Kohët e fundit, një raport botuar njëkohësisht në revistat shkencore më të njohura në botë dhe gazetave ditore siç është Washington Post, përshkruan sesi bakteria e squfurit që jeton në thellësitë e oqeanit ka dalë e pandryshuara gjer në ditët e sotme.
Kjo formë misterioze e jetës, e cila i ka mahnitur disa njerëz dhe të tjerë i ka lënë me gojë hapur nga dëshpërimi, u përshkrua nën kryetituj si “Bilologët kanë zbuluar bakterien e squfurit në fund të detit, që nuk ka evoluar për 2.3 miliardë vjet”, “Dy miliardë vjetë bakterie e pandryshuar paraqet një gjëagjëzë evolucionare” dhe “Gjallesa misterioze 2 miliardë vjeçare që do ta bënte Darvinin të buzëqeshte”
Artikulli i shqyrton këto raporte, të cilat janë provë e Krijimit dhe hedhin poshtë Darvinizmin.
Një nga aspektet e raportit në Washington Post që ia vlen t’i kushtosh vëmendje ishte se ndonëse shkencëtarët ishin të kujdesshëm në fjalimin e tyre, ata sa s’e thanë troç se Jeta nuk kandryshuar përgjatë dy miliardë vjetëve.
Shumë thellë nën sipërfaqen e oqeanit, varrosur në një shtrese lluce të trashë, një mori bakteriesh të lashta kanë qënë aty të padryshuara përgjatë gadi gjysmës së historisë së Tokës.
Në atë që hulumtuesit e quajnë“mungesa më e madhe e evloucionit që të jetë raportuar ndonjëherë”, këto gjallesa në thellësi të detit i kanë shpëtuar rrëmujës së zhvillimit biologjik përgjatë 2.3 miliardë vjetëve... E banuar me bakterie squfur-cikluese që çlironenergji prej sulfatit të tretur nga përpunimi në ujin përqark tyre, bashkësitë janë gjetur afërsisht në formën identike në të dyja pikat e regjistrimit fosilqë vazhdojnë të ekzistojnë edhe sot.
Tufëzat si rrejtë të mikrobeve në formë pejëze fillimisht janë shfaqur në një copë baltë të fosilizuar qysh prej 2.3 miliardë vjetësh nga Australia Perëndimore. Të njëjtat lloje bashkësish janë vënë re në një gur tjetër australian 1.8 miliardë vjeçar – dhe në mjediset bashkëkohore thellë në det pranë brigjeve të Kilit në Afrikën Jugore.
“Mikrobet që ne shohim në fosilje janë pothuajse identike me ato çka shohim në oqean tani”, bashkëautori Malcolm Walter, një profesor i astrobiologjisë në Universitetin e New South Wales (Valesi i Ri i Jugut), i tha Washington Posti-it në në intervistë telefonike. “ Ato kanë të njëjtat trajta dhe paraqesin një përbërje kimike të ngjashme.”
Fakti që bakteria e squfurit ka mbetur e pandryshuar për nja 2 miliardë vjet është pranuar si domethënie se “nuk ka evolucion” ndërsa nga ana tjetër po bëhen orvatje për ta mbuluar krejt çështjen, me fjalë të tjera, me demagogi, duke përdorur terma si “pothuajse e pandryshuar”, ose “ i ka shpëtuark aosit të zhvillimit biologjik”. Vërtet, ata e çuan madje edhe demagogjinë e tyre aq larg sa të thonë, “Por fakti që këto organizma të posaçëm shmangën me sukses evoluimin për miliarda vjetë, nuke shprovon teorinë e evolucionit – por krejtësisht të kundërtën.” Zaten, për një mendje të kthjellët, kjo është tërësisht një deklaratë vetë-kundërvënëse.
Ç’domethënë mungesë ndryshimi?
Teoria e evolucionit pretendon se forma e jetës ka ardhur gjer në ditët e sotme përmes ndryshimit. Prandaj,mungesa e çdo ndryshimi dmth se nuk ka patur proces evoluimi. Vërtet, tekvështrojmë historinë e jetës ne shikojmë se specie të panumërta kanë mbetur tëpandryshuara megjithë kalimin e miliona vjetëve. Meqenëse këto forma jete qëjetojnë sot janë mostra identike me ato që jetonin para miliona vjetësh,biologët u referohen atyre si “foslilje të gjalla”. Fosiljet e gjalla, siç janëbakteriet e squfurit, të përshkruara në këtë artikull, të cilat kanë mbetur tëpandryshuara për 2.3 miliardë vjetë janë provë shkencore e pamohueshme që ekundërshtojnë tërësisht teorinë e evolucionit.
Ndërlikimi i qënieve të gjalla nuk mund të ndahet nëstade.
