logo
HARUN YAHYA
Perëndimi gabon në analizat dhe zgjidhjet për t’u përballur me kërcënimet e IS-it
ucgen

Perëndimi gabon në analizat dhe zgjidhjet për t’u përballur me kërcënimet e IS-it

2235

Sipas Sekretarit të Shtetit Xhon Keri (John Kerry), nja 20.000 njerëz u janë bashkuar ISIL-it që prej verës së shkuar. Ata kanë udhëtuar për në Siri dhe Irak prej më shumë se nga 100 vende  të botës për këtë qëllim. Të bësh një krahasim, u deshën dhjetë vjetë që numri i luftëtarëve të huaj kundër Ushtrisë Sovjetike në Afganistan të arrijë 20.000.

Njoftimi i habitshëm i John Kerry-t erdhi muajin që shkoi nga Samiti mbi Kundërgoditjen ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm në Shtëpinë e Bardhë. Zyrtarët amerikanë me përvojë iu drejtuan samitit ku merrnin pjesë përfaqësues nga 60 vende to botës. Tre ditët e takimit kërkuan një përgjigje për pyetjen “Si mund t’i parandalojmë ne nejrëzit që t’i bashkohen organizatave radikale Islamike, dhe veçanërisht ISIL?” U propozuan sygjerime të ndryshme sesi të eleminohet fuqia tërheqëse e ISIL-it.

   Samiti i Shtëpisë së Bardhë nuk nxori ndonjë zgjidhje serioze për të luftuar kundër terrorit dhe dhunës radikale. Më e mira, ai mund të quhet një përpjekje qëllimirë. Mungesa e rezultatit nuk është çudi, sepse ata që sendërtojnë politikën globale akoma nuk e rrokin shkakun themelor të terrorit radikal. Samiti e zbuloi këtë fakt sërish.

John Kerry bëri këtë analizë në të njëjtën deklaratë, “Le të jemi të sinqertë: Ata që rekrutojnë për Da’esh (ISIS) nuk kqyrin për njerëz që janë të devotshëm dhe i njohin shtyllat e besimit Islam. Ata kërkojnë njerëz aq leshko të besojnë se terroristët shijojnë një jetë magjepsëse, dhe mjaftueshëm elastikë të bëjnë ç’t’u thuash, dhe që i tërheq kuptimi i suksesit.”

   Nga këto fjalë duket se John Kerry gabon rëndë rreth anëtarëve apo simpatizantëve të ISIL-it. Ata që vendosin t’i bashkohen ISIL-it e dinë shumë mirë se ata i pret një luftë e pamëshirshme dhe gjithë ato vështirësi në Siri dhe Irak. Shumica dërrmuese nuk ka pritshmëri për një jetë tërheqëse magjepsëse. Përkundrazi, ata janë gadi të vdesin në çdo çast dhe të vrasin pa iu dridh qerpiku. Arësyeja për atë vendosmëri të çiltër ndodhet në idetë e tyre bazuar në themele të rreme që ata përfytyrojnë se përfaqëson Islami. Ata janë pajisur me një dituri fetare të shtrembëruar keqazi, që është bazuar në broçkulla dhe që është fabrikuar në shekuj, dhe ata e përfytyrojnë atë të jetë Islame. Ata janë nginjur me dituri të rreme Islame përftuar nëpërmjet internetit dhe medias shoqërore, nga burime të ngjeshura me gjepura. Ky keqinformim është burimi i ekstremizmit të tyre të dhunshëm. Këto besime të rreme që nuk kanë kurrëfarë vendi në Kur’an, dhe që në disa raste i kundërvihen haptazi Kur’anit, por megjithatë kanë dalë nga veprat themelore të Islamit Sunit. Ndaj, burimi i problemit shkon më thellë e më gjerë se ç’mendon Kerry.

   Presidenti amerikan Barak Obama tha në atë samit se ISIL dhe grupe të ngjashme me të përdorin “ankesat ekonomike” për të rekrutuar anëtarët e tyre. Ai sygjeroi se , “Nëse jemi seriozë  t’i kundërvihemi ekstremizmit, ne duhet të marrim seriozisht përballjen me këto ankesa ekonomike” E njëjta ide u shpreh më qartë nga zëdhënësi i DASH-it, Marie Harf, e cila mbështeti tezën se “një mungesë mundësie për punë është një nga shkaqet rrënjësore”  të numrit të madh të njerëzve që i bashkëngjiten ISIL-it.

   Gabimi i të menduarit se radikalizmi del nga papunësia apo mangësitë materiale është një prej pengesave kryesore në zgjidhjen e problemit. Fakti është se, si në të gjitha grupet radikale, ata që i bashkohen ISIL-it vijnë nga të gjitha grupet etnike, kulturore, sociale e ekonomike. Mjaft prej këtyre rekrutëve janë prej familjesh të pasura, dhe mund të kenë shijuar një karrierë të suksesshme. Thënë ndryshe, këta njerëz nuk vijnë vetëm nga lagjet e varfëra apo radhët e fukarenjve. Sikundër të gjithë e dinë, një pjesë e madhe e tyre kanë lënë pas mundësitë e shkëlqyera të gatshme për ta në botën perëndimore dhe tani janë në luftë gjakatare e mizore. Ta bësh problemin si tërësisht ekonomik e bën atë shumë më të vështirë t’i gjesh zgjidhje.

   Deklarata të tjera në këtë samit u bënë në lidhje me përshkrimin e ISIL-it. Në fjalën e tij përmbyllëse, Obama preku “premtimin e rremë të ekstremizmit”. Ajo çka presidenti donte të thoshte ishte se krerët e organizatës terroriste radikale ishin për të arritur planet e tyre personale dhe se nuk besonin vërtet në teorinë që ata mbështesin. Edhe këshilltari i posaçëm i Obamës mbi ISIL-in, gjenerali John Allen, ndau vështrimin e tij. Duke folur në Senat, më 25 shkurt, Allen e përshkroi ISIL-in si “pak më shumë se një bandë kriminelësh dhe kult vdekjeje.” Nuk është sekret që shumë njerëz në botë ndajnë të njëjtët opinione.

  Ta mendosh ISIL-in si një kult a bandë kriminelësh është një tjetër gabim i madh në të cilin bien udhëheqësit perëndimorë. Ne po merremi me një organizatë që ka një ideologji, ndonëse të rreme, dhe vlera të gabuara në të cilat ajo beson dhe për të cilat është e gatshme të bëjë çdo gjë. Anëtarët e saj janë sinqerisht të gatshëm e të vendosur të flijojnë jetët e tyre dhe ashtu kanë bërë për hir të ideologjisë në të cilën besojnë. Banditët, nga ana tjetër, mblidhen bashkë thjesht për arësye të interesit vetjak dhe nuk kanë ideologji domethënëse.

   Në luftën kundër grupeve ideologjike, të kërcënosh interesat e tyre ose anëtarët e tyre me vdekje, ka patur gjithmonë një efekt të kundërt. E vetmja mënyrë për të çrrënjosur një ideologji është duke mësuar një të re.

   Në përfundim, analizat e bëra prej SHBA dhe perëndimit në përgjithësi në lidhje me grupet radikale kanë qenë gjithmonë gabim, dhe kësisoj janë kërkuar zgjidhje të gabuara duke përdorur metoda të gabuara. Jo vetëm që këta zgjidhje të gabuara e kanë rritur radikalizmin, ata gjithashtu kanë shkaktuar vështirësi të mëdha mbi vetë Amerikën. Për Amerikën dhe gjithë koalicionin tani ka ardhur koha që të identifikojnë shkakun real të problemit. Ka vetëm një mënyrë për të luftuar ISIL-in dhe organizata të ngjashme radikale; një politikë e saktë edukimi për të çrrënjosur një ideologji të rreme.

   Mediat janë plot me raporte rreth asaj sesi ISIL-i i shndërron njerëzit normalë në përbindësha gjakftohtë dhe makineri vrasëse. Janë bestytni të lashta ato që i bëjnë anëtarët e ISIL-it të shndërrohen ashtu. Idetë që zhvillohen nga moçalet e bestytnive që për fat të keq ngadhnjejnë në bashkësinë e Islamit, pashmangshmërisht prodhojnë një mendësi të prirë kah dhuna e terrori. Rezultati është se komunitetet që veprojnë nën dritën e ideve fallse i kundërvihen diametralisht Kur’anit.

   E vërteta e çështjes është kjo; problemi para nesh është një ide dhe një ideologji; idetë e rreme duhet të kundështohen patjetër me idetë e mira dhe të vërteta. Operacionet ushtarake kundër ideve nuk japin rezultat, dhe as nuk janë të arësyeshme. Anëtarët e rinj të mbushur me urrejtje dhe etje për hakmarrje do të zëvendësojë çdo anëtar të ISIL-it që është vrarë, dhe radikalizmi kështu do të bëhet edhe më i ashpër. Rekrutët e rinj të ISIL-it mund të parandalohen nëpërmjet edukimit; përmes edukimit bazuar në Islamin e vërtetë.

Përktheu Halit Methasani

English Pravda & New Straits Times:

 
 
 
SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo