Ka me mijëra të mira madje dhe në jetët e njerëzve që jetojnë dhe në kushtet më të vështira.Megjithatë, njerëzit në vend që t’i kuptojnë dhe t’igëzojnë këto të mira, përgjthësisht fokusohen te mungesat e tyre para së gjithash. Ato harrojnë ekzistencën e mijëra bukurive përreth tyre dhe mërziten për ato të mira që ato nuk mund t’i zotërojnë.Ato e konsiderojnë vetveten e tyre si të keqtrajtuar dhe të privuar nga gjërat më të mira të botës. Ato e kalojnë shumicën e jetës së tyre duke menduar për gjërat që nuk i kanë, pengesat që ato kalojnë.Ndërsa përqëndrohen tërësisht në këto gjëra, ato nuk ndërgjegjësohen dhe të kuptojnë faktin se ka shumë të mira përreth tyre, të cilat janë krijuar për to,në çdo moment të vetëm.
Normalisht jo çdo njeri në tokë do të kalonte të njëjta situata.Njëri mund të jetë i shëndetshëm ndërsa tjetri mund të luftojë kundër sëmundjeve. Dikush nuk kalon të njëjtat kënaqësi që kalon tjetri. Dikush mund të jetë i pasur dhe tjetri mund të jetë i varfër. Në shumë aspekte të jetës, kur të mirat e dhëna krahasohen, ato mund të ndryshojnë nga njëra tjetra.Dhe në të gjitha këto ka më shumë mirësi dhe dituri.Por dhe pse pa konsideruar të tilla rrethana,të mirat që njerëzit zotërojnë në përgjithësi janë kaq të bollshme saqë ato thjesht duhet t’igëzohen të gjithave të mirave të mëdha të dhëna nga Allahu dhe të jenë shumë të lumtur.
Zoti ynë i Plotfuqishëm thotë se këto të mira janë të pafund, edhe pse në terma të përgjithshme:
16:18. Po edhe nese perpiqeni t’inumëroni dhuntitë (të mirat) e All-llahut, nuk do të mund të arrini t’i përcaktoni ato. Me siguri All-llahu shumë fal dhe shumë mëshiron.
14:34. Dhe Ai ju dha gjithatë që e kërkuat (që kërkoi nevoja juaj) dhe, edhe ne qoftë se përpiqeni t’i numëroni të mirat e All-llahut, nuk do të mund të arrini t’i përkufizoni(në numër). Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë përbuzës.
Dhe ka një sekret të madh të krijuar nga Allahu prapa të të gjitha këtyre të mirave.Në se dikush nuk mund ta shohë kenaqësitë që ai gëzon ;nuk mund të vlerësojë favoret e Allahut ndaj tij dhe është i prirur të mendojë vetëm ndaj mangësive,atëherë ai kurrë nuk mund të jetë i lumtur.Ajo ndodh sepse nëse Allahu i jep atyre më shumë të mira,edhe pse ai ankohet që nuk i ka këto të mira ,në formën që ai do dëshironte që ai t’i kishte,ky person akoma do të –sepse pë shkak të vlerave morale që ai posedon –shihte vetëm atë se cfarë atij i mungon,dhe në vend që të ishte i lumtur për me ato çfarë ai ka, do të brengoset për ato që gjëra që ai mendon se nuk i ka. Sepse ajo se cfarë këtij personi aktualisht i mungon nuk janë të mirat që ai nuk i posedon,por më tepër aftësia për të vlerësuar mirësitë,dashurinë dhe të mirat e Allahut.Për aq kohë sa ai dështon të mbajë dhe të vlerësojë thellësisht të mirat morale në këtë aspekt,edhe sikur të gjitha të mirat e kësaj botë t’i jenë dhënë atij, ai përsëri nuk do të jetë në gjendje të vlerësojë dhe t’igëzohet këtyre të mirave.
për më tepër ,dikush ;dashurinë e Allahut në cdo bukuri që sheh,e vogël apo e madhe qoftë; dhe që është mbushur me gëzim për shkak të dashurisë ndaj Allahut; do të jetë shumë i lumtur edhe pse jeta e tij do të jetë në kushtet më të vështira të kësaj bote.
Asnjë kënaqësi e kësaj bote nuk mund të zëvëndësojë lumturinë që ai person shijon.Gëzimi dhe paqja që ky person kalon, kurrë nuk merr fund.Dhe pse ai të mund të përballet me qindra probleme dhe skamje, ai përsëri do të do të ndjejë një kënaqësi të madhe shpirtërore të ekzistencës qoftë dhe një të mire të vetme deri në fund të jetës së tij.Ai e falenderon Allahun me dashuri dhe pasion sepse Ai është i Vetmi që ka krijuar atë të mirë për të. Ai do të ndjejë kënaqësinë e gëzimit ,të dashurisë dhe mirësisë së pafund,miqësisë,afërsinë dhe mbrojtjen e Allahut qoftë dhe në atë mirë të vetme. Edhe pse në situatat më të vështira,ai shijon bukurinë dhe e di se Allahu është me të se ai është shumë më afër tij se sa damari i venës së qafës ,se Ai është miku tij më i afërt dhe kurrë nuk do ta humbasë refuzojë ndihmën për aq kohë sa ai të jetë i sinqertë. Duke menduar që kënaqësia shpirtërore përbën një nga bekimet më të mëdha të krijuar për të në këtë botë,ai jep falenderimet e tij Allahut aq aq shumë sa ai të mundet, në mënyrën më të sinqertë dhe të çilter.
Kështu që, nuk janë të mirat për vetveten apo numri i madh i tyre që të bëjë një person të lumtur.Është të jetuarit sipas vlerave morale me anë të vlerësohen këto të mira.Po të mos i arrijë këto vlera morale,është e pamundur për personin në fjalë që të jetë I lumtur në kuptimin e vërtetë të fjalës , ne lidhje me ekzistencën e të mirave.ky është sekretiithënë nga Allahu me fjalët: “14:7. Dhe (perkujtoni) kur Zoti juaj njoftoi bindshem: “Nese falenderoni, do t’ua shtoj te mirat, e nese perbuzni, s’ka dyshim, denimi im eshte I veshtire!”
Apo diçka tjetër dikush pa fe mund të kënaqet gjithashtu me të mirat. Apo një person i sëmurë mund të kënaqet kur i jipet një dhuratë,ose dicka për të ngrënë apo për t’u veshur.Por aigëzim është vetëm një një reaksion i thjeshtë fizik i arritur pa përdorimin e arsyes, që buron nga personi i cili ka siguruar një fitim në këtë botë. Gazmendi i vërtetë arrihet vetëm përmes dashurisë së Allahut me arsyen dhe besim me ndergjegje. Ja pse pra, kur një besimtar hedh vështrim në jetën e tij ai mund të reflektojë nëse ai vërtet e kaloi këtë dashuri përmës të mirave me anë të cilave ai u kënaq.Në qoftë se një person vetëm sa kalon gëzimin fizik përballë të mirave,që do të thotë se është ne një hapësirë serioze në këtë jetë që ka nevojë të jetë bërë mirë sipas rastit urgjent. Për shkak që kjo do të thotë të mos e falenderosh sa duhet Allahun,apo dështon që të mos i vlerësosh apo madje të mos ndjehesh mirënjohës për ato të mira. (Allahu e di të vërtetën)Dhe jolumturia e një personi për shkak të mirave të pafund në disppozicion të tyre, pakënaqësitë e tij të vazhdueshme edhe pse të mirave të panumërt i dhënë atij hidhërimi i tij për mungesën e të mirave,mund të jetë një ndëshkim nga Allahu për shkak të mosmirënjohjes së tij. Allahu i përkujton njerëzve për këtë në Kur’an:
2:152. Pra ju më kujtoniMua (me adhurime), Unë ju kujtoj juve (me shprëblim). Më falenderonie mos Më mohoni. (Sura el-Bakare, 152)
... 42:48. Ne nuk të këmidërguar ty roje të tyre, tike për obligim vetëm komunikimin. Vërtet, kur Ne idhurojmë njeriut nga ana Jone ndonjë të mirë, ai gëzohet për të, e kur e godet ndonjë e keqe që e ka merituar vetë, atëherë njeriu është përbuzës. (Sura ësh Shura)
34:17. Atë dënim ua dhamë atyre për shkak se nuk besuan, e Ne nuk dënojmë, përveç mohuesit.
80:17. Qoftë mallkuar njeriu, sa mohues i fortë është ai! (Sura Abese, 17)
100:6. Vërtet, njeriu është përbuzës ndaj Zotit të vet.
100:7. Edhe vetë është dëshmues ia saj (përbuzjeje). (Sura Adijat, 6-7)
9:80. Kërko falje për ta ose mos kërko (është njëjtë), e edhe nëse kërkon falje shtatëdhjëtë herë, All-llahu nuk do t’ua falë, sepse ata mohuan All-llahun dhe te derguarin e Tij, e All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë (të shpëtimit) ata që nuk respektojnë. (Sura Tewbeh, 80)
Në fakt, njëriu mund të ha disa vakte në ditë:edhe nëse ai dëshiron të ha më shumë së 3-4 herë në ditë ,trupi nuk pranon.Madje në qoftë se ke me qindra veshje,njeriu mund të veshë vetëm një në një numër të kufizuar në ditë, pra nuk mund t’i veshë njëherazi.Edhe në qofte së ka me qindra shtëpi dhe vetura aipërsërinuk mund t’ipërdorë njëherazi.Madje dhe pse një njëri mund të shkojë kudo për pushime,ai vetëm në një vend mund të shkojë. Madje dhe pse një njëri kurrë të mos flintë –gjë që është praktikisht e pamundur-njeriu mund t’igëzojë këto të mira vetëm 24 orë në ditë.Kështu pra ,jeta e kësaj botë nuk është krijuar që lumturia e vërtëtë të arrihet vetëm nga gjërat materiale në këtë botë.
Gëzimi për të mirat që burojnë nga Allahu,nga ana tjetër, është gëzimi më imadh që duhët të të kënaqë më tepër nëntë gjitha kushtet e situatat dhe në çdo moment.Dhe vërtet është një privilegj i madh dhe një bekim i madh për një person i ciliështë i pajisur me një moral të tillë, dhe mund të shohë shenjat e dashurisë së Allahut kudo ku ai hedh vështrimin.Sepse ky është burimi i një kënaqësie të madhe që kurrë nuk do të përfundojë.Për këtë arsye, në vend që të përqëndrohemi në presencën apo mungesën e të mirave,njeriu duhet më mirë të reflektojë mbiatë nëse ai ka mundur të arrijë të fitojë këtë kuptim për të mirat e dhëna.