MUSLIMANËT JANË NJË UMET
Kjo fé është e juaja dhe është e vetmja fé (e shpallur), kurse Unë jam Zoti juaj, pra më adhuroni vetëm Mua. Po ata e ndanë çështjen e fesë dhe u përçanë mes vete (u ndanë në grupe: monoteistë, politeistë, jehudi, të krishterë, zjarrputist etj.), mirëpo, që të gjithë do të vijnë te Ne. (Enbija, 92-93)
Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur’anin) e All-llahut, e mos u përçani! Përkujtojeni nimetin e All-llahut ndaj jush, kur ju (para se ta pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar, e Ai i bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntinë e Tij aguat të jeni vëllezër. Madje ishit në buzë të greminës së xhehennemit, e Ai ju shpëtoi prej tij. Po kështu All-llahu ua sqaron juve argumentet e veta që ju ta gjeni të vërtetën e lumtur. (Ali Imran, 103)
S’ka dyshim se besimtarët janë vëllezër, pra bëni pajtim ndërmjet vëllezërve tuaj dhe kini frikë All-llahun, që të jeni të mëshiruar (nga Zoti). (Huxhuratë, 10)
Dhe respektojeni All-llahun e të dërguarin e Tij, e mos u përçani mes vete, e të dobësoheni e ta humbni fuqinë (luftarake). Të jeni të durueshëm se All-llahu është me të durueshmit. (Enfalë, 46)
ALLAHU KA URDHËRUAR GJITHË MUSLIMANËT TË QËNDROJNË SË BASHKU
Ç’keni që nuk luftoni për Zotin dhe për (t’i shpëtuar) të paaftit: nga burrat, nga gratë e nga fëmijët, të cilët luten: “Zoti ynë! nxirrna nga ky fshat (Meka), banorët e të cilit janë mizorë. Jepna nga ana Jote shpëtim e ndihmë!” (En-Nisa, 75)
Luftoni ata derisa të mos mbetet idhujtari (besimi i kotë), e i tërë adhurimi të bëhet vetëm për All-llahun. Po nëse ata ndalen (i japin fund mosbesimit), All-llahu është mbikëqyrës për atë që veprojnë. (Enfalë, 39)
…edhe ata që kur i godet e padrejta, i kundërvihen. (Shura, 39)
All-llahu i do ata që luftojnë në rrugën e Tij, të rreshtuar si të jenë ndërtesë e fortifikuar. (Safë,4)
MUSLIMANËT TË QËNDROJNË TË BASHKUAR
Te All-llahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në librin e All-llahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre katër janë të shenjtë. Kjo është fe e drejtë. Pra, mos e ngarkoni (me mëkat) veten tuaj në ata (katër muaj). LUFTONI TË GJITHË IDHUJTARËT PA DALLIM, SIÇ JU LUFTOJNË ATA JUVE PA DALLIM, e dijeni se All-llahu është me ata që ruhen (të këqijave). (Teube, 36).
MUSLIMANËT TË QËNDROJNË TË BASHKUAR NËN UDHËHEQJEN E IMAMIT
Përkujto (O i dërguar) kur dole nga familja jote që TU PËRCAKTOSH BESIMTARËVE VENDET PËR LUFTË, e All-llahu është që dëgjon (fjalët) dhe që kupton (qëllimet). (Ali Imran, 121)
E SA PEJGAMBERË PATI QË SË BASHKU ME TË LUFTUAN TURMA TË MËDHA BESIMTARËSH dhe për atë që i goditi në rrugën e All-llahut, ata nuk u dobësuan dhe as nuk u përulën. All-llahu i do durimtarët. (Ali Imran, 146)
DILNI (NË LUFTË), LE T’JU VIJË (LUFTA) E LEHTË OSE E RENDË, LUFTONI PËR HIR TË ALL-LLAHUT ME PASURINË TUAJ DHE ME VETEN TUAJ; kjo është gjëja më e dobishme për ju, nëse e kuptoni. (Teube, 41)
O PEJGAMBER! NXITI BESIMTARËT PËR LUFTË. Nëse prej jush janë njëzet të durueshëm, (trima të fuqishëm), do t’i mundni dyqind, e nëse janë njëqind, do t’i mundni një mijë sish që nuk besuan, për shkak se ata janë njerëz që nuk kuptojnë (pse luftojnë)... (Enfalë, 65-66).