Shumë njerëz që kanë dëgjuar të flitet për teorinë e evolucionit, mendojnë se ajo ka të bëjë vetëm me fushën e biologjisë dhe se nuk ka lidhje me jetën e tyre të përditshme. Po sa i saktë është ky mendim? Me pak durim çdonjëri mund të kuptojë se një mendim i tillë është krejt i gabuar, sepse shumë më tepër se një koncept biologjik, teoria e evolucionit përbën themelin e një filozofie të pabazuar në realitet që ka pushtuar mendjet e një numri shumë të madh njerëzish.
Kjo filozofi është "materializmi", e +-cila përmban një numër pikëpamjesh ireale për arsyen dhe mënyrën se si njeriu erdhi në ekzistencë. Materializmi predikon se nuk ekziston asgjë tjetër veç materies dhe se kjo materie është esenca e çdo gjëje, qoftë kjo organike apo inorganike. Nisur nga kjo, ai mohon ekzistencën e Krijuesit, Allahut të Madhëruar. Duke e reduktuar çdo gjë në nivelin e materies, nocioni i mosekzistencës së asgjëje përveç materies e transformon njeriun në një krijesë që i kushton vëmendje vetëm asaj dhe e largon atë nga vlerat morale të çdo lloji. Kjo është pika e fillimit të shkatërrimit për individin.