logo
HARUN YAHYA
EKUILIBRI DELIKAT NË TOKË
ucgen

EKUILIBRI DELIKAT NË TOKË

1566

Toka është planet i gjallë ku në mënyrë të përkryer funksionojnë shumë sisteme të ndërlikuara pa u ndalur fare. Kur krahasohet me planetët tjera, është e qartë se në çdo aspekt toka është e dizajnuar në mënyrë të posaçme për jetën njerëzore. E ndërtuar në ekuilibër delikat, jeta mbizotëron në çdo pjesë të këtij planeti, që nga atmosfera e deri në thellësi të tokës.

Eksplorimi (studimi) i vetëm një pjese të vogël të këtyre miliona ekuilibrave delikate do të mjaftonte për të treguar se bota ku ne jetojmë është dizajnuar ekskluzivisht për ne.

Njëri ndër ekuilibrat më të rëndësishëm në planetin tonë është zbuluar në atmosferën e cila na rrethon ne. Atmosfera e tokës ruan gazrat më të përshtatshëm në proporcionin e duhur më të përshtatshëm për mbijetesën, jo vetëm  të qenieve njerëzore, por edhe për të gjitha qeniet tjera që jetojnë në tokë.

77% nitrogjen, 21% oksigjen dhe 1% dyoksid karboni si dhe gazra të tjera që gjinden të lira në atmosferë paraqesin shifra ideale të nevojshme për mbijetesën e qenieve të gjalla. Oksigjeni, gaz i cili është jetësor për qeniet e gjalla, ndihmon në tretjen e ushqimit dhe shndërrimin e tij në energji në trupat tona.

Nëse sasia e oksigjenit në atmosferë do të ishte më e lartë se 21%, qelizat në trupat tonë shumë shpejt do të fillonin të pësonin dëmtime të mëdha. Vegjetacioni dhe molekulat hidrokarbonike të nevojshme për jetë gjithashtu do të shkatërroheshin. Po që se kjo sasi do të ishte më e pakët, atëherë kjo do të shkaktonte vështirësi në frymëmarrjen tonë, si dhe ushqimi që ne hamë nuk do të shndërrohej në energji. Prandaj, 21% oksigjen në atmosferë është sasia më ideale e caktuar për jetë.

Jo më pakë se oksigjeni, gazrat tjera sikurse nitrogjeni (azoti) dhe dyoksidi i karbonit, janë rregulluar në sasi ideale për nevojat e qenieve të gjalla dhe vazhdimësinë e jetës. Sasia e nitrogjenit në atmosferë ka po ashtu një proporcion ideal për të ekuilibruar efektet e dëmshme dhe djegëse (shkatërruese) të oksigjenit. Ky proporcion përfaqëson vlerat më të përshtatshme të kërkuara për fotosintezën, gjë që është thelbësore për furnizimin e energjisë jetësore në tokë. Për më tepër, sasia e dyoksidit të karbonit ka vlera më të përshtatshme të nevojshme për ta ruajtur qëndrueshmërinë e temperaturës së sipërfaqes së tokës si dhe për të penguar humbjen e nxehtësisë, posaçërisht gjatë natës. Ky gaz, që përbënë 1% të atmosferës, e mbulon tokën si një jorgan dhe pengon humbjen e nxehtësisë në hapësirë. Nëse kjo sasi do të ishte më e madhe, temperatura e tokës do të ngrihej jashtë mase, duke shkaktuar paqëndrueshmëri klimatike dhe duke paraqitur kanosje serioze kundër qenieve të gjalla.

Duke ju falënderuar  sistemit të përkryer këto proporcione janë gjithnjë konstante. Vegjetacioni i cili e mbulon tokën e shndërron dyoksidin e karbonit në oksigjen, duke prodhuar 190 bilion ton oksigjen çdo ditë. Proporcioni i gazrave tjera gjithnjë mbahet konstant në tokë me ndihmën e sistemit të ndërlidhur kompleks. Në këtë mënyrë ruhet jeta.

Përveç vendosjes ideale të gazrave të përziera e të nevojshëm për jetë në tokë, mekanizmat e nevojshme për ta ruaj dhe mirëmbaj këtë rregull janë krijuar bashkë me të. Çfarëdo thyerje e ekuilibrit, sado që i rastit, apo çfarëdo ndryshimi në proporcion edhe për një çast të vogël kohor, do të nënkuptonte shkatërrim total të jetës. Sidoqoftë, kjo nuk ndodh. Formimi i këtyre gazrave në atmosferë gjendet po aq sa kanë nevojë njerëzit, si dhe ruajtja konstante e këtyre proporcioneve dëshmon për një krijim të planifikuar.

Në të njëjtën kohë, toka ka madhësinë ideale sa i përket magnitudes (gjerësisë) për të poseduar një atmosferë. Po të ishte masa e tokës pakë më e vogël, atëherë forca e saj e gravitetit do të ishte e pamjaftueshme dhe atmosfera do të shpërndahej në hapësirë. Po të ishte masa e saj pakë më e madhe, atëherë forca e gravitetit do të ishte shumë e madhe dhe toka do të absorbonte gjithë gazrat nga atmosfera. Ekziston një numër shumë i madh i kushteve që nevojiten për formimin e një atmosfere të tillë siç e ka bota jonë tani si dhe gjithë këto kushte do të duhej të ekzistonin së bashku për të bërë fjalë rreth jetës.

Krijimi i këtyre proporcioneve dhe ekuilibrave delikate në qiell është përmendur në vargun e shtatë të kaptinës Rahman:

Ai e ngriti qiellin dhe Ai vuri balancë (drejtësinë). (Kurani, 55:7)

Shumica e njerëzve u kalon jeta pa e ditur këtë ekuilibër delikat dhe përshtatshmëritë e hollësishme në kompozimin e gazit të atmosferës, largësinë e botës nga dielli ose lëvizjen e planetëve. Ata nuk janë në dije lidhur me domethënien e madhe të këtyre ekuilibrave dhe përshtatshmërive për vetë jetën e tyre. Sidoqoftë, edhe vetëm një shmangie më e vogël, në cilëndo nga këto rregullime, do të krijonte probleme shumë të mëdha sa i përket ekzistencës dhe mbijetesës së njerëzve.

Ekzistojnë edhe shumë balance tjera të vendosura në tokë për vazhdimësinë e jetës:

Për shembull, po të ishte graviteti i sipërfaqes së tokës më i lartë se ai që ka tani, atmosfera do të ruante më shumë gazra amoniaku dhe metani, çka do të nënkuptonte fundin e jetës. Po të ishte më i dobët, atmosfera e planetit do të humbiste shumë ujë, dhe jeta në tokë do të ishte e pamundur.

Trashësia e korës së tokës përbën një tjetër ekuilibër delikatë në tokë. Po të ishte trashësia e korës së tokës më e trashë, shumë nga oksigjeni do të transferohej nga atmosfera në kore dhe kjo do të kishte efekte shumë të rënda për jetën e njerëzve.

Nëse do të ishte e kundërta, si, nëse korja e tokës do të ishte më e hollë, aktivitetet vullkanike dhe tektonike do të ishin shumë të mëdha për bërë të mundur jetën në tokë.

Edhe një tjetër ekuilibër i rëndësishëm për jetën e njerëzve është niveli i ozonit në atmosferë. Po që se vlera e saj do të ishte më e lartë se ajo tani, temperatura e sipërfaqes do të ishte shumë e ulët. Po të ishte më e vogël, temperatura do të ishte më e lartë, dhe në sipërfaqe do të kishte më shumë rrezatime ultravjollce.

Në fakt, mungesa e vetëm njërës nga këto ekuilibra do ti jepte fund jetës në tokë. Sidoqoftë, Allahu universin e ka krijuar me një mençuri dhe fuqi të pakufishme dhe e ka dizajnuar tokën ekskluzivisht për jetën njerëzore. Pavarësisht këtij fakti, shumica e njerëzve e kalojnë jetën e tyre në padijeni të plotë lidhur me këto ngjarje. Në Kuran, Allahu ua përkujton njerëzve bekimin e tij në vargun e 13 të kaptinës Fatir:

Ai (Allahu) është që zgjatë natën në pjesë të ditës dhe zgjatë ditën në pjesë të natës, i nënshtroi diellin dhe hënën që secili lëviz (udhëton) deri në afatin e caktuar. Ky është All- llahu, Zoti juaj, i tërë sundimin është i Tij, e ata që i lutni në vend të Tij, nuk posedojnë as sa një cipë (e hurmave, fije). (Kurani, 35:13)

Mjafton të vështrohen me miliona planetë të vdekura në hapësirë për të kuptuar se ekuilibri delikatë i kërkuar për jetë në tokë nuk është si rezultat i përputhjeve të rastësishme. Kushtet themelore (vitale) për jetë janë shumë më të komplikuara të jenë formuar ‘në vete’ dhe rastësisht, dhe se këto kushte janë krijuara në mënyrë ekskluzive për vetë jetën.

Ekuilibrat të cilat i shkoqitëm shkurtimisht deri më tani jave vetëm disa nga miliona nga ato të ndërlikuara, ekuilibrat të ndërvarura dhe rregulla të vendosura kështu që njerëzit të jetojnë në paqe dhe siguri në tokë.

Ekzaminimi i vetëm një pjese të ekuilibrave dhe harmonisë në tokë mjafton të kuptojmë qenien superiore të Allahut si dhe të kuptojmë ekzistimin e krijimit të planifikuar në çdo detaj të universit. Nuk ka vend për më të voglin dyshim se ndonjë person apo qenie tjetër e gjallë ta ketë ndërtuar një ekuilibër apo rregull të jashtëzakonshëm. E as komponentët e këtij rregulli siç janë atomet, elementet, molekulat, dhe gazrat , nuk janë të afta ta vendosin një rregull të bazuar në kalkulime dhe matje aq të koklavitura dhe jashtëzakonisht delikate, si dhe në një akordim të tillë. Kjo është ashtu për arsye se aktivitete të atilla si të planifikuarit, rregulluarit, aranzhuarit, kalkulkuluarit dhe përpjesëtuarit mund të realizohen vetëm nga qeniet të cilat posedojnë mençuri (urtësi), dijeni dhe forcë. I Lartëmadhëruari i Cili jep urdhra, planifikon dhe ekuilibron të tërë universin që të jetë i përshtatshëm për jetën e qenieve njerëzore në planetin siç është toka dhe i Cili e mirëmban atë me përmasa delikate dramatike dhe e ekuilibron, është Allahu, i Cili ka Urtësi, Dijeni dhe Forcë të Pakufishme.

Në Kuran, thuhet se ata njerëz të cilët mund ti kuptojnë këto fakte janë vetëm ‘njerëzit me inteligjencë’.

Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt. Për ata që Allahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë): Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit! (Kurani, 3:190-191)

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo