logo
HARUN YAHYA
  • 1. Për erërat që ngrehin dheun dhe shpërndajnë.
  • 2. Për retë që e bartin shiun e rëndë.
  • 3. Për anijet që lundrojnë lehtë.
  • 4. Për engjëjt që bëjnë ndarjen e çështjeve.
  • 5. S’ka dyshim se ajo qe u premtohet është e vërtetë e sigurt.
  • 6. Dhe se shpërblimi (gjykimi për vepra) do të ndodhë pa tjetër.
  • 7. Për qiellin plot rrugë.
  • 8. Ju gjendeni në nje thënie kontradiktore,
  • 9. Nga ai (besimi) zbrapset ai që ishte zmbrapsur.
  • 10. Mallkuar qofshin gënjeshtarët!
  • 11. Ata të cilët janë gafilë në injorancë (në verbëri, në padituri).
  • 12. E pyesin: “Kur është dita e gjykimit?”
  • 13. Dita kur ata digjen në zjarr.
  • 14. Përjetonie dënimin tuaj, ky është ai që kërkonit t’ju shpejtohet.
  • 15. Të devotshmit janë në kopshte e burime.
  • 16. Të kënaqur se kanë shtënë në dorë atë që u dha Zoti i tyre, ata edhe më parë (në dynja) ishin mirëbërës.
  • 17. Ata qenë të cilët pak flinin natën.
  • 18. Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkata.
  • 19. Dhe në pasurinë e tyre kishin përcaktuar të drejtë për lypësin dhe për të ngratin (që ka nevojë por nuk lyp).
  • 20. Edhe në tokë ka argumente për ata të bindurit.
  • 21. Po edhe në veten tuaj. A nuk jeni kah e shihni?
  • 22. E në qiell është furnizimi juaj dhe ajo që ju premtohet.
  • 23. Pasha Zotin e qiellit e të tokës, kjo është një e vërtetë, ashtu siç është se ju flisni.
  • 24. A ke arritur të dëgjosh ti për rrëfimin e musafirëve të ndershëm të Ibrahimit?
  • 25. Kur patën hyrë te Ai dhe thanë: “Të përshendesin me paqe!” (E më vete tha): “Njerëz të panjohur!”
  • 26. Dhe ai pa u vërejtur shkoi te familja e vet dhe solli një viç të majmë të pjekur.
  • 27. Atë ua afroi atyre e tha: “Përse nuk po hani?”
  • 28. Dhe ndjeu njëfarë frike prej atyre, po ata thanë: “Mos kij frikë!” Mandej i dhanë myzhde për një djalë të dijshëm.
  • 29. E gruaja e tij nisi të bërtasë e ri ra shuplakë fyyrës së vet e tha: “Unë jam një plakë që nuk lind!”
  • 30. Ata (engjëjt) thanë: “Keshtu ka thënë Zoti yt, e Ai është i urti, i gjithedijshmi”.
  • 31. Ai (Ibrahimi) tha: “E ç’është puna juaj, o ju të dërguar?”
  • 32. Ata thanë: “Ne jemi të dërguar te një popull kriminel!”
  • 33. Që të hedhim mbi ta gurë nga balta (e pjekur)!
  • 34. (gurë) Të shënuar te Zoti yt, për ata që i kaluan kufijtë (në mëkate).
  • 35. Dhe kush ishte aty nga besimtarët, Ne i nxorrëm (i larguam).
  • 36. Po nuk gjetëm aty pos një shtëpie myslimane.
  • 37. Dhe Ne kemi lënë aty shenjë dënimit të hidhur.
  • 38. (Kemi lënë shenjë) Edhe në Musain kur Ne e dërguam te faraoni me fakte të forta.
  • 39. E ai, me tërë anën (fuqinë) e vet, ia ktheu shpinën dhe tha: “Është magjistar, ose është i çmendur!”
  • 40. E Ne e kapëm atë dhe ushtrinë e tij dhe e hodhëm në det, dhe ai e bëri veten të jetë i sharë.
  • 41. Edhe në Adin (kemi lënë shenjë) kur Ne lëshuam kundër tyre erën rrënuese,
  • 42. E cila nuk la send pa e shënderruar në mbeturinë.
  • 43. Edhe Themudin kur atyre iu pat thënë: kënaquni deri në një kohë.
  • 44. E ata nga kryelartësia nuk respektuan urdhërin e Zotit të tyre, andaj i përfshiu rrufeja me krismë, e ata e shihnin.
  • 45. Dhe nuk mundën as të ngriten e as t’i kundërvihen.
  • 46. Edhe popullin e Nuhut (e dënuam) që ishte më parë. Ai ishte një popull i prishur.
  • 47. Ne, me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjërojmë atë.
  • 48. Edhe tokën Ne e kemi shtruar, sa shtrues të mirë jemi.
  • 49. Dhe Ne krijuam prej çdo sendi dy lloje (mashkull e femër) që ju të përkujtoni (madhështnë e Zotit).
  • 50. Pra, ikni e mbështetuni te All-llahu, unë prej Tij jam një qortues i hapët.
  • 51. E mos i shoqëroni All-llahut edhe ndonjë zot tjetër, edhe për këtë unë jam i dërguar prej Tij që t’ju tërheqë haptazi vërejtjen.
  • 52. Ja, ashtu pra, edhe atyre që ishin më parë nuk u erdhi i dëguar e që nuk i thanë: “Është magjistar ose është i çmendur!”
  • 53. A mos e porositën njëri-tjetrin me këtë? Jo, por ata janë popull renegat.
  • 54. Andaj ti larohu prej tyre, ti nuk je i qoruar.
  • 55. Vazhdo me keshillë, sepse këshilla besimtarëve u bën dobi.
  • 56. Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.
  • 57. Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as dëshiroj të më ushqejnë ata.
  • 58. All-llahu është furnizues i madh, Ai fuqiforti.
  • 59. S’ka dyshim se atyre që bënë mizori u përket dënimi si pjesa e dënimit të shokëve të tyre, andaj, të mos e kërkojnë shpejtimin e tij.
  • 60. Të mjerët ata që nuk besuan për atë ditën e tyre të premtuar!
SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
  • 1.Fatiha
  • 2.Bekare
  • 3.Ali Imran
  • 4.Nisa
  • 5.Maide
  • 6.En'am
  • 7.A'raf
  • 8.Enfal
  • 9.Teube
  • 10.Junus
  • 11.Hud
  • 12.Jusuf
  • 13.Rra'd
  • 14.Ibrahim
  • 15.Hixhr
  • 16.Nahl
  • 17.Isra
  • 18.Kehf
  • 19.Merjem
  • 20.Taha
  • 21.Enbija
  • 22.Haxhxh
  • 23.Mu'minun
  • 24.Nur
  • 25.Furkan
  • 26.Shuara
  • 27.Neml
  • 28.Kasas
  • 29.Ankebut
  • 30.Rum
  • 31.Lukman
  • 32.Sexhde
  • 33.Ahzab
  • 34.Sebe'
  • 35.Fatir
  • 36.Ja Sin
  • 37.Saffat
  • 38.Sad
  • 39.Zumer
  • 40.Gafir
  • 41.Fusilet
  • 42.Shura
  • 43.Zuhruf
  • 44.Duhan
  • 45.Xhathije
  • 46.Ahkaf
  • 47.Muhammed
  • 48.Fet'h
  • 49.Huxhurat
  • 50.Kaf
  • 51.Dharijat
  • 52.Tur
  • 53.Nexhm
  • 54.Kamer
  • 55.Rrahman
  • 56.Uakia
  • 57.Hadid
  • 58.Muxhadele
  • 59.Hashr
  • 60.Mumtehine
  • 61.Saff
  • 62.Xhumu'a
  • 63.Munafikun
  • 64.Tegabun
  • 65.Talak
  • 66.Tahrim
  • 67.Mulk
  • 68.Kalem
  • 69.Hakka
  • 70.El-Me'arixh
  • 71.Nuh
  • 72.Xhinn
  • 73.Muzemil
  • 74.Mudeththir
  • 75.Kijame
  • 76.Insan
  • 77.Murselat
  • 78.Nebe'
  • 79.Nazi'at
  • 80.'Abese
  • 81.Tekuir
  • 82.Infitar
  • 83.Mutafifin
  • 84.Inshikak
  • 85.Buruxh
  • 86.Tarik
  • 87.A'la
  • 88.Gashije
  • 89.Fexhr
  • 90.Beled
  • 91.Shems
  • 92.Lejl
  • 93.Duha
  • 94.Inshirah
  • 95.Tin
  • 96.'Alek
  • 97.Kadr
  • 98.Bejine
  • 99.Zilzal
  • 100.'Adijat
  • 101.Kari'a
  • 102.Tekathur
  • 103.'Asr
  • 104.Humeze
  • 105.Fil
  • 106.Kurejsh
  • 107.Maun
  • 108.Keuther
  • 109.Kafirun
  • 110.Nasr
  • 111.Mesed
  • 112.Ihlas
  • 113.Felek
  • 114.Nas