logo
HARUN YAHYA
Ramazani ripërtërin besimtarin
ucgen

Ramazani ripërtërin besimtarin

1393

Ne i jemi mirënjohës Allahut që po agjërojmë edhe një muaj tjetër Ramazani. Të agjërosh nga agimi gjer në muzg, të ulesh me vëllezër për iftar në tavolina të mbushura plot e përplot, të kryesh teravi së bashku dhe të çohesh në mëngjes për syfyr, janë disa nga tiparet e këtij muaji.

Por Ramazani është më shumë se kaq. Ishte gjatë muajit të Ramazanit kur Kur’ani i shenjtë zbriti si një udhëzim për njerëzimin dhe të dallojë të mirën nga e liga. Duke menduar mbi etjen dhe urinë, ne mund të kuptojmë më mirë gjendjen e vështirë të varfanjakëve dhe rëndësinë për t’i ndihmuar ata, dhe ne përpiqemi të kryejmë vepra të mira, përftojmë takua (mbrojtje nga Allahu) për në botën tjetër dhe miratimin prej Allahut tonë. Pengesat na pakësohen, vlerat morale na përmirësohen dhe Ramazani, drita e syve tanë përgjegjëse për këto dobi, vazhdon të na ndriçojë zemrat.

Me muajin e Ramazanit që muslimanët e kalojnë në një atmosferë festive, kryerja e riteve prej besimtarëve gjatë këtij muaji u dhuron shumë zemrave të tyre në aspektin shpirtror. Sinqeriteti dhe vetëdija fetare e tyre, gjithashtu rritet në përpjestim të drejtë.

Për më tepër, besimtarët që e kontrollojnë veten nga paudhësitë dhe i mposhtin dëshirat, janë të kujdesshëm të shmangin të tilla sjellje, si gënjeshtrën, pabesinë, gojëligësinë, fyerjen e të tjerëve, inatin, kryeneçësinë, por në vend të këtyre gjithmonë kërkojnë të shpërfaqin virtyte e morale të përkora.

Sigurisht, një prej veçorive më të mira të këtij muaji të virtytshëm të Ramazanit, mbushur me kaq gjëra të mira dhe lehtësira, është përforcimi i lidhjeve të dashurisë dhe vëllazërimit mes besimtarëve.

I Dërguari i Allahut (paqa qoftë mbi të) thotë këtë rreth këtij muaji të shenjtë, kur ndjenja e dashurisë së ndërsjelltë, respekti dhe mëshira, forca dhe ndihma e ndërsjelltë dalin në pah. «O njerëz, një muaj i madhnueshëm ju ka ardhur; një muaj i bekuar; një muaj ku një natë është më e mirë se njëmijë netë; muaj gjatë të cilit Zoti e ka bërë të detyrueshme që ju të agjëroni ditën, dhe vullnetarisht të luteni gjatë natës.....Ky është një muaj i durimit, dhe shpërblimi i durimit është parajsa. Është muaj i bamirësisë, dhe një muaj gjatë të cilit rezistenca e besimtarit rritet» (Përcjellë nga Ibën Thuzajma).

Një tjetër prej bekimeve të panumurta të Ramazanit, gjatë të cilit ne marrim dobi fizike dhe shpirtërore, dhe për të cilin përgjërohemi thellësisht me shpirt që vjen nga gëzimi i ushtrimit të lutjes fetare, dhënia e vidrave (lëmoshave) dhe iftareve e syfyreve çdo vit, do të thotë se ne vetëdijësohemi mbi bekimet që posedojmë.

Dikush që i hedh sytë mbi botën e krijuar kaq të papërlyer prej Zotit tonë dhe që dalëngadalë mësohet me përsosmërinë e funksionimit të sistemeve të saj; dhe që njihet me mrekullitë rreth botës, mund të mos arrijnë t’u jetë mirënjohës bekimeve që ka.

Kjo perde shkujdesjeje hiqet nga sytë e tij gjatë muajit të Ramazanit. Ai bëhet më i vetëdijshëm rreth bekimeve të urdhëruara për të prej Zotit dhe fillon ta kuptojë më mirë fuqinë dhe madhështinë e Tij.

Kur ai shikon bekimet të shtrira në sofrën e iftarit, frutet dhe perimet e shumëllojshme me erën e shijen e tyre të këndshmeqë dalin nga toka, dhe prodhimet e ndryshme të përftuara nga kafshët, habia e tij mbi faktin e mjeshtërisë së Zotit rritet.

Ai e kupton më mirë ç’mrekulli gjendet në bostanet e verdha, në mollët a luleshtrydhet e kuqe, aroma e të cilave ende nukmund të ngjasohet prej teknologjisë bashkëkohore, del nga toka e paerë.

Kur ai ulet në tavolinë për ta çelur agjërimin pas një farë kohe, ndonëse e shkurtër, i privuar nga këto bekime, ai e rrok më mirë vlerën e bekimeve përpara tij.

Me muajin e Ramazanit, ai kujtohet se Zoti po të dëshironte mund të kish krijuar vetëm një soj të vetëm ushqimi për ne që të jetonim, dhe ajo mund të kish qenë e idhët, bajat dhe me ngjyrë të zbehtë, mu ashtu siç është edhe vetë toka që e prodhon atë, por prej mëshirës së Zotit dhe dashurisë së Tij për shërbëtorët e vet, të gjitha ushqimet përmbajnë shijet e tyre të pakrahasueshme dhe paraqitjen e tyre të hijshme.

Kësisoj, edhe dorëzimi e përulja e tij përpara shpërfaqjes të artikujve të Zotit si i Gjithëmëshirshëm e Mëshirëplotë, gjithashtu rritet.

E teksa edhe një herë tjetër përjetojmë këtëgëzim të madh të muajit të Ramazanit, një muaj që na i shton fuqitë e reflektimit dhe na mundëson neve të përftojmë mjaft kënaqësi shpirtërore e që na lejon të përmirësojmë afrimitetin me Zotin dhe të tregojmë, me vendosmëri, dashurinë dhe pasionin që ndjejmë për Të në zemrat tona, ne gjithashtu kujtojmë vëllezërit tanë në besim të cilët shtypen anemban botës.Sërish ne kujtojmë njerëzit e pafajshëm në Lindjen e Mesme të goditur nga grindjet e pikëllimet, nën shtetrrethim dhe bombardim; ne kujtojmë vëllezërit tanë nën përndjekje, masakrime e keqtrajtime dhe kanosur nga gjenocidi në Siri,Palestinë, Irak, Afganistan, Birmani, Kashmir, Turkistani Lindor, Pathani, Moro, Krime, dhe mjaft pjesë të tjera të botës.

Ne kujtojmë rëndësinë e bashkësisë dhe bashkimit nëse duam t’i shpëtojmë. Pamjet e njerëzve të shfarosur nga bombat dhe mitralozët dhe trupat e fëmijëve të shtrirë në radhë nuk na hiqen nga mendja. Ne mendojmë dhe lutemi për ta në çdo vakt iftari dhe sërish riafirmojmë synimet tona që të bëjmë gjithçka mundemi për të përshpejtuar Bashkimin Islamik që ata të mund të shpëtohen.

Dëshira jonë është që Zoti Fuqiplotë t’id ëgjojë lutjet tona. Si muslimanë me një dashuri të zjarrtë për Zotin, ne agjërojmë me dashuri për Zotin, dhe e çelim Ramazanin me dashurinë e Zotit.

Zoti u sjelltë shpëtimin vëllezërve të pafajshëm të cilët ne nuk i harrojmë për asnjë çast!

E bëftë Ai tokën një vend ku përçarjet e grindjet në botën Islame të lihen mënjanë dhe të gjithë Muslimanët të përqafojnë njëri-tjetrin!

U ndaloftë gjakderdhja sa më parë –vuajtjeve të umetit – dhe të gjithë njerëzimit – u ardhtë fundi dhe paqa e siguria ngadhnjeftë!

Shkroi Harun Jahja

Shqipëroi Halit Methasani, me porosi të autorit, sipas origjinalit të tij

Arab News & Pakistan News:

http://www.arabnews.com/islam-perspective/news/767306

http://pk.shafaqna.com/EN/10371

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo