• 1. Për çka ata i bëjnë pyetje njëri-tjetri?

  • 2. Për lajmin e madh e tronditës.

  • 3. Në të cilin ata janë në kundërshti.

  • 4. Jo, të mos pyesin, sepse ata do ta kuptojnë!

  • 5. Përsëri Jo, se ata do ta kuptojnë!

  • 6. A nuk e bëmë Ne tokën të përshtatshme (për jetë),

  • 7. Ndërsa kodrat shtylla?

  • 8. Dhe Ne u krijuam juve në çifte.

  • 9. Dhe gjumin tuaj ua bëmë për pushim.

  • 10. Dhe natën ua bëmë mbulesë (si rrobet).

  • 11. Ndërsa ditën e bëmë për gjallërim.

  • 12. Dhe Ne kemi ndërtuar mbi ju një shtatëshe të fortë.

  • 13. Dhe kemi vënë ndriçuesin që flakëron.

  • 14. Dhe prej reve të shtrydhura kemi lëshuar shi të madh.

  • 15. Që me të të rrisim drithëra e bimë.

  • 16. Edhe kopshte të dendura palë mbi palë.

  • 17. S’ka dyshim se dita e gjykimit është caktuar.

  • 18. Është dita që i fryhet surit, e ju vini grupe-grupe.

  • 19. Dhe qielli hapet e bëhet dyer-dyer.

  • 20. Dhe kodrat shkulen dhe bëhen pluhur (si valë rrezesh).

  • 21. E Xhehennemi është në pritë (në pusi).

  • 22. Është vendstrehim i arrogantëve.

  • 23. Aty do të mbesin për tërë kohën (pa mbarim).

  • 24. Aty nuk do të shijojnë as freskim, as ndonjë pije.

  • 25. Përveç ujë të valë e kalbësirë.

  • 26. Si ndëshkim i merituar.

  • 27. Ata ishin që nuk pritnin se do të jepin llogari.

  • 28. Dhe argumentet Tona i përgënjeshtruan më këmbëngulje.

  • 29. Ndërsa Ne çdo send e kemi ruajtur me shkrim të saktë.

  • 30. E ju pra, vuani, se Ne nuk do t’u shtojmë tjetër vetëm se vuajtje.

  • 31. S’ka dyshim se të devotshmit kanë fitime të mëdha.

  • 32. Kopshte e vreshta rrushi.

  • 33. Edhe vasha të një moshe.

  • 34. Edhe gota të mbushura plot verë.

  • 35. Aty nuk dëgjojnë fjalë të kota, as gënjeshtra.

  • 36. Shpërblime e dhurata të shumta dhënë nga Zoti yt.

  • 37. Zoti i qiejve e i tokës, dhe çka ka ndërmjet tyre, që është mëshirues, të cilit nuk kanë të drejtë t’i bëjnë vërejtje.

  • 38. Atë ditë Xibrili dhe engjëjt qëndrojnë të rreshtuar, askush nuk flet pos atij që e lejon Mëshiruesi, dhe i cili e thotë të vërtetën.

  • 39. Ajo është dita e vërtetë, e kush dëshiron le të kthehet rrugës te Zoti i vet.

  • 40. Ne ua tërhoqëm juve (idhujtarëve) vërejtjen për një dënim të afërt, në ditën kur njeriu (besimtar) shikon se çka i kanë sjellë duart e veta, e jobesimtari thotë: “Ah, sa mirë do të ishte për mua sikur të isha dhe"!