logo
HARUN YAHYA
Sëmundja e epokës sonë nuk është stresi, por mungesa e besimit në Allah.
ucgen

Sëmundja e epokës sonë nuk është stresi, por mungesa e besimit në Allah.

1164

Stresi ëshë një prej problemeve më të mëdha me të cilin përballen shoqëritë. Ai është një kamzhik që i dobëson njerëzit fizikisht dhe mendërisht, i bën ata të palumtur, të plogësht e të lodhur e rraskapitur dhe madje të çon në sëmundje. Kjo fshikullimë është e përkufizuar si një gjendje tensioni psikologjik që e bën njeriun të ketë një vështrim negativ mbi jetën, një pakësim dashurie për të dhe ndjellakeq. Ndonëse në përgjithësi ai nuk trajtohet si një sëmundje serioze, stresi është një çështje serioze mjekësore që mund të çojë në vdekje nëse zgjidhja e saj nuk kërkohet në Kur’an.

Si ndikon stresi në trupin e njeriut?

Ai ul fuqinë fizike dhe mendore,

Të bën ndjellakeq

Çon në cfilitje, dobësi dhe merakosje

Të shkakton vështirësi në përqëndrim dhe vëmendje,

Shkakton sulme frike

Të bën  karagjoz

Shkakton palumturi

Shkakton  mërzi

I bën njerëzit gjaknxehtë dhe grindavecë.

Dobëson sistemin e imunitetit dhe ta bën trupin të sëmuret kollaj.

Stresi të shton mbingrënien

Ai nxit përdorimin e lëndëve (alkoholike, duhanit apo drogave) me pretekstin se këto janë “shlodhëse”.

Ai shton rrahjet e zemrës dhe shkakton aritmi.

Shkakton marrje fryme dhe vështirësi në përcjellje.

Shkakton çrregullime fjetjeje.

Çon në kokëdhimbje

Ai mund të çojë në tension të lartë gjaku duke shkaktuar mbajtjen e kripës në trup dhe kësisoj rritjen e rrezikut të infarktit në zemër.

Humbje muskuli dhe ashti me rritje të stresit të përzgjatur.

Stresi ka edhe mjaft ndikime të tjera të dëmshme mbi njerëzit. Shoqëritë mundohen ta zhbëjnë disi stresin nëpërmjet mënyrave teknike, e megjithatë stresi dhe pasojat shoqëruese të tij, janë në fakt rezultat i mosndjekjes së rrugës së treguar nga Zoti. Është kështu  sepse stresi ndodh kur njeriu ndjehet nën trysni kur mendon se ai mund të kontrollojë gjithçka në jetën e tij.

Përfytyro se ç’trysni do të krijohej nëse dikush që nuk e di faktin se Zoti është e vetmja Fuqi, dhe që ai jeton prej fatit të krijuar nga Zoti, t’i thuhej «E gjithë përgjegjësia ndodhet në ty. Ti e ke krejt në ngarkim! Ti duhet ta përballosh këtë jetë i vetëm! Ajo trysni, thënë ndryshe - stres, vjenn gaqë njeriu mendon se pesha e gjitë jetës është mbi shpatullat e tij dhe se atij i duhet të përpiqet dëshpërimisht ta fitojë këtë luftë për shpëtim në një rrugë me një fund të pasigurt. Megjithatë, fakti është se Zoti e zbulon në disa ajete të Kur’anit se njerëzit nuk lihen në duart e vetë tyre  dhe se gjithçka ndodh brenda një fati të urdhëruar prej Tij. Në një prej këtyre ajeteve ai thotë, «A kujton njeriu se do të lihet i pakëqyrur?»(Sure Kijame, 36). Në një ajet tjetër Zoti thotë, «Ne i kemi krijuar të gjitha gjërat në përmasat e duhuara». (Sure Kamer, 49)

Vërtet, njeriu nuk është një qënie krijuar në botë dhe braktisur. Zoti e krijon secilin me një fat. Jo vetëm qëniet njerëzore, por krejt gjithësia është krijuar me një fat. Ndaj, gjithçka që ndodh në botë, gjithçka që duket, pozitive a negative qoftë, është paracaktuar prej dhe nënkontrollin e Zotit në çdo çast. Ne nuk mund ta dimë ç’do të ndodhë në të ardhmen, vetëm Zoti e di atë. Prandaj, kur ne besojmë përnjëmend se Zoti krijon gjithçka me një fat dhe se  përfundimi do të jetë gjëja më e mirë për ne, kjo krijon të gjitha kushtet e domosdoshme që ne ta kalojmë në mbrothësi jetën e kësaj bote.

Për shembull, njerëzve u thuhet, «Sapuni dhe uji ju pastron, dhe balta ju bën pis». Njerëzit e besojnë këtë tërësisht dhe asnjëherë s’e vënë në pikëpyetje. Ata besojnë se duart e tyre do të pastrohen nëse i lajnë me ujë e sapun. Ata nuk dyshojnë aspak se kur e lajnë një thelë fruti me ujë, ajo do të jetë boll e pastër për ta ngrënë. Megjithatë, është Zoti Ai që krijon sapun dhe ujë e i vendos këto në përdorim tonin. Po ashtu, Zoti është Ai që na jep ne të kuptuarit dhe të ndjerit se ata janë të pastër, dhe edhe ne do t'na pastrojnë.

Njerëzit lypset patjetër të kenë të njëjtin besim të plotë dhe të sigurtë tek Zoti, në të njëjtën mënyrë. Zoti zbulon miliona grimca të dhënash se Ai e krijoi këtë botë. Së këndejmi, ne duhet patjetër t’i besojmë Atij kur Ai zbulon se e ka ditur çdo çast të jetës sonë, nga i pari tek i fundit, pas gjer tek e shkuara e pacak,dhe është në kontroll të jetës sonë në çdo çast. Dhe atëhere ne do të shohim se të gjtha pasojat e stresit befas do të zhduken, sepse stresi është një fshikullimë që vjen nga mosbesimi në Zot. Kur njerëzit nuk lidhen si duhet tek Zoti me një besim të fuqishëm, kjo u rikthehet atyre në formë telashesh, siç janë molisja, frika, stresi, tensioni, gjaknxehtësia, lebetia dhe mërzia. Dera pastaj do t’u hapet trazimeve psikologjike dhe çrregullimeve nervore e fizike.

Mos harro se e vetmja përgjigje ndaj stresit është të keshë besim të plotë tek Zoti, dhe dorëzim të plotë tek Ai. Nëse dikush ka një besim të fortë do të jetë sikur një mur betoni i është hequr nga shpatullat. Ai do të lehtësohet, si mendërisht edhe fizikisht, dhe do të mund t’i përdorë të gjitha aftësitë e tij në shkallën më të lartë.

Shembulli në vijim, i sjellë prej Bediuzzaman Said Nursi, është thellësisht domethënës përsa i përket kuptimit të njerëzve me besimin e plotë tek Zoti, dhe të atyre pa këtë besim.

Gjendja e atyre që besojnë dhe e atyre që nuk besojnë janë si kjo rrëfejë:

Një ditë, dy burra me nga një ngarkesë të rëndë në trup dhe krye, blenë biletat dhe i hipën një varke të madhe. Njëri e uli peshën poshtë sapo hipi në varkë, u ul mbi të dhe zuri të shohë rretherrotull; tjetri ishte edhe torollak edhe fodull dhe s’deshi ta ulte peshën e tij nga shpina. I thanë, «Ule barrën poshtë dhe lëre peshën ta mbajë varka».

Ai tha, «Jo, nuk e ul. Mund të dëmtohet. Unë jam i fortë, do t’i mbaj vetë gjërat e mija mbi trup e krye»

I thanë sërsih: «Kjo varkë që bart peshën tënde dhe timen është shumë më e fortë dhe mund të mbajë gjithçka të sigurt dhe më mirë. Ty mund të të zërë deti, ose mund të biesh në ujë bashkë me peshën. Dhe ti mund të lodhesh gjithnjë e më tepër. Shpina jote e kërrusur dhe koka torollake nuk do mundë ta bartë dot atë peshë gjithnjë e më tërënduar. Po të pa kapiteni në atë gjendje do të mendojë se ti je i marrë, ose përdnryshe do të thotë, «Ai nuk i beson kësaj varke. Ai na përçmon neve. Hidhini hekurat atij».  «Dhe të gjithë do qeshin me ty. Prej fodullëkut tënd që tregon dobësi dhe pafuqi, ti je bërë objekt talljeje në sy të të gjithë atyre që arësyetojnë». Atëherë, ai erdhi në vete dhe e uli barrën e tij poshtë në kuvertë dhe u ul mbi të. «Oh, oh! Zoti qoftë i kënaqur me ty! U çlirova nga kjo barrë e rëndë dhe së qëni objekt talljeje, dhe shpëtova së  përfunduari në pranga», tha ai.

O ti që nuk ke besim në Zot! Duhet patjetër të mendosh e të vish në vete si ai burri në varkë. Që të çlirohesh së qëni lypsar, nga vrigëllimat përpara çdo ndodhie, dhe nga së qëni mospërfillës, dhe së qëni gazi i të tjerëve e nga çdo tersllëk në botën përtej, e nga burgu i telsheve në këtë botë»

(Mësime të Dritës, e Bediuzzaman Said Nursi, Fjalët. F. 284, 285)

Shqipëroi, Halit Methasnai (Beka)

Weekly Blitz:

http://www.weeklyblitz.net/2015/04/the-sickness-of-our-age-is-not-stress-but-lack-of-trust-in-allah/

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo