Rritja e influencës Turke në kohët e fundit dhe mënyra se si ka arritur ta zërë pozicionin udhëheqës në rajonin e saj mund dhe të keqinterpretohet,veçanërisht nga disa njerëz në komunitetin Perëndimor ,duke çuar drejt shqetësimeve të panevojshme që futen në rendin e ditës.
Trashëgimia kulturore historike Turke dhe kushtet politike, ekonomike, gjeografike ekzistuese e bëjnë atë udhëheqësin natyror,jo vetëm të këtij rajoni, por dhe,më tutje ,duke u radhitur nga Kadi deri në Indonezi dhe nga Sudani deri në Kinë, dhe në të gjithë botën Islamike. Gjithsesi,sot koncepti i të qenurit të Turqisë ,lidër ,udhëheqës është bazuar në konceptin që përfshin jo vetëm Muslimanët por dhe në konceptin e së vërtetës dhe të drejtësisë, që mbron të pafajshmit, ai ndjek një linjë racionale dhe të moderuar që përfshin jo vetëm Muslimanët por dhe njerëzit e të gjitha besimeve dhe feve,i cili trajton gjithsecilin me dashuri dhe të drejtat themelore të njerëzimit dhe i cili kërkon të vendosë paqe dhe mirëqenie për të gjithë komunitetet.
Turqia nuk posedon konceptin e lidershipit të bazuar në shtypjen e njerëzve siç kanë bërë disa perandori koloniste në të shkuarën. Kurrë nuk ka pasur ndonjë koncept administrativ që të konfliktohej me popujt, për të shfrytëzuar apo shtypur popujt e tjerë në historinë Turke.Turqit sollën një civilizim të bazuar në dashurinë, dhembshurinë dhe mirëkuptimin kudo ku ato shkuan, ata kurrë nuk njihen si imponues të kulturës dhe besimit të tyre.Në kohën e perandorive Seljuke dhe Otomane ky koncept i dashurisë, dhembshurisë dhe drejtësisë i cili ishte i panjohur për Evropën e asaj kohe , mbizotëronte në të dyja perandoritë.Në kohën kur Çifutët dhe Muslimanët persekutoheshin dhe detyroheshin të konvertoheshin, të ndërronin besimin,dhe ata të cilët refuzonin vriteshin apo dëboheshin, Çifutët,të Krishterët dhe Muslimanët nën flamurin Osman jetonin së bashku në paqe dhe vëllazëri. Çifutët të cilët persekutoheshin në Evropë u shpëtuan nga anijet veçanërisht të atribuara nga sultani Otoman, dhe një mjedis ishte caktuar për këto njerëz padrejtësisht të shtypur në të cilin ata mund të jetonin të qetë ,në paqe ,siguri dhe ta ushtronin besimin lirshëm. Në të njëjtën mënyrë, të Krishterët të lodhur nga presioni i sekteve të ndryshme gjetën ngrohtësinë dhe mirëkuptim në tokat që ishin nën juridiksionin Otoman.Çdokush që hedh vështrimin në histori, i paanshëm, sigurisht që qartë do ta shohë këtë, një rezultat i vlerave morale sipërore të bazuara në Kur’an dhe në Sunetin e Profetit tonë (s a a s). (Për detaje të mëtëjshme mbi subjektin,shiko www.turkishislamicunion.com )
Sot, gjithashtu, Turqia luan një rol model për botën Islamike e me konceptin e saj të Islamit që është në harmoni të plotë me vlerat morale të Kur’anit do të mbrojë të drejtat e Çifutëve dhe të Krishterëve në menyrën më të përsosur.Me natyrën e saj demokratike dhe laike ajo do të vendosë një klimë në të cilën njerëz me ide të ndryshme mund ti shprehin këto lirshëm dhe do të krijojnë një koncept në të cilin gjithkush do të trajtohet si qytetar i klasit të parë.Me devocionin e saj të drejtësisë ajo do të mbrojë të dëmtuarit,edhe pse kjo mbrojtje do të vijë në mënyrën më të arsyeshme, të moderuar dhe racionale. Ashtu sikurse kërkohet nga vlerat morale të Kur’anit ajo do të mbrojë të gjithë ato qe janë në nevojë,jo thjesht vetëm të një komuniteti, sektori, të një shoqërie apo grupi etnik,besimi apo sekti.Ajo do të sillet si një vëlla i madh me të Krishterët ,Çifutët po ashtu dhe me Muslimanët.Ajo do të ndërtojë një klimë në të cilën si Armenianët dhe Grekët, Rusët dhe Amerikanët, Izraelitët dheEvropianët, Kina dhe India mund të jetojnë të gjithë në një mënyrë sa më të rehatshme të sigurtë dhe paqësore.Nën udhëheqjen e Turqisë ,çdokush do të ketë mirësi ,jo vetëm kombi Turk apo bota Muslimane.
Koncepti Turki lidershipit nuk është i bazuar në superiaritetin racial ose të idesë se "ne duam të bëhemi lider dhe gjithkush duhet të na bindet." Koncepti Turk i lidershipit nuk është ai që të nxisë konflikte dhe të përgatisë terrenin për anarki dhe terror. Koncepti Turk i lidershipit nuk është një koncept i papërkulshëm që inkurajon dështimin për zgjidhjen e problemeve. Koncepti Turk i të kuptuarit është ai që kërkon që të shërbejë dhe që kalon vështirësi,i cili kërkon paqe dhe mirëqenie për të tjerët dhe pse mund të kalojë vështirësi dhe vetë,ai është pra i bazuar në vet-sakrifikim dhe altruizëm dhe ai është paqësor dhe plot me dashuri.
Bota Islamike-Turke, e cila njeh dhe dëshiron paqen dhe sigurinë që ajo e përjetoi në kohrat Otomane,është e ndërgjegjshme se Turqisë i përshtatet më së miri roli i lidershipit me këtë popullsi dhe territor të gjerë. Turqia do të sjellë të gjitha sektet Islamike botërore së bashku si vëllezër, do të bashkojë të gjitha komunitetet dhe konceptet përreth një linje të arsyeshme e të moderuar dhe do të parandalojë terrorin, radikalizmin dhe dhunën. Ajo do të jetë një urë lidhëse dhe efektive ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit dhe do të ketë fuqinë shpirtërore të eliminojë paragjykimet e dyshimet që parti të ndryshme kanë njëra kundrejt tjetrës. Asnjë shtet tjetër përveç Turqisë nuk ka infrastrukturën historike, politikedhe kulturore të performojë këtë detyrë. Është për këto arsye që Turqia është e vetmja përgjigje e pyetjes "Kush duhet të jetë lideri?" në boten Islamike-Turke.Turqia është gjithashtu përgjigja e pyetjes që bëhet në Perëndim "Kë dëshironi ju që të luajë rolin e liderit në këtë rajon?" Për shkak të ndëgjegjes së mirë dhe sensit praktik ata janë të ndërgjegjshëm se lidershipi Turk do t’i sjellë mirësi si botës Islamike-Turke ashtu dhe qytetërimit Perëndimor.
Periudha që ne kemi përpara do të jetë një periudhë në të cilën udhëheqja shpirtërore Turke pambarisht rritet dhe zhvillohet,sikurse është theksuar dhe nga mendimtarë Perëndimorë dhe Lindorë.Megjithatë, është e nevojshme që të përsërisim që kjo është një udhëheqje shpirtërore, një udhëheqje që merr formën e një vëllai të madh. Ky lidership duhet të garantojë paqe,qetësi,mirëqenie dhe siguri.Të bashkuar nën udhëheqjen Turke, bota Islamike-Turke do ta përfshijë të tërë botën me dashuri dhe mëshirë, dhembshuri dhe do të mundësojë që një qytetërim i pasur, shumë i zhvilluar dhe i shkolluar të formohet. Shpresa jonë është për këtë bashkim, dhe se ai do të manifestojë dashurinë, dhembshurinë dhe drejtësinë e Allahut në mënyrën më të përsosur, që ajo të vijë menjëherë dhe të finalizohet me përfundimin e gjërave negative që i shkaktojnë dhimbje dhe vuajtje njerëzve.