Përse besimtarët ndiejnë nevojën për tu folur të tjerëve me entuziazëm rreth Islamit ? Cila është arësyeja që besimtarët janë vazhdimisht entuziastë?
Allahu tregon se ka një grup midis besimtarëve të cilët i therrasin njerzit në rrugën e mirë dhe të drejtë:
"Le të jetë një shoqëri nga ju që ftoni në çka është e dobishme, përkrahni drejtësinë, dhe ndaloni të këqijat. Këta janë fituesit."(Surja Al ‘Imran, 104)
Sipas këtij vargu të Allahut,Muslimanët e sinqertë përpiqen tu tregojnë njerzve rreth bukurive të moralit të Kuranit dhe gabimin e të jetuarit në papajtueshmëri me ketë moral dhe ti drejtojnë ata drejt fesë së Allahut.Përderisa ata jetojnë me moralin e bukur të fesë,dhe e dinë se kjo sjell një jetë teper te rehatshme për njerzit, ata duan që edhe te tjerët të pëjetojnë të njëjtën paqe dhe bukuri.Ajo që është më e rëndësishme është se perderisa ata e dinë se sa real ështe ferri, ata duan që të gjithë njerzit të jetojnë një jetë që ta kënaqë Allahun dhe kështu të shmangin vuajtjet e ferrit.
Ështe shume e rëndesishme që qoftë edhe vetëm një person të shohë të vërtetën,sepse këte person e pret një jetë e përtejme në kopështe ose ne ferr si rezultat i punëve te kësaj jete.Duke qënë se ata përballen me të gjithë llojet e sakrificave,ka rëndësi edhe në qoftë se vetëm një person shpëtohet nga ferri dhe arrin kënaqësinë e Allahut.
Kur është e nevojshme ata shpenzojnë muaj dhe vite, ditë e natë në mënyrë të tillë që ta familjarizojnë personin me moralin e fesë dhe që ai të përqafojë këtë moral superior.Në të njëjtën mënyre, ata mund të përdorin të gjitha burimet e tyre financiare për një person të vetëm me dëshirë dhe entuziazëm.Entuziazmi i tyre u jep forcë të madhe fizike dhe shpirtërore. Ata vazhdojnë të flasin rreth fesë së Allahut në menyrën më të mirë deri në fund të jetës së tyre.Gjithsesi duhet sqaruar se besimtarët vazhdojnë predikimet e tyre me të njëjtin entuziazëm edhe nëse asnjë njeri nuk gjen besimin nëpërmjet përpjekjeve të tyre. Kjo sepse përgjegjësia e tyre eshtë vetëm të flasin rreth fesë. Allahu është Ai i cili i drejton njerzit. Ne Kuran eshtë shpallur se pavarësisht përpjekjeve të thella dhe të sinqerta të Profetit tonë (saas), shume politeistë në Mekë nuk besuan dhe Allahu ia kujtoi Profetit (saas) këtë situatë në vargun, " Nuk mund t’i udhëzosh ata që i do. Zoti është Ai i vetmi që udhëzon në përputhje me vullnetin e Tij, dhe në përputhje me njohurinë e Tij për ata që meritojnë udhëzimin.” (Surja El-Kasas, 56).
Entuziazmi dhe ngazëllimi i besimtarëve ndryshon shumë në kuptim nga " entuziazmi i bazuar në interes vetiak"
Entuziazmi i besimtarëve vjen si rezultat i dashurise dhe perkushtimit te tyre ndaj Allahut. Ata e kanë drejtuar dashurinë e tyre pasionante jo ndaj kësaj bote, por ndaj Allahut i cili i krijoi ata nga asgjeja, u siguron atyre jetesën, u jep atyre jetë dhe eshte i gjithemeshirshem dhe i dhembshur.
Arësyeja më e rëndesishme për ketë është se besimtarët i vlerësojnë gjerat me mendje të hapur. Ata janë ne dijeni se Allahu është Ai i Cili jep jetë, mbron te gjitha krijesat e gjalla dhe jo të gjalla në tokë dhe se të gjitha qëniet e tjera perveç Tij janë të varura prej Tij.
Per shkak të dashurisë dhe përkushtimit të tyre ndaj Allahut, ata përpiqen ta kënaqin Allahun gjatë jetës se tyre. Dëshira për te fituar kënaqësinë e Allahut është burimi me i rëndësishem i entuziazmit dhe lumturisë së besimtarëve. Dëshira për te fituar kënaqësinë e Allahut dhe për te shkuar në Kopështin që Allahu ka përgatitur për besimtarët u jep atyre një fuqi të pafundme,entuziazëm dhe lumturi.
Njezit te cilët nuk jetojnë sipas vlerave morale të fesë duket se entuziazmohen shumë kur përfshihen interesat e tyre. Megjithate, kut takojne nje situatë në konflikt me interesat e tyre, ata e humbasin të gjithë entuziazmin dhe gëzimin e tyre. Për shkak se nuk kanë besim të sinqertë në Allah dhe botën e përtejme, ata harrojnë shume udhëzime të fesë në ato momente.
Ata nuk besojnë se jeta e kësaj bote është krijuar si sprovë, dhe se Ai do ti testoje njerzit me shume incidente në dukje te mira ose të këqija dhe se Ai do ti shpërbleje ata të cilët tregojne durim. Për shkak të sëmundjes në zemrat e tyre ata i kap mosbesimi dhe (Allahu është përtej kësaj.) ata dyshojnë në ndihmën e Allahut. Në vend që të besojnë Allahun, ata bien në dëshpërim dhe fillojnë të bejnë supozime rreth Allahut. Kështu sëmundja e tyre, të cilën ata mundohen ta fshehin në zemrat e tyre, fillon të shfaqet në bisedat e tyre. Ne Kuran ështe shpallur se të tille njerëz do ta humbasin papritur entuziazmin e tyre në situata te tilla dhe do fillojnë të dyshojnë në premtimin e Allahut si:
“Hipokritët dhe ata me dyshime në zemrat e tyre thanë, “Çka na premtoi Zoti dhe i dërguari i Tij nuk ishte asgjë më shumë se një iluzion.’” (Surja El-Ahzab, 12)
Sigurisht, ata sillen në këtë menyrë, sepse nuk kanë besim të fortë në zemrat e tyre. Këta njerëz nuk mund të kuptojnë se çdo gjë me të cilën ata përballen është e krijuar si një sprovë dhe se ata dallohen prej atyre me sëmundje në zemër nga reagimet e tyre ndaj sprovës. Besimtarët të cilët kanë besim të sinqertë përjetojnë paqen dhe entuziazmin e të qënit i dorëzuar tek Allahu me një besim të fortë dhe njohjen se ndihma e Allahut është afër.
Cili është burimi i entuziazmit të besimtarëve?
“Mu’minët (besimtarët) janë ata që besojnë në Zotin dhe të dërguarin e Tij, dhe e arrijnë gjendjen e të mos pasurit asnjë dyshim çfarëdo qoftë ai, dhe përpiqen me paratë e tyre, dhe jetët e tyre për Zotin. Këta janë të sinqertit." (Surat El-Huxhurat, 15)
Siç është shpallur në vargun e mësipërm, në Kuran Allahu i përcakton besimtarët si "ata që kishin besim dhe nuk kishin asnjë dyshim dhe kanë luftuar në rrugën e Allahut". Kjo karakteristikë e besimtarëve shpjegon shumë qartë entuziazmin në zemrat e tyre. Gjithashtu, besimtarët përpiqen për vlerat në të cilat ata besojnë pa dyshuar, pavarësisht se çfarë ndodh, vetëm me forcën e dhënë nga enthusiazmi i fesë së tyre.
Një tjetër arsye që e mban gjallë entuziazmin e besimtarëve është se ata jetojnë midis frikës dhe shpresës siç është shpallur në vargun, " Mos e korruptoni tokën pasi që është rregulluar, dhe adhuronie Atë nga druajtja dhe shpresa. Padyshim, mëshira e Zotit është e arritshme për të drejtit.” (Surja El-A'raf , 56)
Të jetosh midis frikës dhe shpresës "do të thotë.:
Besimtarët nuk munden kurrë të jenë plotësisht të sigurt nëse Allahu është i kënaqur me ta apo jo, dhe nëse ata kanë treguar moralin i cili mund të shpërblehet me Xhennetin e Tij. Prandaj, ata janë në dijeni te dënimit të Allahut në Ditën e Gjykimit dhe vazhdimisht përpiqen për ta përsosur moralin e tyre. Në të njëjtën kohë ata e dinë në ndërgjegjen e tyre se ata janë përpjekur sa kanë mundur që të mund të fitojnë kënaqësinë dhe dashurinë e Allahut. Kështu ata kanë shpresën e madhe se mund të arrijnë bekimin dhe Kopështin e Allahut i cili është pafundësisht i mëshirshëm. Në momentin që ata përjetojnë këto dy ndjenja, shpresën dhe frikën, njëkohësisht, ata kurrë nuk i shohin përpjekjet e tyre të mjaftueshme dhe nuk e konsiderojnë veten larg nga gabimet dhe mangësitë. Siç është shpallur në ajetin, "...Ata bashkojnë çka Zoti ka urdhëruar të jetë e bashkuar, ia kanë frikën Zotëruesit të tyre, dhe i frikësohen llogaridhënies së llahtarshme.” (Surja Ar-Rad, 21), ata janë të vetëdijshëm për dënimin e Allahut në çdo moment. Ata e përqafojnë fenë e Allahut me entuziazëm dhe shfaqin nje përpjekje të madhe. Frika e tyre ndaj Allahut i ruan nga frika ose pasiviteti dhe mban gjallë entuziazmin e tyre vazhdimisht. Duke e ditur se Allahu i përgezon ata të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira me Xhennetin e Tij , i gjalleron ata. Në këmbim të këtij entuziazmi të vazhdueshëm, Allahu u premton besimtarëve këtë lajm të mirë:
" Jepu lajme të mira besimtarëve, që ata kanë merituar nga Zoti bekim shumë të madh."( Surja al-Ahzab, 47)
Besimtarët janë entuziastë dhe të vendosur në lutjet e tyre
Një njeri besimtar i afrohet me entuziazëm lutjeve të tij. Ai i kryen lutjet e tij pesë herë në ditë, si dhe abdesin dhe agjërimin siç ka urdhëruar Zoti tone i Plotfuqishëm gjatë gjithë jetës së tij me entuziazëm. Siç është transmetuar nga Omar Bin (ra), i Dërguari i Allahut (saas) ka thënë:
"Islami është i bazuar në pesë shtylla. Dëshmia se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhameti (saas) është i Dërguari i Allahut. Kryerja e namazit, dhënia e lëmoshës, vajtja në pelegrinazh në Qabe ne shtëpinë e Allahut dhe agjërimi në Ramazan "(Bukhari, Besimi 1, 2, Interpretimi i ajetit (2) 30;... Muslim, Besimi 19-22 për më tepër shikoni në Tirmidhi, Imani 3; Nesaî, Besimi 13)
Entuziazmi i besimtarëve është krejtësisht i ndryshëm nga entuziazmin i atyre që nuk jetojnë me vlerat morale të fesë. Në krahasim me gëzimin e tyre të përkohshëm, ai i besimtarëve është një entuziazëm i vazhdueshëm i bazuar mbi besimin në Allahun.
www.a9.com.tr
Në Kuran vihet në dukje se të gjithë Profetët u përpoqën me entuziazëm të madh dhe gëzim për tu thënë të tjerëve Fjalën.
Edhe pse çdo profet është ballafaquar me një sërë të vështirësish në kohën që u përcillte njerzve fjalën e Zotit , ata kurrë nuk kanë qenë të frikësuar. Por e kundërta, ata janë përpjekur në çdo mënyrë për tu treguar komunitetit të tyre rrugën e drejtë. Në Kur'an, përpjekjet e sinqerta të profetit Nuh (as) në këtë drejtim janë theksuar si me poshtë:
"Ai tha, “Zotëruesi im, i ftova njerëzit e mi natë e ditë. Por ftesa ime vetëm e rriti neverinë e tyre. "Sa herë që i ftova të falen për Ty, ata i vunë gishtat e tyre në veshët e tyre, e mbuluan veten me rrobat e tyre, këmbëngulën, dhe u bënë mendjemëdhenj."Pastaj i ftova publikisht. "Pastaj iu thash me zë të lartë, dhe fola me ta privatisht. "Thash, ‘Lutjuni Zotëruesit tuaj për falje; Ai është Falës.” (Surja Nuh, 5-10)
Siç është shpallur në vargjet, profetit Nuh (as) predikonte vlerat morale të fesë me entuziazëm në mënyrë të tillë që të familjarizonte zemrat e njerëzve me besimin me te cilin ai jetonte. Ai fliste rreth madhështisë së Allahut ditë dhe natë. Sa herë që ata dëgjonin për rrugën e drejtë, ata ia kthenin shpinën kësaj thirrjeje me kokëfortësi. Në sajë të entuziazmit dhe gëzimit të profetit Nuh (as) 's për të predikuar vlerat morale të fesë dhe realizuar urdhërat e All-llahut, ai nuk u ndikua nga veprimet e tyre dhe vazhdoi misionin e tij me një vendosmëri të thellë. Pavarësisht arrogancës së tyre, ai kërkoi mënyra të ndryshme për t'i bërë ata të besonin. Ai donte ti shpëtonte nga sistemi jofetar në të cilën ata jetonin duke u treguar atyre për ekzistencën e Allahut, ndonjëherë haptas e ndonjëherë fshehtas. Megjithatë, është e rëndësishme që të mos harrojmë se Profeti Nuh (as) dhe ata që predikojnë fenë e Allahut me entuziazëm të madh dhe të sinqeritetë do të shpërblehen për çdo fjalë që ata flasin dhe çdo përpjekje që ata bëjnë në këtë rrugë-nga dëshira e Allahut -ashtu siç është shpallur në vargun:
"Ata janë që pendohen, adhuruesit, lartmadhëruesit, medituesit, përkulësit dhe përulësit, përkrahësit e drejtësisë dhe ndaluesit e të këqijave, dhe mbajtësit e ligjeve të Zotit. Jepuni lajme të mira besimtarëve të tillë." (Surja Bera'ah) Allahu lajmëron ata që urdhërojnë për të mirë dhe ndalojnë të keqen.