Le të përmbledhim me pak fjalë atë që diskutuam në kapitullin e mëparshëm. Ne kurrë nuk mund të kemi njohuri të drejtpërdrejt të origjinaleve të gjërave që shohim, dëgjojmë, prekim dhe iu referohemi si "materie." Në të vërtetë ne bashkëveprojmë me perceptimet që i përjetojmë në trurin tonë. Ne kurrë nuk mund të dalim jashtë trurit tonë për të ardhur në kontakt me origjinalet e gjërave që shohim, dëgjojmë, prekim dhe kështu, kurrë nuk mund të verifikojmë se si janë origjinalet e tyre. Nuk ekziston asnjë dallim teknik midis të ëndërruarit dhe jetës reale, që ne i perceptojmë të dyja brenda trurit tonë. Bota e gjerë që ne e imagjinojmë të jetë aq shumë e madhe është në të vërtetë një tërësi e perceptimeve të transmetuara në trurin tonë. Galaktikat gjigante, për të cilat mendojmë se janë me miliarda milje larg nesh, janë në të vërtetë vetëm perceptime në qendrën pamore të trurit tonë. Ato nuk janë fare "jashtë në hapësirë," por pikërisht brenda nesh.
Shumë njerëz, nëse jo gadi të gjithë, janë të pavetëdijshëm për këtë të vërtetë shumë të rëndësishme. E megjithatë edhe nëse të tjerët janë të pavetëdijshëm për këtë, ky nuk është arsyetim që edhe ne të jemi të pavetëdijshëm – sepse ne po ashtu i shohim "të tjerët" në fjalë si imazhe në trurin tonë. Ne i përjetojmë këto imazhe dhe jemi përgjegjës për të kuptuar atë që shohim. Madje edhe nëse dëgjojmë që çdonjëri rreth nesh të na thotë: "Kjo botë është reale, jo një perceptim," kjo prap nuk ndryshon asgjë. Në një ëndërr, ju mund të dëgjoni me mija njerëz të bërtasin me një zë: "Kjo botë është reale, jo një perceptim". Prapseprap ajo ëndërr së shpejti do të përfundojë. Gjithë ata njerëz befas do të zhduken. Përveç se ishin perceptime, asnjëri prej tyre nuk kishte ekzistuar në radhë të parë ndonjëherë.
Jeta reale, gjithashtu, do të përfundojë një ditë – me vdekje. Gjithëçka që shohim (duke përfshirë edhe ata të cilët na kanë thënë "ky është origjinali i botës") do të zhduken, për t'u zëvendësuar nga një realitet krejtësisht të ri – domethënë, me botën e Ahiretit. Allahu e shpall këtë të vërtetë në Kur'an, kur Ai e përshkruan gjendjen e vështirë të atyre që i bëjnë qeniet dhe qëllimet e paqarta në këtë botë gjithë qëllimin e jetës së tyre – ose përndryshe kërkojnë ndihmë nga këto gjëra, duke i shndërruar këto në këtë mënyrë në idhuj.
Shqelmimi i një guri nuk dëshmon se njeriu ka të bëjë me gurin origjinal që ekziston jashtë tij. Guri për të cilin njeriu përjeton eksperiencë është vetëm një perceptim në tru. Ne mund ta përjetojmë perceptimin e njëjtë kur ëndërrojmë. |
... E, kur t'u vijnë të dërguarit Tanë (engjëj), për t'ua marrë shpirtin, do t'u thonë: "Ku janë idhujt që i adhuronit në vend të Allahut?" Ata do të thonë: "Na braktisën." Kështu ata dëshmojnë kundër vetes, që kanë qenë mohues. (Sure A'raf: 37)
Ata që i kundërshtojnë faktet e paraqitura këtu janë materialistët, ata të cilët besojnë në mënyrë të gabueshme se materia është realiteti absolut dhe se mendja njerëzore është vetëm një formë tjetër e materies. Duke folur në mënyrë të përgjithësuar, materialistët nuk janë të gatshëm për të menduar dhe për të diskutuar të vërtetën e qartë të shpjeguar këtu, që ne kurrë nuk mund të vendosim kontakt të drejtpërdrejt me materien. Shpeshherë ata frustrohen shume me këtë ide. Më parë në shekullin e tetëmbëdhjetë, materialistët u zemëruan kur filozofi dhe kleriku britanik Xhorxh Berkli shpjegoi në mënyrë sistematike që ajo që ne njohim për materie është në të vërtetë një strukturë perceptimesh në mendjet tona. Mendimtari materialist Samuel Xhonson, i cili jetoi në të njëjtën kohë, shqelmoi një gur dhe bërtiti me zë të lartë se duke vepruar kështu, ai e kishte "përgënjeshtruar" Berklin. Mirëpo, reagimi primitiv i Xhonsonit dhe pohimet e ngjashme të bëra nga materialistët e tjerë, të mëvonshëm – tregojnë vetëm se sa larg janë ata nga të kuptuarit e të vërtetës për materien. As shqelmimi i gurëve dhe as goditja e mureve nuk përbëjnë asnjë provë për atë se ata bashkëveprojnë drejtpërdrejt me origjinalet e gurëve dhe mureve. Çdo gjë që ne bëjmë dhe ndiejmë në atë moment është një grup perceptimesh brenda trurit tonë. Dikush që shqelmon një gur apo grushton një mur është duke shqelmuar dhe grushtuar në fakt perceptimin e gurit apo të murit brenda trurit të tij. Me të vërtetë, ata mund ta shqelmojnë një gur në mënyrë po aq realiste në ëndërr, por çdonjëri do të pajtohet pa dyshim se ai gur nuk është asgjë më shumë se një perceptim i trurit.
Rezistenca e materialistëve për këtë çështje bazohet përgjithësisht në dështimin e tyre për ta kuptuar këtë. Ata ia kanë imponuar vetes besimin dogmatik në ekzistencën absolute të materies dhe me forcë i shmangen vënies së saj në pikëpyetje. Këtu, ne po e peshojmë dhe zbulojmë një të vërtetë që ata nuk dëshirojnë ta marrin parasysh: që nëse ata e pranojnë se kanë kontakt të drejtpërdrejt me materien origjinale, atëherë ata duhet gjithashtu ta konsiderojnë vetveten si "njeriun e vogël në majë të kullës."
Imazhi i kullës, i cili e përcakton titullin e këtij libri, është vetëm një metaforë që ne kemi përdorur për të ndihmuar të qartësojmë këtë çështje.
Kuptimi i saj është ky: Nëse pohoni se ju bashkëveproni drejtpërdrejtë me origjinalet e dynjasë dhe të trupit tuaj, të cilat ekzistojnë jashtë trurit tuaj, atëherë ju duhet të pranoni ekzistencën e një trupi gjigant që i bart gjithë këto imazhe brenda kafkës suaj. Në atë rast, meqenëse ju perceptoni çdo gjë në trurin tuaj, ju jeni një person i vockël i mbyllur brenda një dhome të vockël, në majë të një kulle gjigante.
Njeriu posedon eksperiencën/përvojën vetëm të perceptimit dhe imazhin e çdo gjëje që njeriu beson se posedon të formuar në tru. Dhe njeriu kurrë nuk mund t'i dijë format e tyre origjinale që ndodhen jashtë tij. |
Si arrijmë në këtë përfundim? Le të gjykojmë, etapë pas etape:
1) Shikoni përreth jush në këtë moment, dhe do të shihni një numër të madh objektesh: mobilie, mure, shtëpi, njerëz, vetura, qiellin – dhe përveç gjithë këtyre, vetë trupin tuaj. Të gjitha këto objekte, duke përfshirë edhe vetë trupin tuaj, janë në të njëjtin vend.
2) Ku është ai vend? Përkujtoni sqarimet në faqet paraprirëse dhe do të kuptoni se ky "vend" nuk është askund tjetër pos në qendrën pamore brenda trurit tuaj. Me fjalë të tjera, e gjithë bota me të cilën keni të bëni, duke përfshirë vetë trupin tuaj, është një hapësirë prej vetëm disa centimetrash kub në trurin tuaj, në kafkën tuaj. Mu në këtë moment, ju po e shikoni këtë libër në atë pjesë të trurit tuaj. Duart që shihni, dhe ndjeni, ndërsa i shfletoni këto faqe janë po ashtu brenda qendrave të të pamurit dhe të prekurit në trurin tuaj. Të gjitha organet në trupin tuaj ndodhen në të njëjtin vend. Karriga ku jeni ulur ndërsa lexoni dhe dhoma në të cilën ndodhet ajo karrige, janë të gjitha aty po ashtu.
3) Andaj, a besoni se e shikoni trupin tuaj origjinal material e jo këtë perceptim brenda kafkës suaj? Nëse besoni se e shikoni një trup të tillë, atëherë duhet të kuptoni se kurrë nuk keni qenë në gjendje që ta perceptoni atë. As që nuk posedoni ndonjë informacion për atë se si mund të jetë ai. Gjithëçka që mund të bëni është të supozoni se si duket ai.
4) Nëse besoni se shikoni origjinalin e trupit tuaj, atëherë duhet të pranoni ekzistencën e një gjiganti jashtë trupit tuaj që ju e shikoni në këtë moment. Pasi që ju dhe çdo gjë që shihni – dhoma juaj dhe të gjitha objektet jashtë saj – ndodhen në qendrën e të pamurit të asaj kafke gjigante. Prandaj, trupi fizik i saj duhet të jetë poashtu vigan. Poshtë pjesës ku ju jeni në këtë moment, duhet të ndodhen shpatullat, krahët, një trup, këmbët dhe shputat (nëse ky gjigant është, në të vërtetë, një person me dy duar, dy këmbë sikurse edhe ju.)
5) Duke qenë kështu, ju duhet të jeni një qenie miniaturale njerëzore që jeton në një kafkë gjigante. Për ta thënë këtë ndryshe, përfytyroni se jeni të burgosur në një dhomë të mbyllur në majë të një kulle gjigante, duke mos qenë kurrë në gjendje ta braktisni atë dhomë dhe thjeshtë duke e shikuar një ekran të vendosur përpara jush. Në këtë analogji, kulla është trupi juaj, origjinalin e të cilit pohoni se e shikoni, ndërsa trupi që ju perceptoni është vetëm njeriu i vogël i burgosur në majë të asaj kulle.
Nëse pohoni se keni një trup pamjen e jashtme të të cilit ju e perceptoni nga jashtë, atëherë ju duhet të pranoni se jetoni të burgosur në majë të një kulle gjigante; që ju kurrë nuk mund ta lëni atë dhomë, por vetëm shikoni ekranin para jush. |
Ju nuk mund ta shihni kurrë këtë kullë gjigante (dmth. origjinalin e trupit që ju mendoni se e shihni në mënyrë të drejtpërdrejtë), pasi që jeni i mbyllur në një dhomë të vockël në majën e saj. Ju nuk mund ta braktisni kurrë atë dhomë gjatë gjithë jetës suaj. Ju vetëm mund t'i shikoni imazhet e pasqyruara në muret e asaj dhome. Disa objekte në ato imazhe (yjet, për shembull) mund të duken se janë me miliona milje larg. E megjithatë e vërteta është se ju ende mbeteni në atë dhomë të vockël.
Për të kuptuar më mirë këtë çështje, merreni shembullin e filmave vizatimor që shpeshherë shfaqen në televizion. Në disa prej këtyre filmave vizatimor, një robot gjigant kontrollohet prej dikujt që është i ulur në qendrën komanduese në kokën e makinës. Për shembull, në filmin e mirënjohur Voltran, robotët gjigant drejtohen prej një njeriu të ulur në qendrën komanduese në pjesën e kokës. Roboti vepron në pajtim me urdhërat e atij personi. Komanduesi është një njeri i vockël i ulur brenda një njeriu mekanik me madhësi të një rrokaqielli.
Nëse besoni që ju bashkëveproni me origjinalin e trupit që shikoni dhe ndjeni në këtë moment, atëherë duhet ta pranoni këtë sistem. Për ta thënë këtë më ndryshe, ju duhet të pranoni që ju jeni një njeri i vogël i ulur në një dhomë në majë të një kulle, apo në majë të një roboti gjigant.
Merreni parasysh që trupi juaj që ju shikoni dhe përjetoni në këtë moment është përafërsisht 5 këmbë, nëntë inç – apo 1.80 centrimetra – i lartë. Atëherë, në kuptim të krahasimit, ju duhet të pranoni që trupi origjinal jashtë trurit tuaj, me të cilin besoni se keni kontakt të drejtpërdrejtë, ka madhësi gjigante. Në qoftë se trupi është një kullë dhe "Unë"që e përjeton atë është një person në një qeli në majë të asaj kulle, atëherë ajo kullë duhet të jetë me qindra këmbë e lartë. Në qoftë se keni një imazh të lartësisë 5' 9" të trupit të cilit i referoheni si "unë," atëherë trupi jashtë, me të cilin ju pranoni se keni kontakt të drejtpërdrejtë, duhet të jetë më qindra këmbë i lartë.
Edhe një tjetër shembull mund ta bëj këtë më të qartë. Dikush që pohon se është duke e shikuar veturën origjinale e cila ndodhet jashtë trurit të tij, edhe pse ai në të vërtetë e sheh perceptimin e saj në mendjen e tij, duhet të mendoj si vijon:
Imazhi i veturës formohet në trurin e një personi. Qendra e të pamurit nuk është më ka madhësi më të madhe se disa centrimetra kub. Nëse imazhi i një veture disa këmbë e gjatë përputhet me atë hapësirë, atëherë qendra pamore duhet të ketë së paku madhësinë e një veture.
Në filmin e famshëm vizatimor Voltran, një robot gjigant drejtohet nga një pilot që është i ulur në një dhomëz në kokën e tij. |
Dhe në qoftë se ajo qendër është disa metra e madhe, atëherë truri i njeriut duhet të ketë dimenzione proporcionalisht gjigante.
Nëse truri i njeriut zë një hapësirë aq të madhe, atëherë në proporcion me trurin e tij, një trup i njeriut duhet të ketë një madhësi prej disa miljesh.
Ne këtu po i referohemi vetëm dikujt që i hedh një shikim një makine. Merreni parasysh një person që e shikon një luginë disa milje të gjatë. Nëse ai pohon se e shikon origjinalin e luginës, atëherë qendra pamore e tij duhet, po ashtu, të zërë një hapësirë me madhësi prej së paku disa miljash katrorë. Po të jetë kështu, atëherë truri, organet e brendshme, duart, këmbët e atij personi duhet të jenë të gjitha në proporcion – dhe me dimenzione kolosale.
Pasi që mundësitë e tilla nuk vijnë në shprehje, a nuk është krejtësisht e palogjikshme të pohohet se një veturë disa metra e gjatë, apo një luginë me madhësi prej disa kilometrash katrorë, ekzistojnë vërtet jashtë dhe se perceptuesi me të vërtetë ka të bëjë me to në format e tyre origjinale?