logo
HARUN YAHYA

SATANIZMI MËSIMET GJAKATARE TËDJALLIT

1322
Pyje të gjelbër të panumërta, lule me lloj lloj ngjyra, ujëvara tërheqëse, male të larta grandioze, stepe me ngjyrë të verdhë ari, dete të gjera dhe shumë bukuri tjera të cilat nuk i kemi përmend janë vepra të pashoq të cilat Allahu i ka krijuar për njeriun. Të gjitha këto begati janë dhënë në shërbim të njeriut dhe janë shkas që ai të jetë falënderues. Por njeriu ka një armik të madh që pengon atë të falënderohet, pandërprerë mundohet me premtime të kota dhe pabaza ta mashtroj dhe ta largoj nga rruga e Allahut. Ky armik dëshiron që njeriu në këtë botë po edhe në botën e ardhshme të kaloj jetë të vështirë dhe këtë punë ai pandërprerë do ta bëj deri në ditën e gjykimit. Ky armik i cili ka ndërprerë të gjitha lidhjet me mirësinë, mundohet që njeriut të shëmtuarën, të keqen, pamëshirën, amoralitetin t’i tregoj si punë të mira dhe dëshiron që një gjendje të këtillë ta justifikoj. Për këtë arsye për vete ka formuar një mësim shumë të rrezikshëm që në vete i ngërthen të gjitha idetë e tij të liga. Ky armik i përbetuar, të cilin Allahu e ka larguar nga mëshira e vet është djalli i mallkuar. Kurse mësimi i tij i përgjakshëm dhe i rrezikshëm është Satanizmi.  
SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet