(Nga intervista e drejtpërdrejtë e z.Adnan Oktar në
TV Kral Karadeniz dhe TV Kanal Ufra, 21 Tetor 2009)
Adnan Oktar: Shiko, nëse ata besojnë në rimishërim, atëherë puna jonë me të vërtet është tepër e lehtë. Ekzistojnë adhurues të djallit si dhe stanistët, mirëpo kjo në fakt është veçse një fiksim i tyre dhe ata në të vërtet nuk besojnë në asgjë. Po që se ata do të besonin, do të ishte tepër e lehtë që ata ti shndërronim në mysliman, dhe ti kthenim në mysliman. Çështje çasti. Nëse një person do të besonte vërtet në rimishërim, atëherë çështja pothuajse është e kryer dhe e përfunduar. Ata besojnë në ekzistencën e shpirtit, dhe se shpirti mund të bartet diku tjetër. Kjo është e lehtë që ata të bëhen mysliman. Mirëpo pasuesit e rimishërimit nuk besojnë me të vërtet në një gjë të tillë. Ata vetëm thonë se besojnë, mirëpo në të vërtet nuk ekziston një pyetje e tillë. E sipas Kur’anit, rimishërimi në çfarëdo mënyre, është i pamundur. Allahu thotë “ekziston një perde,” ku “ata nuk mund të shikojnë përtej.” Pasi që një person të vdesë dhe të kalojnë në jetën e përtejme, ai nuk mund të rikthehet më prapa. Mirëpo, vazhdimisht kthehet në jetë gjatë ëndrrave, e cila i ngjanë vdekjes. Dikush që flenë vdes çdo ditë. Atyre u merret shpirti. Ndërsa Allahu ua kthen shpirtin çdoherë kur zgjohen. Mirëpo, Allahu gjithashtu thotë se Ai nuk ua kthen atë disa njerëzve. Kështu që ata nuk ngritën nga gjumi. Prandaj i gjejnë ata të vdekur, apo jo? Ekzistojnë edhe shumë raste të ngjashme.
Ata thonë se shpirti futet në bimë ose barë... dhe pa qëllim. Çfarë mund të bëjë shpirti i një njeriu në një insekt? Çfarë mund të mësojë? Si mund të përfitojë? Le të supozojmë se një gjë e tillë ka ndodhur; cili do të ishte qëllimi? Insektet nuk kanë logjikë. Ato veprojnë sipas frymëzimit të Allahut, duke bredhur nëpër barë. Nuk ekziston kurrfarë vendi për ta zhvilluar inteligjencën apo ku do të arrihej ndonjë kulturë, arsimim apo dije. Natyrisht insektet nuk kanë logjikë. Prandaj Allahu na jep jetë të gjatë. Njerëzit jetojnë 70 apo 80 vjet. Apo 40-50 vjet. Në një ajet Allahu i Plotfuqishëm pyet, “A nuk u është dhënë kohë e mjaftueshme?” Të tillët kërkojnë nga Zoti ynë që ti kthejë prapë, dhe se do të jenë myslimanë të përkryer. Nevoja që dikush të punojnë sipas vullnetit të lirë i është marrur, sigurisht pasi që tani më ata e kanë parë Xhenetin dhe Xhehenemin. Ata mendojnë se janë shumë të zgjuar. Mirëpo Allahu thotë “edhe po që se ata do të ktheheshin prapë do të vepronin njëjtë.” Për shkak se ata do të ktheheshin në gjendje harrese.
Për shembull, dikush mund të zgjohet dhe të thotë se kishte pa në ëndërr se po dërgohej në Xhehenem. Kësisoj ai do të shkaktoj edhe më shumë vuajtje. Sidoqoftë, ai do ta harroj atë. Atëherë, personi nuk vepron sipas përvojës. Prandaj Allahu thotë se koha që na është dhënë në dispozicion neve, është e mjaftueshme. Njerëzimit i është dhënë jetëgjatësi e mjaftueshme. Asnjëri nuk mund të ketë ndonjë justifikim. Ne kalojmë nëpër këtë trajnim. E se çfarë personi është dikush mund të shihet gjatë këtij procesi të të mësuarit. Nuk ka kurrfarë arsyeje që dikush të kalojnë në një mace, dhe pas maces në bari apo lule. Një gjë e tillë nuk ekziston dhe s’ka mundësi të ndodhë.