Mbështetësit e evolucionit janë themeldalë përpara fosiljeve të gjalla.Sipas fesë së materializmit, dmth Darvinizmit, “natyra duhet ta ketë krijuarvehten me stade”, por për këtë nuk ka evidencë në natyrë. Speciet nuk mund të klasifikohen, siç parathonë evolucionistët, nga e thjeshtat tek më të përparuarat. Format e ndërlikuara të jetës shfaqen përnjëherësh dhe kanë ekzistuar qysh në Epokën Para-Kambriane, kur u shfaq jeta sefte. Për shembull: algat të afta për fotosintezë para 3.2 miliardë vjetësh kishin veti të kryenin reaksione, ngjashmëria me të cilat nuk janë të mundura të kryhen edhe në laboratoret më të përparuara sot. Këto mikro-organizma të mrekullueshme luajnë rolin parësor në çlirimin e nivelti 21%-ësh të oksigjenit në atmosferën e Tokës. Bakteriet në thellësitë e detrave ku drita nuk mund të mbërrinte, nga ana tjetër, përdornin një tjetër burim drite, - squfurin .
Pse është e rëndësishme që bakteriet të pastrojnë squfurin toksik?
Kur Toka jonë zuri fill formimin e saj para 4.6 miliardë vjetësh, atmosfera jonë ishte plot me squfur për shkak të shpërthimeve të forta vullkanike. Menjëherë pasi oqeanet zunë të formohen dhe uji filloi të grumbullohej, atmosfera u spastrua prej squfurit ngaqë ky tretet lehtësisht në ujë. Niveli i lartë i squfurit në dete ra, falë bakterieve kimosintetike, të cilat sot jetojnë në afërsi të ujërave hidrotermike, duke përdorur sulfit hidrogjenin si burim kryesor energjie. Në kryerjen e këtyre proceseve, këto bakterie të veçanta, të njohura gjithashtu edhe si bakterie squfuri, kanë përftuar glukozënga njëra anë, dhe kanë bërë detin të pastër e të banueshëm, nga ana tjetër.
Bakteriet e squfurit kryejnë reaksione të posaçme që neutraliojnë efektet toksike të sulfid hidrogjenit (H2S). Falë këtyre reaksioneve të ndjeshme bërthamore, produktet e një mendjeje madhështore, ato nuk vdesin nga helmimi dhe janë të afta gjithashtu të përftojnë vlerat ushqimore dhe energjinë që u duhen. Këto bakterie djegin sulfid hidrogjeni me oksigjen, duke prodhuar kështu sulfate të ndryshme. (Sulfid Hidrogjeni + Oksigjen --> Ujë + Sulfate) Është e pamundur për këtë proces kimik të një rëndësie jetike për jetën ujore që të ndodhë në mungesë të bakterieve të posaçme me veti squfur-përpunuese.
Proteina mund të ekzistojë vetëm brenda një qelize të formuar tërësisht.
Bakteriet e squfurit kanë mbetur njësoj për 3 miliardë vjetë. Fakti që ato nuk kanë ndryshuar kurrë hedhin poshtë teorinë e evolucionit, ndërsa dalja etyre është diçka që lyps të shpjegohet prej evolucionistëve. E megjithatë, as dalja e qoftë edhe një proteine të vetme, e lëre pastaj e një qelize të tërë, nuk mund të shpjegohet bazuar në një sërë rastësish tafti-bafti. Një proteinë e vetme në çdo qelizë është e mbrojtur nga një membranë qelizore, dhe kërkon një mjedis të mbyllur ku aciditeti është i kontrolluar. Se cilat aminoacide duhet të ndjekin cilët aminoacide në zinxhir duhet të nisë në ADN-në dhe këto kode duhe të lexohen e deshifrohen patjetër prej protinave të tjera. Pastaj aminoacidet duhet të kombinohen me veprimtarinë e ndjeshme të proteinave ribozomale, dhe proteinat mbkqyrëse duhet ta shndërrojnë zinxhirin në një paketë tre-dimensionale. Në këtë mënyrë, mesatarisht nja 100 proteina nevojiten për sintezën e një proteine të vetme. Për më tepër, duhet vazhdimisht një furmizim me energji prej mitokondrisë(organeleve) dhe kjo u kërkon atyre të funksionojnë brenda një qelize të pajisur plotësisht. Thënë ndryshe, një proteinë mund të ekzistojë vetëm nëse qeliza ekziston si e tërë. Ky parakusht domethënë se jeta duhet të ndodhë njëherësh, në një çast të vetëm, mrekullisht, me anë të Zotit që e krijon atë, duke e urdhëruar : “Ji”
Llogaritë e evolucionistit shumë larg së qëni shkencore nuk mund ta fshehin Faktin e Krijimit.
Fakti që një proces si evolucioni kurrë nuk ka ndodhur është një e vërtetë e manifestuar, provuar me anë të “fosiljeve të gjalla”. Mostrat fosilje të bakterieve të squfurit dhe forma të tjera të panumurta që kanë mbetur të pandryshuara janë të gjitha evidencë se, pavarësisht gjithë atyre shënimeve të përhapura gjerë e gjatë prej evolucionistëve, ato janë sjellë në ekzistencë në një çast të vetëm prej të Gjithëditurit dhe Plotfuqishmit Krijues, Zotit.
Përktheu Halit Methasani