• Allahu është pafundësisht i drejtë,
• Allahu krijon gjithçka që ndodh në tokë, e vogël apo e madhe,
• Allahu është pafundësisht i mëshirshëm, i dashur dhe falës,
• Allahu i përgjigjet gjithë të gjitha lutjeve në mënyrën më të mirë të mundshme,
• Allahu do të dërgojë ndihmën hyjnore shërbëtorëve të Tij në vështirësi dhe telashe,
• Që gjunjëzimi ndaj Zotit tonë, me dijeninë e Tij të pakufishme, arsyen, mëshirën, drejtësinë dhe dashurinë, është një burim i madh i rehatisë,
• Që njerëzit jetojnë fatin e tyre (caktimin dhe paracaktimin) dhe në qoftë se vijnë në tokë me mijëra herë do të jetojnë të njëjtin fat të pandryshueshëm dhe që caktimi është bërë në mënyrën më të përkryer për ta,
• Asnjë nga subjektet që njerëzit shohin rreth vetes nuk kanë fuqi të pavarura; se çdo gjë vepron atë që Allahu paracakton dhe flet fjalët që Allahu urdhëron,
• Allahu krijon mirësi dhe urtësi për besimtarët në të gjitha ndodhitë,
• E mira dhe e keqja vijnë vetëm nga Allahu; njerëzit nuk kanë aftësi për të parandaluar të keqen apo të sjellin të mirën,
• Prandaj njerëzit nuk kanë të drejtë të jenë të zemëruar me vetveten; se janë të dobët dhe të pafuqishëm dhe të cilët jetojnë fatin (caktimin) e tyre; se nuk kanë fuqi të bëjnë asgjë përveç nëse Allahu dëshiron,
• Të besuarit në Allahun dhe të shohësh mirësi dhe urtësi në të gjitha gjërat është një obligim nga pikëpamja e Kur’anit,
• Në të njëjtën mënyrë, nuk ka hapësirë në vlerat morale të Kur’anit për pakënaqësinë, pesimizmin apo pikëllimin,
• Telashet dhe vështirësitë janë bekime të mëdha në fitimin e meritave në Ahiret dhe qëndrueshmëria e duhur ndaj tyre është shenjë e besimit të mirë,
• Është shpallur në Kuran që besimtarët do të testohen me rrethana shumë të ashpra, për ketë të arsye telashet që njeriu i përballon janë manifestim i atyre vargjeve,
• Dëshirat e kësaj bote janë armiq të njerëzve, luftimi i tyre nëpërmjet besimit dhe tejkalimi i të këqijave të tyre për shkak të dashurisë ndaj Allahut, do të tërheq shpërblimin më të mirë tek Allahu,
• Shejtani ka shpallur luftë mbi njeriun, kështu që ai përdor ndodhitë që shkojnë në kundërshtim me vlerat e besimit, për të bërë që besimtarët të devijojnë, dhe nuk i takon Myslimanit që ti vë veshin pëshpëritjeve të tij dhe ti adoptojë vlerat e tij morale,
• Telashet, vështirësitë dhe ngjarjet që shkojnë në kundërshti me dëshirat e kësaj bote janë një mundësi e vlefshme për besimtarët që të demonstrojnë dashurinë e tyre, respektin besnikërinë dhe devotshmërinë ndaj Allahut,
• Aprovimi i Allahut është mbi të gjitha të mirat e kësaj bote dhe se Ai do ti japë besimtarëve rehati, paqe dhe lumturi që nuk mund të krahasohet me ndonjë bekim të kësaj bote.
• Ai rrezaton hare dhe dritën e fesë.
• Ai shfaq sjellje të njëjta racionale, të matura, të hareshme dhe të balancuara në kënaqësi dhe në vështirësi.
• Asnjë papërsosuri nuk manifestohet në fjalët e tij dhe në logjikën e tij. Ai asnjëherë nuk përdor fjalor që nuk përputhet me vlerat morale të Kuranit, apo me fenë dhe nënshtrimin ndaj Allahut. Ai kurrë nuk përdor fjalë që shprehin mungesë shprese, dëshpërim apo paaftësi, të cilat gjithashtu nuk kanë vend në Kuran.
• Ai gjithnjë sillet në mënyrë të favorshme ndaj Allahut, besimit dhe vlerave morale të Kuranit. Vlerat e tij morale gjithnjë tregojnë që ai beson në Allahun, është plotësisht i bindur në fatin (caktimin) e tij dhe që ekziston mirësi dhe urtësi në gjithçka që ndodh dhe që të gjithë njerëzit dhe ndodhitë janë nën kontroll të Allahut dhe se Allahu gjithmonë do të ndihmojë besimtarët e vërtetë.
• Ai është i vetëdijshëm me natyrën e kësaj jete të kalueshme dhe se jeta e vërtetë e amshueshme do të jetë në Ahiret. Për këtë arsye ai asnjëherë nuk brengoset për humbjet materiale në këtë botë. Ai kurrë nuk harron se këto humbje do ti sjellin fitim në Ahiret. Kështu që ai i shikon të gjitha telashet dhe vështirësitë e kaluara në këtë botë si të bekuara.
• Pa marrë parasysh humbjet dhe telashet, ai ende ruan harenë dhe optimizmin se do të përfitoj aprovimin, dashurinë dhe miqësinë e Allahut, e cila është shumë më e madhe se gjitha të mirat e kësaj bote.
• Të gjithë ata që e dinë se çdo gjë është krijuar për mirë, që e dinë që problemet dhe telashet vijnë nga Allahu dhe që i mirëpresin ato me kënaqësi, gjithmonë do të jenë të mbushur përplot me dashuri ndaj rrethit të tyre. Meqë asgjë nuk dobëson gjakftohtësinë, harenë dhe ekuilibrin e besimtarit, ai ende i trajton njerëzit që i shkaktojnë vështirësi, sillen keq dhe shfaqin vlera të ulëta me një dashuri shumë superiore dhe të thellë. Ai kurrë nuk largohet nga vlerat morale të Kuranit duke u zemëruar me njerëz të tillë. Ai e di që Allahu krijon gabimet që njerëzit bëjnë dhe e di që Ai ka krijuar këto me një qëllim të mirë. Asnjë defekt nuk mund të duket, në qëndrimin e tij ndaj njerëzve tjerë. Përkundrazi, për shkak të fuqisë së besimit ai gjithnjë është i dhembshur, i mëshirshëm, falës dhe plot dashuri në marrëdhëniet me njerëz.