Janë një sërë arësyesh pse vendet zhvillohen dhe bëhen të begatë. Duke vështruar mbi superfuqitë apo ekonomitë e mëdha të sotme, ne mud të shohim arësyet që pasuria mund të grupohet bashkë në gjashtë nëntituj: Burime natyrore, kolonializëm, një sistem financiar i bazuar në interes, ecuri teknologjike, industri lufte dhe vendndodhje gjeostrategjike.
Këqyrja një për një e këtyre nëntitujve e bën të qartë se forma e qeverisjes nuk është njëri prej faktorëve parësorë. Zgjedhja e qeverisë më të shëndoshë është shumë e rëndësishme përsa i përket të drejtave të njeriut dhe lirive civile, para gjithçkaje tjetër.
Dobitë më thelbësore të regjimeve demokratike janë themelimi i të drejtave të njeriut dhe mirëqenia shoqërore dhe përdorimi i pasurisë së përftuar për synime bamirësie, për të mirën e popullit. Demokracia pluraliste është qartësisht mënyra më e shëdnetshme për t’i siguruar këto.
1- BURIMET NATYRORE
Është një fakt i njohur që pothuajse të gjitha vendet me ekonomi të forta sot kanë burime të pasura natyrore. Kur shikojmë vendet me ekonomi të mëdha si Amerika, Rusia, Kina dhe India, shohim se ato të gjitha kanë rezerva të pasura vaji, ari, qymyri, gaz natyror, hekur ose bakër.
Gjermania është një vend i pasur me qymyr. Përgjatë shekujve kur industria evropiane bazohej në qymyr, ai qymyr e pasuroi Gjermaninë.
Për t’u kthyer tek Gjermania, vendi posedon nja 30% të rezervave të qymyrit të botës. Ajo mban vendin e dytë në nxjerrjen e qymyrit. Sipas raportit të Këshillit Botëror të Arit, SHBA ka rezervat më të mëdha të arit, me 8133 ton. Ata vazhdojnë të jenë prodhuesi i tretë më i madh sot, me 230 ton në vit. SHBA-të posedojnë 12.23% të rezervave botërore të vajit, duke e bërë atë vendin e tretë në botë.
SHBA mban vendin e tetë në botë për nga rezervat e hekurit, shtylla kurrizore e industrisë, me 8.5 miliardë ton, dhe është vendi i katërt për prodhimin e çelikut. Rezervat e saj të hekurit janë nja 200 herë më të mëdha sesa ato të Turqisë.
Falë teritoreve të mëdha (sa Evropa) që SHBA kanë përftuar duke vrarë miliona amerikanë vendas, që ajo është një gjigand bujqësor.
2- KOLONIALIZMI DHE ROBËRIMI (SKLLAVËRIMI).
Vendet që janë pasuruar nëpërmjet kolonizimit përfshijnë Britaninë e Madhe, Francën, Sapnjën, Portugalinë, Japoninë dhe Hollandën.
Nëse do të shtonim edhe robërimin tek nëntitulli i kolonializmit, Britania e Madhe, Franca dhe SHBA, sërish paraqitet gjithëpërfshirëse. Gjer në prag të Luftës Civile më 1860 në Amerikë, vendi kishte një popullsi prej 31 milionësh, dhe 4 milionë skllevër. Të paktën 11 milionë skllevër afrikanë u detyruan të punojnë gjer në vdekje, pothuajse me kosto zero për Amerikën mbi 300 vjet, dhe ajo praktikë çnjerëzore e ka bërë Amerikën një gjigand bujqësor. Ajo erdhi e u bë një monopol në tregun botëror me mallrat e prodhuara prej skllevërve nga fushat e pambukut dhe plantacionet e sheqerit.
Për më tepër, SHBA mundi të vrasë dy zogj me një gur duke ndikuar në politikat bujqësore të vendeve të tjera, nëpërmjet kredive që ajo ofronte. Ndërsa fitonte para prej interesit, nga njëra anë, ata siguruan kontrollin mbi bujqësinë botërore, në anën tjetër. Plani Marshall, i propozuar më 1947 dhe i vënë në jetë gjatë 1948-’51, dhe ku përfshiheshin 16 vende, bashkë edhe me Turqinë, është shembulli më konkret i kësisoj ndihme.
3- SISTEMI I INTERESIT DHE I PASTRIMIT TË PARAVE
Vendet që kanë përfituar para nga një sistem financiar i bazuar në interes, duke shitur para me interes, me fjalë të tjera, përfshinë Britaninë e Madhe, Francën, Zvicrën, Luksemburgun dhe Hollandën. Plër shembull, me sistemin e saj financiar, Zvicra është qendra botërore e pastrimit të parave, dhe u pasurua duke bërë para prej parashë. Prodhimi industrial përbën vetëm 20% të ekonomisë zvicerane; elementet kryesore janë bankimi dhe interesi.
Luksemburgu, me popullsinë e tij 500.000-she dhe $82.000 PBB (Prodhimi i Brendshëm Bruto) për kokë, bazuar në shpërndarjen e fuqisë blerëse, është ndër vendet e para. Ai mban vendin e dytë më të madh për nga fondi i investimit pas SHBA-ve.
Norvegjia, me popullsinë e saj 4.5 milionëshe, ka pas qenë një vend shumë i varfër. Pas zbulimit të naftës ajo themeloi një fond, duke shijuar nja $300 miliardë me interes nga vaji.
Duke u kthyer kah Britania e Madhe dhe Franca, do të shikojmë se ajo është pasuruar për 300 vjet, falë sistemit të interesit. Ashtu sikurse edhe sistemi i Zvicrës, kjo fuqi dhe pasuri i ka shndërruar ata në vende ku bankierët dhe financierët dërgojnë të sigurt paratë e tyre. Këto dy vende morën nën kontroll kontinentin amerikan pas zbulimit ë tij dhe filluan edhe eksportimin e një sistemi financiar të bazuar në interes. Qysh prej 1800-ave Amerika ka qenë qendra e sistemit botëror të bazuar në interes. Me rënien e ekonomive evropiane pas luftës së parë dhe të dytë botërore, SHBA u bë shijuesja e vetme e kontrolllit të sistemit fianciar bazuar në interes, në mbarë botën.
Ndërkohë, pronarët e sistemeve monetare të njohur si bankat qëndrore kombëtare, të cilat në fakt nuk janë nën pronësi të shteteve por prej familjeve të posaçme dhe konsorciumeve, u vendosën në Amerikë pas të dyja luftrave botërore.
Para Luftës së Parë Botërore, të gjitha monedhat kishin për tregues arin. Pas luftës, Poundi Sterling, monedha më e vlefshme, humbi 300% të vlerës së saj. Monedhat gjermane, franceze dhe italiane, gjithashtu u zhvlerësuan. Dollari, monedha amerikane, me rezervat më të mëdha të arit, filloi të përdorej në transaksionet financiare edhe në Evropë, e përshkruar si “ia vlen peshës së saj në flori”.
4- PROGRESI TEKNOLOGJIK DHE INDUSTRIAL
Vendet më të rëndësishme që janë rritur përmes progresit teknologjik janë Gjermania Perëndimore dhe Japonia. Amerika e mbështeti rritjen teknologjike të këytre dy vendeve që ata të mos iu nënshtroheshin bllokut komunist, Një tjetër gjigand teknologjik është Korea e Jugut, e cila ka gëzuar gjithmonë mbështetjen amerikane kundër Koresë së Veriut. Vende të tjera në krye të listës që kanë bërë progres të madh teknologjik janë Izraeli dhe India
Progres i madh teknologjik u bë në Amerikë me kontributin e dhjetëra miliona njerëzve që u kanë ikur kulturave represive, lirindrydhëse në Evropë, duke u bërë një gjigand teknologjik në shekullin e 20-të. Shumë shkencëtarë u vendosën në Amerikë dhe e mbështetën këtë rritje teknologjike edhe pas L2B. Amerika vazhdon të jetë vendi që përfiton më shumë nga rrjedhja e trurit. Shkenca dhe teknologjia janë kështu vazhdimisht në rritje në këtë vend.
5- INDUSTRIA E LUFTËS
Amerika i ka kushtuar rëndësi të madhe industrisë së luftës fill pas konflikteve të njohur si Lufta e 1812, duke mos nxjerrë asgjë kundër aleancës angleze dhe irlandeze. Presidenti asokohe, Xheferson, ia mveshi atë mungesë suksesi mungesës së armëve dhe municionit, dhe SHBA i hyri prodhimit të tyre qysh atë kohë duke u bërë një vend fabrikimi dhe shitje armësh.
Duke iu referuar Luftës së Parë Botërore, presidenti Wilson tha, “Britania posedon botën, dhe Gjermania don t’ia marrë. “Një nga veçoritë e asaj lufte ishte se pothuajse të gjitha materjalet e përdorura nga Britania dhe Franca qenë sjellë nga Amerika. Britania e Madhe në veçanti përftoi një të tretën e motorrave për avionët e saj, më shumë se gjysmën e municionit dhe 80% e drithërave të saj nga Amerika. PBB i Amerikës në 1916-ën u rrit në $50 miliardë. Britania ishte në borxh tek Amerika. Rusia e kishte të pamundur t’i shpëtojë lakut të borxhit për shkak të komunizmit. Franca doli e dëmtuar keqazi nga L1B me shkatërrimin e rajoneve të saj industriale prej Gjermanisë.
Industria amerikane e armëve fitoi shuma të stërmëdha parashë me mbarimin e të dyja luftrave botërore. Pas këtyre luftërave , pothuajse të gjitha vende ishin në borxh tek Amerika, dhe si e vetmja mënyrë për të shlyer këto borxhe ata vazhduan të marrin akoma borxh me interes.
Popullsitë e Gjermanisë dhe Amerikës ishin të barabartamë 1870, dhe ndonëse Amerika ishte sa Evropa në madhësi toke, PBB i saj ishte vetëm 30% më e lartë sesa ai i Gjermanisë. Megjithatë, në fund të L2B, PBB i Amerikës ishte katër fish sa ai i Gjermanisë.
Si një shtojcë për të shënuar, shpenzimet vjetore të vendeve të botës për sigurinë kanë arritur në $9.8 trilionë. Duke patur në mendje se të pesë anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB, SHBA, Rusia, Britania e Madhe, Kina dhe Franca, janë gjithashtu edhe pesë shitësit më të mëdhenj të armëve, roli i industrisë së luftës në ekonomitë e tyre mund ë rroket me mend më lehtë.
6- VENDNDODHJA GJEOSTRATEGJIKE
Të ndodhesh në linjat e energjisë apo rrugëve të transportit është e një rëndësie të madhe për ekonomitë e vendeve. Për shembull, Egjypti fiton nja $5 miliardë në vit falë Kanalit ë Suezit.
Vendndodhja e SHBA-ve është gjithashtu e rëndësishme përsa i përket sigurisë. Gjer në shekullin e 20-të, investimet në Amerikë, e cila ishte imune ndaj kërcënimeve të jashtme përveç luftës civile, u bënë në industrializim dhe urbanizim, në vend të shpenzimeve në ushtri. Teritori i SHBA-ve nuk pësoi dëme në pasuri gjatë L2B. Britania e Madhe, Franca, Gjertmania dhe Rusia u shkatërruan tmerrësisht , teksa Amerika nuk kishte kurrëfarë problemi të tillë. Zonat e saja industriale nuk u rrafshuan, dhe nuk pësoi humbje në njerëz që të punonin në to.
PËRFUNDIM
Siç mund të vërehet, nuk është për shkak të sistemit presidencial që Amerika është bërë superfuqi. Vështruar mbi të gjitha përparësitë dhe burimet e saj nëntokësore, është e qartë se vendi do të ishte i pasur, pavarësisht sistemit të saj qeverisës.
Në fakt, përkundër supozimit, mjaft prej pasurisë së saj nuk është fare në dorë të shteteve amerikane. Sikurse edhe në vendet e tjera, numri njerëzve të varfër, të papunët, analfabetët dhe në borxh tek Amerika, janë mu si vendet e tjera. Rezerva Federale (FED) nuk është Banka Qendrore e Qeverisë Amerikane, por zaten, një institucion privat, siç janë të tilla instucione në pjesën tjetër të botës. Ajo nuk kontrollohet as nga presidenti dhe as nga Kongresi Amerikan. Përfshirë Rezervën Federale, tetë banka private të mëdha dhe institucione në SHBA kontrollojnbë asete me vlerë afërsisht $16 trilionë. Kjo fuqi nuk ndodhet në duart e popullit amerikan, por në duart e pronarëve të këtyre kompanive dhe bordi prej 60 vetësh i drejtorëve të tyre. Edhe sikur industritë amerikane, kompanitë apo qytetet e saj të shpallin falimentim, këta njerëz të pasur nuk do të ndikohen as edhe një grimë.
Nga ana tjetër, kjo pasuri me tepricë është si rezultat i metodave si robërimi (skllavërimi, de), industria dhe industria e armëve, e cila kurrë nuk mund të miratohet.
Turqisë i duhet të formojë një aleancë me vendet turke dhe Islamike nëse don të bëhet një superfuqi e pasur. Një përmasë e madhe pasurie mund të sigurohet përmes një Unioni Vendesh Islamike, formuar në baza të modelit BE. Ajo që lypset të bëhet është përqëndrimi në cilësi, shkencë dhe teknologji, dhe në ripërtëritjen shpirtërore. Përqafimi prej saj i nivelit më të lartë të demokracisë, Zoti dashtë, Turqia do të arrijë synime shumë më larta për 2023 dhe 2071 sesa pritshmëritë..
Një faktor tjetër i rëndësishëm është se forma e qeverisjes për t’u zgjedhur duhet patjetër të përfaqësojë një sistem që i përmbahet strukturës së pandashme të vendit. Nëse një vend formohet si rezultat i bashkimit të shteteve federative atëherë një sistem presidencial fare mirë mund të jetë një detyrim. Megjithatë, të ndash një shtet unitar në fedeata do ta shqyente atë vend, si fizikisht, edhe psikologjikisht dhe ekonomikisht.
http://botapress.info/si-u-bene-shba-te-vendi-me-i-fuqishem-i-botes/
http://globnews.al/editorial-si-u-be-shba-vendi-me-i-fuqishem-i-botes/