• 1. Ata të cilët vetë nuk besuan dhe penguan edhe të tjerët nga rruga e All-llahut, Ai ua ka asgjesuar veprat e tyre.

  • 2. Ndërsa atyre që besuan, bënë vepra të mira dhe atë që iu shpall Muhammedit e besuan, e ajo është e vërtetë prej Zotit të tyre, Ai atyre ua shlyen mëkatet dhe ua përmirëson gjendjen.

  • 3. Kjo është kështu, ngase ata që nuk besuan ndoqën të pavërtetën, e ata që besuan ndoqën të vërtetën që u erdhi prej Zotit të tyre. Kështu All-llahu u sjell njerëzve shebmujt e tyre.

  • 4. Pra, kur t’i takoni në (luftë) ata që nuk besuan mëshojuni në qafë (mbytni) derisa t’i rraskapitni, atëherë lidhni, e pastaj, ose lidhni ose kërkoni dëmshpërblim përderisa lufta të mos pushojë. Kështu pra, po sikur të dojë All-llahu, Ai do të hakmerrej ndaj tyre, por Ai dëshiron t’ju sprovojë njërin me tjetrin. E ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut, atyre kurrsesi nuk ua humb veprat (por ua shton).

  • 5. Ata do t’i udhëzojë dhe dp të përmirësojë gjendjen e tyre.

  • 6. Dhe do t’i shtie në Xhennetin, të cilin ua ka bërë të njohur atyre.

  • 7. O besimtarë, nëse ju ndihmoni (fenë) All-llahun, Ai u ndihmon juve dhe u forzcon këmbët tuaja.

  • 8. E atyre që nuk besuan, ata qofshin të përmbysur, Ai atyre ua ka asgjësuar veprat.

  • 9. Këtë për shkak se ata e urrejtën atë që e zbriti All-llahu, prandaj atyre ua zhduk veprat.

  • 10. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si ishte mbarimi i atyre që ishin përpara tyre e që All-llahu ata i rrënoi, e edhe mosbesimtarët (mekas) i pret shembulli i tyre.

  • 11. Këtë ngase All-llahu është mbrojtës i atyre që besuan, kurse për jobesimtarët nuk ka mbrojtje.

  • 12. Ata që besuan dhe bënë vepra të mira All-llahu do t’i shtie në Xhennete nëpër të cilat rrjedhin lumenj, e ata që nuk besuan, përjetojnë kënaqësi (në këtë jetë) dhe hanë ashtu si hanë kafshët, e veni i tyre ëshrtë zjarri.

  • 13. Se sa (popullatë) qytetesh që ishin shumë më fortë se qyteti nga i cili të dëbuam ty, Ne i kemi shkatërruar dhe për ta nuk pati ndihmëtar.

  • 14. A është i njejtë ai, që është i mbëhtetur në argument të qartë prej Zotit të vet, si ai që veprat e tij të këqia i janë hijeshuar dhe ndjekin epshet e veta?

  • 15. Shembulli i Xhennetit, i cili u është premtuar atyre që janë ruajtur (të devotshëm) në të cilin ka lumenju me ujë për pije, lumenj mga qumështi me shije të paprishur, lumenj nga vera e shijshme për njerëz, lumenj nga mjalti i kulluar, ata kanë aty edhe gjithfarë lloj pemësh, kanë edhe falje nga Zoti i tyre (a është i njejtë) a si ai që është përgjithmonë në zjarr dhe u shuhet etja me ujë të valë që ua copëton zorrët e tyre?

  • 16. Prej tyre ka asish që vijnë të dëgjojnë ty, por kur largohen prej teje, u drejtohen atyre që kanë dije e u thonë: “çka tha ai (Muhammedi) më parë?” Ata janë zemrat e të cilëve ua ka vulosur All-llahu e ata udhëhiqen pas dëshirave të veta.

  • 17. Kurse ata që e gjetën rrugën e drejtë, Ai atyre u shton edhe më udhëzimin në rrugën e drejtë dhe u ofron mundësi të jenë edhe me të matur.

  • 18. Po ata a presin tjetër, pos kijametit, i cili do t’u vijë befas, e parashenjat e tij tashmë kanë ardhur. E prej nga atyre këshillimi (pendimi) kur t’u vijë kijameti?

  • 19. Atëherë, dije se nuk ka Zot tjeter pos All-llahut, kërko falje për mëkatin tënd, për të besimtarëve e të besimtareve, All-llahu edi për lëshimet tuaja (për vepra) dhe për vendin tuaj.

  • 20. E ata që besuan po thonë: “Përse të mos shpallet një sure (që na e obligon luftën)?” E kur u shpall sureja e qartë dhe në të u përmed lufta, i sheh ata, të cilët kanë zemra të sëmura (të dyshimta), të shikojnë me një shikim si të ishin në agoni të vdekjes. I gjetë e keqja!

  • 21. Një respekt dhe një fjalë e mirë (do të ishte më e mirë për ta). E kur çështja (e luftës) të jetë vendosur, do të ishte mirë për ata të jenë besnik ndaj All-llahut.

  • 22. A pritet prej jush (hipokritëve) që në nëse merrni sundimin (ose zbrapseni prej fesë islame) të bëni trazira në tokë dhe të ndërpreni lidhjet e akraballëkut?

  • 23. Të tillët janë që All-llahu i mallkoi, i bëri të shurdhët dhe ua verbëroi të parit e tyre.

  • 24. A nuk e studiojnë me vëmendje Kur’anin? Por jo, ata janëzemra që kanë drynat e vet!

  • 25. Nuk ka dyshim se ata që u kthyen prapa (në mosbesim) pasi që u ishte sqaruar rruga e drejtë, djalli ua hijeshoi dhe shpresë të rrejshme u premtoi.

  • 26. Këtë ngase atyre që e urrejtën atë që e shpalli All-llahu (jehudive), u than: “Ne do t’ju dëgjojmë juve për disa çështje!” Po All-llahu i di fshehtësitë e tyre.

  • 27. E si do të jetë atëherë puna e tyre engjëjt t’ua marrin shpirtin duke i rrahur fytyrave dhe shpinave të tyre?

  • 28. E atë (dënim) për shkak se ata ndoqën rrugë të cilë All-llahu e urren, kurse e urrejtën atë që Ai e pëlqen, prandaj ua asgjësoi veprat e tyre.

  • 29. A menduan atë që në zemrat e tyre kanë dyshim, se All-llahu nuk do të zbulojë mllefin e tyre?

  • 30. E sikur të kishim dashur Ne, do t’i tregonim ty se kush janë ata, e do ti njihje konkret po me siguri do t’i njohësh përme mënyrës së fjalës së tyre, e All-llahui di vepra tuaja.

  • 31. Ne do t’u sprovojmë juve, derisa t’i njohim (të dihen konkretisht) luftëtarët dhe ata që ishin të qënrueshëm nga mesi juaj, po edhe do të sprovojmë veprat tuaja.

  • 32. Ata që nuk besuan dhe penguan të tjerët nga rruga e All-llahut edhe pse u ishte sqaruar rruga e drejtë, e kundërshtuan të dërguarin, ata asgjë nuk mund t’i bëjnë dëm All-llahut dhe Ai do t’ua zhduk veprat e tyre.

  • 33. O ju besimtarë, respektonie All-llahun dhe respektonie të dërguarin, e mos i çoni kot veprat tuaja!

  • 34. Ata që nuk besuan dhe penguan të tjerët nga rruga e All-llahut, e pastaj vdiqën duke qenë jobesimtarë, All-llahu kurrsesi nuk do t’ju falë atyre.

  • 35. Pra, mos u dobësoni e të kërkoni pajtim (armëpushim), kur ju jeni ngadhnjyes dhe All-llahu është me ju dhe nuk u pakëson veprat tuaja.

  • 36. Vërtet, jeta e kësaj bote është vetëm lojë e dëfrim, e nëse besoni dhe ruheni prej të këqijave, Ai u jep shpërblimin tuaj dhe nuk kërkon prej jush tërë pasurinë tuaj (por një pjesë).

  • 37. Pse sikur ta kërkojë tërë atë dhe t’ju shtrëngojë, ju do të bëni koprraci dhe do të dalë në shesh ajo që keni në zemra.

  • 38. Ja, ju jeni ata që ftoheni për të dhënë në rrugën e All-llahut (për luftë kundër armikut tuaj), e dikush prej jush bën koprraci, e kush bën koprraci, ai bën kundër vetës, All-llahu s’ka nevojë, e ju jeni të varfër (keni nevojë). Po nëse ju i ktheni shpinën, Ai do t’ju zëvendesojë me një popull tjetër, që nuk do të jetë si ju.