logo
HARUN YAHYA
Projektimi në ujë
ucgen

Projektimi në ujë

1069

Pjesa dërrmuese e planetit tonë është e mbuluar me ujë. Oqeanet dhe detet e përbëjnë tre të katërtën e gjithë sipërfaqes së tokës, ndërsa vetë toka është e mbuluar me lumenj dhe liqeje të panumërta. Bora dhe akulli në majat e bjeshkëve të larta është gjithashtu ujë në formën e saj të ngrirë. Një pjesë e konsiderueshme e ujit të tokës gjendet në qiell: çdo re përmban mijëra - nganjëherë miliona - tonelata uji në formë të avullit. Herë pas herë, një pjesë e këtij avulli kthehet në pika të lëngshme dhe bie në tokë: me fjalë të tjera, bie shi. Edhe ajrinë të cilin e thithim tani përmban një sasi të caktuar të ujit të avullt.

Me pak fjalë, nuk ka rëndësi se ku shikoni në sipërfaqe të tokës, me siguri ju do të shihni ujë diku aty përreth. Në fakt, në vendin ku jeni të ulur në këtë moment, ndoshta përmban rreth dyzet deri pesëdhjetë litra ujë në të. Shiko përreth. Ju nuk mund ta shini atë? Shiko përsëri, më me shumë vëmendje, këtë herë duke i ngritur sytë tuaj nga këto fjalë dhe shiko duart, krahët, këmbët dhe trupin tuaj. Ajo masë uji prej 40-50 litërshe jeni ju!

Kjo jeni ju, për shkak se 70% e trupit të njeriut është ujë. Qelizat e trupit tuaj përmbajnë shumë gjëra, por asgjë më shumë dhe më të rëndësishëm se uji. Pjesa dërrmuese e gjakut që qarkullon kudo në trupin tuaj është natyrisht ujë. Kjo nuk është e vërtet vetëm për veten tuaj apo për të tjerët, sidoqoftë: pjesa më e madhe e organeve të të gjitha gjallesave është ujë. Siç duket pa ujë, jeta është e pa mundur.

Uji është substancë e projektuar në mënyrë të posaçme për të qenë baza e jetës. Çdo pjesë e vetive fizike dhe kimike të tij është krijuar posaçërisht për jetën.

Lëngjet tjera ngrijnë nga poshtë lartë; uji ngrinë nga lartë poshtë. Kjo është njëra nga vetitë më të pa zakonta të ujit dhe është qenësore për ekzistencën e ujit në sipërfaqe të tokës. Po të mos e kishte këtë veti, e që është, në qoftë se akulli nuk do rrinte pezull, shumica e ujit të planetit tonë do t’u ngërthente në akull dhe jeta në dete, liqeje, pellgje e lumeje do të ishte e pa mundur.

Le ta shqyrtojmë këtë më në hollësi për ta kuptuar pse. Ekzistojnë shumë vende në botë ku gjatë dimrit temperaturat bie nën 0°C, shpesh në mënyrë të konsiderueshme edhe nën të. Të ftohtit e tillë sigurisht se do të ketë ndikim edhe në ujin e deteve, lumenjve, etj. Trupat e tillë të ujit bëhen edhe më të ftohët dhe pjesët e tyre fillojnë të ngrihen. Po që se akulli nuk to të vepronte në atë mënyrë siç bënë (me fjalë tjera, rrinë pezull), ky akull do të fundosej në fund, ndërsa copat e ujit të ngrohtë do të ngriheshin në sipërfaqe dhe do t’i ekspozoheshin ajrit. Mirëpo, temperatura e ajrit është akoma nën pikën e ngrirjes kështu që edhe ai do të ngrijë dhe do të fundoset në fund. Ky proces do të vazhdonte derisa të mos mbetej më asnjë pikë uji në formë të lëngshme. Mirëpo, kjo nuk është e tëra ajo çfarë ndodhë. Ajo çfarë ndodhë në të vërtetë është kjo: duke u bërë më i ftohët, uji bëhet gjithnjë e më i rëndë derisa ai të arrijë 4°C në të cilën pikë gjithçka papritmas ndryshon. Pas kësaj, uji fillon të zgjerohet dhe të bëhet më i lehtë derisa temperaturat bien. Si rrjedhojë, uji me temperaturë 4°C mbetet në fund, ndërsa uji 3°C qëndron mbi të, kurse uji 2°C mbi të dhe kështu me radhë. Vetëm në sipërfaqe temperatura e ujit në të vërtet arrin temperaturën 0°C ku edhe nginë. Mirëpo, vetëm sipërfaqja është e ngrirë: shtresa 4°C e ujit nën akull mbetet e lëngshme e cila është e mjaftueshme për krijesat dhe bimët nënujore të vazhdojnë të jetojnë.

