Ky kombinim, emrin e të cilit shumë njerëz e dëgjojnë disa herë gjatë jetës së tyre por nuk janë në dijeni se çfarë në të vërtetë është ai, është njëri ndër mjetet më të rëndësishme për mbijetesën njerëzore.
Oksidi Nitrik (NO), karakterizohet si një gazë i pangjyrë, toksikë i përfituar nga oksidimi i nitrogjenit. Është një molekulë e cila shfaqet kur një atom nitrogjeni përzihet me një atom oksigjeni.
Kërkimet intensive gjatë 20 viteve të fundit kanë nxjerrë në pah se kjo molekulë luan një rolë themelor në komunikimin ndër-qelizor. Oksidi nitrik është hormon i cili prodhohet në mënyrë natyrale në trupin e njeriut, me fjalë të tjera, është një lajmëtar kimikë. Ai luan rolë strategjikë në rregullimin e funksioneve vitale të sistemit nervor, qarkullues, mbrojtës, të frymëmarrjes dhe të atyre riprodhuese. Njëri ndër vendet ku oksidi nitrik e kryen këtë detyrë të rëndësishme janë venat tona.
Duke iu falënderuar molekulës së përkryer të oksidit nitrik, përmbushen kërkesat që paraqiten sipas mjediseve të ndryshme në trupin tonë. Mënyra se si enët e gjakut zgjerohen gjatë sportit për ta përmbushur nevojën e shtuar për gjak apo tkurren pas ndonjë lëndimi për ta ndaluar gjakderdhjen është si rezultat i sistemit të patëmeta në fjalë.
Si u zbulua roli i Oksidit Nitrik në venë?
Në vitin 1998 tre shkencëtar të cilët e kanë ndarë bashkërisht çmimin Nobël për Fiziologji dhe Medicinë kanë zbuluar që molekula e oksidit nitrik (NO) në vena është e lirë.
Si përfitojnë qeniet njerëzore nga ky efekt?
Përgjigja për këtë pyetje është shumë e shkurtër dhe e qartë; për të mbijetuar. Për arsye se Oksidi Nitrik ka rolë rregullatori në funksionimin e trurit dhe zemrës, dy organe vitale. Ajo e kryen këtë funksion rregullatori duke e bërë të mundur qarkullimin e lirshëm të gjakut nëpër vena dhe kështu nëpër të gjitha organet. Pasi që qarkullimi i gjakut është i rregulluar dhe ndihmuar rreziku nga goditjet dhe sulmet e zemrës është i zvogëluar. Prodhimi i kësaj molekule dhe përvetësimi i tipareve funksionale të saj është vetëm një nga provat që tregon se nuk ka ardhur në ekzistencë rastësisht, siç pohohet nga shkencëtarë Darvinist të cilët akoma orvatën që ta përkrahin teorinë e evolucionit edhe pse ajo është hedhur poshtë nga provat shkencore, por ajo është punë e të Plotfuqishmit është krijesë e Allahut.
Si punojnë muskujt?
• Një transmetues shtytës apo hormon ndërlidhet me receptorët në arterie. Oksidi nitrik (NO) shfaqet menjëherë në këtë lidhje.
• Molekulat NO në shtresën endoteliale lëvizin në drejtim të muskujve të butë dhe e vënë enzimën guanylyl cyclase (GC) në lëvizje.
• GC e shndërron guanosine triphosphate (GTP) në guanosine monophosphate ciklike (cGMP)
• cGMP shkakton jone kalciumi për të kaluar në zonën e akumulimit në qelizë. Përqendrimi i zvogëluar i joneve kalciumi (Ca++) nxjerr jashtë reaksionet qelizore kimike që lejojnë që actin dhe myosin të shkëputen dhe ndahen nga njëra tjetra.
• Qelizat e muskulit të butë zgjerohen.
• Enët e gjakut zgjerohen.
Si është prodhuar Oksidi Nitrik?
*Qendra e prodhimit të Oksidit Nitrik, i cili është me rendësi vitale për jetën e njeriut, është qeliza endothelial. Një aminoacid i njohur si L-arginine, oksid nitrik sintezë enzimë, nikotinoamid adenine dinucleotide fosfat, calomdulin, oksigjen, flavin mononukleotide, flavin adenine dinukleotide, tetrahidrobiopterin...; kjo mund të jetë hera e parë në jetën tuaj që po i dëgjoni këto fjalë. Megjithatë qeliza endothelial, këto substanca mikroskopike i njehë shumë mirë dhe i përdor ato për të prodhuar molekulën oksid nitrik.
*Qeliza endothelial e dinë se cilat substanca kimike, dhe sa nga ajo duhet përdorur në mënyrë që të prodhojë molekulën oksid nitrike. As që vije në pyetje për prodhime të pasakta apo me të meta. Për shembull, ajo nuk prodhon asnjëherë oksid azoti (N2O), i njohur më mirë si gazi gazmor, në vend të oksidit nitrik.
*Shumë ekuilibra delikate janë të përfshira në prodhimin e oksidit nitrik. Qelizat në fjalë janë të gatshme në çdo moment të jetës sonë të hyjnë në prodhim. Ato menjëherë fillojnë të prodhojnë posa të ketë lindur nevoja.
Shpejtësia e molekulës oksid nitrik mund ti duket dikujt sikur komunikimi nëpërmjet teknologjisë moderne të ditëve të sodit apo email-it. Në fakt, oksidi nitrik vepron pikërisht sikur një sistem i postës elektronike (email-it), që i orienton porositë në destinacionet e tyre me shpejtësi të madhe.
*Nuk ekzistojnë prodhime anësore të padëshiruara apo të dëmshme të këtyre fabrikave të jashtëzakonshme në thellësi të venave tona. Duke pasur parasysh se shumë probleme aktuale që zënë vend në rende të ditës, ti tilla si ngrohja globale, shiu acid dhe ndotjet e mjedisit janë rezultat i mbeturinave kimike, një vlerësim më i mirë do të ishte se çfarë uzine prodhuese e suksesshme në të vërtet është një qelizë endotheliale. Sepse molekulat e oksidit nitrik kryejnë detyrat e tyre dhe prishen pas vetëm 10 sekondave. Ato nuk i ndihmojnë kurrfarë efekti anësor të dëmshëm nga akumulimi në trup. E tëra kjo nënkupton se qelizat endotheliale përdorin metodën ideale gjatë prodhimit të substancave kimike.
*Nëse qelizat endotheliale do të duhej të prodhonin më pakë porosi se sa që kërkohet, enët e gjakut tonë do të tkurreshin dhe shtypja e gjakut do të ngrihej shumë shpejtë, duke quar deri tek sulmi në zemër. Nëse do të prodhoheshin në mbi sasi, enët e gjakut do të zgjeroheshin jashtë mase dhe shtypja e gjakut do të binte, duke quar deri tek një gjendje shoku. Sidoqoftë, duke vepruar sipas frymëzimit nga ana e Allahut, qelizat endothelial nuk bëjnë gabime asnjëherë të natyrës fatale. Në Kuran, Allahu i Gjithëdijshëm na tregon se Ai i ka krijuar të gjitha gjërat në sasi të duhur:
All- llahu çdo gjëje ia ka caktuar masën (kohën). (Kaptina Talak: 3)
Si i çlodhë venat oksidi nitrik?
* Në mënyrë që enët e gjakut të çlodhën, së pari vihen në veprim hormonet e ndryshme stimuluese transmetuese. Këto iniciojnë procesin duke u lidhur me receptorët në membranat e venës. Ne këtë mund ta krahasojmë me efektin domino ku rrëzimi i pllakës së parë i bënë që të gjitha të tjerat të rrëzohen.
* Kur pllaka e parë të është vënë në lëvizje, me fjalë të tjera menjëherë pasi që hormonet stimuluese transmetuese në gjak të janë lidhur me receptorët në membranë, qeliza membranë në të vërtet e kupton se çfarë duhet të bëjë dhe fillon të prodhon oksid nitrik.
*Disa nga këto molekula okside nitrike, të cilat e dinë se çfarë duhet të bëjnë nga momenti i prodhimit të tyre, me shpejtësi i afrohen qelizave të muskujve të butë. Nga këtu ato futen në qelizë dhe përzihen me një lloj enzime e njohur si GTP. Kjo është faza e dytë. Sidoqoftë, megjithatë kërkohet edhe një fazë tjetër për çlodhjen e enëve të gjakut.
*Mbasi që oksidi nitrik të jetë përzier me GTP-në, një tjetër enzime e quajtur cGMP fillon të prodhohet. Kjo substancë e sapo prodhuar gjithashtu shërben për një qëllim në këtë zinxhir, natyrisht, dhe në mënyrë që të kryen këtë ajo drejtohet ka myosin-a dhe fillon të lëvizë.
*Myosin-a është një agjent thelbësor në tkurrjen dhe zgjerimin e qelizave të muskulit. Faza përfundimtare tanimë është arritur. Kur myosin-a vihet në veprim pllaka e fundit rrëzohet dhe qelizat e muskulit zgjerohet.
*Përqendrimi i kalciumit brenda qelizave të muskulit bien si pasoj e veprimeve të enzimës, e që kjo qon tek ndarjet e fijeve (fibrave) dhe zgjerimin e qelizave të muskulit. Kësi soji venat çlodhën. Shkurt thënë, porosit e bartura nga molekula e oksidit nitrik janë me rëndësi vitale në rregullimin e shtypjes brenda enëve të gjakut tonë.
SI MUND TË NGRITËT NIVELI I OKSIDIT NITRIK NË TRUP?
*Duke zvogëluar konsumimin e yndyrës së njomë
*Përmes ushtrimeve të rregullta
*Përmes dietave të shëndosha. Është me rëndësi të zvogëlohet konsumimi i mishit të kuq, të hahen shumë fruta dhe perime, dhe të merren proteinat e nevojshme duke konsumuar sojë në veçanti dhe ngrënia e peshkut së paku njëherë në javë.
*Përveç kësaj, duhet konsumuar edhe antioksidante për prodhimin e oksidit nitrik. Në veçanti duhet konsumuar vitamina C dhe E, sepse antioksidantet e ruajnë oksidin nitrik në trup.
Vetëdija e cila rregullon tensionin e enëve të gjakut i përket Zotit tonë të Plotfuqishëm
Është e pamundur që oksidi nitrik i vetëm të rregulloj tensionin në muret e enëve të gjakut dhe të kryej këtë proces të ndërlikuar. Oksidi nitrik shërben si makinë në çlodhjen e mureve të venave. Kjo çlodhje është si rrjedhojë e një varg proceseve. Le ta shqyrtojmë tani tërë këtë fazë në pika të shkurtra:
• Vëni re se hormonet dhe qelizat e përfshira në këtë proces veprojnë në mënyrë plotësisht të vetëdijshme.
• Hormonet stimuluese transmetuese në gjak shkojnë në anën e membranës së venës e cila është e vendosur në to, vepron në atë regjion dhe inicion procesin.
• E njëjta vetëdije mund të vihet re në procesin pasues. Çdo stimulues transmetohet në mënyrë të saktë pikërisht në destinacionin e duhur brenda errësirës së trupit dhe kështu arrihet një rezultat i suksesshëm.,
Si e kryejnë një sjellje të vetëdijshme të tillë të sakët qelizat, hormonet dhe molekulat?
Si ka mundësi që ato ta dinë kur të futën apo ndalen nga veprimi, pikërisht në çastin e duhur?
Si mundet që ato të transmetojnë përsosmërish porosit drejt destinacionit të tyre të duhur dhe në kohën e duhur, pikërisht ashtu siç i kanë marrë udhëzimet nga diku?
A ka mundësi që kjo vetëdije tu përket atyre? Sigurisht se jo. Një qelize i nevojitet inteligjencë dhe vetëdije që ti tregoj se kur dhe çfarë të prodhoj, ta udhëzoj hormoni apo molekulën drejtë destinacionit të saktë dhe ta konfirmoj atë destinacion, me pakë fjalë ti drejtoj të gjitha këto. Kjo inteligjencë e pakufishme është ajo e Allahut, i Cili krijon qeliza, hormone dhe molekula dhe i cili inspiron sjelljen e tyre. Allah, i Cili krijon gjërat në mënyrë të përkryer, e ka krijuar edhe këtë molekulë të veçantë si njëra ndër provat e pafundme të krijimit të Tij. Neve na është thënë në Kuran se si Allahu mbizotëron mbi çdo gjë
‘Unë mbështetem tek Allahu, Zoti im dhe Zoti juaj. S’ka asnjë gjallesë që të mos jetë nën pushtetin e tij. Me të vërtetë, Zoti im, është në rrugë të drejtë.’ (Kaptina Hud: 56)
Oksidi nitrik vetë e hedh poshtë Teorinë e Evolucionit
Kur studiohen Toka, universi apo trupi i njeriut në mënyrë pakë më të thellë mund të vërehet me lehtësi se çfarë pavërtetësie e madhe është teoria e evolucionit. Oksidi nitrik, vetëm një nga molekulat në gjak, vepron në mënyrë aq të detajuar dhe racionale sa që është e pamundur që kjo të jetë si rezultat i rastësisë. Duke qenë kështu, shtohet pyetje si në vazhdim:
Si është e mundur që rastësia ti bartë prodhimet speciale të oksidit nitrik në gjak? Cila rastësi ua ka ndarë detyrat hormoneve, qelizave dhe enzimave të cilat e kanë efektin e zgjerimit në enët e gjakut dhe vendosjes së drejtimit të posaçëm për ato? Të gjitha këto rastësi do të duhej ti shtonin diçka dobiprurëse mekanizmit, për arsye se nëse një sistem i pa të meta dhe i përkryer nuk formohet, vetëm nga një intervenim i vetëm jo i saktë do të mjaftonte ta zhbënte tërë sistemin.
Duke qenë kështu, a është e mundur vërtet ta quajmë tërë këtë fenomen i cili vepron në një mënyrë të vetëdijshme si rastësi? Në çdo pjesë, në çdo detal të sistemit vihet re një vetëdije. Shkencëtarët kanë zbuluar detajet e kësaj teme vetëm në vitet e fundit. Është Madhështori, më i Larti dhe i Gjithëdijshmi Allahu i Cili e ka krijuar këtë sistem dhe çdo gjë në të, deri në gjënë më të vogël.
Ai është Krijuesi i qiejve dhe i Tokës, pa shembull të mëparshëm dhe, kur vendos për diçka, vetëm thotë për të “Bëhu” – dhe ajo bëhet. (Kaptina El-Bekare 117)