Përmës rrjedhës së historisw ,Allahu na e ka treguar besimin e vërtetë përmes profetëve të Tij. Të gjithë profetët, i kanë thirrur njerezit të besojnë Allahun Një ,t’i binden Atij dhe të gjithë profetëve të tjerë ,të besojnë në engjejt, Kaderin dhe në Ditën e Ringjalljes,të bëjnë mire për hir të Allahut dhe të posedojnë vlera të mira të moralit. Allahu ka paracaktuar ndryshime nga koha në kohe në dispozitat e fesë që Ai ka përjashtuar ,por në thelb të gjithë profetët kanë thirrur njerëzit në Islam dhe të bëhen muslimanë sepse besimi i vërtetë te Allahu Është Islami.
« Feja e pranueshme tek All-llahu është Islami, e atyre që u është dhënë libri, pasi mësuan për të vërtetën, vetëm nga zilia mes vete kundërshtuan. E kush mohon argumentet e All-llahut, le ta dijë se All-llahu shpejtë do t’i japë llogarinë. »(Ali Imran :19)
Profetet Nuhu (p.q.m.t) ,Ibrahimi ,Jakubi, Musai, Isai dhe të gjithë profetët e tjerë i kanw thirrur popujt te të cilët ata ishin dërguar të pranojnë fenë e vërtetë të Allahut dhe t’i tregonin atyre se ata ishin muslimanë. Në ajetet 67dhe 68 të sures Ali Imran tregohet se Profeti Ibrahimi (p.q.m.t) ishte musliman:
Siç e pamë,të gjithë profetët i janë drejtuar popujve të tyre të bëhen muslimanë, më fjalë të tjera,kanë thirrur në besimin e vërtetë (të pranuar ) te Allahu. Librat e vërtetë dhe drejtësinë qe Allahu ia dërgoi këtyre profetëve gradualisht u shtrembëruan dhe u shmangën nga format origjinale. Por Allahu ka premtuar se do ta mbrojë Kur’anin, të pakorruptuar (pa lejuar ndryshime) dhe ka treguar se çdonjeri duhet të veprojë në përputhje me Kur’anin, Librin e fundit të vërtetë. Prandaj, nëse një çifut sinqerisht e don Profetin Musa (p.q.m.t), dëshiron të jetojë në fenë që solli ky profet,kjo do të jetë e mundur vetëm në qoftë se jeton me Kur’an . Në të njëjtën mënyrë ,në qoftë se një i krishterë ,i cili sinqerisht e ndjek Profetin Isa (p.q.m.t ) dëshiron të jetojë me krishtërimin e pastër ashtu siç ishte në kohën e dishepujve, ai duhet të veprojë në përputhje me Kur’anin. Sepse forma (mënyra) më e vërtetë, më e shkëlqyer dhe më e pastër e asaj që Profeti Musa (p.q.m.t) dhe Profeti Isa(p.q.m.t) na mësoi,shfaqet në Kur’an. Kur të krishteret dhe çifutët thonë që besojmë në një Zot,”Lailahe illa Allah”dhe që ProfetiMuhamed (s.a.v.s) është Profeti i fundit i vërtetë ,”Muhammeden Resulullah dhe veprojmë në përputhje me Kur’anin,pastaj ata bëhen ndjekës absolute të Profetit Musa(p.q.m.t) dhe profeti Isa (p.q.m.t) që ata e duan shumë . Dhe me lejen e Allahut, kjo do të ndodhe me ardhjen e Profetit Isa (p.q.m.t) në këtë shekull dhe Islami,besimi i vetëm i vërtetë,do të sundojë botën nën udhëheqjen (drejtimin) e Profetit Isa (p.q.m.t) dhe Hz. Mahdi.