Dhe i bëri ato copë-copë, përveç një më të madhes që e kishin ata më shpresë se atij do t’i drejtohen (për të kuptuar se kush i theu). (Sure al-Anbiya’, 58)
I thanë: "A e bëre ti këtë me zotat tanë, o Ibrahim?"
Ai tha: "Jo, por atë e bëri i madhi i tyre, ju pyeteni ata nëse janë që flasin?" Ata u ndalën e u menduan me veten, e dikush tha: "Vërtet, ju jeni mu ata të gabuarit (pse adhuronit gjëra të kota)".
Mirëpo, pastaj e shoshitën këtë gjë në kokat e tyre (u kthyen nga bindja në kokëfortësi) dhe thanë: "Po ti e ke ditur se këta nuk flasin!" (Sure al-Anbiya’, 62-65)
“Është e pamundur për çdo jobesimtar që ndjen frymën e tij të mos vdesë.
Fakti që Dexhali-i është një gënjështar do të shfaqët haptazi. Dexhali-ismi do të hidhet poshtë dhe sistemi i tij intelektual do të shkatërrohet.” [1]
Përkundrazi, Ne të pavërtetën e godasim me të vërtetën dhe ajo (e vërteta) triumfon mbi të ndërsa ajo (gënjeshtra) zhduket. E juve (jobesimtareve) u takon shkatërrimi, për atë që i përshkruani (Zotit, si fëmijë etj.). (Sure al-Anbiya’, 18)
Ju nuk i mbytët (në të vërtëtë) ata, por All-llahu (me ndihmën që ua dha) i mbyti ata, dhe ti nuk i gjuajte (në të vërtëtë) kur i gjuajtë ata, por All-llahu (të ndihmoi) i gjuajti, e (bëri këtë) për t'i shpërblyer besimtarët me një dhunti të mirë nga ana e Tij. All-llahu gjithçka dëgjon dhe di. (Sure Al-Anfal, 17)