"Njeriu i vogël në kullë" nuk është një shpikje e jona, por përfundimi logjik i vargut të mendimit që mbrohet nga materializmi. Çdo materialist, i cili insiston në iluzionin e ekzistencës absolute të materies, duke pohuar që ne gëzojmë njohuri të drejtpërdrejtë të origjinalit të materies në botën e jashtme, është pikërisht në atë pozitë. Ai pohon se jashtë trupit që ai sheh dhe ndjen, ekziston edhe një tjetër trup që e bart andej-këtej atë trup të parë dhe hapësirën që e rrethon atë.
Kur i marrim parasysh pretendimet materialiste, njeriu shtyhet të bëjë një pohim qartë absurd se ekziston një person gjigant i cili bart tërë gjithësinë në trurin e tij dhe i cili nuk ka ide se ku shkon! |
Një vlerësim i detajuar zbulon se sa e pakuptimt është kjo pamje e sajuar nga ky pohim materialist.
Në fakt, materialistët po e përshkruajnë një monstruozitet që do t'i tmerronte edhe vetë ata. Le ta përshkruajmë këtë pamje të frikshme më për së afërmi: materialisti po e përshkruan një gjigant që bart tërë gjithësinë në një hapësirë të vockël në kokën e tij, duke e vështruar atë nga afër. Pasi që Dielli, Hëna, yjet dhe të gjitha burimet e tjera të dritës janë në kokën e tij, gjiganti ynë duhet të jetë pashmangshëm në errësirë. Nëse e bëjmë një krahasim me masën tonë, krahët dhe këmbët e këtij gjiganti janë me qindra këmbë të gjata. Me fjalë të tjera, materialistët arrijnë në përfundimin se duhet të ketë një qenie gjigante njerëzore, e cila e bart tërë gjithësinë në kokën e saj dhe ecën askush nuk e di se kund, në një errësirë skëterrë.
Mirëpo, një vështrim më i vëmendshëm na tregon se besimi në teorinë e "qenies gjigante njerëzore" është vetëm një nevojë e filozofisë materialiste. Kjo për arsye se nuk ekziston nevojë tjetër për të besuar se ne bashkëveprojmë me origjinalin e trupit të cilin e shohim dhe prekim. Pse na duhet të besojmë në një dituri të tillë? Pse të pranojmë ekzistencën e një gjiganti të tillë si reale në mungesë të çfarëdo dëshmie, kur askush asnjëherë nuk ka zbuluar gjurmë të një gjëje të tillë?
Përveç pranimit të verbër të filozofisë materialiste, nuk ka arsye për të besuar në ekzistencën e një personi të tillë joreal material.
Tani udhëhiqemi drejt të vërtetës më të rëndësishme: Duke qenë se bota e vetme me të cilën kemi të bëjmë është ajo e perceptimeve, të gjitha këto perceptime duhet të krijohen dhe të na shfaqen ne nga një Krijues që posedon dituri, urtësi dhe fuqi të pafund. Ai Krijues është Allahu i Plotëfuqishëm – Zoti i të gjitha Botërave, me fjalët e Kur'anit.
Një shprehje më e qartë e kësaj të vërtete të rëndësishme është kjo: Allahu ka krijuar gjithëçka ekziston nga asgjëja. E megjithatë, siç kanë shkruar dijetarët Islamik, të gjitha qeniet u krijuan në sferën e "perceptimeve dhe të imagjinatës." Duke qenë se Allahu ka frymëzuar Frymën e Tij në njeriun, njeriu percepton një pjesë të këtyre perceptimeve dhe u jep atyre emra të tillë si "dynjaja," "gjithësia," "materia," dhe "objektet." Sidoqoftë, është Allahu Që i mësoi njeriut këta emra. Të gjitha këto perceptime, të krijuara nga Allahu, i nënshtrohen Atij në mënyrë të pakushtëzuar dhe veprojnë në pajtim me Vullnetin e Tij. Asnjë qenie nuk është krijuar e pavarur nga Allahu. Vetëm Allahu është i vërtetë. Gjithëçka tjetër është një iluzion në rrafshin e perceptimeve.
Imam Rabbani, që konsiderohet si njëri ndër dijetarët më të mëdhenj në historinë e Islamit e shpjegon këtë në Letrat e tij:
Ekzistonte vetëm Allahu dhe nuk ekzistonte asgjë pos Tij.
Kur Ai dëshiroi të shfaqej përsosmëria e Tij e fshehtë, Ai e bëri secilin prej emrave të Tij dëshmi që përsosmëria e Tij të manifestohej në atë shfaqje.
Asgjë pos mos-qenies nuk është e përshtatshme për të qenë vendi i shfaqjes për qenien dhe subjektet e saj. Sepse dëshmia dhe pasqyra e çdo gjëje është pikërisht e kundërta e saj. Dhe e kundërta e qenies është vetë mos-qenia.
Prandaj, Allahu i Madhërishëm me fuqinë e Tij të përkryer përcaktoi në sferën e mos-qenies një dëshmi për secilin prej emrave të Tij. Dhe Ai e krijoi atë dëshmi në sferën e perceptimeve dhe të imagjinatës në kohën që Ai dëshiroi dhe në mënyrën që Ai dëshiroi ... Qëndrueshmëria e kësaj bote nuk është në rrafshin e jashtëm, por në rrafshin e perceptimit dhe të imagjinatës ... Madje edhe në rrafshin e jashtëm, asgjë nuk ka ekzistencë absolute përveç qenies dhe atributeve të Allahut të Plotëfuqishëm...2
Në një letër tjetër, Imam Rabbani përsëri vë në pah se e gjithë bota materiale u krijua vetëm në sferën e perceptimeve dhe të imagjinatës:
Lart, unë përdora fjalinë: "Krijimi i Allahut është në sferën e perceptimeve dhe të imagjinatës." Kjo nënkupton se krijimi i Allahut është në një sferë ku objektet nuk kanë vazhdimësi apo ekzistëncë përveç perceptimeve dhe imagjinatës.3
Nëse e analizojmë me vëmendje , Imam Rabbani po thekson se bota që ne shohim dhe të gjitha qeniet "në sferën e imagjinatës," u krijuan në rrafshin e perceptimeve. Jashtë kësaj, gjithëçka ekziston, është Qenia e Allahut.
… Ata dinë vetëm anën e dukshme të kësaj jete, ndërsa për jetën tjetër janë të pakujdesshëm.
(Sure Rum: 6-7)
… Tek Allahu do të ktheheni të gjithë e Ai do t’ju lajmerojë për atë që keni punuar. (Sure Ma’ide: 105)
(Sure Ma’ide: 105)
Siç kemi parë, faktet teknike tek të cilat kemi arritur me anë të fizikës dhe fiziologjisë moderne u shënuan qindra vite më parë nga dijetarët Islamik. Ato e vërtetojnë një të vërtetë: se materia është një iluzion. Ajo që me të vërtetë ekziston është Allahu, i Cili e krijoi materien nga asgjëja.
Me të kuptuar këtë, e vërteta e shtjelluar këtu do t'i ndryshojë në tërësi pikëpamjet e njerëzve për botën.
Shumica e madhe e njerëzve jetojnë të pavetëdijshëm për këtë fshehtësi të madhe. Ata mendojnë se çdo gjë që shohin me sytë e tyre, që mbajnë në duar dhe i që i referohen si "materie," ka një ekzistencë absolute, objektive. Njerëzit që bëjnë këtë gabim kanë një nga këto dy pikëpamje:
1) Materializmi: Disa prej tyre të cilët mendojnë se materia ekziston në mënyrë absolute pohojnë në mënyrë të gabuar se përveç materies, asgjë nuk ekziston. Emri i këtij besimi paragjykues është materializëm në kuptimin filozofik. Pasuesit e tij për shkak të mosdijes e mohojnë ekzistencën e qartë të Allahut, si edhe ekzistencën e shpirtit dhe të jetës pas vdekjes.
2) Gjysmë-materializmi: Të tjerët të cilët besojnë në ekzistencën absolute të materies besojnë në një dimension të ekzistencës përtej materies, megjithëse ende mendojnë se materia ka një ekzistencë "absolute" dhe se dimensioni tjetër i qenies është vetëm relativ. Ky gabim bazohet në koncepte të tilla të përhapura si "metafizika" dhe "e mbinatyrshmja." Njerëzit të cilët mbrojnë besime të tilla mendojnë se materia ekziston në mënyrë absolute dhe se Allahu është diçka si radio valët (Pa dyshim se Allahu është mbi atë që i përshkruajnë Atij). Besimet paragjykuese si ai që Allahu është "në qiell" apo gjetiu në gjithësi janë produkte të këtij gabimi të njëjtë.
Të dyja këto pikëpamje krejtësisht të gabuara burojnë nga dështimi për ta kuptuar natyrën e vërtetë të kësaj bote. Siç shpall Allahu në Kur'an:
... Ai (Allahu) ndihmon kë të dojë dhe është i Plotfuqishëm e Mëshirëplotë. (Ky është) premtimi i Allahut, e Allahu nuk e thyen premtimin e vet, por shumica e njerëzve nuk e dinë. Ata dinë vetëm anën e dukshme të kësaj jete, ndërsa për jetën tjetër janë të pakujdesshëm. (Sure Rum: 5-7)
Në këto vargje, fjala "e dukshme" është përkthim i fjalës arabe zahir. Koncepti i zahir i referohet dukjes së jashtme. Për dallim, ekziston po ashtu nocioni batin që nënkupton thelbin e gjërave që nuk është i dukshëm nga ana e jashtme, ose aspekti i brendshëm, ose kuptimi i brendshëm i tyre.
Jobesimtarët e njohin vetëm pamjen e jashtme të kësaj bote, që është arsyeja pse ata nuk mund ta kuptojnë ekzistencën e Allahut dhe pushtetin e Tij mbi çdo gjë që ekziston. Disa nga ata të cilët e mohojnë Allahun janë materialistët, të tjerët – gjysmë-materialistët – besojnë në ekzistencën e Tij, por nuk janë në gjendje ta kuptojnë fuqinë e Tij. Në Kur'an Allahu u drejtohet në hollësi atyre të cilët besojnë në ekzistencën e Tij, por nuk mund ta kuptojnë fuqinë dhe sundimin e Tij të pafund mbi çdo gjë, për çfarë arsye ata i përshkruajnë Atij shokë të ndryshëm.
Në anën tjetër, kushdo që e kupton se ne mund të kemi vetëm njohurinë e materies origjinale në botën e jashtme si një perceptim në mendjet tona është i shpëtuar nga gjithë këto gabime dhe e kupton aspektin batin të jetës së kësaj bote.
Një aspekt i rëndësishëm për këtë është zhdukja e konceptit të vendit.
E vetmja njohuri që ne kemi për çdo gjë që e mendojmë si materiale – vet trupat tonë, objektet përreth nesh, toka mbi të cilën ecim, Dielli, yjet dhe planetet – janë perceptimet e tyre në trurin tonë, sikurse edhe ëndrrat tona. Prandaj, ne nuk mund të kemi njohuri të drejtpërdrejtë të formave origjinale të këtyre materialeve.
Kushdo që e kupton këtë të vërtetë është i shpëtuar nga gabimet në të cilat bien shumica e njerëzve. Pyetja që e kryeson listën e këtyre gabimeve është pyetja: "Ku është Allahu?" që buron nga besimi në konceptin e hapësirës. Shumica e njerëzve mendojnë se Allahu është në hapësirën e përtejme, lart në qiell, ose banon në ndonjë pjesë tjetër të gjithësisë (Pa dyshim, Allahu është i pastër nga kjo).
Ky besim i paditur përshkruhet në Kur'an, në tregimin e faraonit, i cili pohonte në mënyrën më të paditur se ai vetë ishte Zoti i Egjiptit (Pa dyshim se Allahu është i pastër nga kjo) dhe pohonte se Allahu ishte në qiell. Allahu e shpall këtë në vargjet vijuese:
he Faraoni tha: "O Haman, ndërtoma një kullë që t'i arrij rrugët, rrugët e qiellit e të shoh Zotin e Musait..." (Sure Gafir: 36-37)
Megjithatë, Allahu është gjithandej dhe përfshin të gjitha vendet. Kjo e vërtetë shpjegohet gjithashtu në Kur'an:
Të Allahut janë Lindja dhe Perëndimi, pra, ngado që të ktheheni është Fytyra (ana) e Allahut. Vërtet, Allahu është Gjithëpërfshirës dhe i Gjithëdijshëm. (Sure Bekare: 115)
Si qenia e vetme absolute, Allahu përfshin tërë gjithësinë, gjithë njerëzit dhe vendet, qiejt dhe çdo gjë. Ai manifestohet në tërë gjithësinë. Sipas hadithit, Profeti ynë (savs) ka thënë se dikush që thotë se Allahu është në qiell po e thoshte të vërtetën. Por ky shpjegim në asnjë mënyrë nuk bie në kundërshtim me faktin se Allahu është gjithandej. Kjo për arsye se nëse dikush në vendin tuaj në Tokë i ngritë duart e tij dhe i lutet Allahut dhe mendon se Allahu është në qiell, ndërsa dikush në Polin Jugor i drejtohet Allahut në të njëjtën mënyrë, përderisa dikush tjetër në Polin Verior i ngritë duart e tij dhe edhe një tjetër individ në Japoni apo Amerikë apo Ekuador i ngritë duart e tij drejt qiellit në të njëjtën mënyrë dhe i drejtohet Allahut, atëherë është e pamundur të flitet për ndonjë drejtim të caktuar. Në të njëjtën mënyrë, nëse exhinët, engjëjt dhe demonët në pjesë të ndryshme në hapësirë dhe gjithësi gjithashtu luten me duart drejt qiellit, përsëri do të jetë e pamundur të flitet për një drejtim të caktuar dhe situata do të jetë po e njëjta në tërë gjithësinë. Ngado që të ktheheni, atje është fytyra e Allahut.
Pasi që Allahu është gjithandej, Ai është më afër nesh se çfarëdo tjetër. Ky fakt përjashton perceptimin e "largësisë," nga i cili shumica e njerëzve mashtrohen përsëri. Rëndom, njerëzit iu referohen entiteteve që shohin afër vetvetes si të ishin "afër." Të pyetur: "Cili është objekti më i afërt që shihni?" ata përgjigjen: "Rrobat e mia," "Ora ime," "Syzet e mia," apo edhe "Vet trupi im." E vërteta është se Allahu është më afër se cilado prej këtyre gjërave. Kjo shpallet në këtë mënyrë në një ajet të Kur'anit:
Ne e kemi krijuar njeriun dhe, Ne e dimë ç'i pëshpërit atij shpirti i vet. Ne jemi më pranë tij se damari i qafës së vet. (Sure Kaf: 16)
Kushdo që e kupton këtë të vërtetë e kupton se Allahu është miku, mbrojtësi dhe ndihmësi i vetëm i tij. Në këtë mënyrë zbulohet sekreti i lutjes në Suren Fatiha, Suren e parë: "Vetëm Ty të adhurojmë. Vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë." Në të njëjtën mënyrë, besimtari e kupton se gjithëçka në këtë botë ndodhë me vullnetin e Allahut, funksionon në pajtim me fatin që Ai ka përcaktuar për të dhe nuk mund të dal kurrë jashtë vullnetit të Tij. Ky është të kuptuarit e sekretit të zbuluar në ajetin në vazhdim:
Atij i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Gjithçka i përulet Atij. (Sure Rum: 26)
Të kuptuarit se hapësira është vetëm perceptim i largon të gjitha keqkuptimet dhe dyshimet për atë se si do të jetohet jeta në Ahiret. Shumica që nuk besojnë në Ahiret apo që dyshojnë në ekzistencën e tij nuk mund të kuptojnë se si gjithësia, të cilën ata e përfytyrojnë të jetë e fiksuar dhe e pandryshueshme, do të përfundojë, për t'u zëvendësuar me një botë krejtësisht të re që përmban Parajsën dhe Ferrin. E vërteta është se pikërisht gjithësia që ata e përfytyrojnë të jetë e fiksuar dhe e pandryshueshme përbëhet nga tërësia e perceptimeve që Allahu u shpall shpirtërave të tyre. Për Allahun, është një gjë e thjeshtë që të largojë një nga perceptimet e një personi dhe t'ia jap atë një personi tjetër në vend të tij. Në të njëjtën mënyrë që ju mund të ëndërroni, por ta gjeni veten në një botë krejtësisht tjetër kur të zgjoheni (botën që ju e mendoni të jetë "reale"), në po atë mënyrë do ta bëni kalimin nga jeta e kësaj bote në Ahiret. Gjithësia që ju e përfytyroni të jetë e fiksuar dhe e pandryshueshme, por që ekziston vërtet vetëm përmes krijimit të Allahut në çdo moment, do të zhduket në një tronditje të madhe, pas së cilës do të krijohen Parajsa dhe Ferri.
Çdonjëri që e kupton se materia është një iluzion, se hapësira është një perceptim në mendjet tona dhe se jeton në një botë të krijuar nga Allahu në sferën e imagjinatës dhe të perceptimeve, do të jetë i denjë për shumë më tepër sekrete. Për dallim nga shumica e njerëzve, ai do të jetë i shpëtuar nga hutia e përpjekjes pët t'i kuptuar "shkaqet" (ngjarjet dhe qeniet e krijuara nga Allahu). Ai do të priret vetëm në faljen e rregullt të namazit, që është shkaku i vetëm i vërtetë. Ai do të dijë se e vërteta është se si e mira ashtu edhe e keqja vijnë nga Allahu dhe do t'i lutet – dhe do të kërkojë ndihmë prej – Tij për të gjitha çështjet. Ai nuk do të konsumohet nga dëshira për mall e pasuri, sepse e di se mund të krijoj kontakt vetëm me perceptimet e pasurive që njerëzit aq shumë i lartësojnë në sytë e tyre – për shembull, shtëpitë e mëdha, veturat luksoze, rrobat e shtrenjta dhe autoritetin shoqëror dhe politik – brenda mendjes së tij. Ai nuk do t'ju shoqërojë ndonjë vlerë atyre, duke e ditur se Allahu i ka krijuar këto zbukurime në dukje plot shkëlqim si sprova. Ai ua dhuron dhe ua merr ato, kujtdo që Ai dëshiron.
Çdonjëri që e kupton se materia dhe hapësira janë iluzione është i liruar nga të pasurit frikë të ndonjë qenie tjetër pos Allahut. Çdo gjë që ai sheh është perceptim i krijuar nga Allahu dhe askush nuk mund t'i bëjë asgjë atij pa lejen e Allahut. Allahu është qenia e vetme e denjë për t'ia pasur frikën. Kushdo që e kupton këtë do të arrijë vlerat e larta morale të profetëve, siç përshkruhet në ajetin në vazhdim:
[Allahu i lavdëron] ata të cilët kumtuan shpalljet e Allahut dhe i frikësoheshin Atij e askujt tjetër përveç Tij… (Sure Ahzab: 39)
... Jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi mashtruese.
(Sure Al ‘Imran: 185)
Ai i cili e kupton se materia dhe hapësira janë iluzione e kupton edhe një tjetër sekret të rëndësishëm të panjohur për shumicën e njerëzve: Raportet shkak-pasojë që vlejnë në këtë botë nuk janë rezultat i karakteristikave fizike të materies apo bashkëveprimeve midis njerëzve. Pasi që materia është vetëm një perceptim, ajo nuk mund të ketë efekte fizike. Çdo efekt fizik është krijuar veçanërisht si perceptim. Një gur, për shembull, nuk e thyen një xham; imazhet e hedhjes së gurit dhe thyerjes së xhamit janë të krijuara veçan. Forca ngritëse e ujit që mban një anije mbi ujë apo ngritja aerodinamike që mban një aeroplan lart janë të krijuara si iluzione. Gjithë "forcat" e tilla në të vërtetë i takojnë Allahut. Allahu e shpall këtë të vërtetë në Kur'an si vijon:
A nuk i shohin shpendët mbi kokat e tyre, se si i hapin dhe i mbledhin krahët? Askush nuk i mban ata, përveç të Gjithëmëshirshmit; Ai, me të vërtetë, sheh çdo gjë. (Sure Mulk: 19)
A nuk e sheh ti, se Allahu ka vënë në shërbimin tuaj gjithçka që është në Tokë dhe anijet që lundrojnë nëpër det me urdhrin e Tij?! Është Ai që e mban qiellin që të mos bjerë në Tokë; kjo mund të ndodhë vetëm me lejen e Tij. Vërtet, Allahu është i Butë dhe i Mëshirshëm me njerëzit. (Sure Haxhxh: 65)
Gjithashtu, një besimtar i cili e kupton këtë sekret do të zhvillojë raporte domethënëse me të tjerët për dallim nga raportet sipërfaqësore shkak-pasojë që shumica e njerëzve i pranojnë. Sepse Allahu i ka krijuar të gjithë njerëzit dhe fatet e tyre, raportet e ndryshme shkak-pasojë midis njerëzve marrin formën e përcaktuar prej Tij. Në një ajet, për shembull, Allahu shpall këtë sekret:
O besimtarë! Ju keni përgjegjësi vetëm për veten tuaj! Ai që është i humbur nuk mund t'ju dëmtojë, nëse jeni në rrugë të drejtë. Tek Allahu do të ktheheni të gjithë e do t'ju lajmërojë për atë që keni punuar. (Sure Ma'ide: 105)
Nëse muslimanët e arrijnë rrugën e vërtetë, atëherë ata që devijojnë prej saj nuk mund t'u bëjnë kurrë dëm atyre. Ky është ligji i Allahut, edhe pse ai vlen vetëm për besimtarët të cilët e kuptojnë fuqinë e Tij dhe besojnë në Të, ashtu siç e meriton Ai. Në një ajet tjetër, Allahu shpall një ligj tjetër:
Cilindo mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira, që ka bërë. (Sure Nahl: 97)
Për besimtarët, shumë sekrete si ky e bëjnë botën një vend shumë të ndryshëm. Për jobesimtarët, jeta në këtë botë është vend i vuajtjes, përplot shqetësime, frika, dyshime dhe tensione. Por për besimtarët, ajo shndërrohet në një pritje të këndshme të Parajsës.
2.Imam Rabbani, Letrat e Rabbanit, Vëll II, Letra 470, fq. 517-518.
3.Imam Rabbani, Letrat e Rabbanit, Vëll II, Letra 357, fq. 163.