logo
HARUN YAHYA
Mungesa e dashurisë sjell kaos dhe shkatërrim serioz në Botë.
ucgen

Mungesa e dashurisë sjell kaos dhe shkatërrim serioz në Botë.

1770

 

Pse është mungesa e dashurisë një problem i madh për jobesimtarët?

Çfarë duhet të bëjmë  për dashurinë e vërtetë?

Pse Z. Adnan Oktar e sheh mungesën e dashurisë si një problem mbarëboteror?

Mungesa e dashurisë dhe besimit, të cilat janë disa nga problemet më të rëndësishme të ditëve tona, janë disa prej arsyeve të rëndësishme që qëndrojnë pas luftërave, masakrave, egoizmit dhe shkatërrimit në botë. Njerëzit jetojnë në frikë dhe stres pa pasur aspak besim te njëri-tjetri në të gjithë botën. Kur ekziston frika, është e pamundur të ketë dashuri. Në shoqërinë e sotme, njerëzit nuk përshëndesin njëri-tjetrin ose nuk i përgjigjen përshëndetjeve për shkak të mungesës së besimit në një mjedis pa dashuri.

Mungesa e dashurisë është një nga shkaqet e krizës ekonomike

Në një botë ku shumica e njerëzve nuk e duan njëri-tjetrin, ku njerëzit urrejnë edhe miqtë e tyre të ngushtë, ku vëllezërit janë armiq, kriza ekonomike është e pashmangshme. Kjo është për shkak se mungesa e dashurisë sjell gjithashtu një  prodhim me cilësi të dobët për të arritur nje fitim më të madh në një kohë më të shkurtër, dhe i bën njerëzit të sillen në menyrë egoiste dhe mos të ndajnë të ardhurat me të tjerët. Megjithatë, manifestimi i një dashurie të thellë për Allahun te krijesat e Tij do të zhvillojë ndjenjën e ndihmës së ndërsjelltë midis njerëzve dhe kjo do të çojë që mallrat e mbetura të përdoren për bamirësi. Në një sistem të tillë është e qartë se bota do të arrijë harmoninë. Falë këtij bashkëpunimi dhe drejtësie, do të rritet niveli ekonomik i njrëzve. Kjo do të çojë në një shoqëri të pasur.

Mungesa e dashurisë është në rrënjë të mungesës së mëshirës dhe shmangies  për të ndihmuar të tjerët

Mungesa e mëshirës dhe mizoria e shprehur te njerëzit janë gjithashtu të bazuara në mungesën e dashurisë. Njerëz të tillë mund të largohen pasi kanë aksidentuar një person me makinë ose të braktisin një person të plagosur të cilin ata e shohin të shtrirë në rrugë pa i brejtur ndërgjejgja. Arsyet se pse disa nga pronarët e restorantëve nuk kanë ndonjë kujdes për higjienën në kuzhinat e tyre, se nuk ka asnjë mirënjohje për të moshuarit, që pacientët e emergjencës vdesin për shkak të neglizhencës, që nevojtarët shikohen me përbuzje, që miliona njerëz vriten për një copë të vogël toke, që fëmijët e vegjël abuzohen, se gratë trajtohen në mënyrë të dhunshme dhe sulmohen seksualisht, se njerëzit janë agresivë dhe të urrejtshëm kundër njëri-tjetrit janë të bazuara të gjitha në mungeësn e dashurisë.

Për më tepër këta njerëz që janë larg nga dashuria mund të vrasin lehtë dikë në qoftë se kjo është në përputhje me interesat e tyre apo për shkak të urrejtjes për dikë. Numri rasteve të njerëzve që mund të vrasin dikë padrejtësisht, që kryejnë vrasje seriale me gjak të ftohtë, që vrasin një të huaj ose dikë që njohin si rezultat i një konflikti të castit apo xhelozie, madje edhe atyre që vrasin njerëz si profesion janë mjaft të larta në shoqëritë e sotme jobesimtare. Historitë e vrasjeve në gazeta dhe në televizion janë tregues të qartë të mungesës së dashurisë dhe degjenerimit në shoqëri.

Jobesimtarëve i mungon ndenja e dashurisë

Burimi i dashurisë së vërtetë është një frikë me respekt dhe një dashuri e thellë ndaj Allahut, sepse vetëm ata që e kanë frikë Allahun dhe shmangin  një moral që nuk mund t’i pëlqej Atij, mund të jetojnë dashurinë e vërtetë. Një person i cili me të vërtetë i frikësohet Allahut është gjithmonë i kujdesshëm nga komplotet dhe e keqja e vetes së tij të brendshme. Kjo është për shkak se vetja e brendshme është gjithmonë duke e thërritur një person drejt të së keqes siç është shpallur në ajetet rreth  Profetit Jozef (as):

"Unë nuk e shfajësoj veten time, pse epshi është shumë nxitës për të keqen, përvec atë që e ka mëshiruar Zoti im, se Zoti im është që fal e mëshiron shume. "(Sure Jusuf, 53)

Nga ana tjetër, një person i cili nuk i frikësohet aspak apo pak All-llahut, ose që shmang faktin se Allahu do të gjykojë veprimet e tij në këtë botë dhe bën çfarëdo që dëshiron vetja e brendshme e tij, nuk do të njohë kufizime për veprat e këqija. Është shpallur në Kur'an se vetja e brendshme pëshpërit të keqe pafund dhe besimtarët të cilët e pastrojnë veten e tyre të brendshme gjejnë shpëtimin dhe ata që mbështesin të keqen e sugjeruar nga Shejtani do të shkatërrohen:

"Dhe ai mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij. Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten. E ka dështuar ai që poshtëroi vetveten." (Sure esh-Shems, 8-10)

Ata të cilët nuk kanë besim dhe jetojnë jetë pa dashuri dëmtojnë veten dhe të tjerët si materialisht dhe shpirtërisht gjatë gjithë ekzistencës së tyre. Kjo është sepse;

* Njerëzit pa dashuri përpiqen për të kënaqur interesat e veta, nevojat dhe dëshirat në këtë botë sa më shumë që ata mundin dhe të kalojnë jetën e tyre të shkurtër pa ndonjë përgjegjësi.

* Nënat dhe baballarët të cilët nuk tregojnë dashuri të mjaftueshme dhe vëmendje ndaj fëmijëve të tyre, dhe fëmijët që nuk tregojnë respekt të mjaftueshëm dhe mirënjohje për nënat dhe baballarët e tyre, si pasojë e efekteve negative të mjedisit që i rrethon-janë shembujt më të qartë të këtij qëndrimi negativ. Fëmijët të tillë mund të adaptojnë një mentalitet që i bën të sillen në mënyrë agresive me prindërit e tyre, të gënjejnë lehtësisht dhe të shohin prindërit e tyre vetëm si një mjet për të arritur nevojat e tyre dhe dëshirat.

* Në mungesë të dashurisë, njerëzit nuk sakrifikojnë dhe vlerat si bashkëpunimi dhe bujaria janë eliminuar plotësisht. Para së gjithash njerëzit nuk e respektojnë njëri-tjetrin si qënie njerëzore.

* Askush nuk do të mendoj në lidhje me rehatinë shëndetin dhe paqen e të tjerëve; askush nuk do të shqetësohet për njerëzit e tjerë ose të përpiqet për të parandaluar ndonjë dëm që mund t’i ndodhë atyre.

* Nuk është e mundur t’i zihet besë një person i cili nuk vë ndonjë kufij për veten e tij të brendshme që i pëshpërit gjëra të liga atij gjithë kohës. Nuk mund të pritet që një person i tillë të jetë një njeri i fjalës  pasi nuk ka asnjë arsye se pse ky person të jetë i sinqertë apo i vërtetë.

* Një person pa asnjë ndjenjë dashurie nuk mund të anashkalojë dobësitë fizike e njerëzve të tjerë ose të tolerojë edhe gabimet më të vogla. Ai ose ajo mund të zgjedhë të konfliktohet për çështje të pa rëndësishme. Çfarë është e rëndësishme është rehatia e tij, kështu që kur ai është i pakënaqur, ai nuk do të dojë që të jenë të lumtur edhe njerëzit që ai pretendon se i do.

"Besimi" është fuqia e vetme që mund të sjellë një miqësi të vërtetë dhe aleancë në mes të njerëzve në botë. Me miqësinë e tyre, besimtarët që i frikësohen Ditës së Gjykimit hedhin themelet e një aleance të fortë që fillon në këtë botë dhe zgjat përjetësisht në ahiret. Ata e duan njëri-tjetrin dhe bëhen miq, pa parë  interesin vetjak apo pritur përfitim, vetëm për kënaqësinë e mirë të Allahut. Nëse Allahu dëshiron, kjo lidhje e bazuar në dashurinë dhe frikën ndaj Allahut nuk ka mundësi të prishet.

Dashuria e vërtetë dhe të qëndrueshme është e mundur vetëm me moralin e Fesë

Fjala Islam është një fjalë që rrjedh nga rrënja "SLM" dhe “Selam”. Slm do të thotë paqe, besim, harmoni dhe dashuri, Selam do të thotë lumturi, shëndet dhe siguri. Prandaj, një musliman është një person i cili është për paqe dhe kundër, armiqësisë, gjakderdhjes dhe mizorisë dhe që dëshiron dashuri dhe dhembshuri në vend të tyre. Meqë besimi sjell dashurinë e Allahut, kjo do të ketë një efekt shumë pozitiv dhe të mirë për njerëzit. Gjithkush do të ketë moral të mirë për të fituar kënaqësinë e All-llahut, dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin për kënaqësinë e mirë të Allahut. Mëshira, dhembshuria dhe toleranca do të mbizotëronin në të gjithë shoqërinë. Njerëzit do të nxitonin të bënin vepra të mira si urdhëron Allahu. Ata do të kuptonib se të gjitha qeniet njerëzore dhe gjallesat janë krijuar nga All-llahu dhe do t'i shihnin ata si manifestime të All-llahut dhe do të tregonin dashurinë e tyre për All-llahun në manifestimet e Tij. Zoti ynë, vuri në dukje rëndësinë e dashurisë në Kur'an dhe urdhëroi që muslimanët duhet të duan njëri-tjetrin dhe të gjitha gjallesat e tjera:

"Nuk është tërë e mira (e kufizuar) të ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, por mirë si e vërtetë është ajo e atij që i beson Allahut, Ditës së Gjykimit, engjëjve, librit, pejgamberëve dhe pasurinë që e do, ua jep të afërmëve, bonjakëve, të varfëve, udhëtarëve, lypësve dhe për lirimin e robërve, dhe ai që e fal namazin, e jep zeqatin, dhe ata që kur premtojnë e zbatojnë, dhe të durueshmit në skamje, në sëmundje dhe në flakën e luftës. Të tillët janë ata të sinqertit dhe të tillët janë ata të devotshmit. "(Sure el-Bekare, 177)

Në shoqëritë pa dashuri, egoiste, të ngrira, robotike, edukohen gjenerata arrogante dhe mospërfillëse që shmangin kontaktin me sy dhe përshëndetjen me njëri-tjetrin, që nuk ndihmojnë nevojtarët se jetojnë me mentalitetin "secili për vete" dhe që vendosin parësore nevojat dhe interesat e tyre. Burimi i vërtetë i degjenerimit, i cili po rritet shpejt në Kohët e Fundit, është mungesa e dashurisë në shoqëri.

Mungesa e dashurisë vret qelizat e trupit

Adnan Oktar: Kur besimi i dikujt është i dobët, mishi i personit dhe eshtrat e tij prishen, prishen këmbët e tij, prishen flokët e tij, koka e tij prishet, ai e humb mendjen e tij dhe trurin. Kjo është për shkak se mungesa e dashurisë dhe dhembshurisë vret qelizat e trupit. Ajo shkakton një efekt toksik. Trupi nuk mund të durojë atë. Ai mund ta durojë një herë apo dy herë, por pastaj ato vajzat dhe djemtë e bukur fillojnë të shëmtohen. Ata shkatërrohen. Ata flejnë deri në mbrëmje; pastaj zgjohen dhe nuk dijnë se çfarë të bëjnë.  Prishet goja e tyre, truri bëhet i humbur, memoria është e dobët, ata janë të shkatërruar. Shejtani bën një magji të tillë. Ai mer besimin nga njerëzit dhe kur besimi është zhdukur, trupi i njeriut shkatërrohet. Funksionet e trurit ulen. Humbet vëmendja; humbet kujtesa, aftësia për të menduar humbet gjithashtu. Trupi fillon të sulmojë qelizat e veta.  Edhe lëkura dhe dhëmbët tyre prishen, ata janë të shkatërruar.

Kur ekziston besimi qelizat janë të kënaqura. Qelizat e flokeve, qelizat e vetullave, hundës, gojës, gjuhës, kudo do të jenë janë të kënaqura. Kjo është për shkak se besimi është si shërbet për qelizën. Qeliza nuk ushqehet vetëm me gjak, sepse shpirti komandon trupin. Është shpirti që e mban atë gjallë me lejen e Allahut. Edhe shpirti ushqehet me besim. Kur ju e largoni besimin nga shpirti, shpirti shkatërrohet dhe ai fillon të sulmojë trupin. Ai nuk mund të qëndrojë më brenda trupit, ai rrënohet.

Shpirti është shpirti i Allahut. Ai është i pafajshëm, por ai shkatërrohet përballë mosbesimit dhe dëshiron të çlirohet nga trupi. Pastaj ai fillon të sulmpjë trupin dhe pastaj personi shkatërrohet. Kjo i bën njerëzit të çmendem. Sepse kur ne u krijuam në fillim, jemi krijuar sipas besimit. Ne jemi krijuar në një mënyrë të tillë që të mbijëtojmë me besim. Kur besimi humbet, të gjitha këto çregullime nervore dhe fizike  fillojnë. Një individ shkatërrohet sapo besimi i tij apo saj humbet. Mungesa e besimit e bën personin të çmendet. Një individ është i shëndetshëm, i mirë, i bukur, i qetë dhe i hapur në atë masë që ai ose ajo ka besim. Prandaj Allahu zbulon në ajetin, "Ne do t'i japim atij të mira në këtë botë; si dhe pasuri, rehati dhe lehtësi”. Allahu i Plotfuqishëm thotë: "Ne i dhamë Ibrahimit të mira në këtë botë", masha'Allah. (Nga Intervista zotit Adnan Oktar të datës 25 prill 2012 për Aç)

Për sa kohë që një individ pret dashurinë e vërtetë nga njerëzit të cilët nuk e duan Allahun dhe nuk zbatojnë moralin e mirë të përshkruar në Kur'an, e njëjta gjë do t’ju ndodhë kurdoherë. Njerëzit të cilët i përshkruajë All-llahut shokë (All-llahu është larg kësaj) në vend që të kërkojnë dashuri nga Allahu i Cili është pronari i vërtetë i dashurisë, do të gjejnë vetëm një imitim të dashurisë së vërtetë dhe do zhgënjehen përgjatë gjithë jetës së tyre.

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo