logo
HARUN YAHYA
  • 1. Një lutës e kerkoi dënimin e pashmangshëm,
  • 2. për jobesimtarët. Atë (dënim) s’ka kush që mund ta ndalë.
  • 3. Ai dënim vjen nga All-llahu, pronari ishkallëve të larta (në qiej).
  • 4. Atje ngjiten engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) në një ditë që zgjatë pesëdhjetë mijë vjet (ose lartësia e atyre shkallëve është pesëdhjetë mijë vjet).
  • 5. Ti, pra, duro me një durim pa ankesë (të mirë).
  • 6. Atyre u duket ai larg,
  • 7. Kurse Neve ai na duket afër.
  • 8. Dita kur qielli të bëhet si kallaji i shkrirë.
  • 9. Kodrat të bëhen si leshi i lënurur.
  • 10. Dhe asnjë mik nuk pyet për mikun.
  • 11. Edhe pse ata shihen ndërmjet vete (edhe njihen, por ikin prej njëri-tjetrit). Krimineli dëshiron sikur të kishte paguar dënimin e asaj dite me bijtë e vet.
  • 12. Dhe me gruan e vet dhe me vëllain e vet.
  • 13. Edhe me të afërmit e tij që ai te ata mbështetej.
  • 14. Edhe me krejt çka ka në tokë, e vetëm të kishte shpëtuar!
  • 15. Jo, kurrsesi, ajo (para) është Ledhdha - flaka (emër i Xhehennemit).
  • 16. Është që heq kapakët e kokës.
  • 17. Që e thërret (tërheq prej vetes) atë që është zbbrapsur e larguar (prej besimit).
  • 18. Dhe që ka tubuar (pasuri) dhe e ka ruajtur (fshehur).
  • 19. Është e vërtetë se njeriu është i prirur të jetë i padurueshëm.
  • 20. Pse kur e godit ndonjë e keqe, ai ankohet së tepërmi.
  • 21. Ndërkaq, kur e gjen e mira, ai bëhet tepër koprac.
  • 22. Përveç atyre që falen,
  • 23. të cilët janë të rregullt në faljen e namazit të tyre.
  • 24. Dhe ata që në pasurinë e vet kanë ndarë në një pjesë të caktuar.
  • 25. Për lypësin dhe për nevojtarin që nuk lyp.
  • 26. Edhe ata që e besojnë bindshëm ditën e gjykimit.
  • 27. Edhe ata që i frikësohen dënimit nga Zoti i tyre.
  • 28. Sepse është e vërtetë që nuk ka shpëtim prej dënimit nga Zoti i tyre.
  • 29. Edhe ata që janë ruajtur prej punëve të ndyra (amorale).
  • 30. Me përjashtim ndaj grave të veta dhe ndaj robëreshave që i kanë në posedim, ata nuk qortohen për to.
  • 31. E kush kërkon përveç tyre, të tillët janë të shfrenuar (meritojnë dënim).
  • 32. Edhe ata që janë besnikë ndaj amanetit që u është besuar dhe ndaj premtimit të dhënë.
  • 33. Edhe ata që dëshminë e vet e zbatojnë (nuk e mohojnë, nuk e fshehin).
  • 34. Edhe ata që janë të kujdesshëm ndaj rregullave të namazit të tyre.
  • 35. Të tillët janë në Xhennete dhe janë të nderuar.
  • 36. ç’është me ata që nuk besuan dhe zgjasin qafat nga ti?
  • 37. Ulën në grupe në të djathtë e në të majtë teje?
  • 38. A dëshiron secili prej tyre të hyjë në Xhennetin r begatshëm?
  • 39. Kurrsesi! Ne i krijuam ata nga ajo çka ata e dinë.
  • 40. Pra betohem në Zotin e lindjeve e të perëndimeve, se Ne kemi fuqi.
  • 41. të zëvendësojmë me më të mirë se ata dhe Ne nuk mund të na dalë kush para.
  • 42. Po ti lëri ata të zhyten edhe më thellë në të kota dhe të dëfrehen deri që të ballafaqohen në ditën e tyre që po u premtohet.
  • 43. Ditën kur duke u ngutur dalin prej varreve, sikur nguteshin te idhujt,
  • 44. Me shikimet e tyre të përulura i ka kapluar poshtërimi. Ajo është dita që ka qenë premtuar.
SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
  • 1.Fatiha
  • 2.Bekare
  • 3.Ali Imran
  • 4.Nisa
  • 5.Maide
  • 6.En'am
  • 7.A'raf
  • 8.Enfal
  • 9.Teube
  • 10.Junus
  • 11.Hud
  • 12.Jusuf
  • 13.Rra'd
  • 14.Ibrahim
  • 15.Hixhr
  • 16.Nahl
  • 17.Isra
  • 18.Kehf
  • 19.Merjem
  • 20.Taha
  • 21.Enbija
  • 22.Haxhxh
  • 23.Mu'minun
  • 24.Nur
  • 25.Furkan
  • 26.Shuara
  • 27.Neml
  • 28.Kasas
  • 29.Ankebut
  • 30.Rum
  • 31.Lukman
  • 32.Sexhde
  • 33.Ahzab
  • 34.Sebe'
  • 35.Fatir
  • 36.Ja Sin
  • 37.Saffat
  • 38.Sad
  • 39.Zumer
  • 40.Gafir
  • 41.Fusilet
  • 42.Shura
  • 43.Zuhruf
  • 44.Duhan
  • 45.Xhathije
  • 46.Ahkaf
  • 47.Muhammed
  • 48.Fet'h
  • 49.Huxhurat
  • 50.Kaf
  • 51.Dharijat
  • 52.Tur
  • 53.Nexhm
  • 54.Kamer
  • 55.Rrahman
  • 56.Uakia
  • 57.Hadid
  • 58.Muxhadele
  • 59.Hashr
  • 60.Mumtehine
  • 61.Saff
  • 62.Xhumu'a
  • 63.Munafikun
  • 64.Tegabun
  • 65.Talak
  • 66.Tahrim
  • 67.Mulk
  • 68.Kalem
  • 69.Hakka
  • 70.El-Me'arixh
  • 71.Nuh
  • 72.Xhinn
  • 73.Muzemil
  • 74.Mudeththir
  • 75.Kijame
  • 76.Insan
  • 77.Murselat
  • 78.Nebe'
  • 79.Nazi'at
  • 80.'Abese
  • 81.Tekuir
  • 82.Infitar
  • 83.Mutafifin
  • 84.Inshikak
  • 85.Buruxh
  • 86.Tarik
  • 87.A'la
  • 88.Gashije
  • 89.Fexhr
  • 90.Beled
  • 91.Shems
  • 92.Lejl
  • 93.Duha
  • 94.Inshirah
  • 95.Tin
  • 96.'Alek
  • 97.Kadr
  • 98.Bejine
  • 99.Zilzal
  • 100.'Adijat
  • 101.Kari'a
  • 102.Tekathur
  • 103.'Asr
  • 104.Humeze
  • 105.Fil
  • 106.Kurejsh
  • 107.Maun
  • 108.Keuther
  • 109.Kafirun
  • 110.Nasr
  • 111.Mesed
  • 112.Ihlas
  • 113.Felek
  • 114.Nas