ADNAN OKTAR: Po, sigurisht që është një vend ku ka shumë përmallim. Ata janë të përjashtuar prej çdo bekimi. Janë larg çdo bekimi që Allahu ua kishte dhënë. Ata e kanë humbur lumturinë dhe gëzimin, dhe e tëra që ata posedojnë është keqardhja në të gjitha format e saja. Vetëm një gjë, ata kanë mundësi ti shohin pemët e parajsës, si dhe banorët e parajsës. Ndërsa kokat e banorëve të ferrit janë së prapthi, të cilat janë qenie me një pamje të çuditshme të ngjashme me qeniet e fantazuara të cilat i parafytyronin por që kanë pësuar ndryshime. Ata i shohin bukurit e banorëve të parajsës, mirëpo këtë e shohin vetëm përmes një ekrani të vogël. Ata nuk mund të jenë bashkë, gjë që u shkakton atyre vuajtje të tmerrshme. Ata përjetojnë një përmallim të madh, mirëpo asnjëherë nuk mund të largohen nga aty. Ata nuk mund të largohen nga ferri përderisa Allahu nuk vendos një gjë të tillë.
INTERVISTA E DREJTPËRDREJT ME ADNAN OKTAR DHËNË NË TV CAY (4 Mars 2009)
Mirëpo, jobesimtarët do të goditën nga të gjitha anët me kamxhik. E që do të filloj qysh me vdekjen. Mënyra se si ata hiqen zvarrë do të jetë plot dhimbje, vuajtje e ankth. Edhe varri të tillëve do tu shkaktoj ankth. Njerëzit të cilët vdesin janë të mjerë në momentin kur ata vdesin por janë të mjerë edhe kur të ringjallen përsëri, ndërsa ata që gjinden afër tyre nuk mund tua lehtësojnë një gjë të tillë. Jobesimtarët do ta sulmojnë njëri-tjetrin atje. Do të përpiqen t’ia hedhin fajin njëri-tjetri që gjinden aty, dhe anasjelltas. Gjatë tërë kohës aty do të ketë grindje dhe fyerje. Dhe kështu vazhdimisht ata do ta mundojnë njëri-tjetrin. Çdo gjë brenda në ferr do të jetë neveritëse për njerëzit. E kam përshkruar më parë se si duken pemët në ferr, e që janë në formë të kokës së djallit, ashtu siç tregohet në Kur’an. Pema do ti shikoj banorët direkt dhe do ti vështroj me urrejtje. Këto janë gjërat me anë te të cilave nënkuptohet ankthi, alarmi dhe mundimi i njerëzve.
INTERVISTA E DREJTPËRDREJT ME ADNAN OKTAR DHËNË NË TV TEMPO (24 Shkurt 2009)
Të tillët do të mund ta shohin parajsën. Ngjashëm si në ekran të televizorit. Banorët e parajsës dhe të ferrit do të mund ta shohin njëri-tjetrin. Kjo gjë do ti bëjë të lumtur banorët e parajsës, sepse kështu ata mund ti krahasojnë gjendjet e tyre. Ata do të thonë se Allahu do të mund ti fuste edhe ata aty. Falënderimet i takojnë Allahut, që më ka shpëtuar, do të jenë fjalët e tyre. Derisa banorët e ferrit do të dëshironin që mos të kishin vepruar ashtu siç kanë vepruar. Ata do të përjetojnë një pendim aq të madhe.
REPORTERI: Pendim.
ADNAN OKTAR: Por Allahu thotë, Ata e fshehën pendimin e tyre. Ai thotë, “shikojnë përreth vjedhurazi”. Kryelartësia dhe kokëfortësia e tyre do të vazhdoj edhe atje. Imoraliteti, kryelartësia dhe ndjenja e epërsisë, është për tu habitur, e që do të vazhdoj edhe atje. Ani pse, gjithçka tanimë është e qartë. Kufijtë e të menduarit janë tejkaluar. Dhe të tillët do të insistojnë edhe më tej në ekseset dhe paturpësinë e tyre. Ata do të thonë, njoftojeni Zotin tuaj... ata nuk do të kërkojnë nga Allahu tua falë, por përkundrazi do të thonë, njoftojeni Zotin tuaj... Ata nuk do të kontaktojnë direkt me Allahun. Të tillët do të ngurrojnë të kontaktojnë direkt me Allahun. Për shkak të kryelartësisë dhe kokëfortësisë së tyre.