Ndërsa po përgatitej ky libër, kemi pyetur një numër shkencëtarësh dhe mendimtarësh lidhur me faktet që ai parashtron. Përmes internetit, ne u kemi sqaruar anëtarëve të respektuar të universiteteve të zgjedhura se si ata nuk mund të kenë kurrë njohuri të drejtpërdrejt për materien dhe pastaj kemi kërkuar pikëpamjet e tyre. Shumica prej tyre kanë thënë se kjo ishte një pyetje e një rëndësie shumë të madhe të cilës mendimi materialist nuk ka mundur kurrë t'i jap përgjigje dhe se ata vet nuk mund të jepnin asnjë shpjegim për këtë çështje. Ja disa fragmente nga përgjigjet e tyre:
Ne nuk kemi kurrë kontakt të drejtpërdrejt me mjedisin tonë. Sistemi ynë shqisor krijon abstraksione të këtij informacioni. Për të qenë puna edhe më keq, sistemet tona shqisore madje as nuk e ruajnë atë informacion në formën e njëjtë – i tërë informacioni shqisor (prekja, temperatura, shijimi, shikimi, dëgjimi, erërat) shndërrohen në sinjale elektrike dhe kimike në tru. Është struktura e këtyre sinjaleve elektrike dhe kimike të cilave ne iu referohemi si "objekte" në mjediset tona...
Debra Spear, Ph.D.
Departamenti i Psikologjisë
PState University në South Dakota
Unë vetë mendoj se ne njerëzit jemi shpirtëra, gjëra jomateriale që mendojnë të lidhur në mënyrë kauzale me trupat tonë në atë mënyrë që ajo që përjetojmë/ndiejmë/mendojmë/etj. varet nga gjendjet fizike të trurit dhe të sistemeve tona qendrore nervore.
Megjithatë kjo është një pikëpamje e diskutueshme. Shumë njerëz mendojnë se ne njerëzit jemi gjëra materiale, copa të mëdha mishi. Në pyetjen tuaj: "Kush është ai që sheh imazhin e kësaj porosie në tru?" ata do t'i përgjigjeshin: "Pse, ti je, natyrisht!" Ti, kjo copë e madhe mishi, ke ndjesi pamore kur struktura të caktuara elektrike formohen në trurin tënd – asgjë më shumë. Të tjerët mendojnë se ndjesitë pamore shkaktohen prej apo mbase shfaqen nga këto struktura elektrike, edhe pse dallojnë prej tyre.
Unë për vete nuk mendoj se trurët tonë e bëjnë përjetimin, besimin, të shpresuarit, ndjesinë, etj. Unë mendoj se "Unë" i bëj ato gjëra dhe se Unë nuk jam truri im. Unë jam i lidhur ngusht me trurin tim, i lidhur aq ngusht sa që dëmtimi i trurit tim më ndalon nga kryerja e gjithë këtyre gjërave. Por unë dalloj nga truri im. Çfarë jam Unë? Pasi që unë i shoh gjërat, unë jam një shpirt.
Dr. Tom Crisp
Departamenti i Filozofisë
Univerziteti i Shtetit të Floridas
Njerëzve nuk iu pëlqen të shqetësohen në rutinën e tyre të përditshme. Njerëzve u pëlqen rregulli, atyre u pëlqen të jenë nën kontroll, atyre u pëlqen që gjërat të jenë ashtu siç u pëlqen atyre. Ata nuk mund të përballen me pasiguri dhe kanë frikë që të mos kenë asnjë përgjigje. Ata kapen për posedimet e tyre materiale dhe pozitat e tyre shoqërore. Ata do t'i humbnin të gjitha këto po të mos ekzistonte një realitet i jashtëm. Dhe njerëzit kanë frikë të jenë vetëm, të kenë nevojë të merren me gjithë këto çështje vetë. Ata nuk kanë besim në fuqinë e tyre të të menduarit dhe nuk janë të lirë. Dhe nuk e dinë se kush janë në të vërtetë, ata e karakterizojnë veten e tyre me gjërat jashtë tyre.
Kjo është arsyeja pse [ata i shmangen diskutimit të kësaj çështje].
Birte Schelling
Departamenti i Filozofisë
Univerziteti i Hamburgut
Ne mendojmë për veten tonë sikur përbëhemi prej një trupi, mendjeje dhe ndjenjave. Megjithatë, natyra jonë e vërtetë fundamentale është shpirti. Drita e brendshme dhe përgjigjja ndaj shumicës së pyetjeve tuaja burojnë nga kjo vetëdije... Vetëdija finale dhe intelekti... pranon dhe emiton informacion nga brenda dhe rreth nesh. Shpirti ynë është si një organ perceptimi për shpirtin/Zotin për të përjetuar aspektet e dukshme të shpirtit.
Robert W. Olson, PhD
Autori i veprës Stepping Out Within
Ky është një problem në të cilin filozofët kanë punuar për 3000 vjet... sikurse kur një dru i madh bie në pyll por atje nuk është askush për ta dëgjuar atë... a ekziston zëri?
Ne pa dyshim se jemi të burgosur të aparatit tonë perceptues shqisor dhe të trurit tonë. Ato janë sistemet ndërhyrëse që na ndajnë ne nga realiteti fizik i botës jashtë nesh... çkado që ajo mund të jetë në të vërtetë. Për më tepër, shumica e njerëzve nuk e kuptojnë se sistemet e aparateve shqisore që i bartin të dhënat e jashtme në trurin tonë kanë ndërprerje (sinapsa) në disa vende përgjatë këtij rrugëtimi. Në këto ndalesa sinaptike, shtohen të dhëna të tjera prej pjesëve të ndryshme të trurit... duke e pasuruar – apo duke e kontaminuar – në këtë mënyrë informacionin nga jashtë. Kjo është arsyeja pse e njëjta shtysë mund të na "duket" e ndryshme në kohë të ndryshme... bota duket ndryshe varësisht nga ajo se si ne ndihemi. Kështu që kushdo që mendon se ai/ajo e përjeton botën pikërisht ashtu siç është... gabohet.
Arnold B. Scheibel, MD
Departamentet e Anatomisë dhe Psikiatrisë
UCLA
... [I]mazhi në trurin tonë dhe mjedisi ynë fizik janë dy gjëra të ndryshme. Realiteti... ekziston vetëm në trurin tonë. Nuk ka asnjë mënyrë që ne ta përjetojmë realitetin përveç se me trurin tonë. Një lule është e kuqe, sepse ajo absorbon një gjatësi valore komplementare me të kuqen. Nuk ka mundësi që të shihet gjatësia e vërtetë valore e ngjyrës së kuqe, e cila është 671 nm. Lulja duket e kuqe sepse ne na është thënë se ajo është e kuqe. Dhe ne e lidhim këtë përshtypje me ngrohtësinë (pasionin) apo eksitimin (shenjë e ngjyrës së kuqe)... Pra të gjitha perceptimet që mund t'i krijojë truri ynë janë një përzierje e sinjaleve elektrike dhe kimike që na krijojnë përshtypjen si të ishin reale, por në realitet nuk janë reale.
Prof. Dr. Norbert Hilschmann
(Emeritus (profesor i pensionuar))
Drejtor i Institutit për Medicinë Eksperimentale të Maks Plankut
Imazhi nuk varet nga drita, natyrisht. Një goditje në kokë bën që ju t'i shihni yjet që janë një iluzion i plotë ... Ajo që ju po e përshkruani vlen për të gjitha ndjesitë. E gjitha që ne ndonjëherë dimë për realitetin është një pasqyrim i realitetit "i skicuar" në grupet e qelizave të trurit. Ne ndonjëherë e kuptojmë gabimisht, si në rastin e iluzionit të një gjymtyre "fantazmë" pas amputimit...
Në aspektin teorik është e mundshme që asgjë nuk ekziston atje jashtë. Që e gjithë jeta është një iluzion i plotë. Apo që, si në filmin "Matriks," ne jemi trupa real të kyçur në një program kompjuterik i cili e furnizon trurin tonë me sinjale iluzore të një realiteti virtual. Nuk ka asnjë mënyrë ta dimë me siguri, se a është i mirë ky iluzion.
Andrew Paul Bendrups, MSc PhD
Departamenti i Fiziologjisë dhe Anatomisë Njerëzore
Univerziteti La Trobe, Australi
Atij i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Gjithçka i përulet Atij.
(Sure Rum: 26)