logo
HARUN YAHYA
DASHURIA E ALLAHUT ËSHTË ESENCIALE NË MËNYRË QË TË RUHEN LIDHJET E DASHURISË MIDIS NJERËZVE
ucgen

DASHURIA E ALLAHUT ËSHTË ESENCIALE NË MËNYRË QË TË RUHEN LIDHJET E DASHURISË MIDIS NJERËZVE

884

(Nga intervistat e drejtpërdrejta të z.Adnan Oktar dhënë në TV Kanalin 35 dhe TV Kayseri, 22 Nëntor, 2009)

ADNAN OKTAR: Mashalla (çfarë do Zoti bënë), deklaratat fetare njerëzit i marrin si deklarata të zakonshme morale, si çështje të shtruara, ndërsa ka edhe disa aspekte tjera të cilave nuk u kushtojnë vëmendje. Fakti është se, në fe ekzistojnë shumë fshehtësi. Njëra ndër to është durimi. Njerëzit jetojnë në rahati të pabesueshme dhe mjaftë mirë falë durimit. Durimi i zhdukë në tërësi të gjitha pengesat në dashurinë e vërtetë. Pa durim, njerëzit janë qenie shumë të ndjeshme, ku miqësia do të mbaronte brenda vetëm 15 minutave, bile në më pakë se një gjysmë ore, kur dikujt ti jetë ngulitur në kokë diçka do të thoshim se është mungesë interesimi në pjesën e tyre ose në ndonjërën nga përgjigjet që do ti kishin dhënë në ndonjë temë. Çfarë do të mjafton që miqësia të merrte fund. Dhe mund të dalin me shtrembërime të tmerrshme. Mund ta keqkuptojnë diçka që është shumë e arsyeshme apo pala tjetër vërtet mund të sillej në mënyrë të paarsyeshme, posa ta bëjnë njëherë apo dy, mirëpo janë ende të hapur për dashuri. Njerëzit mund ti humbin që të gjitha përnjëherësh. Për këtë arsye, duket se është gati e pamundur që të ruhen lidhjet e vërteta të dashurisë ndër njerëzit, dhe se një gjë e tillë mund të shihet shumë, shumë rrallë. Me fjalë të tjera, shumica e njerëzve në botë ballafaqohen me këtë problem.

Nëse ju do ti pyetnit, ashtu siç thash unë dje, ata do të thoshin se e kanë një mikë të vërtetë, apo ndoshta dy, dhe kjo është e tëra. Në mënyrë që dashuria e vërtet të lulëzojë njeriu ka nevojë për kujdes të mirë dhe vëmendje, sepse nëse njerëzit nuk do të ishin mjaftë të mençur, mjaftë të kujdesshëm dhe të vëmendshëm, dhe nëse ata nuk do të dinin mirë realitetin e personit tjetër, do të ngatërroheshin gjatë gjithë kohës dhe do të fillonin të silleshin në atë mënyrë që për personat tjerë do të ishte e neveritshme. Injoranca, për shembull, ka një ndikim shumë negativ në njerëz, por një person i mençur do të shmangej nga injoranca, do të edukohej dhe do ta zgjeronte diapazonin e dijës së vetë. Mirëpo njerëzit nuk e marrin injorancën si shumë të rëndësishme. Edhe pse ajo ka ndikim negativ, për shembull, të jesh një njëri jo i mençur ka ndikim shumë negativ, mirëpo dikush mund tua largoj injorancën njerëzve nëse ka dashuri. Gjëja më e rëndësishme është që të vendoset të duash. Nëse arrin ta edukosh dikë, injoranca e tyre do të zhduket me kohën, pra të jesh jo i mençur mund të largohet me kohën, për shkak se po që se dikush do ta praktikonte Kur’anin ai do të bëhej shumë i mençur për aq sa do të jetë i zgjuar. Për ti edukuar ata duhet të kemi kujdes dhe ti udhëzojm në atë mënyrë që ta duan Allahun.

Është shumë e rrezikshme nëse mundoheni ta shtyni dikë që tu dojë; e që do të ishte gjithmonë e kotë në fund. Ajo është ashtu. Ai i cili arrin ta bëjë një tjetër ta donë Allahun, në të njëjtën kohë arrin që ata ta donë atë. Me fjalë tjera, duhet ti udhëzojmë njerëzit për tek burimet e dashurisë së vërtet, e jo të insistojmë që ata të na duan neve. Atëherë kur ata e duan Allahun, do ta duan edhe tjetrin në shenjë mirënjohje ndaj Allahut. Përndryshe, sjelljet e tyre do të jenë shumë të çuditshme, dhe se njerëzit me gjithë ato nevoja të tyre natyrore – pa shpirtin,  janë krijesa plotësisht të paafta dhe vetëm një copë mishi. Mirëpo manifestimi i Allahut në ta, rrezatimi i Tij, i ngjallë njerëzit dhe kështu më pas Allahu krijon dashuri. Me fjalë tjera, në zemrat e tyre ekziston një  forcë e njohur si dashuri, një forcë e panjohur, e cila nuk është që rrjedhë nga mishi dhe gjaku. Ajo është dritë e dhuruar nga Allahu, një ndjenjë e veçantë. E që rritet në proporcion me besimin e njerëzve; sa më shumë dashuri që një person ka për Allahun, aq më shumë dashuri njerëzore ai do të ketë. Njerëzit me dashuri të mangët ndaj Allahut kanë kapacitete të mangëta për dashuri dhe të tillë janë të dobët.

Për shembull, shpirtrat e profetëve ishin përplot me dashuri; ata i donin shtazët, gratë e tyre, fëmijët e tyre, komunitetin e tyre dhe të gjithë njerëzit rreth vetës. Ata i donin bimët dhe lulet. I dërguari ynë (saas) ishte i ngjashëm, p.sh. Ai ishte mjaftë i durueshëm dhe e donte shumë çdokënd dhe se ai kishte lidhur rëndësinë me urtësinë, duke e cilësuar atë si manifestim i Allahut. Ai kishte trëndafila të cilët i donte tepër shumë. Ai i donte bimët, macet, si dhe nipërit. Ai qeshte dhe luante me ta. Zakonisht njerëzit mendojnë se profetët duhet të jenë serioz gjatë gjithë kohës, mirëpo i dërguari ynë (saas) ishte gjithmonë shumë i sinqertë dhe spontan kundrejt Hazreti Hasanit dhe Hazreti Hysenit. Ata vinin dhe u ulnin mbi gjyshin e tyre derisa ai falej. Ai qëndronte ashtu i përkulur derisa ata të zgjoheshin nga ai ku ishte i ulur. Njëri ndër shokët e tij ishte përkulur në falje dhe kur u ngrit vërejti se njëri ndër nipërit e të dërguarit (saas) ishte ulur mbi të, dhe se ai nuk po ngrinte kokën derisa të mos ngrihej nipi i tij. Derisa dikush tjetër do ta ngrite fëmijën apo do të bëhej nervoz. Ai luante kapa me gratë e tija dhe bënte shaka me to, dhe ishte i mbushur përplot me dashuri. Ai i përqafonte Hasanin dhe Hysenin kudo që i takonte, dhe ishte përplot me dashuri ndaj fëmijëve të besimtarëve tjerë. Ai gjithashtu ushqente shumë dashuri ndaj lisave dhe ndaj çdo gjëje të bukur, dhe ai në mënyrë të veçantë ishte i mëshirshëm si dhe jashtëzakonisht i durueshëm.

Për shembull, nëse dikush i thoshte diçka, ai për asnjë qastë nuk u bënte nervoz dhe do t’iu përgjigjej në mënyrë të këndshme. Shumë nga njerëzit u bënë mysliman për shkak të durimit të tij. Për shembull, ai ia fali Hazreti Vahshit, i cili e kishte vrarë Hazreti Hamzan, apo jo? Kjo është një durim i madh. Në të njëjtën kohë, ai nuk u zemërua dhe ishte në gjendje ta kontrollonte zemërimin e tij. Ai ia tregoi atij dhembshurin vetëm për hir të Allahut, kështu që ai u bë një person mjaftë i vyeshëm. Shumë prej atyre që e kanë parë atë u bënë mysliman në të njëjtën mënyrë. Mirëpo sot ka mungesë durimi, mungesa e durimit mund të shkaktoj konflikte të rënda ndërmjet fëmijëve që shkojnë në shkollë dhe nënave e tyre, ndërmjet nënave dhe grave, ndërmjet gjyshërve dhe nipave. Për shembull, ne duhet të jemi më të duruar kundrejt më të moshuarve, më tolerant dhe më të ngrohtë. Për shkak se nuk duhet domosdoshmërish të kërkojmë logjikë nga të moshuarit, dhe nëse sjellja e tyre nuk përkon me logjikën, atëherë dhembshuria duhet të hyjë në ekuacion.

Nuk vihet në pyetje se çdokush gjithmonë e ka me të drejtë. Fjala “zemërim” është përdorur mjaftë. Kur’ani në mënyrë të veçantë e përmend këtë fjalë që mos të përdorët. Njerëzit zemërohen me prindërit e tyre. Nëse dikush është besimtar, një nënë apo baba i cili ia ka frikën Allahut, ai duhet ti trajtoj ata me dashuri të madhe dhe të jetë zemërbutë kundrejt tyre. Ajo i bënë të përjetshme nyjat e dashurisë. Arsyeja pse dështojnë martesat është përsëri për shkak të mungesës së durimit. Burri apo gruaja e tij kthehen vonë në shtëpi, për shembull, dhe kështu krijohet një ndarje e madhe. Ndoshta ka pasur ndonjë arsye pse ai apo ajo janë vonuar. Ne që të gjithë jemi njerëz. Është dyshim i panevojshëm, apo jo? Duhet të kemi durim në këto rast, duhet të kemi durim në besim, duhet të kemi durim për ti bërë të tjerët ta besojnë Allahun. Në qoftë se njerëzit jetojnë nga gjërat e tilla, rezultati do të jetë i shkëlqyer, individ me kualitete të larta, dhëntë Zoti (insha’Allah).

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet