• 1. A të erdhi ty lajmi për belanë që kaplon (kijameti)?

  • 2. Atë ditë sheh fytyra të përulura,

  • 3. Të lodhura e të rraskapitura (nga mundimi).

  • 4. Ato hyjnë në zjarrin të ndezur fort,

  • 5. U jepet të pijnë prej një kroi të valë.

  • 6. Ata kanë ushqim tjetër pos një barishte me ferra helmuese.

  • 7. Që as nuk jep fuqi, as nuk largon uri.

  • 8. Atë ditë dheh fytyra të ndritshme,

  • 9. Të kënaqura për veprimet e veta,

  • 10. Në Xhennet të shkallës së lartë,

  • 11. Aty nuk dëgjojnë fjalë të pakëndshme,

  • 12. Aty ka kroje që rrjedhin,

  • 13. Aty kanë shtretër të lartë,

  • 14. Aty kanë shtretër të lartë,

  • 15. Edhe jastekë të renduar për mbështetje,

  • 16. Edhe qilima të shtruar.

  • 17. A nuk i shikojnë devet se si janë krijuar?

  • 18. Edhe qiellin se si është ngritur lart!

  • 19. Edhe kodrat se si janë venduar!

  • 20. Edhe tokën se si është shtruar!

  • 21. E ti pra, këshillo, se je vetëm përkujtues,

  • 22. Ti ndaj tyre nuk je mbizotërues!

  • 23. Përveç atij zbrapset e nuk beson,

  • 24. All-llahu atë me vuajtje e dënon.

  • 25. Vetëm te Ne kthimin e kanë.

  • 26. Dhe vetëm detyrë Jona është llogaira e tyre.