Duhet të theksojmë se edhe një veti tjetër e ujit – përçueshmëria e ulët termale e akullit dhe borës – është gjithashtu e rëndësishme në këtë proces. Meqenëse ato janë përçuese të dobëta të nxehtësisë, shtresat e akullit dhe borës poshtë e ruajnë nxehtësinë e ujit që të mos shpërndahet në atmosferë. Si rezultat e kësaj, edhe nëse temperatura e ajrit shkon nën -50°C, shtresa e akullt të detit asnjëherë nuk do të jetë më shumë se një ose dy metra e trashë dhe do të ketë shumë plasaritje në të. Krijesat, siç janë fokat dhe pinguinët, të cilët banojnë nëpër rajonet polare, mund të përfitojnë nga kjo për të arritur deri tek uji nën akull.

Përsëri, le ta kujtojmë se çfarë do të ndodhte nëse uji nuk do të sillej dhe vepronte në këtë mënyrë “normale”. Le të supozojmë se uji do të vazhdonte të bëhej më i dendur gjatë rënies së temperaturave, siç ndodhë edhe me të gjitha lëngjet tjera, dhe fundosjen e akullit në fund. Çfarë atëherë?

Atëherë në këtë rast, procesi i ngrirjes në oqeane dhe dete do të fillonte nga fundi dhe do të vazhdonte drejt pjesës së sipërme për shkak se nuk do të ekzistonte shtresa e akullit në sipërfaqe për ta parandaluar pjesën e ngelur të nxehtësisë të shkapërderdhej. Me fjalë tjera, shumica e liqeneve, deteve dhe oqeaneve të botës do të shndërroheshin në akull të ngurtë, me një shtresë uji ndoshta të thellë disa metra sipër tij. Edhe kur temperatura e ajrit të rritej, akulli në fund nuk do të mund të shkrihej tërësisht. Në detet e një bote të tillë, nuk do të ekzistonte jeta si dhe në një sistem ekologjikë me dete të vdekura, jeta në tokë do të ishte gjithashtu e pamundur. Me fjalë tjera, nëse uji nuk do të “sillej gabimisht” dhe vepronte në mënyrë normale, planeti ynë do të ishte një botë e vdekur.

Pse uji nuk vepron në mënyrë normale? Pse ai fillin befas të zgjerohet në 4°C pasi që të kenë kontaktuar në mënyrën siç duhet?

Kjo është një pyetje që askush nuk ka mundur ti jap përgjigje ndonjëherë.

Uji është “në rregull” për jetë deri në një shkallë që nuk  mund të krahasohet me ndonjë lëngë tjetër. Pjesa më e madhe e këtij planeti, një botë atributet e së cilës (temperatura, drita, spektri elektromagnetik, atmosfera, sipërfaqja, etj.) janë që të gjitha të përshtatshme për jetë, janë të mbushura tamam me sasinë e duhur të ujit të nevojshëm për jetën. Duhet të jetë e qartë se e gjitha kjo nuk do të ishte e rastësishme dhe se në fakt duhet të jetë një projektim i qëllimshëm.

Thënë ndryshe, të gjitha vetit fizike dhe kimike të ujit na tregojnë neve se ai është krijuar në mënyrë të posaçme për jetën. Toka, e krijuar qëllimisht që njerëzit të jetojnë në të, është sjellë në jetë me anë të këtij uji i cili është krijuar pikërisht për ti vënë themelet e jetës njerëzore. Në ujë, Zoti na ka dhuruar neve jetë dhe me të Ai krijon ushqimin me të cilin ushqehemi ne, e i cili rritet nga toka.

Mirëpo, aspekti më i rëndësishëm i gjithë kësaj të vërtete, e cila është zbuluar me anë të shkencës moderne, është shpallur në Kur’anin e dhuruar njerëzimit si një udhëzues, para katërmbëdhjetë shekujve. Lidhur me ujin dhe njerëzimin, fjala e Zoti në Kur’an është shpallur kështu:

Ai është që për ju lëshoi nga (lart) qielli ujë, që prej tij të keni për të pirë dhe prej tij të keni bimë që në to do t’i kullotni (bagëtinë). Me atë (shiun) mbijnë, për të mirën tuaj, të lashtat, ullinjtë, hurmat, rrushnajat dhe nga të gjitha frutat (e pemëve). Në këto (të mira) ka argumente për një popull që vështron. (Kaptina Nahl: 10-11)

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo