logo
HARUN YAHYA

Bota E Vockël Brenda Kafkës

Njerëzit mund të mashtrohen nga pamjet shumë bindëse, deri në atë pikë sa të mund të pandehin se këto pamje janë "të vërteta."

Shfaqja e filmit të parë në histori është një ilustrim interesant lidhur me këtë. Në Paris më 1985, dy shpikës francez, Auguste dhe Louis Lumière, shfaqën në një ekran imazhin e një treni që i afrohej një stacioni. Edhe pse treni ishte vetëm dy-dimenzional dhe u shfaq në bardh e zi që dridhej, prapseprap shumica e shikuesve në sallë ikën në panik, sepse besuan se treni do t'i shtypte ata!

old_train

Në filmin e parë të shfaqur në vitin 1895, shikuesit u larguan në panik duke menduar se treni që shfaqej në pëlhurë e kinemasë ishte i vërtetë.

Siç na dëshmon ky shembull, perceptimi i çfarëdo imazhi nga njeriu si "i vërtetë" është ngusht i lidhur me cilësinë teknike të atij imazhi. Sot, megjithatë, edhe efekte më realiste kinematike mund të arrihen duke iu falënderuar syzeve speciale që formojnë holograme (imazhe të perceptuara si tre-dimenzionale). Njerëzit që vënë këso syze pandezin se bota virtuale që shfaqet para syve të tyre është reale dhe reagojnë në përputhje me rrethanat. Mirëpo gjatë gjithë kohës, ata prapë janë të vetëdijshëm se ky imazh është një imazh krejtësisht virtual.

simulation

Syze speciale prodhojnë imazhe tre-dimenzionale që mund të ndikojnë që pranuesi të mendojë se ato janë reale.

Mirëpo si qëndron puna me gjendjen e imazheve që ne i quajmë "bota reale"? A ka mundësi që edhe këto të jenë të ngjashme me hologramet që na mashtrojnë me cilësinë e tyre teknike?

Për të gjetur përgjigjen në këto pyetje, së pari dhe para së gjithash na duhet të rishqyrtojmë atë që ne e njohim si "shikim" dhe procesin e të pamurit në përgjithësi.

Jashtë nuk ka dritë

x_ray_hand

Në mesin e atyre rrezeve të padukshme për syrin tonë janë rrezet X që përdoren në diagnozat mjekësore.

Në dritën e zbulimeve të fundit, shkencëtarët kanë arritur në një përfundim më se interesant: Në fakt, bota jonë është sterrë e zezë. Tani dihet se drita është një koncept krejtësisht subjektiv; me fjalë të tjera, ajo është thjeshtë një perceptim i formuar në mendjet e njerëzve. Në të vërtetë, nuk ekziston dritë në botën e jashtme. As llambat, as dritat e përparme të makinave, madje as Dielli, të cilin ne e konsiderojmë si burimin më të madh dhe më të fuqishëm të dritës, nuk emitojnë dritë fare.

stove

Një zjarr gazi i ndezur emiton rrezatim infra të kuq, si edhe dritë.

Gjithë çka emitojnë Dielli dhe "burimet e tjera të dritës" janë fotonet, lloje të ndryshme të grimcave elektromagnetike të gjatësive të ndryshme valore. Këto grimca shpërndahen në tërë gjithësinë në mënyrën të cilën e lejojnë strukturat e tyre. Disa prej tyre e arrijnë Tokën tonë, ku përsëri prodhojnë llojet e efekteve të përcaktuara nga strukturat e tyre dhe të cilat ndryshojnë, varësisht nga vëllimi, pesha, shpejtësia dhe frekuenca e grimcës.

Për shembull, shumë grimca radioaktive hyjnë në trupat tonë dhe i përshkojnë ata. Ato mund të ndalen vetëm me anë të mburojave të plumbit. Disa nga këto grimca janë aq të rënda dhe të ngarkuara me energji sa që rëndom shkatërrojnë çfarëdo molekule me të cilën takohen dhe vazhdojnë rrugën e tyre, me një devijim të vogël. Ky fenomen përbën bazën në të cilën rrezatimi nxit kancerin. Makinat me rreze X përdorin rrezet X – një formë më e dobët e rrezatimit – dhe e shndërrojnë efektin e radio valëve elektromagnetike në "dritë të dukshme," domethënë, në një formë të dukshme për syrin tonë.

Pasi që radio valët nuk përmbajnë asnjë grimcë, ato nuk u shkaktojnë dëm njerëzve në momentin e përplasjes. Këto valë nuk mund të perceptohen nga asnjë shqisë e jona. Zhurma kërcëlluese që dëgjohet në mungesë të çfarëdo transmetimi në radiot e shtëpive tona është në të vërtetë tingulli i rrezatimit të sfondit kozmik – energji e mbetur nga "Big Bengu," shpërthimi përmes të cilit u krijua gjithësia. Fjala "tingull" këtu i referohet perceptimit që formohet në trurin tonë pasi radiot tona t'i kenë shndërruar këto valë në vibrime në ajër që veshët tonë mund t'i dëgjojnë.

radio_wave

Radio valët nuk mund të perceptohen nga asnjë prej shqisave tona. Mirëpo radiot në shtëpitë tona i shndërrojnë ato në valë zanore në një volum që veshët tonë mund ta dëgjojnë me lehtësi.

Fotonet, burimi i perceptimit që ne i referohemi si "dritë," janë grimca shumë më të lehta që zakonisht kthehen mbrapsht nga molekula e parë me të cilën ndeshen. Duke vepruar kështu, ato pothuajse nuk i shkaktojnë kurrfarë dëmi vendit të cilin e godasin. Për shkak të frenkuencave të tyre – shpejtësia në të cilën ato vibrojnë – rrezet ultravjollcë janë të ngarkuara me energji më të madhe dhe mund të depërtojnë më thellë në lëkurat tona, duke i dëmtuar ndonjëherë kodet gjenetike të qelizave. Kjo është arsyeja pse ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve të Diellit mund të rezultojë me kancer të lëkurës.

infrared_beam

Sytë tanë mund të perceptojnë vetëm ato rrezet e dritës bie mbi spektrin mes ultravjollcë dhe infra të kuqe.

Ato fotone të njohura si infra të kuqe për shkak të frekuencave të tyre lënë pas një sasi të energjisë së tyre, duke e rritur shpejtësinë e vibrimit të atomeve aty – me fjalë të tjera, nxehtësinë në sipërfaqen të cilën e godasin. Për këtë arsye, rrezet infra të kuqe quhen gjithashtu rreze të nxehtësisë. Një stufë qymyri apo një nxemëse elektrike lirojnë sasi të mëdha të rrezatimit infra të kuq, i cili "shihet" apo thënë më mirë perceptohet nga trupat tonë si nxehtësi.

Frekuencat e disa fotoneve shtrihen mes atyre të rrezeve ultravjollcë dhe infra të kuqe. Kur këto bien në shtresën e retinës në anën e pasme të syve tonë, qelizat aty i shndërrojnë ato në sinjale elektrike. Ne atëherë i perceptojmë këto fotone, të cilat janë në të vërtetë grimca, si "dritë." Po t'i perceptonin qelizat në syrin tonë fotonet si "nxehtësi," atëherë ajo që ne i referohemi si dritë, ngjyrë dhe errësirë nuk do të ekzistonin. Kur do ta shikonim një objekt, do ta perceptonim atë vetëm si diçka "të nxehtë" apo "të ftohtë."

Nuk është syri ai që sheh

Këtë informacion teknik lidhur me format e ndryshme të rrezatimit e ofrojmë thjesht për të sqaruar se ato nuk e shkaktojnë efektin e njohur si "dritë." Këto grimca radioaktive godasin, kërcejnë dhe nxisin efekte fizike dhe kimike që ndonjëherë shkaktojnë dëm. E megjithatë, efekteve që ato shkaktojnë nuk mund t'iu referohemi kurrë si dritë.

E vetmja arsye pse ne i përshkruajmë disa prej këtyre grimcave si "rreze drite" është se ato perceptohen prej syve tonë. Fotonet që bien në shtresën e retinës së syrit shndërrohen në impulse elektrike nga qelizat receptorë aty. Nervat pamore/optike bartin këtë rrymë elektrike në qendrën pamore në pjesën e pasme të trurit. Kjo qendër e interpreton këtë rrymë dhe shkakton imazhe.

Kur e hulumtojmë këtë sistem, arrijmë në një përfundim më se interesant: Në fakt, sytë tonë nuk kanë fare aftësi për të "parë." Syri është vetëm një organ ndërmjetësues që i shndërron fotonet në sinjale elektrike. Ai nuk ka aftësi për të kuptuar dhe interpretuar. Nuk është syri ai që e vështron botën e ndritshme gjithandej përreth nesh. Asnjë ndjesi e dritës apo ngjyrës nuk formohet në sy.

Për ta kuptuar më mirë këtë koncept, le të mendojmë për definicionin teknik të të pamurit pak më detajisht.

image_in_our_brains

Në fakt, syri ynë nuk posedon tiparin e "të pamurit." Syri është vetëm një njësi ndërmjetëse retina e të cilit i shndërron fotonet që e arrijnë atë në sinjale elektrike.

Ne u japim emrin e një ngjyre fotoneve në frekuenca të ndryshme të vibrimit. Varësisht nga intensiteti i lëkundjeve të atyre fotoneve, ne u referohemi efekteve të dukshme që ato prodhojnë si ngjyrë e kuqe, e kaltër apo e verdhë. Kur të gjitha frekuencat bashkohen, rezultati është e bardha. Bora na duket e bardhë, sepse ajo i reflekton të gjitha frekuencat në dritën e diellit, kombinimi i të cilave prodhon të bardhën. Gjethet janë të gjelbërta, sepse ato i reflektojnë vetëm ato fotone në një frekuencë që jep ndjesinë e ngjyrës së gjelbërt, ndërsa i absorbon gjithë të tjerat. Qelqi është i tejdukshëm, mu sikurse ajri, sepse fotonet i përshkojnë ato tejpërtej dhe arrijnë tek ne pothuajse pa hasur në çfarëdo pengese – si retë apo njollat që shkaktojnë mizat. Një copë pëlhure e zezë nuk reflekton asnjë ngjyrë sepse i absorbon pothuajse të gjitha fotonet që e godasin atë. Me fjalë të tjera, asnjë foton nuk e arrin syrin tonë prej saj dhe ne e perceptojmë atë vetëm si një trajtë të errët apo të zezë. Një pasqyrë e imiton një imazh për arsye se sipërfaqja e saj e lëmuar reflektuese nuk absorbon gadi asnjë prej fotoneve që e godasin atë, por i kthen ato mbrapsht. Ato pasojnë një rrjedhë paralele me njëra tjetrën pothuajse duke mos iu nënshtruar asnjë deformimi.

Thënë shkurt, konceptet e "dritës," "të bardhës," "të gjelbërtës" apo "të tejdukshmes" iu referohen perceptimeve në tru dhe janë përshkrime krejtësisht relative. E vërteta është se në botën e jashtme nuk ekziston as dritë e as ngjyrë. Ekzistojnë vetëm format e rrezatimit të cilat ne i perceptojmë në atë formë. Interpretimi na takon vetëm neve. Edhe nëse fotonet që arrijnë shndërrohen në sinjale elektrike dhe qendra pamore në sy posedon të njëjtat karakteristika, një gabim apo ndryshim strukturor që mund të ndodhte në sy do të bënte që i njëjti objekt të perceptohej në shumë mënyra të ndryshme. Kjo është arsyeja pse njerëzit që nuk i shohin ngjyrat i perceptojnë dhe interpretojnë ngjyrat e caktuara ndryshe prej njerëzve normal.

Thënë shkurt, lëvizjet e fotoneve të cilat ne i interpretojmë si dritë apo ngjyrë nuk janë asgjë më shumë se sa dukuri fizike që ndodhin në errësirën sterrë të zezë të trurit. Trupat tonë – përfshirë sytë tonë dhe e gjithë bota materiale që e perceptojmë si vizion të ndritshëm tre-dimenzional që disa njerëz pohojnë se paraqet një realitet absolut – të gjitha ekzistojnë përbrenda po kësaj errësire.

Muri prej tri-etapash midis jush dhe botës së jashtme

Një vështrim i afërt i këtyre fakteve shkencore zbulon një të vërtetë më se të rëndësishme: Ne kurrë nuk mund të vendosim kontakt të vërtetë, të drejtpërdrejt me botën e jashtme.

Për shembull, kur ne ulemi dhe shikojmë televizion, ne kurrë nuk mundemi me të vërtetë ta shohim ekranin. Gjithë çka që arrin tek ne janë fotonet që dalin nga tubi elektronik i fotografisë. Këto nuk janë dritë, por vetëm grimca valore. Ngjashëm, ne "i shikojmë" objektet në dhomë përmes fotoneve që ato reflektojnë, mu sikurse topi i tenisit që kërcen prej një muri dhe kthehet drejt nesh. Me fjalë të tjera, madje edhe në këtë fazë, ne tashmë jemi të ndarë nga vet imazhi i televizionit.

Kur fotonet e tij arrijnë syrin tonë dhe e godasin retinën e syrit, ato shndërrohen në energji elektrike nga enzimet që ndodhen aty. Kjo përbën edhe një fazë tjetër midis televizionit dhe neve.

Kur nervat e bartin këtë energji elektrike në qendrën e të pamurit në trurin tonë, ajo përsëri ndërron formë, duke e marr formën të cilës ne i referohemi si "imazhe." Kjo është faza e tretë. Vetëm një hap i vetëm mjafton për të thyer lidhjen midis ekranit të televizionit dhe neve, e prapseprap ne kemi të bëjmë në fakt me tri prej tyre.

Për të bërë një analogji, kjo ëshë sikurse të lozësh lojën e Telefonit, që gjithashtu njihet si Pëshpëritjet Kineze, me tre njerëz të ndryshëm në tri dhoma që janë të lidhura njëra me tjetrën. A e ka thënë me të vërtetë personi fjalinë që është pëshpëritur në veshin tuaj apo ndoshta personi i dytë apo i tretë e ka ndryshuar atë në njëfarë mënyrë? Mos vallë personi i tretë e ka shpikur atë në veten e tij? Kurrë nuk mund të jeni të sigurt. Madje nuk mund të jeni aspak të sigurt se çfarë kanë thënë në të vërtetë lojtari i dytë apo i tretë.

hearing

Secili imazh arrin në trurin tonë në tri faza, ngjashëm me lojën e fëmijëve të Pëshpëritjeve Kineze apo të Telefonit. Personi i fundit kurrë nuk mund të jetë i sigurt nëse fjalët e pëshpëritura në veshin e tij janë të njëjta me ato që janë thënë nga i pari.

Për ta bërë edhe më të qartë këtë çështje, mund ta përmendim edhe një tjetër shembull. Imagjinoni që gjatë vitit të kaluar keni qenë i mbyllur të mbyllur në një dhomë të nëndheshme. E vetmja lidhje e juaj me botën e jashtme është një ekran televiziv me qark të mbyllur. Kur ta ndizni televizionin, lexoni mesazhin vijues:

Pamjet që do t'i shihni në këtë ekran po transmetohen drejtpërdrejtë nga kamerat në kontinentin Afrikan. Pamjet nga këto kamera janë duke u transmetuar live në drejtim të satelitëve dhe prej aty, tek receptorët mbi këtë dhomë, prej ku ato dërgohen në këtë dhomë.

A është i vërtetë ai mesazh apo jo? Kurrë nuk mund të jeni të sigurt, sepse secila fazë e transmetimit mbase mund të jetë krijuar nga një burim artificial. Në të vërtetë, kamerat – për të cilat thuhet se janë duke transmetuar live nga Afrika – mund të jenë duke e shfaqur një video kasetë të regjistruar vite më parë. Kjo pamje e regjistruar paraprakisht mund të jetë ajo që arrin tek ju nga sateliti. Për më tepër, mund të mos ketë as kamera dhe as satelitë fare dhe ju mund të jeni një qenie të cilës i shfaqet një video kasetë nga dhoma ngjitur me tuajën. Nuk mund të jeni të sigurt se çka keni perceptuar, pa udhëtuar personalisht në Afrikë. E pasi që nuk jeni në gjendje ta braktisni dhomën, është e pamundur për ju që të shkoni vetë dhe ta shihni pamjen "origjinale" Afrikane.

Mirëpo, përkundër këtyre dyshimeve, çkado që keni përjetuar nga bota e jashtme para se të hyni në këtë dhomë – plus dituria se në fund do ta lëshoni atë – mund të ndikojë që ju të formoni një pikëpamje që ajo që shihni në ekran është e vërtetë, një realitet që ekziston diku "atje jashtë." Por çfarë nëse ju do të jetonit në atë dhomë që nga lindja? Çka nëse kurrë nuk mund të largoheni? Çka nëse, për tërë jetën tuaj, e shihni "botën e jashtme" vetëm në atë ekran? Po të jetë kështu, ju nuk do të kishit prova që "ju bashkëveproni drejtpërdrejt me origjinalet" e atyre që shihni në ekranin e TV-së suaj. Sepse gjithë çka që vërtetë ishte atje ishin pamje në ekranin tuaj.

screen

Kur e shikojmë ekranin e një televizori, ne nuk mund ta dijmë nëse imazhi që ne mendojmë se po e vështrojmë drejtpërdrejtë, nga një vendndodhje e largët, është në të vërtetë transmetim i një shiriti të regjistruar paraprakisht nga dhoma ngjitur me tuajën.

Fakte si këto në sferën e të pamurit, vlejnë po ashtu edhe për shqisat e të dëgjuarit, prekjes, shijimit dhe nuhatjes. Të gjitha këto përshtypje ne i perceptojmë në dhomat e mbyllura të trurit tonë (qendrat e të dëgjuarit, prekjes, shijimit dhe të nuhaturit). Kurrë nuk mund të vendosim kontakt të drejtpërdrejt me origjinalet e tyre në botën e jashtme. Tingujt që i dëgjojmë në radio formohen në qendrën e të dëgjuarit në trurin tonë. Në të vërtetë, nuk ekziston asnjë tingull jashtë nesh, vetëm lëvizjet fizike në ajër të cilave ne iu referohemi si "valë zanore." Pasi që u nënshtrohen proceseve të ndryshme në veshin e brendshëm, këto lëvizje fizike arrijnë tek ne si sinjale elektrike. Sinjalet elektrike që ne i perceptojmë a i përgjigjen gjësendi jashtë nesh apo jo? Kurrë nuk mund ta dijmë këtë. Duke u kthyer përsëri tek shembulli i dhomës së mbyllur, zëri i luanëve që hungërijnë në gjunglat e Afrikës mund të jenë në të vërtetë zëra të krijuar artificialisht në një studio mu pranë dhomës sonë.

Trupi ynë dhe ëndrrat tona

Deri tani, për të arritur një kuptim më të plotë të këtij koncepti, ne gjithmonë i jemi referuar objekteve të tjera. Ne kurrë nuk mund të perceptojmë "origjinalin" e një transmetimi televiziv, dhe as të dëgjojmë "origjinalin" e një talk show (emision bashkëbisedues) në radio. Të gjitha pamjet, tingujt, erërat dhe shijet formohen në qendrat përkatëse në trurin tonë. Ne nuk jetojmë në botën e jashtme, por në një botë brenda vetes sonë.

Një faktor që e bën këtë koncept të vështirë për t'u kuptuar është se njerëzit mashtrohen kur bëhet fjalë për vetë çështjen e trupave të tyre. Duart dhe këmbët që ata shohin kur shikojnë poshtë dhe perceptimet e prekjes në lëkurën e tyre bën që ata ta perceptojnë botën në një mënyrë krejtësisht të gabuar. Për shkak të përshtypjeve shqisore që ata i pranojnë, ata supozojnë se në të vërtetë janë duke jetuar në "botën e jashtme.

Mirëpo, e vërteta është se, sikurse me objektet e tjera, ne mund të bashkëveprojmë vetëm me perceptimin e trupit tonë në tru. I gjithë informacioni lidhur me trupin tonë – me fjalë të tjera, imazhet vizuale të tij dhe të gjitha perceptimet e tjera që arrijnë në trurin tuaj, janë perceptime në qendrën përkatëse brenda kafkës suaj.

Këtë mund ta kuptojmë më mirë kur i marrim parasysh ëndrrat. Kur ëndërroni, e shihni veten tuaj në botë tërësisht imagjinare. Objektet dhe njerëzit që i shihni rreth jush nuk kanë realitet. Toka ku ecni, qielli mbi kokën tuaj, shtëpitë, drurët, makinat dhe çdo gjë tjetër janë krejtësisht joreale. Ato nuk kanë origjinale materiale. Ato ndodhen në trurin tuaj apo, thënë më mirë, brenda mendjes suaj dhe askund tjetër.

Duke menduar më tej/më larg, e njëjta gjë vlen për trupat tonë. Kur shikoni poshtë në një ëndërr, siç jeni duke vepruar tani, ju perceptoni një trup me duar dhe krah, që ecën, merr frymë dhe përjeton ndjenja të prekjes. Ky trup që shihni në ëndrrën tuaj mund të jetë shumë i ndryshëm nga ai që në të vërtetë posedoni. Ju mund të ëndërroni veten me tri duar, përbindësh me katër këmbë. Mund të përjetoni ndjenja të prekjes të tri duarve. Në një ëndërr tjetër, mund ta përjetoni veten si një krijesë me krah që fluturon dhe të ndjeni se si rrahin këta krah në mënyrën më bindëse. Të gjithë këta trupa që mund të përjetohen kur ëndërrojmë janë vetëm iluzione virtuale në trurin tuaj. Por ju i perceptoni ato sikur ato të ndodhen jashtë trurit tuaj.

Ky shembull dëshmon se edhe pse ju perceptoni trupat tuaj në mënyrën më reale, kjo nuk nënkupton se ju posedoni në të vërtetë një trup të tillë në kuptimin fizik. Në mungesë të një trupi të tillë fizik, ne ende përjetojmë perceptime fizike dhe trupore që ekzistojnë në tërësi në mendjet tona.

Çfarë, atëherë, është dallimi midis ëndërrimit dhe jetës reale? Është e vërtetë se ëndrrat zgjasin më pak, janë më pak konsekuente dhe të regullta në aspektin logjik, se sa perceptimet të cilave iu referohemi si jetë reale. Mirëpo, thënë teknikisht, nuk ekziston asnjë dallim midis ëndërrimit dhe "jetës reale," sepse ato të dyja rezultojnë përmes stimulimit të qendrave shqisore brenda trurit.

dream

Nëse ëndërrojmë se po fluturojmë, kjo nuk nënkupton se ne mund të fluturojmë me të vërtetë. Megjithatë, ndërsa zgjat ëndrra, ne jemi të bindur se e kemi këtë aftësi.

Në fletët e mëparshme, ekzaminuam se çfarë ndodhë në aso zona siç janë qendrat e të pamurit dhe të dëgjuarit në tru për të prodhuar atë që ne i referohemi si "jetë reale." Një enciklopedi përshkruan se si në të vërtetë ëndërrimi përjetohet në mënyrë saktësisht të njëjtë:

dream

Kur e ëndërrojmë veten si një krijesë me krah, ne besojmë plotësisht se është ashtu.

Ëndërrimi, sikurse të gjitha proceset mendore, është një produkt i trurit dhe i aktivitetit të tij. Pa marr parasysh se a është i zgjuar apo duke fjetur një person, truri vazhdimisht liron valë elektrike. Shkencëtarët i matin këto valë me një intrument të quajtur elektroencefalograf. Në të shumtën e rasteve gjatë fjetjes, valët trurore janë të gjata dhe të ngadalshme. Por në kohë të caktuara, ato bëhen më të vogla dhe më të shpejta. Gjatë periudhave të valëve të shpejta të trurit, sytë lëvizin me shpejtësi sikur të ishte ai që flen duke shikuar një sekuencë ngjarjesh. Kjo fazë e gjumit, e quajtur gjumë REM (Lëvizje e Shpejtë e Syve), është koha kur ndodhin shumica e ëndrrave. Nëse zgjohet gjatë gjumit REM, ka mundësi që njeriut t'i kujtohen detajet e ëndrrës...

Gjatë gjumit REM, rrugët që bartin impulset nervore nga truri për në muskuj bllokohen. Prandaj, trupi nuk mund të lëvizë gjatë ëndrrave. Gjithashtu, korteksi celebral – pjesa e trurit që kyqet në funksione më të larta mentale – është shumë më aktive gjatë gjumit REM se sa gjatë gjumit pa ëndrra. Korteksi stimulohet nga neuronet (qelizat nervore) që i bartin impulset nga zona e trurit e quajtur kërcelli i trurit.1

Me fjalë të tjera, një ëndërr nuk është asgjë më shumë se tërësia e të gjitha perceptimeve që burojnë nga interpretimi i impulseve që arrijnë pjesët përkatëse të trurit.

Vini re që ajo që ne i referohemi si "jetë reale" ndodhë në mënyrë saktësisht të njëjtë. Impulset elektrike i arrijnë pjesët përkatëse të trurit tonë. Atje ato interpretohen, pas së cilës ne perceptojmë tërësinë e këtyre perceptimeve si "botën reale."

Kjo na shpie në një pyetje vendimtare: Cili është burimi i gjithë këtyre perceptimeve? Ne jemi të prirur të besojmë se gjithmonë bashkëveprojmë me origjinalet e botës së jashtme. E vërteta është se ekziston materia në botën e jashtme, por ne kurrë nuk mund ta përjetojmë origjinalin e kësaj materie.

Për ta kuptuar më mirë këtë koncept, le të vazhdojmë të mendojmë për të ëndërruarit. Pyeteni një person që ëndërron këtë: "Cili është burimi i të gjitha perceptimeve që është duke i përjetuar?" Sipas të gjitha gjasave, ai person gjysmë i zgjuar do të përgjigjet: "Objektet në botën e jashtme. Sytë dhe veshët e mi i perceptojnë ato." E megjithatë në këtë shembull nuk ekziston një botë e jashtme dhe as ndonjë trup fizik për ta perceptuar. Gjithëçka që përjetojnë ata që ëndërrojnë përbëhet vetëm prej sinjaleve të perceptuara nga qendrat përkatëse në trurin e tyre.

image_in_our_brains

Gjithëçka që shohim, dëgjojmë, prekim, shijojmë apo nuhaTim përbëhet prej sinjaleve të perceptuara nga qendrat përkatëse në tru. Atëherë si mund të jemi të sigurt se e përjetojmë botën e jashtme origjinale?

Kushdo që pohon se është i sigurt për këtë pohon në të njëjtën kohë se ai është "njeriu i vogël në majë të kullës."

Pse është kështu? Në kapitullin pasues do të shohim arsyen pse.

Notes

1.World Book Multimedia Encyclopedia, "Ëndrra", World Book Inc., 1998.

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Paralajmërim: Sekreti përtej materies nuk është uahdetul vuxhud
  • Parathënie
  • Bota e vockël brenda kafkës
  • Njeriu i vogël në majë të kullës
  • Besimi i gabuar në kullë
  • Përfundim
  • Shtojcë: Komente lidhur me njeriun në kullë
  • Shtojcë 2: Mashtrimi i evolucıonit