logo
HARUN YAHYA
  • 1. O ti i mbuluar!
  • 2. Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i thirrur).
  • 3. Dhe madhëroje Zotin tënd!
  • 4. Dhe rrobat tua pastroji!
  • 5. Dhe të keqës së ndyrë largohu!
  • 6. Dhe mos u mburr me atë që jep e të duket shumë!
  • 7. Dhe për hir të Zotit tënd duro!
  • 8. E, kur të fryhet në Sur,
  • 9. Atëherë ajo është ditë e vështirë.
  • 10. Për jobesimtarët është jo e lehtë.
  • 11. Ti, më le Mua dhe atë që e krijova të vetmuar.
  • 12. Dhe bëra këtë pasuri të madhe.
  • 13. E bëra edhe me djem që i ka me vete.
  • 14. Dhe Unë i lash në disponim të gjitha mundësitë.
  • 15. E ai lakmon që t’i shtoj edhe më tepër.
  • 16. E jo, se ai vërtet ishte mohues i fakteve tona!
  • 17. Atë do ta ndrydhi me një dënim të rëndë e të padurueshëm.
  • 18. Pse ai shumë mendonte, radhitte e përgatiste (për Kur’anin).
  • 19. Qoftë i shkatërruar, po si përceptonte?
  • 20. Prapë qoftë i shkatërruar, po si përceptonte?
  • 21. Ai sërish thellohej në mendime.
  • 22. Pastaj mrrolej dhe bëhej edhe i vrazhdë.
  • 23. Pastaj ktheu shpinën me mendjemadhësi.
  • 24. E tha: “Ky (Kur’ani) nuk është tjetër, vetëm se magji që përcillet prej të tjerëve.
  • 25. Ky nuk është tjetër, përveç fjalë njerëzish!”
  • 26. E Unë atë do ta hedhë në Sekar!
  • 27. E, ku e di ti se çka është Sekar?
  • 28. Ai nuk lë send të mbetet pa e djegur.
  • 29. Ai është që ua prish dhe ua nxin lëkurat.
  • 30. Mbikëqyrës mbi të janë nëntëmbëdhjetë.
  • 31. E mbiqëkyrës të zjarrit, Ne nuk bëjmë tjetër, përveç engjëjve dhe numrin e tyre (të përmendur në Kur’an) nuk e bëmë për tjetër, por vetëm si sprovë për ata që nuk besuan, e që të binden ata që u është dhënë libri, e atyre që besuan t’u shtohet besimi, e atyre që u është dhëmë libri dhe besimtarët të mos kenë dyshim, dhe ata që zemrat i kanë të sëmura dhe jobesimtarët të thonë: “çka dashti All-llahu me këtë shembull?” Ja ashtu, All-llahu e lë të humbur atë që do, e ushtrinë e Zotit tënd nuk e di kush pos Atij, e ai (Sekari), nuk është tjetër vetëm se një përkujtim për njerëz.
  • 32. Jo, nuk është ashtu, Pasha hënën!
  • 33. Edhe natën kur tërhiqet!
  • 34. Edhe agimin kur agon!
  • 35. S’ka dyshim se ai (Sekari) është një nga belatë më të mëdha.
  • 36. Është vërejtje për njerëz!
  • 37. Për atë nga mesi juaj që dëshiron të përparojë (në të mira) apo të ngecë.
  • 38. Secili njeri është pengë i veprës së vet.
  • 39. Përveç atyre të djathtëve.
  • 40. Që janë në Xhennete e i bëjnë pyetje njëri-tjetrit,
  • 41. Përkitazi me kriminelët (e u thonë):
  • 42. “çka u solli juve në Sekar?”
  • 43. Ata thonë: “Nuk kemi qenë prej atyre që faleshin (që bënin namaz);
  • 44. Nuk kemi qenë që ushqyenim të varfërit;
  • 45. Dhe kemi qenë që përziheshim me të tjerët në punë të kota.
  • 46. Dhe kemi qenë që nuk e besonim ditën e gjykimit.
  • 47. Derisa na erdhi e vërteta (vdekja)!”
  • 48. E tanimë, atyre nuk u bën dobi ndërmjetësimi i ndërmjetësuesve,
  • 49. Po çka kishin ata që largohesin prej këshillës (Kur’ait)?
  • 50. Ata ishin si gomarë të trembur (të egër).
  • 51. Që ikin prej luanit (ose prej gjahtarit).
  • 52. Veç kësaj, secili prej tyre dëshironte t’i jepej libër i posaçëm (i hapët, i qartë).
  • 53. E jo! Por ata janë që nuk frikësohen botës tjetër.
  • 54. Dhe jo! Se ai (Kur’ani) është këshillë e lartë.
  • 55. E kush do, këshillohet me të.
  • 56. Po ata nuk mund të marrin mësim prej tij, vetëm nëse All-llahu di, Ai është i denjë për t’iu ruajtur dhe i denjë për falje mëkatesh!
SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
  • 1.Fatiha
  • 2.Bekare
  • 3.Ali Imran
  • 4.Nisa
  • 5.Maide
  • 6.En'am
  • 7.A'raf
  • 8.Enfal
  • 9.Teube
  • 10.Junus
  • 11.Hud
  • 12.Jusuf
  • 13.Rra'd
  • 14.Ibrahim
  • 15.Hixhr
  • 16.Nahl
  • 17.Isra
  • 18.Kehf
  • 19.Merjem
  • 20.Taha
  • 21.Enbija
  • 22.Haxhxh
  • 23.Mu'minun
  • 24.Nur
  • 25.Furkan
  • 26.Shuara
  • 27.Neml
  • 28.Kasas
  • 29.Ankebut
  • 30.Rum
  • 31.Lukman
  • 32.Sexhde
  • 33.Ahzab
  • 34.Sebe'
  • 35.Fatir
  • 36.Ja Sin
  • 37.Saffat
  • 38.Sad
  • 39.Zumer
  • 40.Gafir
  • 41.Fusilet
  • 42.Shura
  • 43.Zuhruf
  • 44.Duhan
  • 45.Xhathije
  • 46.Ahkaf
  • 47.Muhammed
  • 48.Fet'h
  • 49.Huxhurat
  • 50.Kaf
  • 51.Dharijat
  • 52.Tur
  • 53.Nexhm
  • 54.Kamer
  • 55.Rrahman
  • 56.Uakia
  • 57.Hadid
  • 58.Muxhadele
  • 59.Hashr
  • 60.Mumtehine
  • 61.Saff
  • 62.Xhumu'a
  • 63.Munafikun
  • 64.Tegabun
  • 65.Talak
  • 66.Tahrim
  • 67.Mulk
  • 68.Kalem
  • 69.Hakka
  • 70.El-Me'arixh
  • 71.Nuh
  • 72.Xhinn
  • 73.Muzemil
  • 74.Mudeththir
  • 75.Kijame
  • 76.Insan
  • 77.Murselat
  • 78.Nebe'
  • 79.Nazi'at
  • 80.'Abese
  • 81.Tekuir
  • 82.Infitar
  • 83.Mutafifin
  • 84.Inshikak
  • 85.Buruxh
  • 86.Tarik
  • 87.A'la
  • 88.Gashije
  • 89.Fexhr
  • 90.Beled
  • 91.Shems
  • 92.Lejl
  • 93.Duha
  • 94.Inshirah
  • 95.Tin
  • 96.'Alek
  • 97.Kadr
  • 98.Bejine
  • 99.Zilzal
  • 100.'Adijat
  • 101.Kari'a
  • 102.Tekathur
  • 103.'Asr
  • 104.Humeze
  • 105.Fil
  • 106.Kurejsh
  • 107.Maun
  • 108.Keuther
  • 109.Kafirun
  • 110.Nasr
  • 111.Mesed
  • 112.Ihlas
  • 113.Felek
  • 114.Nas