logo
HARUN YAHYA

E Vërteta E Jetës Së Kësaj Bote

9928
Në këtë botë asgjë nuk është e pavdekshme. Koha punon kundër të gjithave çka është e mirë dhe e re. Shumë shpejt autoja e re del nga moda me daljen e një modeli të ri të prodhuar. Në të njejtën mënyrë, dikush mund të lakmojë në shtëpitë luksoze të të tjerëve apo në shtëpi shumëdhomëshe me pajisje të arta shtëpiake, që i ka parë ndonjëherë, humb interesimin ndaj shtëpisë së vet dhe nuk mund të mos i ketë zili.
Një kërkim i pafund për të rejat dhe për të mirat, duke mos i dhënë rëndësi asaj që e ka arritur, kundërshtimin e të gjithave çka është e vjetër dhe shpresa në diçka të re: këta janë rrathët vicioz që njerëzit gjithkund i kanë përjetuar gjatë historisë. Por një njeri intelegjent do të duhej që të ndalej dhe të pyes veten për një moment: pse të ndjek ambiciet e përkohshme dhe a ka arritur ndonjëherë ndonjë gjë nga këto kërkime? Më në fund, ai duhet të tërheq përfundim se “ekziston një problem radikal nga kjo pikëpamje.” Sidoqoftë, njerëzit, duke iu munguar ky lloj arsyetimi, vazhdon kërkimin e ëndrrave që vështirë se do t’i arrijë.
SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo