Në këtë libër është shqyrtuar thelbi i "materies" nga një perspektivë mjaft e ndryshme nga ajo në librat tonë të tjerë. (Për më shumë hollësi, shih Harun Jahja, Materia: Emri tjetër për iluzionin - Arastirma Publishing, 2001)
Analogjia e njeriut të vogël në kullë nxjerr në pah edhe një tjetër të vërtetë të rëndësishme:
Nëse besoni se keni kontakt të drejtpërdrejtë me origjinalin e materies atëherë trupi juaj i vërtetë nuk mund të jetë i njëjti që ju jeni duke e parë mu në këtë moment.
Ju duhet ta keni një trup tjetër "jashtë"– me fjalë të tjera, jashtë mendjes suaj – që ju kurrë nuk e keni parë apo ndier. Dhe ai trup është një "gjigant," shumë herë më i madh se trupi që ju jeni duke e parë në këtë moment.
Dhe se ju jeni një i burgosur, i ndryrë në një dhomë të vockël në majë të një kulle.
Thënë ndryshe, sipas të gjitha gjasave ju keni qenë duke jetuar me supozimin se trupi juaj jeton në këtë botë dhe se ju shihni përmes syve tuaj. Por ky është një iluzion.
Një përfundim më racional është se në fakt, kjo "kullë" nuk ekziston fare. Nuk ka prova se ajo ekziston! E vetmja gjë që na bën ta ndajmë këtë besim është paragjykimi se ne kemi njohuri të drejtpërdrejtë të materies origjinale.
Posa të lirohemi nga ky paragjykim, mund të kuptojmë se kjo botë është, në realitet, një vend shumë ndryshe: Gjithëçka që ne shohim dhe ndiejmë është një perceptim që Allahu ia ka zbuluar shpirtit tonë. E vetmja qenie absolute është Allahu i Plotfuqishëm, Zoti i Botërave dhe Krijuesi i çdo gjëje.