dhëna nga Fatih Altaylı dhe Ebru Şimşek e plotësojnë njëra-tjetrën në mënyrë reciproke. Gjykata këtë e merr si justifikim të saj, për çfarë edhe unë u jam mirënjohës. Lista vazhdon në pafundësi. Mirëpo një Mysliman, sigurisht, këtë do ta pranojë si të dobishme. Për arsye se Allahu i krijon ato. Allahu thotë, “Ai do ti sprovojë ata që janë të qëndrueshëm.”
A nuk i kishte kaluar 7 vjet në burg i dërguari Jusufi (as) për shkak se kishte bërë një krim? Gruaja i kishte bërë një propozim jo të qëlluar. Gruaja e udhëheqësit në shtëpinë e të cilit ai po jetonte. Ai i tha se nuk do ta bënte kurrë një gjë të tillë, se ai i kishte frikën Allahut dhe kështu e refuzoi atë. Mirëpo atë e burgosën për shtatë vjet, dhe pastaj u lirua. Pse? Ajo është një sprovë. Çfarë thotë Allahu i Plotfuqishëm? Vini re. “Ne do t’iu sprovojmë juve derisa Ne ti vërtetojmë ata që luftuan (u përpoqën) nga mesi juaj...” Allahu pastaj e bëri atë profet. Për shkak se Ai ia shpalli vetën atij. Së pari ai ia tregoi atij vlerat e tija morale. I tregoi se kush ishte ai, forcën e tij. I tha që të ishte i durueshëm përpara urdhrit të Zotit të tij. Allahu thotë, unë kërkoj mbrojtjen e Allahut nga djalli, “Ti bënë durim në vendimin e Zotit tënd.” Kur Allahu e krijon një gjë, ne do të tregojmë durim kundrejt saj, insha’Allah. Ai thotë, “Durojë llomotitjet e tyre dhe largohu nga ata në mënyrë të hijshme.” “dhe për hir të Zotit tënd, duro” thotë Allahu në kaptinën 74, ajeti 7. “Veç kësaj, (njeriu duhet) të jetë nga ata që besojnë, që e këshillojnë njëri-tjetrin për durim dhe këshillojnë për mëshirë.”
Vini re, duhet ti rekomandojmë durim njëri-tjetrit. Urdhri i Allahut për të gjithë është të bëjnë durim. Ne do të thoshim, po që se ju jeni durimtar gjithashtu edhe ne do të jemi durimtar. Dhe çfarë tjetër duhet të rekomandojmë? Mëshirë. Bëhu i mëshirshëm dhe falës, duhet të themi ne. Allahu këtë e cilëson si një tipar të besimtarëve. “Vetëm ata të cilët kanë besim dhe bëjnë punë të mira...” Vini re, besimtarët të cilët bëjnë vepra të sinqerta. Njerëzit e sinqertë. Njerëzit pyesin se çfarë ka të veçantë në sinqeritet. Ata thonë, “Unë jam i sinqertë”. Mirëpo sinqeriteti nuk është punë e lehtë. Kur jeni i sinqertë ballafaqoheni me të gjitha llojet e problemeve. Një person i sinqertë është pllakosur (shqetësuar) me brenga, ditë e natë. Është shumë e rëndë. Sinqeriteti kërkon ngrohtësi, punë tejet të rëndë dhe aktivitet. “Ata që e këshillojnë njëri-tjetrin për të drejtën...” Ai na thotë që ne të jemi të drejtë dhe të ndershëm. “...ata që e këshillojnë njëri-tjetrin për durim.” Çdonjëri do ta këshillojnë tjetrin të jenë të durueshëm.
Prandaj, që të gjithë jashtë në rrugë janë aq agresivë, për shkak se kjo gjë merret si jo e rëndësishme. Njerëzit u thonë të tjerëve tu lirojnë rrugën, duke e tundur dorën e tyre nga automjeti i tyre. Ndërsa tjetri e tundon dikë tjetër duke i thënë që t’ia thotë atë në fytyrë. Andaj tjetri ia thotë dhe kësisoj fillojnë shkëmbimet e grushteve, dhe më pas përdoren edhe armët, pa marrë parasysh se a bartën ato në mënyrë legale apo jo. Të themi se çfarë do të ndodhte nëse dikush do ua bënte juve me shenjë (gjest),a jeni në gjendje t’ia ktheni me përshëndetje dhe ta vazhdonit rrugën. Pse duhet zgjatur këtë çështje? Kësisoj ju e ruani moralin tuaj, siç thonë. Duhet të jeni durimtar dhe të dashur. Për shkak se në fund të fundit, ai është Allahu i cili ju sprovon. Sa ia vlen të vriteni për ta përmirësuar turpin që u është bërë? Ju po e lëndoni një shpirt të dhënë nga Allahu. Përveç faljes së Allahut, e gjithë kjo do ishte një poshtërsi e tmerrshme. Është mungesë e durimit që qëndron prapa fishkëllimës e cila i brengosë njerëzit në këtë botë. Po, insha’Allah.
Durimi pak a shumë është baza e virtytit moral. Është njëra ndër çështjet themelore. Për shkak se mos durimi qëndron në atë që njerëzit të vihen përball njëri-tjetrit, në luftëra, konflikte dhe vrasje, njerëzit mbarojnë në Xhehenem, imoralitet dhe vjedhje. Është mungesë durimi dhe refuzim për të parë se gjithçka është në dobi. Gjatë ditës shumë gjëra kërkojnë durim. Le ta kujtoj një shembull. Sot doja të shkoja në Parkun Instinye, për ti marr ca gjëra, mirëpo nuk arrita të shkojë. Dhe e gjithë kjo është përfundimisht në dobi, prandaj nuk jam ulur ta vrasë mendjen se përse nuk arrita të shkojë atje. Nuk u bëra nervozë e as nuk u shqetësova. Nuk u ndjeva jo rehat.
Për shembull, nëse ndonjërin që unë e dua nuk vije të më takoj siç ishte planifikuar, edhe kjo është për të mirë. Nuk nevrikosëm e as nuk vrasë mendjen se përse ai nuk erdhi të më takoj. Ai do të më thotë se diçka kishte ndodhur dhe se një gjë e tillë mund ti ndodhë secilit, apo se ai nuk ishte ndier mirë dhe nuk mundi të vij. Nuk do ta pyes se pse nuk erdhi apo pse nuk shkova diku. Unë nuk pyes se përse kam humbur. Për shembull, së fundi kam vuajtur 3 vite burg nga gjykata. Unë as nuk isha nervoz e as i dëshpëruar. Tek unë nuk ka inat (mllef) siç po e vëreni, unë e marrë krejtësisht me lehtësi, nuk kam një problem të tillë. Mirëpo kur ti shikojmë dosjet, çfarë thotë prokurori? Ai thotë se dosja e rastit është e zbrazët, aty nuk ka asgjë. Prokurori thotë se nuk ka elemente të ndonjë krimi në të, dhe se këtë e thotë vetë prokurori i gjykatës. Ai shtonë se gjysma e të pandehurve tanimë janë shfajësuar sipas së njëjtës dëshmi dhe dosje. Dhe ai thotë se edhe të tjerët duhet të lirohen. Mirëpo bëj durim karshi gjithë këtyre. Sidoqoftë nuk jam ndier jo komodë.
Prokurori ka thënë se nuk kanë pasur avokat, dhe se deklaratat e tyre janë marrë nën torturë, prandaj ato nuk janë të pranueshme si dëshmi. Mirëpo gjykata nuk është pajtuar. Unë isha i durueshëm dhe thash, ju faleminderit shumë. Mirëpo nuk u jam nevrik në asnjë mënyrë. Me fjalë tjera, neve na ishte mohuar e drejta për mbrojtje, mirëpo ne vetëm thamë, ju faleminderit shumë, Allahu qoftë i madhëruar. Edhe gjykata më shtoi edhe një vit shtesë vuajtje burgu pa thënë asgjë. Dhe unë u thash, ju faleminderit shumë për këtë. E tëra është në dobi, andaj pse të jem e dëshpëruar? A nuk është ai Allahu që e ka krijuar atë? Andaj pse të dëshpërohem? Në të ka mirësi. Pse i dërguari Jusufi (as) i patë kaluar shtatë vite në burg? Atëherë ai është dashur të kalonte shtatë vite duke u ankuar, Allahu na ruajt. Të ankohej përse ishte në burg. Ai gjithmonë ishte i kënaqur. Ai bile u bë pjesë e administrimit të burgut. Kjo gjendet edhe në Tora (Terat). I dërguari Jusufi (as) ishte njeri i madh. Ai vërtet ishte i zgjuar, sigurisht, dhe në Tora thuhet se edhe guvernatori i burgut shpesh kërkonte këshillën e tij. I dërguari Jusufi (as) kishte kualitete shumë të larta dhe ishte tepër i zgjuar. Ai gjithnjë ishte i dobishëm për njerëzit për rreth. Për këtë arsye ne duhet të përkulim kokat tona para Allahut me nënshtrim të plotë.
Do të ishte tepër e pamoralshme të dëshpërohemi për diçka dhe të pyesim se përse ka ndodhur ajo. Do të ishte në papajtueshmëri me moralin dhe Kur’anin. Është në mospërputhje me moralin Kur’anor. Mungesë morali. Me të nuk po nënkuptoj si një fyerje. Mirëpo do të ishte si mungesë e moralit, si diçka në papajtueshmëri me vlerat morale të Kur’anit. Virtyti moral nënkupton të trajtuarit e saj me nënshtrim, përkuljen e kokës me respekt të plotë ndaj Allahut. Kjo është ajo çfarë kërkon dashuria e Allahut. Allahu na ruajt prej asaj se nëse Allahu bënë diçka mirëpo thjeshtë njeriu nuk e pranon atë! Është fjalë aq e rëndë. Ju pranoni diçka shumë të bukur nga personi juaj më i dashur, dhe të thoni se nuk ju pëlqen ajo. Çdo gjë nga personi më i dashur është e bukur. Dhe se çdo gjë që vije nga Allahu është e bukur dhe se në të gjitha ato ka mirësi. Ne nuk i shohim ato si të dëmshme.
Dikush mund të sëmurët pa pritur. Allahu i Plotfuqishëm duhet t’iu sprovoj, në të kundërtën si do të nënkuptohej dashuria? Si mund të vësh dashuri me dikë nëse ai nuk kalon nëpër vështirësi për më të dashurin e tij apo të mos bëjë ndonjë përpjekje? Le të supozojmë se dikush nuk dëshiron ta lërë gjumin për më të dashurin e tij. Ai thotë, unë jam duke fjetur. Një gjë e tillë është në papajtueshmëri me dashurinë. Dashuria duhet ta mposht gjumin. Apo nuk është ashtu? Për shembull, dikush ulet në të ftohët vetëm që më i dashuri i tij ta ketë nxehët. Ai mund të rri i uritur ashtu që më i dashuri i tij të haj. Kjo është dashuria. Pikërisht kështu janë njerëzit në Turqinë Juglindore. I gjithë Anadolli dhe e gjithë Turqia është ashtu. Shko në shtëpitë e tyre dhe po që se ata e kanë edhe vetëm një pulë të vetme do ta presin në copë dhe do ti fusin pakë oriz, edhe pse ajo është e tëra që kanë. Ata menjëherë do t’ua ofrojnë mysafirëve të tyre dhe do të jenë të gëzuar kur ata e hanë atë. Mardin, Ufra, Siirt, Diyarbakır, Bingöl dhe të gjitha qytetet tjera janë të ngjashme me të. Deti i Zi është po ashtu, si dhe Anadolli qendror. Ata ngrihen në këmbë për t’iu mirëpritur. Ata janë plotë respekt.
A është e lehtë të ngrihesh në këmbë kur e sheh një njeri të moshuar? Një gjë e tillë kërkon pak përpjekje, apo jo? Mirëpo një gjë e tillë është virtyt moral dhe gjë e mrekullueshme, që ti ngrihesh menjëherë dikujt në këmbë. Kur gjyshi im hynte brenda që të gjithë do të ngriheshin në këmbë përnjëherë, duke shkaktuar shumë zhurmë me këmbët e tyre. Aty kishte 30-40 njerëz, dhe zhurma e këmbëve të gjithë neve duke u ngritur. Është gjë e mahnitshme. Ne menjëherë do ti bënim vend dhe gjyshi ulej në vendin më të lartë. Asnjëri nuk do të fliste para se ai të fliste, dhe kjo është mirësjellje. Mirëpo si trajtohen pleqtë sot? I gjuajnë diku në qoshk dhe i harrojnë krejtësisht. Dikush vdes, dhe pas 10 vite fillojnë të mendojnë se dikush kishte vdekur dhe si pasojë e shqetësimit që i bënë rrethit i informojnë autoritetet. Kjo shprehi tani është në Evropë.
Njerëzit thonë, “Le të anëtarësohemi në Bashkimin Evropian.” Ne do të anëtarësohemi në BE për t’ua mësuar atyre vlerat e vërteta të moralit. Të metat e tyre do ti rregullojmë porsa të futemi aty. Ne do të futemi brenda si lider i botës Turko-Islamike. Do tu sjellim atyre ushqim, para dhe mundësi. Ne nuk marrim ushqim e para prej tyre. Kombi Turk është me moral të lartë dhe me famë. Ai nuk do të kërkoj gjë nga askush. Ne jemi dhurues. Ne do të japim. Ne do tu dhurojmë atyre. Ne do të luftojmë për të mirën e të tjerëve. Ne nuk do të anëtarësohemi në Bashkimin Evropian për të kërkuar ndonjë gjë nga ata. Ata do ti bashkohen Bashkimit Turko-Islamik për të kërkuar gjëra nga ne. Ne do ti bashkohemi Bashkimit Evropian vetëm si mirësjellje dhe dashuri, insha’Allah.