Adnan Oktar - test eseri ()
test eseri
Islami portertizohesh si fè terrori. Kjo është arsyeja pas këtij mospëlqimi. Ata e quajnë “islamofobi” por zaten është terrorofobi, njerëzit i tremben terrorit. Ti po flet për një sistem terrori dhe po e paraqet atë si të ishte Islam. E ke quajtur terrorin Islam,” Në fakt në Islam ka dhimbsuri, mëshirë, dashuri, estettikë, shkencë, bukuri dhe gjithçka të bukur.
Fuqia fizike dhe shpirtërore e burrave dhe grave buron nga besimi fetar dhe dëlirësia e tyre. Në mungesë të besimit dhe dlirësisë (nderit) njeriu është i rrënuar. Ndjenja e thellë që del nga besimi e dlirësia u jep si burrave dhe grave fisnikëri, dinjitet.. Vetëm feja është ajo që e bën qënien njerëzore të shëndetshme fizikisht dhe shpirtërisht.
Nuk ka gjë të tillë si vrasje në emër të Zotit. Vrasja është vepër e dënueshme me vdekje që ndëshkohet me përjetësi në ferr sipas ligjit islamik. Nuk është diçka që një musliman i arësyeshëm do ta bënte ndonjëherë. Vetëm një gjakpirës, një përbindësh, njeri psikopat do ta bënte atë.
Gratë janë superiore në dhimbsuri, mëshirë, të menduar në hollësi. Ato anojnë më shumë kah estetika, janë më shumë artistike. Këtu nuk ka asgjë për të mohuar. Kjo është e vërteta shkencore. Kjo duhet të kuptohet qartë. Gratë duhet të kenë më shumë të drejta. Gratë duhet të kenë më shumë përparësi. Ato duhet të jenë superiore përsa u përket përparësive. Epërsia e tyre duhet të pranohet. Nga forca e cilësisë, bukurisë, prej forcës së moralit të mirë, ne duhet patjetër t’i japim epërsi grave, ashtu siç u japim përparësi nënave, në një anë pozitive. Epërsia e grave është bukuria dhe zbukurimi i qytetëështë moral, kjo është epërsia e moralit.