logo
HARUN YAHYA
PSE FRANCA ESHTE KAQ SHUME E FRIKESUAR NGA FEJA?
ucgen

PSE FRANCA ESHTE KAQ SHUME E FRIKESUAR NGA FEJA?

1195
"Rrugëzgjidhja për ndalimin e konflikteve, dhunës gjithnjë e në rritje dhe pabarazisë ekonomike nuk gjendet te ndalimi i fesë; krejt e kundërta: ajo duhet kërkuar tek përpjekjet për përhapjen e virtyteve fetare."
 
Franca dhe disa vende të tjera u përfshinë në një debat të madh kur dy nxënëse u përjashtuan nga shkolla për shkak të mbajtjes së shamisë.
Franca e zgjeroi ndalesën e shamive nëpër shkollat e saj, duke propozuar një ligj i cili ndalonte mbajtjen e veshjeve apo simboleve që haptazi shprehin identitetin fetar. Përveç shamive, ligji ndaloi edhe kryqet e të krishterëve dhe kësulat (jermulkat) e çifutëve. Ky ligj shkaktoi një valë reagimesh. Vendet myslimane, Mbretëria e Bashkuar, SHBA-të dhe Gjermania e dënuan ligjin dhe theksuan se vënia në zbatim e këtij ligji në Francë do të shkaktonte tensione dhe kundër-reagime. Gjithashtu ato pohuan se ligji binte në kundërshtim me lirinë fetare dhe të drejtat bazë të njeriut. Por deri më tani këto reagime nuk kanë çuar në tërheqjen e vendimit të qeverisë franceze.
 
Ajo ç'ka ndodhi në Francë nuk duhet të interpretohet vetëm si një ndalesë e simboleve fetare; frika e francezëve ndaj fesë dhe virtyteve fetare daton shumë kohë më parë. Ata të cilët kanë djeni për zhvillimin e kulturës shoqërore dhe lidhjeve kishë - shtet do ta kuptojnë se iniciativa dhe debate të tilla janë të mirënjohura nga shoqëria franceze. Për më shumë, kjo frikë nuk kufizohet vetëm tek Islami dhe Judaizmi; kujtimet e vrasjeve të katolikëve gjatë Revolucionit Francez nuk janë fshirë akoma nga memoria e ndërgjegjes botërore. Modeli i sotëm në marrëdhëniet kishë - shtet në Francë është vendosur me anë të dhunës, armiqësive, mërive dhe masakrave. Lufta për zvogëlimin e influencës së Kishës Katolike në shoqërinë franceze filloi në shekullin e 18-të. Mund të thuhet se në këtë periudhë shoqëria franceze nisi të distancohet prej vlerave shpirtërore dhe fetare dhe të influencohet nga filozofia materialiste.
 
Periudha e Iluminizmit: Si u distancuan shoqërite evropiane nga vlerat fetare
 
Periudha në të cilën idetë materialiste dhe evolucioniste filluan të pranoheshin gjerësisht në shoqërinë evropiane, gjë që influencoi edhe në distancimin e kësaj të fundit nga feja, njihet si Iluminizmi. Sigurisht që ata të cilët zgjodhën këtë fjalë (ata të cilët e përshkruan këtë ndryshim idesh si një lëvizje pozitive drejt progresit të njohurive njerëzore) ishin udhëheqësit e këtij devijimi. Ata e përshkruan periudhën e mëparshme si "Mesjeta e Errët" duke fajësuar fenë për të, dhe pretenduar se Evropa u iluminua apo ndriçua kur u shekullarizua dhe u distancua nga feja.
Kjo pikëpamje tendencioze dhe e gabuar vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite një mekanizëm bazë propagandimi i atyre që janë kundra fesë.
 
Megjithatë, faktet tregojnë se Mesjeta Kristiane ishte "e errët" me bestytni dhe fanatizma dhe shumica e këtyre janë ndrequr në Epokën post-Mesjetare të Evropës. Por edhe vetë Iluminizmi nuk ka sjellë rezultate pozitive në perëndim. Arritja më e rëndësishme e Iluminizmit, që ndodhi në Francë, ishte Revolucioni Francez, i cili e ktheu vendin në një det me gjak. Për shumicën e intelektualëve francezë Iluminizmi nënkuptonte indoktrinimin e njerëzve me urrejtje ndaj çdo vlere fetare dhe shpirtërore. Këtë pikëpamje ndajnë gati të gjithë mendimtarët që jetuan në shekullin e 18-të. Revolucioni Francez u zhvillua i bazuar mbi idetë e Iluminizmit, i cili mbizotëronte në Francë; ai ishte një nga revolucionet më barbare, të pamëshirshme dhe mizore të botës moderne. Gjëja e parë që do të bënin jakobinët pas ardhjes në pushtet pas revolucionit, do të ishte futja në përdorim e gijotinës; prej së cilës mijëra njerëzve do t'iu pritej koka për shkak se do të akuzoheshin se ishin të pasur apo fetarë.
Njëri prej udhëheqësve të revolucionit i quajtur Fushe (nofka e tij do të ishte Kasapi i Lionit) do të dërgonte në Lion një komitet të drejtuar prej tre vetash, për të shkatërruar aristokracinë fetare dhe atë që zotëronte toka. Në një letër që do ti dëgonte Robespierit, drejtuesit të senatit, ai do të shkruante se gijotina po vazhdonte vrasjet me ritme shumë të ngadalta dhe se nuk ishte i kënaqur me përparimin e avashtë te revolucionit. Për këtë ai kërkonte leje për kryerjen e një sparstrimi sa më të shpejtë dhe masiv. Në ditën që do ta merrte këtë leje, mijëra njerëz me duar të lidhura mbas shpine do të vriteshin pa mëshirë nga armët e revolucionit.
 
Në ditët tona, letërsia e influencuar nga Iluminizmi e vlerëson Revolucionin Francez; megjithëse, revolucioni i kushtoi shumë Francës dhe kontriuboi në shfaqjen e konflikteve sociale të cilat do të zgjatnin deri në shekullin e 21-të. Analizimi i Revolucionit Francez dhe Iluminizmit nga mendimtari i famshëm britanik, Edmond Burke, është shumë domethënës. Në librin e tij të famshëm të botuar në 1970, "Reflektim ndaj Revolucionit Francez", ai e kritikon idenë Iluminizmit dhe frytin e tij, Revolucionin Francez. Ai është i mendimit se, lëvizja shkatërroi vlerat bazë që mbanin të bashkuar shoqërinë; vlera të tilla si feja, morali dhe struktura familjare, ku me zhdukjen e tyre do të shtrohej rruga drejt terrorrit dhe anarkisë. Së fundi, ai e konsideron Iluminizmin, si "një lëvizje shkatërruese të intelektit njerëzor."
 
Drejtuesit e lëvizjes iluministe ishin masonët. Njerëz si Volteri, Dideroi, Monteskuiu, dhe disa mendimtarë të tjerë anti-fetarë, të cilët përgatitën rrugën për revolucionin, ishin të gjithë masonë. Masonët ishin të lidhur ngushtë me jakobinët, të cilët ishin drejtuesit e revolucionit. Kjo ka bërë që disa historianë të jenë të mendimit se është e vështirë të bësh dallim midis jakobinizmit dhe masonizmit te kësaj periudhe në Francë.
 
Gjatë Revolucionit Francez, armiqësia ndaj fesë u rrit në mënyrë të ndjeshme. Shumë klerikë u çuan përpara gijotinës, shkatërruan kisha, dhe përveç kësaj, kishte prej atyre që donin që të zhduknin Krishtërimin dhe ta zëvendësonin me një fe simbolike, pagane të shtrembërt të quajtur "Feja e Arsyes". Çmenduria e revolucionit francez nuk do të linte jashtë gijotinës edhe vetë drejtuesit e revolucionit, të cilëve do t'i priteshin kokat në të njëjtën gijotinë me të cilën kishin dënuar shumë njerëz më parë. Në ditët e sotme mes shumë francezëve ka akoma dyshime nëse revolucioni ishte një gjë e mirë apo jo.
 
Ndjenjat anti-fetare të Revolucionit Francez u përhapën në të gjithë Evropën, dhe si rezultat i kësaj shekulli i 19-të do të kthehej në një nga periudhat më të vrazhda dhe më agresive të propagandës anti-fetare.
 
Lufta kundër fesë në Francë
 
Rroli që kanë patur masonët gjatë revolucionit është pranuar nga agjenti sekret, Konti Kaliostro. Ai është arrestuar nga inkuzitorët në 1789, dhe ka bërë disa pohime të rëndësishme kur u morr në pyetje. Ai ka deklaruar se masonët në të gjithë Evropën kishin planifikuar një zinxhir revolucionesh, dhe deklaroi se qëllimi kryesor i tyre ishte të shkatërronin Papatin ose të merrnin drejtimin e tij.
Por misioni i masonizmit nuk ndaloi me revolucionin në Francë. Kaosi që u formua si shkak i revolucionit do të përfundonte vetëm me ardhjen në pushtet të Napoleonit. Por paqja napoleonike nuk do të zgjaste shumë; pasi ambicjet e Napoloenit për të drejtuar të gjithë Evropën do të ndihmonin në dhënien fund mbretërimit të tij. Pas tij Franca do të bëhej pre e konflikteve mes monarkistëve dhe revolucionarëve. Në vitet 1830, 1848 dhe 1871 vendi do të përfshihej nga tre revolucione të tjerë. Në vitin 1848 u krijua "Republika e Dytë"; ndërsa në 1871 u krijua "Republika e Tretë". Në 1881, Katolicizmi pushoi së qënuri fe zyrtare e Francës dhe në 1988 u hoq përfundimisht nga sistemi arsimor mësimi fetar.
 
Masonët ishin aktivë gjatë gjithë kësaj periudhe trazirash. Qëllimi kryesor i tyre ishte të dobësonin Kishën dhe institucionet fetare të saj, të shkatërronin vlerat e fesë dhe influencën e ligjeve të saj tek shoqëria dhe të hiqnin arsimin fetar. Masonët e konsideruan anti-klerikalizmin si qëndrën e aktiviteteve të tyre sociale dhe politike.
 
Enciklopedia katolike jep disa informacione shumë të rëndësishëm për këtë mision anti-fetar të lozhës së Orientit të Madh, siç njihej rryma kryesore e masonizmit francez:
 
Nga dokumentat zyrtare të masonizmit francez, të gjetura kryesisht në "Buletinin" dhe "Compte-rendu"(të dhënat) e Orientit të Madh, mësohet se të gjithë ligjet anti-klerikale që kalonin në parlamentin francez dekretoheshin më parë nga degët masonike dhe zbatoheshin nën drejtimin e Orientit të Madh, qëllimi i të cilit në Francë është pranuar se ka qenë të kontrollonte gjithçka dhe gjithkënd. "Unë thashë në mbledhjen e 1898 -ës," thotë delegati Mase, i cili ishte oratori zyrtar i Kuvendit të vitit 1903, "se është detyrë e lartë e frank-masonerisë të ndërhyjë çdo ditë e më shumë në luftërat politike dhe laike." "Suksesi (në luftën anti-klerike) është në masë të madhe si shkak i frankmasonerisë; pasi janë fryma, programi dhe metodat e saj ato që kanë triumfuar." "Se nëse sot është formuar një bllok politik, kjo është për shkak të frankmasonerisë dhe disiplinës së mësuar në degët e saj"… "ne duhet të jemi syhapur dhe mbi të gjitha kemi besim të përbashkët, nëse duam të përfundojmë punën tonë, për sa kohë që ajo nuk është përfunduar. Këtë punë ju e dini … lufta kundra njerëzve të fesë po vazhdon. Republika duhet të çlirohet nga kongregacionet fetare, duke i hequr qafe me një goditje të fortë. Sistemi i masave gjysmake është i rrezikshëm kudo; dhe kundërshtari duhet shpartalluar me një goditje të vetme."
 
Enciklopedia e Krishterë vazhdon të dhënat e luftës së masonizmit francez kundër fesë:
 
Në të vërtetë të gjitha reformat anti-fetare masonike që janë zbatuar në Francë që prej vitit 1877, siç janë shekullarizimi i arsimimit, masat kundër shkollave private të krishtera dhe shoqatave bamirëse, shtypja e urdhërave fetarë dhe plaçkitja e Kishës, arritën kulmin e tyre të hapët me riorganizimet anti-kristiane dhe anti-fetare të shoqërisë njerëzore, që janë shtrirë tashmë jo vetëm në Francë por në gjithë botën. Prandaj masonismi francez, si flamurtar i të gjithë masonerisë botërorë, pretendon të përurojë epokën e artë të republikës botërore masonike, duke përfshirë në vëllazërinë masonike të gjithë njerëzit dhe vendet e botës. "Triumfi i Galileasve (të krishterëve)," ka thënë në 20 shtator 1902 presidenti i Orientit të Madh, senatori Delpeh, "ka zgjatur 20 shekuj. Por tani ai do të vdesë....Kisha Katolike Romane, e bazuar në një mit galileas, filloi të rrëzohet me shpejtësi në ditën kur u themelua shoqata masonike."
 
Me fjalën galileas masonët nënkuptojnë Isain të njohur si Jezus, pasi sipas Ungjillit, ai u lind në qytetin palestinez të Galileut. Prandaj urrejtja e masonëve për kishën është një shprehje e urrejtjes që ata kanë për Jezusin dhe të gjitha fetë monoteiste. Me themelimin në shekullin e 19-të të kulturave materialiste, darviniste dhe humaniste ata besuan se e kishin shkatërruar fenë dhe e kishin kthyer Evropën në paganizmin para Krishtit.
 
Në vitin 1902 kur fjalët e mësipërme janë thënë, në Francë u miratuan një seri ligjesh të cilat e zgjeruan lirinë e veprimit kundër fesë. Kështu janë mbyllur tre mijë shkolla fetare dhe është ndaluar dhënia e mësimeve fetare nëpër shkolla. Shumë klerikë janë arrestuar dhe disa u dëbuan nga vendi, ndërsa pas kësaj njerëzit e fesë filluan të konsideroheshin si qytetarë të dorës së dytë. Për këtë arsye në vitin 1904, Vatikani i ndërpreu mardhëniet diplomatike me Francën. Megjithatë ky veprim nuk e ndryshoi qëndrimin e Francës. Dhe do të duhej humbja e jetëve të disa qindra mijëra francezëve në Luftën e Parë Botërore kundra ushtrisë gjermane, që arroganca e shtetit të zbutej dhe të fillonte një rivlerësim në vlerat shpirtërore në vend.
 
Siç edhe Enciklopedia Katolike pohon, lufta kundër fesë, që nga ditët e Revolucionit Francez e deri në shekullin e 20-të, është kryer nëpërmjet "reformave anti-fetare të miratuara në parlamentin francez" të cilat "dekretoheshin më parë nga degët masonike nën mbikqyrjen e Orientit të Madh." Ky fakt mund të lexohet lehtësisht edhe nëpër shkrimet e masonëve. Për shembull, një citat nga një botim turk i "Një fjalim të bërë nga vëlla Gambeta në 8 korrik të 1875 në degën e Klemente Amitie" thotë:
 
Ndërkohë që frika e reagimit kërcënonte Francën, dhe doktrina fetare dhe idetë e prapambetura filluan sulmin ndaj parimeve dhe ligjeve të shoqërisë moderne, në gjirin e organizatave të zellshme dhe largpamëse si ato masonike të përkushtuara ndaj parimeve të vëllazërisë, ne gjejmë forcën dhe shpëtimin për luftën ndaj pretendimeve ekstravagante të Kishës, ekzagjerimeve qesharake dhe teprimeve të zakonshme të saj… ne duhet të bëjmë kujdes dhe të vazhdojmë luftën. Në mënyrë që të mbrojmë idetë e rregullit dhe progresit njerëzor. Për këtë arsye, le të rezistojmë në mënyrë që mburojat tona të mos thyhen kurrë.
 
Letërsia masonike, idetë e saja i paraqet në mënyrë të vazhdueshme si "largëpamëse" kur akuzon njerëzit e fesë si të "prapambetur."
Megjithatë, kjo është thjesht një lojë fjalësh. Nocioni "frika e reagimit", përmendur në citatin e mësipërm, është diçka që e kundërshtojnë gjithashtu edhe klerikët e sinqertë, por që masonët e përdorin për të vënë në shenjestër fenë në përpjekjen e tyre për t'i distancuar njerëzit prej saj. Përveç kësaj, ne duhet të vëmë në dukje se filozofia materialisto-humaniste e përkrahur nga masonët në të vërtetë është bestytni, me një sistem të prapambetur ideshë, që të kujtojnë idetë e qytetërimit pagan të Egjiptit dhe Greqisë së lashtë.
 
Kështu që, përdorimi i termave si "largpamësi' dhe 'prapambetje" nga ana e masonëve nuk ka bazë në realitet. Në të vërtetë, këto terma janë të pabazë pasi konflikti midis masonëve dhe klerikëve apo njerëzve fetarë nuk është asgjë më shumë se vazhdimi i konfliktit midis dy ideve që kanë ekzistuar që në fillimet e historisë njerzore. Feja është ajo që deklaron të parën prej këtyre ideve: se njerëzimi është krijuar nga Zoti dhe se qëniet njerëzore duhet ta adhurojnë Atë. Kjo është e vërteta. Ndërsa ideja e kundërt, është se qeniet njerëzore nuk janë krijuar, por se ato bëjnë jetë të kotë dhe të pa qëllimtë, është ideja e propozuar nga ata që e mohojnë ekzistencën e Zotit. Nëse filozofia e masonëve studiohet me kujdes mund të shihet shumë qartë sesa i pabazë është përdorimi nga ana e tyre i termave të tillë si "prapambetje" dhe "largpamësi".
 
Duke përdorur idenë e "progresit", masonët kërkojnë të shkatërrojnë fenë. Enciklopedia Katolike thotë:
 
Pikat vijuese konsiderohen të jenë mjetet kryesore (të masonizmit):
 
(1) Të shkatërrojë Kishën plotësisht duke e goditur haptazi atë, ose me anë të një sistemi hipokrit dhe hileqar të ndarjes së shtetit ngas Kisha. Të shkatërrojë gjithë influencën e Kishës dhe fesë, duke e quajtur çështjen e besimit "klerikalizëm," dhe, me aq sa të mundet, ta shkatërrojë Kishën dhe gjithë të vërtetën, me fjalë të tjera, fenë mbinjerëzore, e cila është më shumë sesa një kult i paqartë i atdheut dhe njerëzimit;
 
(2) Të shekullarizojë, me anë të një sistemi të ngjashëm hipokrit dhe hileqar "josektarian," të gjithë jetën publike dhe private, dhe mbi të gjitha, mësimdhënien dhe edukimin e popullit. "Josektarianizmi", siç kuptohej nga grupi i Orientit të Madh, është anti-katoliçizëm dhe anti-kristianizëm, ateizëm pozitivist, ose sektarianizëm agnostik i tërhequr nga josektarianizmi. Liria e mendimit dhe e vetëdijes së fëmijëve duhet të zhvillohet sistematikisht tek ata në shkollë dhe të ruhet, sa të jetë e mundur, nga të gjitha influencat shqetësuese, jo vetëm të Kishës dhe priftërinjve, por edhe nga influenca e prindërve të tyre, dhe nëse është e nevojshme, duke përdorur edhe mënyra detyruese morale dhe fizike. Orienti i Madh e konsideron këtë rrugë të domosdoshme dhe të sigurtë për themelimin perfundimtar të republikës botërore sociale….
 
Nga sa mund të shihet qartë më sipër, masonizmi ka vënë në përdorim një program, të quajtur "çlirimi i shoqërisë," qëllimi i të cilit është të ç'rrënjosë fenë. Ky program vazhdon të jetë i gjallë edhe në ditët tona. Por programi në fjalë nuk duhet të ngatërrohet me idetë që kërkojnë t'i sigurojë njerëzve mundësinë për të praktikuar të lirë fenë e tyre, pa patur parasysh përkatësinë e tyre fetare. Por në të kundërt, modeli i parashikuar nga masonizmi është një sistem që kërkon shpëlarjen e trurit të masave, duke synuar të fshijnë një herë e mirë fenë nga shoqëria dhe mendja e individëve dhe nëse është e mundur të persekutojë besimtarët e saj.
 
Morali fetar është zgjidhja e të gjitha vështirësive - Problemi themelor është mungesa e fesë
 
Politika e Francës për të çrrënjosur fenë nga identiteti i saj filloi në shekullin e 18-të dhe ka vazhduar për tre shekuj. Pasojat e saj kanë qenë kthimi i vendit në një shtet që ka frikë fenë, moralin fetar dhe njerëzit fetarë (besimtarët). Në vitet e fundit, myslimanët dhe pjesëtarët e organizatave të ndryshme fetare që ekzistojnë në vend janë sulmuar si rezultat i këtij proçesi. Megjithatë, fobitë e Francës nga feja janë të pabaza. Dhe për më tepër njerëzimi nuk duhet të ketë kurrë frikë nga feja, por në të kundërt, nga mungesa e saj. Morali fetar i sjell shoqërisë paqe, mirëqënie, drejtësi dhe tolerancë. Në një shoqëri ku ndjenja e fesë është e fortë, nuk mund të ketë dhunë, degjenerim apo frikë. Për këtë arsye, frika e Francës nga feja është e panevojshme. Në shoqëritë ku mbretëron lufta, konflikti, dhuna dhe padrejtësia nuk ka moral fetar.
 
Në një shoqëri që është larguar nga feja, është e paevitueshme që shumica e njerëzve të jenë egoist, të padrejtë dhe pa moralin e mirëbërjes. Vetëm vlerat e fesë sigurojnë përsosjen e moraleve të shoqërive dhe individëve. Ata që besojnë te Zoti sillen me përgjegjësi, derisa ata jetojnë për të arritur kënaqësinë e Zotit dhe e dinë se do të japin llogari për atë që veprojnë. Duke pasur frikë Zotin, në mënyrë të kujdesshme ata i shmangin veprat, qëndrimet dhe sjelljet e këqija të cilat nuk pëlqehen nga Zoti. Një shoqëri që dominohet nga njerëz të tillë kthehet në një shoqëri që nuk vuan nga problemet sociale.
 
Mirëpo, një mosbesimtar, që nuk ka mundur ta kuptojë se në fund ai do të shpërblehet ose ndëshkohet për veprat e tij nuk ka për ti vënë kufi veprimeve të mbrapshta. Pavarësisht nga fakti që shumë njerëz i shmangin disa sjelle të papërshtatshme për shoqërinë ku jetojnë, ata nuk hezitojnë për të bërë disa të tjera kur nxiten, inkurajohen ose u jepet mundësia.
 
Në shoqëritë ku nuk ka fe, njerëzit janë të predispozuar të bëjnë çfarëdo lloj veprimi imoral. Për shembull, një besimtar nuk do të merrte kurrë rryshfet, luante kumar, kishte zili, ose të gënjente pasi ai do ta dinte se do të japi llogari për këto vepra në botën tjetër. Ndërkohë, një i pafe është i prirur t'i bëjë të gjitha këto. Nuk mjafton që dikush të thotë, "unë nuk jam besimtar por nuk marr rryshfet, apo unë nuk jam besimtar por nuk luaj kumar, pasi një njeri që nuk i frikësohet Zotit dhe që nuk beson se do të japë llogari për në botën tjetër mund të bëjë secilën nga këto vepra kur ndryshojnë situatat dhe kushtet. Një person që thotë, "unë nuk jam besimtar dhe nuk bëj mëkate" mund të bëjë të tilla kur gjendet në një vend ku mëkatimi konsiderohet si diçka normale. Apo një person që nuk i frikësohet Zoti dhe thotë se nuk merr ryshfete mund të thotë, "im bir është sëmurë, prandaj duhet të marr rryshfet".
 
Ndërsa një besimtar nuk ka vese të tilla, sepse ai ka frikë Zotin dhe nuk harron se Zoti i di qëllimet si edhe mendimet e tij.
 
Një person që është larg fesë mund të thotë "unë nuk jam besimtar por jam zemërbutë. Unë nuk kërkoj as hakmarrje e as nuk kam urrejtje," por një ditë një ngjarje e papritur mund ta bëjë të humbasi kontrollin dhe shfaqë sjelljet më të pamenduara prej tij. Ai mund të përpiqet të vrasë ose dëmtojë dikë, sepse morali që ai ka është i atillë që ndryshon në varësi të ambjentit dhe kushteve të vendit ku ai jeton.
 
Mirëpo dikush që beson tek Zoti dhe në botën tjetër, nuk devijon nga parimet morale të pëlqyeshme, sido qofshin kushtet apo ambjenti. Morali i tij nuk është i ndryshueshëm por i qëndrueshëm. Zoti e përmend moralin e lartë të besimtarëve në ajetet e tij:
 
"Ata janë, të cilët e zbatojnë besën dhënë Zotit dhe nuk e thyejnë zotimin. Që mbajnë lidhjen për të cilën Zoti ka urdhëruar të mbahet, që frikësohen nga Zoti i tyre dhe nga llogaria e rëndë e përgjegjësisë. Që janë të duruar (ndaj të këqijave), për të fituar kënaqësinë e Zotit të tyre dhe që e falin namazin, dhe nga ajo me çka Ne i kemi furnizuar ata japin fshehtas dhe haptas dhe të keqen e largojnë me të mirë. Të tillët do të kenë përfundim më të mirë. (Kuran, 13: 20-22)
 
Në një ambient të pafe, koncepti i parë që do të eleminohet është ai i familjes. Vlera të tilla si besnikëria, besueshmëria, bindja, dashuria, dhe respekti të cilat e mbajnë familjen, braktisen plotësisht. Duhet patur parasysh se familja është themeli i shoqërisë dhe nëse rrënohet familja, e njëjta gjë ndodh edhe me shoqërinë. Edhe shteti nuk ka më arsye pse të ekzistojë, përderisa janë shuar vlerat morale që e përforcojnë shtetin.
 
Përveç kësaj, në shoqëritë e pafe, nuk ka më arsye pse të respektosh, duash, apo të ndjesh dhembshuri për dikë. Kjo e çon shoqërinë në anarki. I pasuri ka zili të varfërin, dhe i varfëri ka zili të pasurin. Invalidët dhe të varfërit urrehen. Rritet agresioni ndaj kombeve të ndryshëm.
Punonjësit bëhen agresiv ndaj punëdhënësve dhe punëdhënësit ndaj punonjësve, baballarët i kundërvihen bijve të tyre dhe e kundërta.
 
Arsyeja për gjakderdhjet e vazhdueshme që raportohen nëpër gazeta është mospatja e fesë. Në këto faqe, çdo ditë shikohen lajme për njerëz të cilët në mënyrë të shkujdesur vrasin njëri-tjetrin për arsye të parëndësishme.
 
Mirëpo, një njeri që e di se në botën tjetër do të japë llogari, nuk i'a drejton kujt armën në kokë dhe ta qëllojë atë. Ai e di se Zoti e ka ndaluar njeriun të bëj krime, dhe frika që ai ka nga Zoti bën që ai të shmangë ndërshkimin në botën tjetër. Zoti, në Kur'an, i urdhëron njerëzit të mënjanojnë prishjen në tokë:
 
"Mos bëni çrregullime në tokë pas rregullimit të saj. Luteni Atë duke pasur frikë (dënimin) dhe duke shpresuar (mëshirën). S'ka dyshim se mëshira e Zotit është pranë të mirëve" (Kur'an 7: 56)
 
Ekzistenca e vlerave të fesë sjell dashurinë që ndihet për Zotin. Kjo dashuri te njerëzit ka një ndikim pozitiv dhe inkurajues të jashtëzakonshëm. Për të fituar kënaqësinë e Zotit, besimtarët sillen në mënyrën më të moralshme, më të dashur dhe më të respektueshme me njëri-tjetrin. Në përgjithësi, mëshira, toleranca dhe dhëmbshuria përhapen në shoqëri.
 
Duke pasur frikë Zotin, njerëzit mënjanojnë me përpikmëri kryerjen e veprave dhe veseve të ulëta. Në këtë mënyrë, çdo lloj mëkati, që më parë nuk mund të ndalohej, tani ndalohet në mënyrë të papritur. Fryma dhe ngrohtësia e fesë mbush atmosferën.
 
Është një fakt i pranuar se në shoqëritë ku nuk ka fe njerëzit bëhen të pabindur dhe shkaktojnë anarki dhe i kundërvihen shtetit. Ndërkohë për dikë që jeton me vlerat e fesë, ligjet e shtetit janë supreme. Nëse kërkohet, ai do të vinte jetën në rrezik për këto vlera. Pasi për një njeri të tillë, interesat e vendit të tij gjithmonë do të vijnë para interesave të veta. Ata ngrihen për vlerat shpirtërore dhe bëjnë gjthçka që kanë mundësi për ti mbrojtur ato vlera.
 
Në këto kushte të favorshme, qeverisja e vendit padyshim që bëhet më e lehtë. Shteti bëhet një vend i sigurtë dhe i begatë. Drejtuesit e vendit i trajtojnë qytetarët me drejtësi dhe dhembshuri, dhe në këtë mënyrë përfundojnë praktikat e padrejta. Si kompensim, drejtuesit respektohen nga qytetarët. Shtete të tilla i kanë themelet të patundëshme.
 
Me mungesën e moralit Islam, babai bëhet armiku i të birit, dhe e kundërta, vëllezërit grinden, punëdhënësit i shtypin punonjësit. Fabrikat dhe firmat ndalin punën për shkak të anarkisë dhe të pasurit shrytëzojnë fuqinë punëtore të të varfërve. Në biznesin e përditshëm njerëzit mundohen të mashtrojnë njëri-tjetrin. Trazirat, konfliktet dhe anarkia bëhen një mënyrë jetesë për pjesëtarët e shoqërisë. Arsyeja për të gjitha këto është se njerëzit nuk kanë frikë Zotin. Njerëzit, të cilët nuk e kanë frikë Zotin ndjehen të lirë të bëjnë padrejtësi, dhe nuk hezitojnë të drejtohen drejt ekstremiteteve, si drejt dhunës dhe mizorisë, madje dhe drejt vrasjeve. Veç kësaj, pa ndjerë një brejtje të ndërgjegjes, ata guxojnë të shprehin publikisht moskeqardhjen e tyre. Në të kundërt, dikush që është i bindur se ai mund të dënohet përjetësisht në ferr, në botën tjetër, nuk do të kryente kurrë vepra të tilla. Morali i Kur'anit i bën veprime tilla të pamundura. Çdo gjë trajtohet me lehtësi, qetësi, dhe në mënyrën më të mirë. Nuk ndodhin gabime gjyqësore dhe, ndërkohë, rajonet e policisë dhe gjykatat zor se gjejnë një çështje për të shqyrtuar.
 
Gjendja shpirtërore e qetë dhe e rehatshme në të gjitha fushat e jetës i sjell mirëqenie gjithë shoqërisë. Kërkimet shkencore lulëzojnë, dhe zor se kalon ndonjë ditë pa ndonjë zbulim të ri apo ndonjë arritje teknologjike, dhe rezultatet përdoren për të mirën e të gjithëve. Kultura lulëzon dhe udhëheqësit promovojnë mirëqenie publike. Ky lulëzim ekziston për shkak se mendja e njeriut është liruar nga presioni. Pasi mendja e dikujt është qetësuar, ai arrin të mendojë më mirë dhe kjo gjendje e mendjes e zmadhon fushën e reflektimit. Të jetosh në standarte të mira morali sjell mirëqenie te njerëzit; ata janë të suksesshëm në biznesin dhe tregëtinë e tyre. Bujqësia dhe industria lulëzojnë.
Në të gjitha fushat ku ka iniciativë, ka progres të vërtetë.
 
Zgjidhja është e qartë: kthejuni Zotit, Krijuesit të të gjitha krijesave, dhe do të arrihet lumturia dhe qetësia e vërtetë, duke iu kthuer fesë Zoti do të na ndihmojë. Zoti na ka informuar se shpëtimi në këtë botë është ti kthehemi fesë dhe Ai ka dhënë lajme të gëzueshme se shërbëtorët e Tij të sinqertë nuk do të frikësohen, me kusht që ata do të jenë të bindur ndaj Tij.
 
"Atyre nga mesi juaj të cilët besuan dhe bënë vepra të mira Allahu u premtoi se do të jenë zotërues në tokë ashtu si i pat bërë zotërues ata që ishin para tyre dhe fenë të cilën Ai e pëlqeu për ta, do ta forcojë, e në vend të frikës Ai do t'iu dhurojë siguri. Ata le të më adhurojnë Mua e të mos më shoqërojnë gjë. E kush edhe pas kësaj mohon, të tillët janë ata më të prishurit." (Kur'an 24: 55)
 
Prandaj, për të gjitha arsyet që dhamë më sipër, shoqëria franceze duhet të kërkojë një zgjidhje pa mungesën e fesë por me praktikën e moralit fetar. Rrugëzgjidhja për ndalimin e konflikteve, dhunës gjithnjë e në rritje dhe pabarazisë ekonomike nuk gjendet te ndalimi i fesë; krejt e kundërta: ajo duhet kërkuar tek përpjekjet për përhapjen e virtyteve fetare. Kur një komb i frikësohet Zotit, vepron me ndërgjegje dhe shfaq dhembshuri, mëshirë dhe tolerancë, nuk ka dyshim se ai komb do të çrrënjosë me lehtësi dhunën dhe degjenerimin nga shoqëria e vet.
SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet