logo
HARUN YAHYA

Popujtezhdukur.com

631

Libri që keni në dorë është një studim unik i llojit të tij, për vetë faktin se ai bën një sintezë të historisë klasike dhe historive të disa prej popujve të përmendur në Kuran. Në përgjithësi, historitë kuranore janë trajtuar të ndara nga historia klasike dhe ato pak përpjekje që janë bërë nga dijetarët islamë në kohë të ndryshme nuk mund të konsiderohen të plota, sepse kanë mangësi të dukshme në metodën studimore, pasi nuk bazohen në standartet e pranuara sot për një studim shkencor. Studiuesit kristianë i kanë dhënë më tepër rëndësi lidhjes midis historisë klasike dhe historive të Biblës dhe kanë botuar një sërë librash për këtë temë. Njëkohësisht duhet të pranojmë se studiuesit muslimanë kanë mbetur disi prapa në këtë drejtim, megjithëse kohët e fundit kanë filluar të shfaqen disa përpjekje për mbushur këtë boshllëk. Një nga përpjekjet më serioze dhe më të kompletuara në këtë fushë është libri që keni në dorë, i cili mund të klasifikohet për momentin si libri më i mirë që flet për këtë temë. Ky është pikërisht shkaku që na shtyu të merrnim përsipër përkthimin dhe botimin e këtij libri, duke shpresuar se ai do të shërbejë si udhëzues për studiuesit në të ardhmen.


SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo