Në ditët e sotme, një shumicë e madhe e popullsisë së botës ankohet për varfërim. Ata shtyhen vazhdimisht të besojnë se shtrydhja financiare me të cilën ata përballen është kryesisht për shkak të rritjes së popullsisë, e cila mbingarkon burimet e “kufizuara” natyrore. Milionat e njerëzve që vdesin urie anekand botës nuk përbëjnë më lajm ndërprerës.Madje, njoftime të tilla nuk hyjnë as tek buletini ditor i lajmeve.
Rrebeshi i njoftimeve të “mirë-hulumtuara” që vajtojnë shterrimin burimeve të botës i ka bërë njerëzit shpërfillës të hallit të të tjerëve. Ata priren të pranojnë raporte mbi njerëzit që vdesin urie në pjesë të ndryshme të botës, si pasojë natyrore e skenarëve të promovuara përmes këtyre raporteve të “mirëstudiuara”.
Është e vërtetë se planeti ynë është mplakur dhe popullsia njerëzore është shumëfishuar, por pak njerëz janë të njohur me faktin se burimet e tanishme të botës do të mjaftonin për dyfishin e popullsisë që ka tani. Pra, ç’është gjithë kjo potere? Pse një numër i madh njerëzish zhugatet çdo vit poshtë nivelit të varfërisë? Pse një pjesë e madhe e popullsisë njerëzore e ka të pamundur të ketë qasje në burimet natyrore?
Nuk është punë mungese burimesh apo shterrim të tyre. Një “lob varfërie” i mirëbashkërenduar ka kohë që punon. Arësyeja pse njerëzit po varfërohen dhe të pamundur të kenë qasje në burime nuk është mungesa e këtyre burimeve, por lobii varfërisë që ka gjatë kohë që punon, i cili don të marrë nën kontroll të gjitha burimet natyrore rreth botës. Lobi ka shpërndarë sistematikisht dezinformime për t’i gënjyer njerëzit që të mund të mbajë monopolin e tij mbi burimet e botës. Për ta kuptuar më mirë, le ta sqaroj pak thelbin e kësaj pike, përmes statistikave.
Sipas raportit më të funidt të OXFAM-it, një shoqëri civile ndërkombëtare, aktive nën përkujdesjen e Universitetit të Oksfordit në Angli, 85 veta në botë janë më të begatë sesa 3.5 miliarë njerëz, thënë ndryshe, gjysma e popullsisë së botës. PBN (Prodhimi i Brendshëm Neto) i 48 shteteve më të varfëra të botës është më pak se pasuria përmbledhëse e tre njerëzve më të pasur të botës. Thënë në një mënyrë tjetër, popullsia e 48 vendeve mund të shijojë rritjen ekonomike me pasurinë e zotëruar prej vetëm tre vetave.
Përsa i përket përllogaritjeve, gjashtë miliardë dollarë nevojiten për të arsimuar popullsinë e botës dhe $13 miliardë për të ofruar ushqimin bazë. Ndërsa këto shifra janë para syve të çdokujt, $12miliardë shpenzohet për të blerë parfume çdo vit në Evropë, $17 miliardë në ushqim macesh e qensh në Evropë dhe Amerikë dhe më shumë se $50 miliardë në preparate për të humbur peshë në Amerikë. $640 miliardë harxhohet në pajisje ushtarake vetëm në SHBA.
Këto shifra tregojnë qartë se nuk ka arësye organike për varfërinë në botë. Afër mendsh, njerëzit mund të shpenzojnë para për parfume e ushqim qensh, por nuk ka pse ndërkohë të vdesin njerëz të tjerë nga uria dhe skamja. Bota ka mjaftueshëm për secilin.
Megjithatë, një lob varfërie i organizuar refuzon të lejojë këtë. Një sistem shfrytëzues ku njerëzit dhe shtetet mbahen të varfër është vënë në lëvizje. Luftrat janë një prej burimeve kryesore të ardhurash për këtë lob. Gjatë dhjetë viteve të fundit, prodhimi jo-industrial në Amerikë është tkurrur me 19%, teksa 123% janë zhdëp në rritje me prodhimushtarak. Një tjetër element në të njëjtën analizë është se ekonomitë ushtarake janë tri herë më të mëdha se ekonomitë e tjera.
Një përqind e botës zotëron 99% në trajtë materiale. Burimet e botës qarkullojnë vetëm midis këtij një përqindshi, dhe ndërkohë njerëzit varfërohen gjithnjë e më shumë dhe vdesin urie, ndërsa OKB-ja ndërpret furnizimin me ushqim të refugjatëve, duke thënë: “Nuk kemi burime”.
Teksa popujt e botës varfërohen, ka gjithashtu një kategori vendesh që duhen varfëruar. Tipari më i rëndësishëm i këtyre vendeve është burimi i tyre natyror. Afganistani, 36% e popullsisë së të cilit jeton në një varfëri mjerane që i duhet të shtyjë mijëra fëmijë të punojnë si argatë; Iraku, skenë e masakrës më të keqe në Lindjen e Mesme, Mianmari (ish-Birmania) i cili po përballet me gjenocid, dhe krejt kontinenti i Afrikës, janë zënë në kurth mes luftës dhe skamjes, pavarësisht burimeve të pasura natyrore që kanë. Afrika vazhdon të veprojë nën një monopol të ish-fuqive kolonialiste, ngaqë megjithëse kanë pasuri nëntokësore, siç janë uranium, vaj, diamant dhe gaz natyror, ajo nuk lejohet të zotërojë industrinë që t’i përdorë këto ose një rrjet transporti për t’i vënë ato në lëvizje. Vendet me fuqi industriale dhe transporti i përdorin këto burime për interes të tyre, jo të këtyre vendeve në fjalë. S’është për t’u habitur që lufta dhe zija gjithmonë i pllakos këto vende.
Kjo veprimtari globale, në saj të lobit të varfërisë, i ka sikletosur edhe vendet e zhvilluara. Numri i të pastrehëve në Francë është rritur me 50%, me 3.6 milionë pa vendbanim tëpërherëshëm. Uria është një problem i madh në rrugicat e Londrës, ndërsa numrii fëmijëve të pastrehë në SHBA raportohet të ketë arritur në 2.5 milionë.
Jemi në një kohë të paparë tragjedish të tmerrshme, kur urrejtja është shumë e fuqishme dhe vlerat njerëzore janë harruar thuajse të gjitha. Teksa fundi i kohërave po afrohet, ne do të shohim një luftë të vazhdueshme mes së mirës dhe së keqes. E keqja do të jetë vërtet ligësi, ndërsa puna e të mirëve në këtë luftë, më e vështira se kurrë, do të jetë tejet e vlefshme.
Islami përshkruan një sistem mrekullisht të drejtë që i heq padrejtësitë ekonomike, hendekun mes të pasurit dhe të varfërit, mekanizmin shfrytëzues dhe gjithë format e padrejtësisë. Muslimantë e kanë fuqinë ta vënë në jetë këtë sistem të drejtë dhe ta shpëtojë botën nëpërmjet tij. Megjithatë, që të mund ta bëjnë këtë atyre u duhet të veprojnë sëbashku. Që të mund ta themelojnë këtë unitet atyre u lypset patjetër të kenë një dëshirë të çrrënjosin padrejtësinë dhe të çlirojnë të pambrojturit. Afër mendsh që një sistem që trajton vetëm interesat e veta do të shkaktojë telashe e padrejtësi edhe mbi muslimanët, sikundër mbi pjesën tjetër të botës.
Muslimantë duhet të kundërshtojnë të bëhen pjesë e një sistemi të tillë shfrytëzues e të shikojnë vetëm interesat dhe mbrothësinë e tyre. Ata duhet të sillen si shpëtimtarë të njerëzve në përgjithësi. Atyre duhet t’u vijë turp prej një mendësie që bie pre e një sistemi shfrytëzues, që orvatet të shohë vetëm interesat e veta dhe që rri e thotë: “Mjafton unë të jem mirë”. Ata kanë një përgjegjësi ta demaskojnë këtë pabarazi dhe lobin e varfërisë dhe të propagandojë e forcojë sistemin e drejtë siç e parasheh Islami. Ata mund të zhvillojnë një zgjidhje që do të pamundësonte këtë sistem të tmerrshëm nën të cilin njerëzit fshijnë lot e gjak ndërsa vazhdojnë e shfrytësohen.
Megjithatë, pikësëpari, ata duhet të kenë në mend se ata janë në botë për t’u testuar, jo veç për të pushuar.Muslimanët kanë një përgjegjësi ndaj të gjithë njerëzve në nevojë (Kur’ani,4/45) Allahu gjithmonë i ndihmon njerëzit që përpiqen së bashku në rrugën e vërtetë.
Përktheu shqip, Halit Methasani.
Arab News: