logo
HARUN YAHYA
  • 1. Ha, Mimë.
  • 2. Ajn, Sinë, Kaf.
  • 3. All-llahu, fuqiploti, i gjithëdijshmi kështu (këto ajete) të shpall ty dhe atyre që ishin para teje.
  • 4. Vetëm e Tij është ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë dhe Ai është Mbizotëruesi, i Madhëruari!
  • 5. Qiejt e lartë mbi ta (ose qiejt njëri mbi tjetrin) gati pëlcasin (nga madhëria e Zotit ose nga thëniet e çoroditura të idhujtarëve). Ndërkaq, engjëjt vazhdimisht madhërojnë (bëjnë tesbih) duke falënderuar Zotin e tyre dhe kërkojnë falje të mëkateve për ata (besimtarët) që janë në tokë. Ta dini se All-llahu është Ai mëkatfalësi, Mëshiruesi!
  • 6. All-llahu është përcjellës i atyre që, pos Tij, adhurojnë zota të tjerë. Ti (o i dërguar), nuk je i obliguar ndaj tyre.
  • 7. Prandaj, Ne të shpallëm ty Kur’an arabisht që ta këshillosh kryefshatin (Mekën) dhe ata përreth saj, dhe t’u tërheqih vërejtjen për ditën e tubimit (kijametit), për të cilën nuk ka dyshim. Një grup për në Xhennet, kurse nj grup për në zjarr.
  • 8. Po sikur të kishte dashur All-llahu, do t’i bënte ata (njerëzit) një popull (të një feje), por Ai shtie në mëshirën e vet atë që do (atë që me vullnetin e vet pranon rrugën e drejtë), e jobesimtarët nuk kanë mbrojtës, as ndihhmës.
  • 9. Përkundrazi, ata zgjodhën mbrojtjës pos Atij, po vetëm All-llahu është Ai mbrojtësi dhe Ai ngjall të vdekurit dhe Ai ka mundësi për çdo send.
  • 10. Për çdo send që nuk pajtoheni, gjykimi për të është te All-llahu. Ai (gjykatësi i famshëm) është All-llahu, Zoti im, vetëm Atij i jam mbështetur, dhe vetëm Atij i drejtohem.
  • 11. Ai është krijues i qiejve e i tokës. Ai nga lloji juaj krijoi për ju bashkëshorte, edhe nga kafshët krijoi çifte, ashtu që t’ju shumojë. Asnjë send nuk është si Ai; Ai është dëgjuesi, shikuesi.
  • 12. Të Tij janë çelësat e qiejve e të tokës. Ai begaton shumë atë që do dhe nuk begaton (atë që gjithashtu do). Ai është i gjithdijshëm për çdo send.
  • 13. Ai u përcaktoi juve fe atë që i pat përcaktuar Nuhut dhe atë që Ne ta shpallëm ty dhe atë me çka e patëm porositur Ibrahimin, Musain dhe Isain. (I porositëm) Ta praktikoni fenë e drejtë e mos u përçani në të. Për idhujtarët është rëndë kjo në çka ju i thirrni ata. All-llahu veçon për të (për besim të drejtë) atë që do dhe e udhëzon atë që i drejtohet Atij.
  • 14. Po ata, vetëm pasi që u erdhi e vërteta, nuk u përçanë për tjetër, por nga zilia mes tyre. e sikur të mos ishte fjalë (vendimi) e hershme nga Zoti yt për deri në një afat të caktuar do të kryhej (dënimi) me ta. Nuk ka dyshim se ata që e trashëguan librin prej tyre (prej të parëve) janë në dyshim të thellë ndaj tij (ndaj librit Tevratë e Inxhil).
  • 15. E për këtë shkak (të përçarjes së tyre), ti thirr dhe përqëndrohu ashtu si të është urdhëruar dhe mos shko pas sëshirave e thuaj: “Unë kam besuar në librat që i shpalli All-llahu, jam urdhëruar të mbajë drejtësi mes jush, All-llahu është Zoti ynë dhe Zoti juaj; Ne kemi përgjegjësinë e veprave tona e ju të veprave tuaja, nuk ka polemikë mes nesh dhe jush; All-llahu bën tubimin mes nesh dhe vetëm te Ai është përfundimi.
  • 16. Ata që kundërshtojnë fenë e All-llahut pasi që asaj i janë përgjigjur (njerëzit), faktet e tyre janë të asgjësuara te Zoti i tyre, ata janë të përbuzur dhe ata do të kenë dënim të rëndë.
  • 17. All-llahu është Ai që e zbriti librin e vërtetë dhe drejtësinë. Ti nuk mund ta dish, ndishta çasti i shkatërrimit është afër.
  • 18. Ata që nuk i besojnë atij, kërkojnë ngutjen e tij, ndërsa ata që i besojnë, i frokësohen dhe e dinë se ajo është e vërtetë. Ta dini se ata që bëjnë polemikë, duke dyshuar në momentin e katastrofës së përgjithshme, janë në një humbje të thellë.
  • 19. All-llahu është shumë bamirës për robërit e vet; Ai e begaton atë që do; Ai është i gjithfuqishmi, ngadhënjyesi.
  • 20. Kush është që dëshiron fitimin e botës tjetër (ahiretin), Ne do t’ia shtojmë fitimin e tij, e kush e dëshiron vetëm fitimin e kësaj bote, Ne ia japim, po në botën tjetër ai nuk ka hise.
  • 21. A mos kanë ata ortakë (zota ose idhuj) që u përcaktuan atyre fe, të cilën nuk e urdhëroi All-llahu? Po, sikur të mos ishte fjala vendimtare (e All-llahut që shpërblimi dhe ndëshkimi të jenë në ahiret), dhe do të kryhej dënimi mbi ta, e megjithatë, mohuesit do të kenë dënimi të dhembshëm.
  • 22. Do t’i shohësh jobesimtarët të frikësuar nga ajo që vepruan, po, ajo do t’u ndodhë atyre, kurse ata që besuan dhe bënë vepra të mira, do të jenë në kopshtet e Xhenneteve dhe ata kanë te Zoti i tyre çka të dëshirojnë; e kjo është ajo dhuntia e madhe.
  • 23. Ajo (dhunti) konsistonnë atë që All-llahu u jep myzhde robërve të vet, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira. Thuaj: “Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për thirrjen time vetëm respektin e dashurisë për hir të farefisnisë (akraballëkut)”. Kush bën ndonjë të mirë, Ne ia shumëfishojmë të mira; vërtet, All-llahu falë mëkatet, është mirënjohës.
  • 24. A mos thonë ata se ai (Muhammedi) shpifi gënjeshtër ndaj All-llahut, e nëse dëshiron All-llahu ta mbyllë zemrën tënde, pse All-llahu eliminon të pavërtetën dhe me fjalë e veta e forcon të vërtetën. Ai është që e di çka ka në zemra.
  • 25. Ai është që pranon pendimin e robërve të vet dhe shlyen të këqijat dhe e di çka punoni.
  • 26. Ai është që u përgjigjet (lutjeve të) atyre që besuan dhe bënë punë të mira dhe, nga mirësia e vet, ua shton atyre të mirat. Ndërsa, jobesimtarët kanë dënim të rreptë.
  • 27. Sikur All-llahu t’ua shumonte begatinë robërve të vet, ata do të kalonin kufijtë, por Ai i furnizon me masë që dëshiron, sepse Ai është i njohur hollësisht dhe i dijshëm për robërit e vet.
  • 28. Dhe Ai është që e lëshon shiun, pasi që ata t’i kenë humbur shpresat dhe Ai shtrin mëshirën e vet; Ai është mbikëqyrësi i lavdëruari.
  • 29. Nga argumentet e Tij është krijimi i qiejve dhe i tokës dhe shpërndarja e gjallesave në të dyjat dhe Ai me fuqinë e Tij mund t’i bashkojë kurdo që të dëshirojë.
  • 30. çfarëdo e keqe që mund t’ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqia), e për shumë të tjera Ai u falë.
  • 31. E ju nuk mund t’i ikni (ta mposhtni) dënimit në tokë dhe përveç All-llahut nuk keni as mbrojtës e as ndihmës.
  • 32. Dhe nga argumentet (që dokumentojnë fuqinë) e Tij, janë anijet lunduese nëpër det si të ishin kodra.
  • 33. Nëse do Ai, e ndal erën dhe ato ngelin të palëvizshme mbi sipërfaqen e ujit. S’ka dyshim se këto fakte ekzistojnë për secilin durimtarë e mirënjohës.
  • 34. Ose i përmbyt ata për shkak të asaj që vepruan, e për shumë të tjera Ai i falë.
  • 35. Ata që i kontestojnë argumenetet Tona, le ta dinë se nuk kanë shpëtim (nuk mund t’i shmangin dënimit).
  • 36. çka u është dhënë nga ndonjë send, ajo është kënaqësi në këtë botë, e ajo që është te All-llahu është shumë më e mirë dhe e përjetshme, por pë ata që besuan dhe që vetëm Zotit të tyre i mbështeten:
  • 37. Dhe ata që u shmangën mëkateve të mëdha e të shëmtuara, dhe kur hidhërohen, ata falin,
  • 38. Edhe ata që i përgjigjen thirrjes së Zotit të tyre dhe e falin namazin rregullisht dhe ata që konsultohen mes vete për punë të përbashkëta, e nga ajo që Ne ua japim ata e shpërndajnë,
  • 39. Edhe ata që kur i godit e padrejta, i kundërvihen.
  • 40. Ndëshkimi i të keqes, bëhet në të njejtën mas, e kush fal e bën pajtim, shpërblimi i tij është te All-llahu. Vërtet, Ai nuk i do zullumqarët.
  • 41. E kush hakmirret për padrejtësitë i janë bërë, ndaj të tillëve nuk ka ndonjë përgjegjësi.
  • 42. Përgjegjësia (ndëshkimi) është vetëm kundër atyre që u bëjnë padrejtë dhe kundër atyre që pa farë arsye bëjnë çrregullime në tokë. Për të tillët është një dënim i dhembshëm.
  • 43. Kush bën durim dhe fal, s; ka dyshim se ajo është virtyti më i lartë (i lavdishëm).
  • 44. Atë që All-llahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë ndihmës tjetër, pos Tij. Do t’i shohësh zullumqarët që, kur të vërejnë dënimin, do të thonë: “A ka ndonjë rrugë për rikthim (në dynja)?”
  • 45. Do t’i shohësh ata duke iu afruar atij (zjarrit) të frikësuar nga nënshtrimi, se si e shikojnë me bisht të syrit tinëzisht (me një shikim të vjedhur). Ata që besuan do të thonë: “Vërtet, të humbur në ditën e kijametit janë ata që e humbën vetveten dhe familjen e vet!” Ta dini pra, se mizorët janë në dënim të përjetshëm.
  • 46. Ata nuk kanë mbrojtës që t’u nduhmojë, përveç All-llahut, sepse atë që All-llahu e ka humbur, për të nuk ka rrugëdalje (shpëtim).
  • 47. Përgjigjuni thirrjes së Zotit tuaj para se të vijë një ditë, që All-llahu nuk e kthen më (pasi ta ketë caktuar). Atë ditë ju nuk do të gjeni strehim dhe as nuk do të mund t’i mohoni (mëkatet).
  • 48. Nëse ata (idhujtarët) refuzojnë, Ne nuk të kemi dëruar ty rojë të tyre, ti ke për obligim vetëm komunikimin. Vërtet, kur Ne i dhurojmë njeriut nga ana Jonë ndonjë të mirë, ai gëzohet për të, e kur i godet ndonjë e keqe, që e ka merituar vetë, atëherë njeriu është përbuzës.
  • 49. Vetëm i All-llahut është pushteti i qiejve e i tokës; Ai krijon çka të dojë; Ai i falë vetën femra atij që do; e i falë vetëm meshkuj atij që do.
  • 50. Ose u falë çift, meshkuj e femra, por atë që do e lë pa fëmijë (steril); Ai është i dijshëm, i fuqishëm.
  • 51. Nuk ka asnjë njeri që t’i ketë folur All-llahut ndryshe, vetëm se me anën e frymëzimit, ose pas ndonjë perdeje, ose t’i dërgojë të dërguar (melek), e ai t’i shpallë me lejen e Tij atë që do Ai. Vërtet, Ai është më i larti, më i urti.
  • 52. Po kështu me urdhërin tonë Ne te shpallëm edhe ty shpirtin (Kur’anin). Ti nuk ke ditur çka është libri (Kur’ani) as ç’është besimi, por Ne atë e bëmë dritë me të cilën e vëmë në rrugë të drejtë atë që dëshirojmë prej robërve tanë. Në të vërtetë, edhe ti udhëzon për në rrugë të drejtë,
  • 53. Në rrugën e All-llahut, të cilit i takon çka ka në qiej dhe çka në tokë, e ta dini se të gjitha çështjet janë në vullnetin e All-llahut.
SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
  • 1.Fatiha
  • 2.Bekare
  • 3.Ali Imran
  • 4.Nisa
  • 5.Maide
  • 6.En'am
  • 7.A'raf
  • 8.Enfal
  • 9.Teube
  • 10.Junus
  • 11.Hud
  • 12.Jusuf
  • 13.Rra'd
  • 14.Ibrahim
  • 15.Hixhr
  • 16.Nahl
  • 17.Isra
  • 18.Kehf
  • 19.Merjem
  • 20.Taha
  • 21.Enbija
  • 22.Haxhxh
  • 23.Mu'minun
  • 24.Nur
  • 25.Furkan
  • 26.Shuara
  • 27.Neml
  • 28.Kasas
  • 29.Ankebut
  • 30.Rum
  • 31.Lukman
  • 32.Sexhde
  • 33.Ahzab
  • 34.Sebe'
  • 35.Fatir
  • 36.Ja Sin
  • 37.Saffat
  • 38.Sad
  • 39.Zumer
  • 40.Gafir
  • 41.Fusilet
  • 42.Shura
  • 43.Zuhruf
  • 44.Duhan
  • 45.Xhathije
  • 46.Ahkaf
  • 47.Muhammed
  • 48.Fet'h
  • 49.Huxhurat
  • 50.Kaf
  • 51.Dharijat
  • 52.Tur
  • 53.Nexhm
  • 54.Kamer
  • 55.Rrahman
  • 56.Uakia
  • 57.Hadid
  • 58.Muxhadele
  • 59.Hashr
  • 60.Mumtehine
  • 61.Saff
  • 62.Xhumu'a
  • 63.Munafikun
  • 64.Tegabun
  • 65.Talak
  • 66.Tahrim
  • 67.Mulk
  • 68.Kalem
  • 69.Hakka
  • 70.El-Me'arixh
  • 71.Nuh
  • 72.Xhinn
  • 73.Muzemil
  • 74.Mudeththir
  • 75.Kijame
  • 76.Insan
  • 77.Murselat
  • 78.Nebe'
  • 79.Nazi'at
  • 80.'Abese
  • 81.Tekuir
  • 82.Infitar
  • 83.Mutafifin
  • 84.Inshikak
  • 85.Buruxh
  • 86.Tarik
  • 87.A'la
  • 88.Gashije
  • 89.Fexhr
  • 90.Beled
  • 91.Shems
  • 92.Lejl
  • 93.Duha
  • 94.Inshirah
  • 95.Tin
  • 96.'Alek
  • 97.Kadr
  • 98.Bejine
  • 99.Zilzal
  • 100.'Adijat
  • 101.Kari'a
  • 102.Tekathur
  • 103.'Asr
  • 104.Humeze
  • 105.Fil
  • 106.Kurejsh
  • 107.Maun
  • 108.Keuther
  • 109.Kafirun
  • 110.Nasr
  • 111.Mesed
  • 112.Ihlas
  • 113.Felek
  • 114.Nas