Tema e quajtur "Esenca e vërtetë e materies" është kritikuar prej disa njerëzve. Duke e keqkuptuar thelbin e kësaj teme, këta njerëz pohojnë se ajo që është shpjeguar si fshehtësia përtej materies është identike me mësimin e Uahdetul Vuxhud. Le të themi, para së gjithash, se autori i këtij libri është një besimtar që vepron saktësisht në përputhje me doktrinën e Ehlus Sunnetit dhe nuk e mbron pikëpamjen e Uahdetul Vuxhud.
Megjithatë, duhet të përkujtojmë gjithashtu se Uahdetul Vuxhud është mbrojtur nga disa dijetarë kryesor Islamik duke përfshirë Muhjiddin Ibn el-'Arabi. Është e vërtetë se dijetarë të shumtë të rëndësishëm Islamik të cilët e kanë përshkruar konceptin e Uahdetul Vuxhud në të kaluarën e kanë bërë këtë duke i marr parasysh disa çështje që ndodhen në këta libra. Megjithatë, ajo që shpjegohet në këta libra nuk është e njëjtë me Uahdetul Vuxhud.
Disa prej atyre të cilët mbrojtën pikëpamjen e Uahdetul Vuxhud u mbërthyen nga disa mendime të gabuara dhe bën disa pohime që bien në kundërshtim me Kur'anin dhe doktrinën e Ehlus Sunnetit. Ata, për shembull, e refuzuan plotësisht krijimin e Allahut. Megjithatë, kur flitet për çështjen e fshehtësisë përtej materies, pa dyshim se nuk ekziston ndonjë pohim i tillë. Kjo pjesë sqaron se të gjitha qeniet janë krijuar nga Allahu dhe se origjinalet e këtyre qenieve shihen prej Tij ndërsa njerëzit shohin vetëm pamjet e këtyre qenieve të formuara në trurin e tyre.
Malet, fushat, lulet, njerëzit, detërat – shkurt çdo gjë që shohim dhe çdo gjë për çka Allahu në Kur'an na bën me dije që ekziston dhe që Ai krijoi nga asgjëja është krijuar dhe me të vërtetë ekziston. Mirëpo, njerëzit nuk mund të shohin, ndiejnë apo dëgjojnë natyrën e vërtetë të këtyre qenieve përmes organeve të tyre shqisore. Ajo që ata shohin dhe ndiejnë janë vetëm kopje që paraqiten në trurin tonë. Kjo është një e vërtetë shkencore e mësuar në të gjitha shkollat e kryesisht në medicinë. E njëjta vlen për artikullin që jeni duke e lexuar tani; nuk mund ta shihni e as ta prekni natyrën e tij të vërtetë. Drita që vjen nga origjinali shndërrohet nga disa qeliza në sytë tonë në sinjale elektrike, të cilat pastaj barten në qendrën e shikimit në pjesën e pasme të trurit tonë. Aty është vendi ku krijohet pamja e këtij artikulli. Me fjalë të tjera, ju nuk po e lexoni një artikull i cili ndodhet para syve tuaj përmes syve tuaj; në të vërtetë, ky artikull është krijuar në qendrën e shikimit në pjesën e pasme të trurit tuaj. Artikulli që po e lexoni tani është një "kopje e këtij artikulli" brenda trurit tuaj. Artikulli origjinal shihet nga Allahu.
Si përfundim, fakti që materia është një iluzion i formuar në trurin tonë nuk e "hedh poshtë" materien, por na ofron ne informacion lidhur me natyrën reale të materies: se asnjë person nuk mund të ketë lidhje me origjinalin e saj.
Ky fakt pasqyrohet në librin tonë Idealizmi Filozofia e Matriksit dhe Natyra e Vërtetë e Materies si vijon:
... [T]ë thuhet se materia është një iluzion nuk do të thotë se ajo nuk ekziston. Pikërisht e kundërta: pa marr parasysh se a e perceptojmë ne botën fizike apo jo, ajo ekziston. Por ne e shohim atë si një kopje në trurin tonë, me fjalë të tjera, si një interpretim të shqisave tona. Prandaj, për ne bota fizike e materies është një iluzion.
Materia jashtë nesh nuk shihet vetëm nga ana jonë, por edhe nga qeniet e tjera. Engjëjt që Allahu i ka ngarkuar të jenë vëzhgues e shohin po ashtu këtë botë:
Dy engjëj i rrinë atij nga e djathta dhe e majta, dhe, për çdo fjalë që ai thotë, ka pranë vetes një mbikëqyrës të gatshëm (për ta shënuar atë). (Surah Kaf: 17-18)
Më e rëndësishmja është që Allahu sheh gjithçka. Ai e krijoi këtë botë deri në imtësinë më të vogël dhe e sheh atë në të gjitha gjendjet e saj. Siç na bën me dije Ai në Kur'an:
... Ta keni frikë Allahun dhe dijeni se Allahu i sheh mirë të gjitha punët që bëni ju. (Sure Bekare: 233)
Thuaj: "Allahu mjafton për dëshmitar midis meje dhe jush. Vërtet, Ai i njeh dhe i sheh mirë robërit e Vet". (Sure Isra': 96)
Nuk duhet harruar që Allahu mban shënimet për çdo gjë në librin e quajtur Leuhi Mahfudh (Librin e Ruajtur). Edhe nëse ne nuk i shohim të gjitha gjërat, ato janë në Leuhi Mahfudh. Allahu shpall se Ai mban shënim çdo gjë në "Mëmën e Librit" të quajtur Leuhi Mahfudh me vargjet në vazhdim:
E ai është te Ne, në Librin kryesor (Leuhi-mahfûdh), i lartësuar dhe plot urtësi. (Sure Zuhruf: 4)
... tek Ne është Libri që i ruan të gjitha. (Sure Kaf: 4)
S'ka asgjë të fshehtë në qiell dhe në Tokë, që të mos jetë e shënuar në Librin e qartë (Leuhi Mahfudh). (Sure Neml: 75)